Blog

  • Policia jep detaje: Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan, vetëdorëzohet i dyshuari

    Policia jep detaje: Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan, vetëdorëzohet i dyshuari

    Dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçarë, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për Dukagjinin se një grua e moshës rreth 30-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan teksa sipas informatave fillestare, dyshohet se të dy viktimat janë vrarë nga i njëjti person.

    Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm.

    Hashani ka bërë të ditur se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

    Sipas informatave fillestare të policisë, dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri më tani, motivi i ngjarjes nuk dihet.

    “Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP,Gjilan. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar. Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet. I dyshuari është vetëdorëzuar,ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit”, tha Hashani.

    Burimi: Dukagjini

  • Tragjedia në Gjilan | Kjo është gruaja që u vra në Livoq – viktima është Nafije Bugujevci

    Nafije Bogujevci dyshohet të jetë gruaja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan

    The post Tragjedia në Gjilan | Kjo është gruaja që u vra në Livoq – viktima është Nafije Bugujevci appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive: Ky është vëllai i gruas që dyshohet se u vra nga dhëndrri

    Ekskluzive: Ky është vëllai i gruas që dyshohet se u vra nga dhëndrri

    Ekskluzive: Ky është vëllai i gruas që dyshohet se u vra nga dhëndrri

    Egzon Bogujevci dyshohet se është njëri nga dy personat që mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Bogujevci është vëllai i bashkëshortes së të dyshuarit, Valon Ramushi.

    Në këtë ngjarje të rëndë, përveç dy personave që dyshohet se janë vrarë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

    Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive: Ky është vëllai i gruas që dyshohet se u vra nga dhëndrri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Dy të vrarë e një i plagosur në Livoç, dorasi u dorëzua

    Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Dy të vrarë e një i plagosur në Livoç, dorasi u dorëzua

    Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Dy të vrarë e një i plagosur në Livoç, dorasi u dorëzua

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali për tragjedinë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçarë, dyshohet se janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari për rastin është Valon Ramushi, i cili, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, është vetëdorëzuar.

    Sipas Policisë, rasti është raportuar sot, më 9 tetor, rreth orës 14:25, në Stacionin Policor në Gjilan. Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar edhe dy prokurorë të Shtetit dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

    Viktima e parë, një burrë rreth 30-vjeçar, është gjetur pa shenja jete brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. Sipas Policisë, dyshohet se të dy janë qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

    Ndërkohë, një person tjetër që ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

    Gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

    Sipas informatave fillestare, mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Megjithatë, motivi që çoi deri te kjo ngjarje ende nuk dihet.

    Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave, përcaktimin e motivit dhe dokumentimin e rastit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Dy të vrarë e një i plagosur në Livoç, dorasi u dorëzua appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dy të vrarë në Gjilan, një i plagosur

    Dy të vrarë në Gjilan, një i plagosur

    Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

    Burimi: RTKLive

  • Pamje nga rasti i rëndë në Gjilan, ku një burrë dhe një grua u gjetën pa shenja jete (VIDEO)

    Pamje nga rasti i rëndë në Gjilan, ku një burrë dhe një grua u gjetën pa shenja jete (VIDEO)

    Pamje nga rasti i rëndë në Gjilan, ku një burrë dhe një grua u gjetën pa shenja jete (VIDEO)

    Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar pas rastit të rëndë në Livoç të Gjilanit, ku një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete.

    Rasti ka ndodhur në Gjilan, ndërsa në pamjet e publikuara shihet vendi ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, njofton Klankosova.tv.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.

  • Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan –dyshohet se vrau gruan në veturë dhe mikun, plagosi mikun tjetër

    Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan –dyshohet se vrau gruan në veturë dhe mikun, plagosi mikun tjetër

    Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan –dyshohet se vrau gruan në veturë dhe mikun, plagosi mikun tjetër

    Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Valon Ramushin, i cili dyshohet se ka shtënë me armë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy vëllezërve të saj në zonën e Livoqit.

    Sipas informacioneve fillestare, si pasojë e të shtënave gruaja e tij dhe njëri prej vëllezërve të saj kanë mbetur të vdekur, ndërsa vëllai tjetër është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    Ngjarja dyshohet se lidhet me një ngatërresë të mëhershme, ndërsa motivi i plotë dhe dinamika e rastit ende janë duke u hetuar.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësi të shumta policore, hetuesit dhe dy prokurorë të shtetit, të cilët po koordinojnë veprimet hetimore.

    Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mbledhja e provave po vazhdojnë, ndërsa priten detaje të tjera për rrethanat që çuan deri te vrasja e dyfishtë dhe plagosja.

    Hetimet për rastin po vazhdojnë.

    The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan –dyshohet se vrau gruan në veturë dhe mikun, plagosi mikun tjetër appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BQK-ja synon përafrimin me standardet e BE-së për stabilitet financiar

    BQK-ja synon përafrimin me standardet e BE-së për stabilitet financiar

    Këto çështje u diskutuan nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në Forumin Ekonomik të Stambollit, të mbajtur më 8 dhe 9 tetor, në selinë e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

    Në panelin “Stabiliteti Financiar dhe Rregullimi”, Ismaili prezantoi zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, duke folur edhe për mënyrën se si BQK-ja vlerëson ndikimin e goditjeve të mundshme dhe zhvillimeve të jashtme përmes stres-testimit makrofinanciar.

    Ai theksoi rëndësinë e monitorimit të rreziqeve në nivel të sistemit financiar, përmirësimit të informacionit kreditor dhe zbatimit të kërkesave rregullative proporcionale, bazuar në parimin “aktivitet i njëjtë, rrezik i njëjtë, rregulla të njëjta”.

    Në margjinat e forumit, guvernatori Ismaili zhvilloi takime dypalëshe dhe shkëmbeu pikëpamje me përfaqësues të bankave qendrore dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën e Francës, Bankën e Anglisë, Sistemin e Rezervës Federale të SHBA-së, Bankën për Rregullime Ndërkombëtare dhe Bankën Botërore.

    Burimi: RTKLive

  • Ekskluzive | Krim i rëndë në Livoq të Gjilanit – burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi vëllain tjetër

    Ekskluzive | Krim i rëndë në Livoq të Gjilanit – burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi vëllain tjetër

    Ekskluzive | Krim i rëndë në Livoq të Gjilanit – burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi vëllain tjetër

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livoq të Gjilanit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe njërin prej vëllezërve të saj, ndërsa vëllai tjetër i gruas ka mbetur i plagosur.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të shtënat kanë ndodhur në rrethana që ende po hetohen, ndërsa viktimat dyshohet se ndodheshin në një veturë në momentin kur është shtënë me armë.

    Sipas informacioneve fillestare që ka siguruar Sinjali, gruaja dhe njëri prej vëllezërve të saj kanë mbetur të vdekur, ndërsa vëllai tjetër është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësi të shumta policore dhe hetuesit, ndërsa për shkak të peshës së rastit aty kanë dalë edhe dy prokurorë të shtetit.

    Dyshimet e para lidhen me një ngatërresë të mëhershme, mirëpo motivi i saktë dhe rrethanat që çuan deri te krimi ende nuk janë sqaruar plotësisht.

    Në vendngjarje po kryhet këqyrja dhe po mblidhen provat materiale që pritet të ndihmojnë në rindërtimin e dinamikës së vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes.

    Hetimet intensive për rastin po vazhdojnë

     

  • Një burrë dhe një grua të vrarë në Gjilan

    Një burrë dhe një grua të vrarë në Gjilan

    Një burrë dhe një grua janë vrarë në Livoç të Ulët në komunën e Gjilanit këtë të premte.

    Dukagjini merr vesh se personat e vrarë kanë afërsi familjare mes vete teksa disa ekipe policore janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rrethanat që quan tek ky rast tragjik.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, bëri të ditur për Dukagjinin se sapo t’i kenë të mbledhura provat e nevojshme do të prononcohen për rastin.

    Dyshohet për vrasje në Gjilan

    Burimi: Dukagjini