Blog

  • IML-ja tërheq trupat e pajetë të burrit dhe gruas në Livoç të Gjilanit (VIDEO)

    IML-ja tërheq trupat e pajetë të burrit dhe gruas në Livoç të Gjilanit (VIDEO)

    IML-ja tërheq trupat e pajetë të burrit dhe gruas në Livoç të Gjilanit (VIDEO)

    Instituti i Mjekësisë Ligjoreka tërhequr trupat e pajetë të një burri dhe një gruaje, të cilët u vranë në fshatin Livoç të Ulër të Gjilanit.

    Trupat e pajetë janë marrë nga ekipet e IML-së për procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.

    Një person tjetër ka mbetur i plagosur në rastin e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Gjilan.

    Pamjet nga atje janë regjistruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

  • Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

    Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

    Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

    Aktori, skenaristi dhe regjisori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i është bashkuar kastit të sezonit të pestë të serialit të suksesshëm “Tulsa King”, përkrah ikonës së kinemasë Sylvester Stallone.

    Lajmi u bë publik këtë javë nga mediat amerikane të industrisë së filmit dhe televizionit, ndërsa Shreli është pjesë e grupit të aktorëve të rinj që i bashkohen serialit në sezonin e ardhshëm.

    I lindur dhe rritur në Detroit në një familje shqiptare, Shreli ka ndërtuar një karrierë si aktor, skenarist dhe kineast në kinemanë dhe televizionin amerikan.

    Ai njihet veçanërisht për filmin “Cash Only”, të cilin e shkroi dhe ku interpretoi rolin kryesor, si dhe për paraqitjet e tij në “Power Book IV: Force”, “Killerman”, “Low Winter Sun”, “The Red Road” dhe “Abduction”.

    Përveç aktrimit, Shreli vazhdon të zhvillojë projekte të tij si regjisor dhe producent përmes kompanisë së tij, Nickname Projects.

    Roli në “Tulsa King” shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij televizive, duke e vendosur përkrah një prej emrave më të njohur të Hollywood-it.

    “Tulsa King”, me protagonist Sylvester Stallone, transmetohet në Paramount+.

  • Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë

    Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë

    Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë

    Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë që ndodhi më 9 tetor në Livoq të Ulët të Gjilanit, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë rreth orës 14:26, ndërsa njësitë relevante dhe ekipet emergjente janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

    Në vendngjarje është gjetur pa shenja jete Egzon Bugujevci, ndërsa Mazllum Bugujevci është gjetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me autoambulancë për trajtim emergjent.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vetura e të dyshuarit ishte larguar nga lokacioni, çka ka bërë që Policia të aktivizojë menjëherë “Unazën e Çeliktë” për lokalizimin e tij.

    Por vetëm 16 minuta pas raportimit të rastit, rreth orës 14:42, i dyshuari Valon Ramushi është vetëdorëzuar në Stacionin Policor.

    Ramushi u ka deklaruar policëve se veturën e kishte lënë në oborrin e Emergjencës. Brenda saj është gjetur bashkëshortja e tij, Nafije Bugujevci, e cila pas konstatimit nga ekipi mjekësor rezultoi pa shenja jete.

    Sipas dyshimeve të para të hetuesve, Valon Ramushi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe Egzon Bugujevcin, ndërsa një person tjetër është plagosur.

    I dyshuari është marrë në intervistim nga Hetimet Rajonale, ndërsa njësitë relevante kanë vazhduar përpunimin e vendit të ngjarjes dhe sigurimin e zonave të lidhura me rastin.

    Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi “Unazën e Çeliktë”, Valon Ramushi u vetëdorëzua vetëm 16 minuta më vonë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • RUBIKON sonte: Ligji për Specialen përballë kundërshtimit të BE-së!

    RUBIKON sonte: Ligji për Specialen përballë kundërshtimit të BE-së!

    RUBIKON sonte: Ligji për Specialen përballë kundërshtimit të BE-së!

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, analizon ndryshimin e Ligjit për Specialen dhe ndikimin e tij në procesin në Hagë, kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes së re dhe formimin e institucioneve.

    Çka ndryshon për ish-krerët e UÇK-së në Apel?

    A mund t’i rrëzojë këto ndryshime Dhoma Kushtetuese e Speciales?

    Si e lexon Hasani reagimin e BE-së dhe çfarë duhet të bëjë Kosova?

    A u respektua Kushtetuta në zgjedhjen e presidentes së re?

    Cilin veprim e cilëson si shkelje brutale të Kushtetutës?

    Klan Kosova, 20:45.

  • Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Livoçin e Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

    Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Sinjalit, viktimat janë Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa i plagosur ka mbetur një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci.

    Dyshimet e para lidhur me rrethanat e ngjarjes janë se Nafije Bogujevci mund të jetë vrarë aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri mes bashkëshortit të saj dhe personave që dyshohet se ishin në shoqërinë e tij.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan

    Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan

    Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan

    Mazllum Bogujevci dyshohet të jetë personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan, ku dy persona humbën jetën.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Bogujevci është plagosur në incidentin ku dyshohet se Valon Ramushi ka vrarë bashkëshorten e tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bogujevci.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • United rrezikon ta humbasë talentin 16-vjeçar për vetëm 350 mijë funte

    United rrezikon ta humbasë talentin 16-vjeçar për vetëm 350 mijë funte

    Sipas mediave britanike, Gabriel, i cili mbushi 16 vjeç më 6 tetor, ka kërkuar në shtator anulimin e regjistrimit të tij në akademinë e Manchester Unitedit. Kjo situatë ka krijuar shqetësime në klub, pasi konsiderohet një prej talenteve premtues për të ardhmen.

    Largimi i mundshëm i tij është bërë temë diskutimi edhe për faktin se trajneri Michael Carrick thuhet se kishte planifikuar t’i jepte mundësinë të debutonte në ekipin e parë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Brightonit. Megjithatë, pas raportimeve për dëshirën e lojtarit për t’u larguar, ai nuk u përfshi në atë përballje.

    Manchester United mund të përfitojë shumë më pak nga largimi i tij

    Problemi kryesor për klubin anglez lidhet me statusin kontraktual të futbollistit. Meqenëse Gabriel nuk ka nënshkruar kontratë profesionale, Manchester United nuk mund të kërkojë automatikisht një shumë të zakonshme transferimi, siç do të ndodhte me një lojtar të lidhur me kontratë afatgjatë.

    Siç raportohet, nëse 16-vjeçari transferohet te një klub evropian, Unitedi mund të përfitojë vetëm rreth 350 mijë funte në formë kompensimi për zhvillimin e lojtarit.

    Megjithatë, situata mund të jetë ndryshe në rast të një transferimi te një klub tjetër i Premier League-s. Sipas “The Guardian”, klubet angleze duhet të negociojnë drejtpërdrejt me Manchester Unitedin për një marrëveshje, ndërsa kompensimi mund të kalojë tre milionë funte, me mundësinë e përfshirjes edhe të një klauzole prej 20 për qind nga transferimi i ardhshëm i lojtarit.

    Ndërkohë, Manchester Unitedi i ka ofruar Gabrielit një bursë formale për sezonin e ardhshëm, por kjo nuk garanton që talenti i ri do të vazhdojë karrierën në klub.

    E ardhmja e tij mbetet e paqartë, ndërsa drejtuesit e Unitedit synojnë ta bindin të qëndrojë dhe të vazhdojë zhvillimin në akademinë e klubit.

    Burimi: RTKLive

  • Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan

    Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan

    Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan

    Një person dyshohet se sot ka vrarë një burrë dhe një grua në Livoç të Ulët të Gjilanit.

    “Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP, Gjilan”.

    Policia po ashtu ka njoftuar se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe se arma e zjarrit është sekuestruar.

    “I dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast”.

    “Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.

  • E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë

    E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë

    E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë

    Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia, pasditen e sotme, në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan.

    Personat e vrarë janë një burrë dhe një grua, që dyshohet të jenë motër dhe vëlla, rreth 30-vjeçarë, raporton Klan Kosova.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që bëri të ditur se viktima burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimës grua i është konstatuar vdekja në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

    “Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture.Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP,Gjilan.

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.”

    Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Gjilant, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

    Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia tha se nuk dihet motivi i rastit.

    I dyshuari është dorëzuar në Polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. /Klankosova.tv

  • Liverpooli ndaj Cityt pa Isakun dhe Gakpon

    Liverpooli ndaj Cityt pa Isakun dhe Gakpon

    Liverpooli ndaj Cityt pa Isakun dhe Gakpon

    Liverpool do të përballet me Manchester Cityn pa dy lojtarë të rëndësishëm, Alexander Isak dhe Cody Gakpo.

    Ata mbeten jashtë fushës si pasojë e lëndimeve që pësuan gjashtë fushatave me kombëtares.

    Mungesa e tyre është një goditje e madhe për sulmin e Të Kuqve në këtë përballje vendimtare.

    Edhe vetë Andoni Iraola ka konfirmuar se edhe skuadra e tij do të ketë mungesa të rëndësishme.