Blog

  • A do të konstetohet Ligji i sapo miratuar? PDK insiston në zbatim

    A do të konstetohet Ligji i sapo miratuar? PDK insiston në zbatim

    Nuk kanë kaluar as 72 orë nga miratimi në lexim të dytë e ende nuk është dekretuar nga Presidentja.

    Por në publik, tashmë janë ngritur dilema e shqetësime serioze për përmbajtjen dhe efektet e ligjit me të cilin të ndryshonte ligji për Dhomat e Specializuara për Kosovën.

    Përderisa në Gjykatën Kushtetuese nuk pritet të mbërrijë nga palët, një adresë ku mund të përfundojë për shqyrtim është Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese.

    “Se sa do të ketë efekt apo sa do kenë efekt këto ndryshime të ligjit sigurisht se është një pikëpyetje nëse këto ndryshime janë në frymën kushtetuese janë në frymën e nenit 162 pra amendamentit kushtetues i cili decidivisht me paragrafin e tretë të këtij neni i ka dhënë të drejtë gjykatës kushtetuese të dhomave të specializuara të interpretoi të gjitha referimet që kanë të bëjnë me dhomat e specializuara për Kosovën”, deklaroi Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

    Avokati i popullit që vepron e funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara për Kosovën, mund ta kontestojë në dhomën kushtetuese në Hagë, ndryshimet e projektligjit të miratuara së fundmi në Kuvendin e Kosovës.

    Televizioni, ka dërguar pyetje në drejtim të Dhomave të Specializuara, në lidhje me këtë çështje.

    “Nuk kemi koment. Dhomat e Specializuara janë plotësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Avokati Alija, monitorues i punës së Speciales, është i mendimit se ka konflikt mes ligjeve e nenit të Kushtetutës që flet për Dhomat e Specializuara për Kosovën, të miratuara gjatë vitit 2015.

    “Edhe pse projektligji i ri ka parashikuar që të gjitha këto interpretimet të referohen në Gjykatën Kushtetuese sigurisht se këtu është një konflikt mes ligjeve dhe sigurisht se neni 162 ka të drejtë të interpreton të gjitha referimet që lidhen me ligjin, punën e Dhomave të Specializuara i ka dhënë të drejtë pra dhomës kushtetuese të Gjykatës Speciale.”

    E pas debatit publik në lidhje me përmbajtjen e ligjit, ka ardhur edhe një reagim nga PDK, përmes shefit të grupit parlamentar, Arian Tahiri.

    “Nuk ka vend as për hezitim, as për tërheqje dhe as për dyshime. Kushdo që sot mendon se ky ligj mund të shpërfillet, me kohë do të bindet për të kundërtën. Ky ligj është miratuar dhe ne do të qëndrojmë deri në fund për zbatimin e tij të plotë. Kosova duhet të veprojë si shtet sovran, dhe do të veprojë si i tillë”, tha ai.

    Mbrëmjen e 6 tetorit, deputetët e kaluan në lexim të dyte këtë ligj, që parasheh disa kufizime për specialen, institucion që tashmë ka marr disa vendime dënuese ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pjesëtarëve të saj.

    I fundit qe dënimi 81 vjet burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, për krime lufte.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Aksident mes katër veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen 11 persona

    Aksident mes katër veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen 11 persona

    Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur këtë të premte në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Parallovë.

    Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 11 persona teksa të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Gjilanit, njofton Dukagjini.

    Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    “Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, u shpreh Osmani.

    Burimi: Dukagjini

  • Aksident zingjiror në fshatin Slivovë, disa të lënduar

    Aksident zingjiror në fshatin Slivovë, disa të lënduar

    Aksident zingjiror në fshatin Slivovë, disa të lënduar

    Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në fshatin Slivovë.

    Sipas pamjeve të siguruara nga Ekonomia Online, shihen dëme të konsiderueshme materiale, derisa raportohet edhe për disa persona të lënduar.

  • 3 mijë euro për syrin e humbur në luftë – i mbijetuari i Masakrës së Izbicës kërkon mëshirë nga shteti! (VIDEO)

    3 mijë euro për syrin e humbur në luftë – i mbijetuari i Masakrës së Izbicës kërkon mëshirë nga shteti! (VIDEO)

    3 mijë euro për syrin e humbur në luftë – i mbijetuari i Masakrës së Izbicës kërkon mëshirë nga shteti! (VIDEO)

    Edhe 3 mijë euro i duhen Kushtrim Dervishit për ta siguruar protezën e syrit. Invalidi i luftës dhe babai i tre fëmijëve jeton me vetëm 150 euro pension në muaj, ndërsa për trajtimin e nevojshëm duhet të shkojë në Beograd.

    Kushtrimi u plagos në syrin e djathtë më 24 mars 1999, gjatë Masakrës së Izbicës. Pas trajtimit në Shqipëri, ku iu hoq syri i dëmtuar, vite më vonë humbi edhe shikimin në syrin tjetër. Që nga viti 2016, thotë se nuk sheh më fare.

    Për protezën dhe trajtimin nevojiten rreth 6 mijë euro. Gjysmën e kësaj shume e ka mbledhur me ndihmën e njerëzve, por i duhen edhe 3 mijë euro të tjera. Sipas tij, trajtimi nuk mund të kryhet në Kosovë dhe duhet të realizohet në Beograd, përmes ndërmjetësimit të një mjeku kosovar.

    Përveç problemeve shëndetësore, Kushtrimi përballet edhe me vështirësi financiare. Me 150 euro pension në muaj, thotë se mezi i përballon nevojat e familjes, me të cilën jeton në një banesë sociale.

    KIKS Kosova ka trajtuar edhe rastin e Shqipe Aliut, 41-vjeçares nga Podujeva, e cila ka probleme me dëgjimin dhe shikimin, ndërsa lëvizjet i ka të kufizuara. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi, ndërsa vëllai i saj, Jakup Aliu, mundohet të kujdeset për të nga larg.

    Sipas vëllait, Shqipes i ka ndodhur ta harrojë ujin hapur dhe të ketë vështirësi edhe në përditshmëri.

    “Ka pas momente që e ka lëshu ujin dhe e ka harru lëshut. Ka pas momente që më ka thirr në telefon dhe s’e kam dëgju bash mirë e i kam hyp kerrit dhe kam ardhë këtu. E kam çu te mjekët, por as mjekët nuk po dinë çka me i ba ma”, thotë Jakup Aliu.

    Përveç problemeve shëndetësore, familja prej vitesh po kërkon edhe rikthimin e pensionit të paaftësisë së përhershme, të cilin Shqipe e kishte përfituar nga viti 2014.

    Më 21 maj 2018, Ministria ia ndërpreu pensionin me arsyetimin se gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar. Familja e kundërshtoi vendimin dhe çështja përfundoi në gjykatë.

    Më 16 janar 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë e anuloi vendimin e Ministrisë dhe e ktheu çështjen në rishqyrtim, duke e vlerësuar arsyetimin si të paqartë dhe kundërthënës. Më 6 prill 2021, Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Ministrisë dhe e vërtetoi aktgjykimin e Themelores.

    Një ekspertizë financiare e vitit 2022 llogariti 45 muaj pension, nga 100 euro në muaj, gjithsej 4 mijë e 500 euro. Megjithatë, dokumentet e siguruara nga KIKS Kosova nuk dëshmojnë se kjo shumë i është paguar përfundimisht Shqipes. Vëllai i saj thotë se familja ka nisur edhe një procedurë të re ligjore për pagesën.

    Të dy rastet u trajtuan edhe nga njohësja e shëndetësisë, Saranda Ramaj, e cila ngre shqetësime për mungesën e shërbimeve të caktuara në Kosovë dhe mënyrën e vlerësimit të personave që kërkojnë pension të paaftësisë.

    Sa i përket protezës së syrit, KIKS Kosova i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë të sqarojë nëse trajtimi në Beograd mund të financohet përmes Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Deri në përfundim të kronikës, Ministria nuk kishte kthyer përgjigje.

    Për rastin e Shqipe Aliut, KIKS Kosova kërkoi sqarime nga Ministria përgjegjëse për pensionin dhe mënyrën e vlerësimit të personave me paaftësi të përhershme, si dhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë. As këto institucione nuk kishin kthyer përgjigje deri në publikim.

    Kushtrim Dervishi vazhdon të kërkojë ndihmë për protezën e syrit, ndërsa Shqipe Aliu dhe familja e saj presin zgjidhje për pensionin. Dy raste të ndryshme që ngrenë pikëpyetje për mbështetjen që marrin qytetarët kur përballen me nevoja shëndetësore dhe vështirësi financiare.

     Detajet mund t’i gjeni në Kiks Kosova.

  • Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

    Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

    Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari

    Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga skela gjatë punimeve ndërtimore në Serres të Greqisë.

    Pas aksidentit, ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit, ku, pavarësisht trajtimit, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

    Sipas informacioneve të raportuara nga mediat, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të qarta.

    Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti në vendin e punës.

    The post Punëtori shqiptar bie nga skela në Greqi, humb jetën 49-vjeçari appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

    Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

    Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo

    Inteligjenca artificiale është bërë pjesë e jetës së përditshme të miliona njerëzve, nga puna dhe shkrimi te programimi dhe shkëmbimi i ideve. Por për disa, pranimi se përdorin mjete të inteligjencës artificiale shoqërohet me siklet ose edhe turp. Çfarë fshihet pas këtij reagimi?

    Kur ndihma ndaj inteligjencës artificiale duket se zvogëlon arritjet

    Një nga arsyet kryesore është bindja se një arritje ka më pak vlerë kur një makinë ka kontribuar në të. Nëse një tekst, një ide ose një zgjidhje është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, disa njerëz kanë frikë se nuk mund ta konsiderojnë më atë ekskluzivisht të tyren.

    Megjithatë, kërkimi i ndihmës nuk është asgjë e re.

    Shkrimtarët punojnë me redaktorët, studentët me mësuesit dhe profesionistët konsultohen me kolegët. Përdorimi i një mjeti për të zhvilluar ose testuar një ide nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush ia ka dorëzuar mendimin e tij asaj ideje.

    Inteligjenca Artificiale dhe kërcënimi për identitetin tonë

    Inteligjenca artificiale mund të prekë edhe diçka më të thellë: mënyrën se si e perceptojmë veten.

    Një person që ka investuar shumë nga identiteti i tij në aftësinë e tij për të shkruar, krijuar ose zgjidhur probleme komplekse mund të ndiejë dyshime kur sheh një makinë që kryen detyra të ngjashme brenda pak sekondash.

    Kjo krijon lehtësisht një kontrast artificial: njerëzor apo mekanik, autentik apo i rremë, mendim apo ndihmë artificiale. Në realitet, përdorimi i IA-së mund të shtrihet në një spektër shumë më të gjerë, varësisht nga mënyra dhe qëllimi për të cilin përdoret.

    Frika nga kritika sociale

    Një arsye tjetër është frika se të tjerët do ta gjykojnë negativisht këdo që përdor inteligjencën artificiale. Ndërsa kritikat ndaj përdorimit të saj bëhen të pranueshme shoqërisht, disa mund të preferojnë ta fshehin atë, edhe kur thjesht e përdorin atë për të kërkuar ide ose për të organizuar mendimin e tyre.

    Turpi mund të çojë madje në një rreth vicioz analizash të tepërta: “A përdora inteligjencën artificiale? Sa e përdora? A është vërtet i imi ky propozim?”

    Kështu, biseda zhvendoset nga cilësia dhe përmbajtja e punës te nevoja për të vërtetuar “pastërtinë” e procesit.

    Mënyra se si përdoret inteligjenca artificiale ka rëndësi

    Sigurisht që ka raste në të cilat përdorimi i IA-së nuk është i përshtatshëm ose kërkon zbulim. Por kjo nuk do të thotë që çdo përdorim i IA-së është i një rëndësie të barabartë.

    Ndoshta, pra, pyetja më e dobishme nuk është thjesht nëse dikush e ka përdorur IA-në, por çfarë ka bërë me ndihmën e saj. Teknologjia mund të jetë një mjet që përmirëson të menduarit, pa e zëvendësuar domosdoshmërisht atë.

    Dhe sigurisht, ajo që duhet të kujtojmë është se ajo duhet të funksionojë si një mjet për të mbështetur të menduarit, jo si zëvendësim i tij. Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale nuk e mohon gjykimin personal, kreativitetin dhe përgjegjësinë njerëzore për rezultatin përfundimtar. Vlerësimi kritik i informacionit dhe përpunimi personal mbeten të nevojshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

    RrGK reagon për vrasjen në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën

    Në reagimin e saj, RrGK ka theksuar se asnjë konflikt apo mosmarrëveshje e mëhershme nuk mund ta arsyetojë vrasjen e një gruaje, duke kërkuar hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të personit përgjegjës.

    “Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ndaj së cilës institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesa”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, si dhe për masa konkrete për parandalimin e dhunës dhe garantimin e sigurisë së grave.

    Ndërkohë, RrGK ka bërë të ditur se ofron këshillim ligjor falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore.

    Dy persona, një burrë dhe një grua rreth 30-vjeçarë, dyshohet se u vranë me armë zjarri të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

    Burimi: RTKLive

  • “Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë... (VIDEO)

    “Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë… (VIDEO)

    “Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë... (VIDEO)

    Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur presidenten e re të Republikës Justina Shiroka-Pula. Votimi i presidentes ndodhi pak minuta pas votimit në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Me këto votime ka përfunduar edhe protesta e zhvilluar për 21 net me radhë, e organizuar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

    Ish-deputeti Haki Abazi ishte i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” dhe diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit.

    Ai u shpreh kritik për situatën e krijuar ndërmjet protestuesve dhe policisë.

     “…Është arrogancë që mundet me bo. Tash kur mendon që mundet me gjujtë gaz lotsjellës në popull, kur mendon që mundet pa asnjë arsye me kriju dhunë në shesh të Prishtinës, këto tjerat janë gjana që jo që duhet me ia pranu, por duhet me i paramendu që është në gjendje me i ba, krejt është e qartë…”, u shpreh ai.

  • UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

    UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

    UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

    Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka dënuar me 35 mijë euro gjobë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), për shkak të shkeljeve të tifozëve gjatë ndeshjes Austri – Kosovë.

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka shqiptuar dy gjoba ndaj FFK-së, njëra prej 15 mijë eurosh për “shfaqje mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, ndërsa tjetra prej 20 mijë eurosh për “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese”.

    Përveç gjobës prej 20 mijë eurosh, FFK-së i është shqiptuar edhe masa e ndalimit të plotë të shitjes së biletave për tifozët e saj për një ndeshje si mysafire në garat e përfaqësueseve të UEFA-s.

    Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, duke filluar nga data e vendimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

    Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

    Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

    Një studim dyvjeçar i realizuar nga Universiteti i Liverpoolit ka gjetur se pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të jenë po aq efektive sa uji në kuadër të një programi për humbje peshe. Madje, pjesëmarrësit që konsumuan pije dietike humbën mesatarisht më shumë kilogramë sesa ata që pinin ujë.

    Në studim morën pjesë 493 persona të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilët kishin mbipeshë ose obezitet.

    Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njëri grup konsumoi rreth gjysmë litri ujë në ditë, ndërsa grupi tjetër të njëjtën sasi pijesh me ëmbëlsues pa vlera ushqyese. Ky program zgjati 104 javë.

    Pas dy vitesh, pjesëmarrësit që konsumuan pije dietike humbën mesatarisht rreth pesë kilogramë, ndërsa ata që pinin ujë humbën rreth tre kilogramë.

    Të dy grupet shënuan gjithashtu ulje të perimetrit të belit dhe të ijeve, si dhe të masës dhjamore, pa dallime të rëndësishme mes tyre në këto tregues.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se rezultatet nuk dëshmojnë se pijet dietike ishin shkaku i drejtpërdrejtë i humbjes së peshës.

    Pjesëmarrësit ndoqën një program të strukturuar, i cili përfshinte këshillim për ushqyerjen, mbështetje për ndryshimin e sjelljeve dhe rekomandime për aktivitet fizik. Këta faktorë mund të kenë ndikuar gjithashtu në rezultatet e arritura.

    Studimi kishte edhe disa kufizime: ai u zhvillua vetëm në një lokacion në Angli dhe, nga 493 pjesëmarrësit fillestarë, vetëm 220 e përfunduan vlerësimin pas 104 javësh.

    Prandaj, rezultatet sugjerojnë se pijet dietike mund të jenë një alternativë ndaj ujit në kuadër të disa programeve për menaxhimin e peshës, por nuk nënkuptojnë se ato, të vetme, garantojnë rënie në peshë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Studimi: Pijet dietike me ëmbëlsues artificialë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali