Blog

  • Zjarr në Kobaj të Prizrenit, digjet një stallë

    Zjarr në Kobaj të Prizrenit, digjet një stallë

    Zjarr në Kobaj të Prizrenit, digjet një stallë

    Një stallë ku mbaheshin dele, qengja e deshë është përfshirë nga zjarri në fshatin Kobaj të Prizrenit.

    Ndërkohë, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po intervenojnë për ta lokalizuar zjarrin.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, ndërsa deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka ende detaje zyrtare për rrethanat e ngjarjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarr në Kobaj të Prizrenit, digjet një stallë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka-Pula takon Jasharin, diskutojnë për zhvillimet në fushën e sigurisë

    Shiroka-Pula takon Jasharin, diskutojnë për zhvillimet në fushën e sigurisë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, njofton Dukagjini.

    Në cilësinë e Komandantes Supreme të FSK-së, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e rolit të kësaj force në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar për përmbushjen e misionit kushtetues të FSK-së dhe vazhdimin e angazhimeve për forcimin e kapaciteteve të saj.

    Burimi: Dukagjini

  • Rexhaj për procesin në Hagë: Kurti po e merr shembullin e Kroacisë

    Rexhaj për procesin në Hagë: Kurti po e merr shembullin e Kroacisë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, i kanë zgjedhur vetë avokatët e tyre dhe janë mbrojtur veç e veç në procesin gjyqësor në Hagë.

    Duke folur për mundësinë që ata të mbroheshin bashkërisht, Rexhaj, i ftuar në “FIVE”, ka thënë se kryeministri Albin Kurti kishte shprehur një ide të tillë, por ka theksuar se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se ajo do të ishte zgjidhja e duhur.

    Ai ka thënë se institucionet e Kosovës u janë përgjigjur plotësisht kërkesave të Dhomave të Specializuara në Hagë, veçanërisht në aspektin financiar.

    Rexhaj ka përmendur edhe rastin e ish-gjeneralit kroat Ante Gotovina, duke e krahasuar përfshirjen e shtetit kroat në procesin e tij gjyqësor me qasjen që, sipas tij, po ndjek Kurti lidhur me proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    “Avokatët të cilët i kanë zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi i kanë zgjedh vetë me dëshirën e tyre dhe janë mbrojtur secili veç e veç – ideja e tyre ka qenë që të mbrohen veç e veç ndërkaq ideja jonë dhe e kryetarit Albin Kurti ka thënë po ndoshta nuk do thotë se ia ka qellu, që ata do të duhej të mbroheshin bashkë se në fund ata u dënuan sipas vijës hierarkike që kanë pas. Republika e Kosovës, institucionet tona i kanë qëndruar karshi kërkesave të atyre në Hagë në plotni, në aspektin financiar gjithsesi. Mirëpo edhe në atë që çlirimtarët i kanë marrë avokatët më të mirë që kanë dashtë tash ka diskutime se a do duhej të kishte avokatë vendor a të huaj. Rasti i Gotovinës kur është involvuar shteti edhe atëherë shteti ka dashtë me u involvu edhe institucionalisht brenda po nuk e kanë lënë e di që Ministria e Drejtësisë sonë pa pas monitorues – pjesëmarrja shtetërore e Kroacisë ka qenë në Apel e po them që Kurti po e merr shembullin e mirë të Kroacisë – janë raste të ndryshme por në kuptimin e përgjithshëm po”, u shpreh Rexhaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Dëshmitari rrëfen rastin e rëndë në Gjilan: Çifti dhe miqtë ishin me vetura, burri doli dhe...

    Dëshmitari rrëfen rastin e rëndë në Gjilan: Çifti dhe miqtë ishin me vetura, burri doli dhe…

    Dëshmitari rrëfen rastin e rëndë në Gjilan: Çifti dhe miqtë ishin me vetura, burri doli dhe...

    Tragjedia në Gjilan ka tronditur vendin.

    Klan Kosova ka marrë një version të ngjarjes së rëndë në Livoç të Ulët, ku një person dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj, ndërsa plagosi xhaxhain e tyre, për motive akoma të panjohura.

    Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka folur për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshanin dhe ka treguar momentet kritike të rastit.

    Ky qytetar ka treguar se palët kanë qenë në dy automjete, i dyshuari bashkë me gruan e tij, ndërkaq miqtë, vëllai i nuses dhe xhaxhai, në një veturë tjetër.

    Sipas tij, i dyshuari ka dalë nga vetura dhe ka shkuar te automjeti i kunatit të tij, të cilin e ka qëlluar me armë zjarri, duke e vrarë në vend. Më pas, ai thotë se i njëjti e ka plagosur xhaxhain e gruas.

    Nga aty, i njëjti është nisur për në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku e ka dërgua vetë gruan, të cilën po ashtu dyshohet se e ka vrarë.

    Fatkeqësisht, viktima ka qenë pa shenja jete dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

    Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

    Dorasi që ngarkohet me krimin e rëndë është dorëzuar më pas në Polici, me ç’rast është sekuestruar edhe arma e rastit. /Klankosova.tv

  • E rëndë: Shtatë gra u vranë në Kosovë nga janari deri në tetor – rastet që tronditën vendin

    E rëndë: Shtatë gra u vranë në Kosovë nga janari deri në tetor – rastet që tronditën vendin

    E rëndë: Shtatë gra u vranë në Kosovë nga janari deri në tetor – rastet që tronditën vendin

    Vrasjet që dyshohet se kanë ndodhur brenda familjes kanë shënuar disa nga ngjarjet më të rënda të këtij viti në Kosovë. Nga Restelica e Dragashit, ku një grua rreth 60-vjeçare dyshohet se u vra nga djali i saj, te Malisheva e Prizreni, ku humbën jetën gra në rrethana të dyshimta dhune, rastet kanë rikthyer vëmendjen te tragjeditë që ndodhin brenda mureve të shtëpisë.

    Gazeta Sinjali ka raportuar për disa prej këtyre ngjarjeve, duke sjellë detaje nga vendngjarjet, identitetet e personave të përfshirë dhe zhvillimet e hetimeve.

    Ndër rastet më të rënda janë edhe ngjarjet në Majac të Podujevës dhe Poterq të Epërm të Klinës, ku disa gra humbën jetën pas plagëve të marra.

    JANAR – Restelicë, Dragash: Dyshohet se 30-vjeçari ia mori jetën nënës së tij

    Më 21 janar 2026, një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, ku një grua rreth 60-vjeçare, me inicialet T.B., u gjet pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, rasti ishte raportuar rreth orës 01:06, ndërsa si i dyshuar për vrasjen e saj u identifikua djali i viktimës, Ferzidin Boza, rreth 30-vjeçar, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes.

    Rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    MARS – Majac, Podujevë: Dy gra humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri

    Më 23 mars 2026, një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Majac të Podujevës, ku Ilaz Brahimi, rreth 43–45 vjeç, u gjet pa shenja jete, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të plagosur.

    Në mesin e të plagosurve ishin Ardita Gashi, rreth 30-vjeçare, dhe Miradije Gashi, 68-vjeçare. Sipas raportimeve të Sinjalit, të dyja gratë kishin pësuar lëndime të rënda, kryesisht në kokë, dhe më vonë ndërruan jetë.

    Ardita Gashi dyshohej se kishte tentuar t’i merrte jetën vetes pas ngjarjes. Policia dhe njësitë relevante ndërmorën veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe motivin e rastit.

    GUSHT – Malishevë: Jetlira Foniqi Bytyqi, 25-vjeçare dhe shtatzënë, nuk u mbijetoi plagëve

    Më 24 gusht 2026, një çift mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Malishevë. Si pasojë e plagëve, Jetlira Foniqi Bytyqi, 25-vjeçare dhe në javën e 34-t të shtatzënisë, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Sipas burimeve të Sinjalit, si i dyshuar në këtë rast u trajtua Egzon Bytyqi. Sinjali raportoi gjithashtu se arma që dyshohej se ishte përdorur i përkiste babait të tij.

    Familjarët kishin deklaruar para autoriteteve se i dyshuari kishte pasur probleme të shëndetit mendor gjatë qëndrimit në Gjermani. Ky informacion ishte pjesë e deklarimeve të familjarëve dhe jo konstatim mjekësor i verifikuar.

    GUSHT – Prizren: 80-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpi, u arrestua bashkëshorti

    Vetëm dy ditë më vonë, më 26 gusht 2026, një tjetër ngjarje e rëndë u raportua në Prizren, ku një grua 80-vjeçare, me inicialet L.D., u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.

    Për rastin u arrestua bashkëshorti i saj, Bardhi Dushi, 81-vjeçar, i cili u trajtua si i dyshuar. Ekzaminimet fillestare ngritën dyshime se lëndimet e viktimës mund të ishin shkaktuar nga dhuna fizike.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, çifti ndodhej vetëm në shtëpi në kohën kur dyshohej se kishte ndodhur ngjarja. Rasti u cilësua “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i viktimës u dërgua për obduksion. Motivi mbeti i panjohur.

    TETOR – Poterq i Epërm, Klinë: Zoje Zeneli vdiq pas gati një muaji në trajtim mjekësor

    Një tjetër rast mori zhvillim tragjik më 6 tetor 2026, kur Zoje Zeneli, nga Poterqi i Epërm i Klinës, ndërroi jetë pas afro një muaji trajtimi mjekësor në QKUK.

    E moshuara ishte plagosur në incidentin e 6 shtatorit dhe po trajtohej në Repartin Intensiv të Klinikës Infektive. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ajo nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve.

    Në lidhje me rastin, si i dyshuar figuron Berat Zeneli, ndërsa viktimë tjetër e incidentit ishte edhe Ganimete Zeneli. Pas vdekjes së Zojes, rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i saj u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

    TETOR – GJILAN: Nafije Bogujevci u vra sot nga të shtënat me armë zjarri

    Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua sot, më 9 tetor 2026, në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri. Një tjetër person, Mazllum Bogujevci, mbeti i plagosur.

    Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari Valon Ramushi u vetëdorëzua në Polici, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua. Rrethanat dhe motivi i ngjarjes po hetohen nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post E rëndë: Shtatë gra u vranë në Kosovë nga janari deri në tetor – rastet që tronditën vendin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sofja dhe Shkupi vazhdojnë të kenë dallime për rrugën drejt BE-së

    Sofja dhe Shkupi vazhdojnë të kenë dallime për rrugën drejt BE-së

    Kështu deklaroi ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova Çamova, pas takimit me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski, të mbajtur në Sofje.

    “Ky takim u kërkua nga pala maqedonase dhe unë, natyrisht, e pranova. Qëndrimi i Sofjes mbetet i pandryshuar. Zbatimi i marrëveshjes së vitit 2022 është rruga e vetme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, deklaroi Petrova Çamova.

    Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut e vlerësoi takimin si konstruktiv, por theksoi se qëndrimet e të dyja palëve për çështjet thelbësore vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës.

    “Qëndrimet tona janë absolutisht të qarta. Është interes strategjik edhe i Bullgarisë që ne të ecim përpara në rrugën evropiane. Por ne jemi një vend që ndër vite vazhdimisht është përballur me kërkesa dypalëshe”, tha Mucunski.

    Takimi u kërkua nga Shkupi zyrtar, pas rekomandimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të shqyrtuar mundësitë e zhbllokimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

    Burimi: RTKLive

  • Dy të rinj shqiptarë nga Shkupi dyshohet se janë rrahur nga policia

    Dy të rinj shqiptarë nga Shkupi dyshohet se janë rrahur nga policia

    Sipas tyre, policia i ka ndaluar për t’i legjitimuar dhe më pas ka filluar duke ushtruar dhunë ndaj tyre. 

    Pas deklaratave të dy të rrinjëve ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, e cila ka njoftuar se po ndërmerr masa dhe aktivitete për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

    Burimi: RTKLive

  • Vidhen rreth 30 mijë shishe verë me vlerë pesë milionë euro në Itali

    Vidhen rreth 30 mijë shishe verë me vlerë pesë milionë euro në Itali

    Të paktën shtatë persona të maskuar dyshohet se kanë çaktivizuar alarmin dhe kamerat e sigurisë, para se të përdornin pirunët ngritës të kompanisë për t’i ngarkuar shishet në dy kamionë.

    Në mesin e verërave të vjedhura janë edhe markat e njohura Solaia, Tignanello dhe Guado al Tasso.

    Vjedhja dyshohet se ka ndodhur gjatë fundjavës, ndërsa është zbuluar të hënën në mëngjes, kur punonjësit kanë mbërritur në objekt.

    Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Renzo Cotarella, ka thënë se një vjedhje e përmasave dhe vlerës së tillë nuk ishte regjistruar më parë në Itali. Ai ka shprehur shpresën se kamerat përgjatë rrugëve do t’i ndihmojnë autoritetet të gjurmojnë kamionët e përdorur dhe të rikuperojnë të paktën një pjesë të shisheve të vjedhura.

    Deri tani nuk raportohet për arrestime.

    “Marchesi Antinori” është kompani familjare e themeluar në vitin 1385, e cila eksporton verërat e saj në 170 vende të botës. Rasti vjen pas disa vjedhjeve të ngjashme të raportuara në Itali gjatë këtij viti.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

     

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

    Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

    Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

    Dy të mitur nga Afganistani janë arrestuar në Austri, nën dyshimin se në korrik sulmuan dhe grabitën një 17-vjeçar nga Kosova në qytetin e Linzit

    Ngjarja ndodhi më 19 korrik, në orët e para të mëngjesit, në zonën Linz-Urfahr. Sipas hetimeve, i riu nga Kosova ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri, ndërsa të dyshuarit i kishin marrë paratë.

    Në kohën e ngjarjes, policia nuk kishte arritur t’i identifikonte autorët. Megjithatë, hetimet e Policisë Kriminale të Austrisë së Epërme çuan te dy të miturit, një 16-vjeçar nga Kremsmünster dhe një 15-vjeçar nga Wels.

    Të dy u arrestuan më 5 tetor, me urdhër të prokurorisë, në banesat e tyre. Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi armën që dyshohet se ishte përdorur në grabitje, si dhe armë të tjera të ndaluara, përfshirë një armë elektroshoku.

    Gjatë marrjes në pyetje, të dy të dyshuarit pranuan pjesërisht veprën për të cilën dyshohen, sipas autoriteteve.

    Pas përfundimit të procedurave fillestare policore, ata u dërguan në Qendrën Korrektuese të Linzit, ku do të qëndrojnë gjatë procedurës së mëtejshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali