Blog

  • Në Malajzi mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur

    Në Malajzi mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur

    Në Malajzi mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur

    Zjarret pyjore që kanë përfshirë pjesë të Indonezisë kanë shkaktuar ndotje të rëndë të ajrit dhe kanë lënë dhjetëra mijëra persona me probleme të frymëmarrjes që nga muaji gusht. Hiri dhe tymi toksik janë përhapur edhe në Malajzi dhe Singapor, duke e çuar cilësinë e ajrit në nivele të pashëndetshme.

    Zjarret, të cilat konsiderohen ndër më të rëndat që Indonezia ka përjetuar në më shumë se një dekadë, kanë përfshirë kryesisht pjesë të ishujve Sumatra dhe Kalimantan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Shkaku kryesor mbetet praktika e djegies së qëllimshme të tokave për pastrimin e vegjetacionit, e përdorur nga fermerë dhe kompani si një mënyrë e lirë për përgatitjen e tokave për bujqësi. Situata është përkeqësuar nga kushtet e thata dhe mungesa e reshjeve, të lidhura me fenomenin e fuqishëm klimatik El Nino.

    Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se zjarret mund të vazhdojnë deri në fillim të nëntorit, për shkak të vonesës së sezonit të shirave.

    Tymi i dendur është transportuar nga erërat drejt vendeve fqinje, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit në Indonezi, Malajzi dhe Singapor.

    Në Singapor, cilësia e ajrit ra në nivele të pashëndetshme në fillim të shtatorit, për herë të parë që nga viti 2023, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

    Që prej atëherë, autoritetet kanë publikuar rregullisht këshilla për qytetarët, duke u kërkuar të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të kufizojnë aktivitetet në ambientet e jashtme.

    Shkollave u është kërkuar të reduktojnë aktivitetet e zgjatura në natyrë, ndërsa disa prej tyre janë pajisur edhe me pastrues ajri për përdorim në klasa.

    Situata është përkeqësuar edhe në Malajzi, ku autoritetet në shtetin e Johorit kanë mbyllur të gjitha shkollat për dy ditë për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit.

    Në qytetin Batu Pahat, cilësia e ajrit ka arritur nivele “shumë të pashëndetshme”, duke shënuar matjet më të këqija të regjistruara në vend gjatë këtij sezoni.

    Ndërkohë, në Singapor, Indeksi i Standardeve të Ndotësve (PSI), i cili mat mesataren 24-orëshe të gjashtë ndotësve kryesorë, arriti në 170 në zonën qendrore, niveli më i lartë i regjistruar në vend këtë vit.

    Sipas sistemit të matjes, vlerat mbi 100 konsiderohen të pashëndetshme për shëndetin, ndërsa ato mbi 200 hyjnë në kategorinë “shumë të pashëndetshme”.

    Të premten në mëngjes, matjet në zona të tjera të ishullit luhateshin nga 117 deri në 166.

  • ChatGPT po paraqet rrezik të madh për fëmijët

    ChatGPT po paraqet rrezik të madh për fëmijët

    ChatGPT i dedikuar për adoleshentët e moshës 13 deri në 17 vjeç paraqet një “rrezik të papranueshëm” për fëmijët, pasi nuk ofron mbrojtje mjaftueshëm të besueshme në situata krizash, thuhet në një raport të organizatës “Common Sense Media”.

    Në raportin e Institutit për Sigurinë e të Rinjve në Përdorimin e Inteligjencës Artificiale thuhet se gjatë testimeve chatbot-i shpesh vonohej në njoftimin e prindërve ose nuk i njoftonte fare ata për bisedat që lidhen me vetëvrasjen, vetëlëndimin dhe çrregullimet e të ushqyerit.

    Sipas gjetjeve të organizatës, sistemi nuk i orientonte në mënyrë të qëndrueshme adoleshentët as drejt shërbimeve të krizave apo ndihmës profesionale.

    “Common Sense Media” përdori më shumë se 4,000 kërkesa gjatë testimit, ndërsa përgjigjet u analizuan nga psikiatër për fëmijë dhe një pediatër. Organizata i bëri thirrje OpenAI-së të pezullojë promovimin dhe përdorimin e produktit nga adoleshentët, derisa të vendosen masa më të besueshme mbrojtëse.

    OpenAI i ka kundërshtuar përfundimet e raportit, duke thënë se testimi mund të mos ketë përfshirë plotësisht kontrollet më të reja prindërore. Kompania i ka kërkuar “Common Sense Media” që ta përsërisë testimin.

    Organizata, megjithatë, thotë se para testimit kishte verifikuar me OpenAI-n se funksionet e dedikuara për adoleshentët ishin tashmë të aktivizuara.

    Raporti tregoi gjithashtu se ChatGPT nuk e identifikon gjithmonë me besueshmëri moshën e përdoruesit. OpenAI thotë se vlerësimi i moshës bazohet në disa tregues dhe se vetëm deklarimi i moshës gjatë një bisede nuk mjafton për ndryshimin automatik të mënyrës së funksionimit të llogarisë.

    OpenAI thekson se siguria e adoleshentëve është një nga prioritetet e tij dhe se vazhdon të zhvillojë mekanizma mbrojtës dhe mjete për mbikëqyrjen prindërore. /Telegrafi/

  • E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

    E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

    Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

    IHK njofton se vranësirat do të shtohen, duke krijuar kushte për riga shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 24°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s. /Telegrafi/

  • E premte me diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu gjatë ditës

    E premte me diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu gjatë ditës

    E premte me diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu gjatë ditës

    E premtja do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke krijuar mundësi për reshje të dobëta shiu.

    Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 21 deri në 24 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

  • Horoskopi i datës 9 tetor, e premte

    Horoskopi i datës 9 tetor, e premte

    Horoskopi i datës 9 tetor, e premte

    Dashi

    Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor dhe nuk do mërzitet ne asnjë çast. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë me te një histori dashurie te mrekullueshme. Financat do jene goxha te mira, kështu qe përfitoni për te shlyer borxhet qe keni pasur qysh herët.

    Demi

    Dite me e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim me te mire dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Beqaret do ndihmohen nga planetët dhe me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Nëse nuk merrni masa sa me pare ka rrezik te përballeni me vështirësi te njëpasnjëshme.

    Binjaket

    Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do konfliktoheni gjate gjithë kohës me atë qe keni ne krah dhe do mendoni te qëndroni larg. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një person te cilin kane kohe qe e studiojnë. Financat do kërkojnë shume durim dhe përkujdes ne mënyrë qe te përmirësohen. Po ja dolët sot do ndiheni te qete për shume kohe.

    Gaforrja

    Dite shume e zakonshme dhe pa te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do Benit mire t’i merrnit gjera si t’iu vinin dhe te mos nguteshit për asgjë. Beqaret do fillojnë një marrëdhënie te ngrohte me një person qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar do përballeni me goxha probleme delikate.

    Luani

    Do jeni shume te përqendruar sot ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni çdo gjë qe marrëdhënia juaj te jete e ngrohte. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim dhe do e gjejnë shume shpejt princin tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht ne jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohe. Mundohuni te shpenzoni me kursim.

    Virgjeresha

    Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë shume kujdes me xhelozinë sepse pa dashje situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Tregohuni sa me te matur. Beqaret do kenë plot takime me persona qe ja vlejnë vërtet. Mos humbni asnjë mundësi. Ne planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe çdo gjë do ece me se miri. Rreziqet qe keni ndërmarrë do sjellin rezultate pozitive.

    Peshorja

    Do jeni shume te përqendruar sot ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni çdo gjë qe marrëdhënia juaj te jete e ngrohte. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim dhe do e gjejnë shume shpejt princin tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht ne jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohe. Mundohuni te shpenzoni me kursim.

    Akrepi

    Dite shume e trazuar dhe e mbushur me debate te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume persona do ndërhyjnë ne jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën. Beqaret nuk do jene te qarte për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do I pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do arrini t’i zgjidhni shpejt problemet.

    Shigjetari

    Priten shume përmirësime sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do jete gati te beje edhe sakrifica vetëm për t’iu lumturuar sa me shume. Beqaret do ja kalojnë mire me miqtë e tyre te ngushte dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën për te ndryshuar statusin. Gjendja e financave do jete e mire dhe aspak problematike. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

    Bricjapi

    Duhet te tregoheni sa me realiste gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e mire. Beqaret do ëndërrojnë shume dhe me pas do zhgënjehen kur gjerat te mos ju ecin si kane dashur. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni kot se koti sepse do humbni me shume nga sa mund ta keni menduar.

    Ujori

    Sot do gjeni mënyrën e duhur për t’i bere te ditur partnerit sa shume e dashuroni. Ai do ndihet aq mire pranë jush saqë ka mundësi t’iu beje edhe propozime te jashtëzakonshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar. Sektori i financave do jete delikat. Mundohuni te ulni sa te mundni shpenzimet qe situata mos përkeqësohet edhe me shume.

    Peshqit

    Mos u tregoni mediokër ne jetën tuaj ne çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë do prishni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot dhe do krijoni edhe një përshtypje te keqe. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë pa këmbëngulur shume. Ne planin financiar duhet te tregoheni gjithë kohës te matur qe te mos keni probleme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Horoskopi i datës 9 tetor, e premte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti so me diell dhe vranësira, vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu

    Moti so me diell dhe vranësira, vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu

    Moti so me diell dhe vranësira, vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu

    Moti gjatë ditë së sotme do të jetë me diell dje vranësira, vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius.

    Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 21 e deri në 24 gradë Celsius.

    Era do të fryej nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti so me diell dhe vranësira, vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Financat e paligjshme në fokus të Procesit të Berlinit në Prishtinë

    Financat e paligjshme në fokus të Procesit të Berlinit në Prishtinë

    Ngjarja, me temën “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”, do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.

    Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, si dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

    Diskutimet pritet të fokusohen në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e financave të paligjshme, integritetin financiar dhe krijimin e ekonomive më të qëndrueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Burimi: RTKLive

  • Mot i paqëndrueshëm, shtohen vranësirat dhe mundësia për reshje

    Mot i paqëndrueshëm, shtohen vranësirat dhe mundësia për reshje

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, duke krijuar kushte për reshje lokale.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 24°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.

    Burimi: RTKLive

  • Sa kalori digjni për një orë me biçikletë? Shifrat varen nga pesha dhe ritmi

    Sa kalori digjni për një orë me biçikletë? Shifrat varen nga pesha dhe ritmi

    Një orë çiklizëm mund të shpenzojë nga disa qindra deri në mbi 600 kalori, por rezultati ndryshon sipas intensitetit, terrenit dhe peshës trupore

    Ngasja e biçikletës është një nga aktivitetet fizike që mund të bëhen lehtësisht pjesë e përditshmërisë. Mund ta përdorni për të shkuar në punë, për të lëvizur nëpër qytet, për një shëtitje fundjave ose thjesht për të kaluar më shumë kohë jashtë. Përveçse praktike dhe argëtuese, është edhe një mënyrë e mirë për të përmirësuar kondicionin dhe për të shpenzuar energji.

    Çiklizmi angazhon sidomos muskujt e këmbëve dhe vitheve, ndërsa gjatë pedalimit rritet puna e zemrës dhe mushkërive. Aktiviteti i rregullt mund të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë fizike. Një avantazh tjetër është se biçikleta zakonisht ushtron më pak ngarkesë mbi nyjat sesa vrapimi, prandaj shumë njerëz e tolerojnë më lehtë.

    Sa kalori digjen për një orë?

    Nuk ekziston një shifër e vetme që vlen për të gjithë. Shpenzimi i kalorive varet nga pesha trupore, shpejtësia, terreni, pjerrësia, rezistenca, kondicioni dhe intensiteti i ngasjes. Megjithatë, vlerat orientuese japin një ide të mirë.

    Një person me peshë rreth 60 kilogramë mund të djegë afërsisht 250 deri në 350 kalori gjatë një ore ngasje të lehtë. Me ritëm mesatar, shpenzimi mund të arrijë 400 deri në 500 kalori, ndërsa ngasja më intensive mund të kalojë 550 kalori.

    Te një person me peshë rreth 70 kilogramë, një orë çiklizëm i lehtë mund të shpenzojë afërsisht 300 deri në 400 kalori. Me intensitet mesatar, shifra mund të shkojë në 450 deri në 600 kalori, ndërsa ritmi më i shpejtë mund ta rrisë edhe më shumë shpenzimin.

    Një person rreth 80 kilogramë mund të djegë 350 deri në 450 kalori me ritëm të lehtë. Me intensitet mesatar ose të lartë, shpenzimi mund të arrijë 550, 650 apo edhe më shumë kalori në një orë.

    Pra, një orë me biçikletë mund të jetë stërvitje serioze edhe kur nuk krijon ndjesinë e ushtrimeve klasike në palestë, transmeton Telegrafi.

    foto: sloomstudio

    Nuk duhet të ngisni gjithmonë shpejt

    Për të pasur përfitime nga çiklizmi nuk është e nevojshme që çdo dalje të kthehet në garë. Edhe një ritëm mesatar, gjatë të cilit frymëmarrja përshpejtohet por ende mund të flisni, mund të jetë i dobishëm për kondicionin.

    Nëse dëshironi më shumë intensitet, mund të përfshini intervale të shkurtra me shpejtësi më të madhe, ngjitje ose pjesë të rrugës me rezistencë më të lartë. Sa më i madh intensiteti, aq më i madh zakonisht është edhe shpenzimi i energjisë.

    Megjithatë, numri i kalorive nuk duhet të jetë matësi i vetëm i një stërvitjeje të mirë. Rregullsia, përmirësimi i kondicionit, ndjenja e forcës dhe kënaqësia nga lëvizja janë po aq të rëndësishme.

    Rregullojeni biçikletën para se të niseni

    Pozicioni i saktë në biçikletë ka rëndësi si për rehati, ashtu edhe për të shmangur ngarkesën e panevojshme në gjunjë, ijë dhe shpinë. Kur pedali ndodhet në pikën më të ulët, këmba duhet të jetë pothuajse e shtrirë, por gjuri të mbetet pak i përkulur.

    Nëse ulësja është shumë e ulët, gjunjët përkulen tepër gjatë pedalimit. Nëse është shumë e lartë, legeni mund të lëvizë nga njëra anë në tjetrën ndërsa përpiqeni të arrini pedalin.

    Edhe timoni duhet të jetë në një pozicion që nuk ju detyron ta mbani trupin tepër të përkulur. Shpatullat dhe krahët duhet të qëndrojnë sa më të relaksuar.

    Nëse pas ngasjes keni vazhdimisht dhimbje në gjunjë, qafë ose në pjesën e poshtme të shpinës, mund të jetë shenjë se pozicioni i ulëses ose timonit ka nevojë për rregullim.

    Aktivitet që futet lehtë në përditshmëri

    Një nga avantazhet më të mëdha të biçikletës është se aktiviteti fizik mund të kombinohet me gjërat që gjithsesi duhet t’i bëni. Mund të shkoni me biçikletë në punë, në dyqan, për kafe ose të organizoni një shëtitje më të gjatë gjatë fundjavës.

    Nuk është e domosdoshme të bëni një orë pa ndërprerje. Dy ngasje nga 30 minuta gjatë ditës japin po ashtu një orë aktivitet, ndërsa vazhdimësia është më e rëndësishme sesa një stërvitje shumë intensive herë pas here.

    Me helmetë, ujë të mjaftueshëm, biçikletë të rregulluar siç duhet dhe ritëm të përshtatur me kondicionin tuaj, çiklizmi mund të jetë një nga mënyrat më të këndshme për të lëvizur më shumë dhe për të shpenzuar disa qindra kalori. /Telegrafi/

  • Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

    Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

    Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej shkollave më të njohura të futbollit në botë, ku luajti krah për krah me disa prej emrave që sot janë yje të futbollit evropian.

    Jurrien Timber, Quinten Timber, Ryan Gravenberch dhe Brian Brobbey ishin bashkëlojtarët e tij në akademinë e klubit holandez.

    Por, ndërsa ata vazhduan rrugëtimin drejt niveleve më të larta të futbollit, historia e Mbinga mori një tjetër drejtim. Sot ai njihet si ELIKIA, artist i muzikës afrobeats, ndërsa futbollin profesional e la në moshën vetëm 21-vjeçare.

    Katër vite në akademinë e Ajaxit

    Mbinga iu bashkua Ajaxit në vitin 2014, pasi ishte zhvilluar te PEC Zwolle. Ai ishte mesfushor ofensiv dhe përfundimisht u bë kapiten i ekipit U16 të Ajaxit, ku luante së bashku me Timberët, Gravenberchin dhe Brobbeyn.

    Ai kujton se presioni në akademinë e Ajaxit ishte i jashtëzakonshëm.

    “Trajnerët janë shumë striktë. Ata gjithmonë kërkojnë nivelin e Ligës së Kampionëve. Mendoj se kjo është e mirë, sepse ndërton mentalitetin dhe rezistencën. Kur luan për Ajaxin, gjithmonë duhet të fitosh”, ka treguar Mbinga për GOAL.

    Në atë moshë, ai kishte kuptuar se disa prej bashkëlojtarëve të tij kishin diçka të veçantë. Për Jurrien dhe Quinten Timber, ai thotë se që në fëmijëri ishin fizikisht mbresëlënës, ndërsa për Gravenberchin veçon aftësinë teknike. Për Brobbeyn, ndërkaq, kujton fuqinë fizike që sot e karakterizon edhe në nivelet e larta.

    “Që atëherë mund ta shihje se këta lojtarë ishin specialë”, rrëfen ai.

    Konkurrenca me Gravenberchin dhe Timberin

    Por rruga e Mbinga nuk ishte e njëjtë. Në vitin 2018, ndryshimi i trajnerit në ekipin U17 ndikoi në të ardhmen e tij te Ajax.

    Ai e pranon se konkurrenca ishte jashtëzakonisht e madhe, sidomos në mesfushë. Një prej rivalëve të tij të drejtpërdrejtë ishte Ryan Gravenberch, ndërsa në atë repart luanin edhe Kenneth Taylor dhe Quinten Timber.

    “Arsyeja pse u largova nga Ajax ishte se kishte shumë konkurrencë. Luaja në mesfushë. Konkurrenca ime direkte ishte Ryan, por jo vetëm ai – ishin edhe Kenneth Taylor dhe në atë kohë Quinten Timber”, ka treguar Mbinga.

    Me ardhjen e një trajneri të ri, ai kuptoi se nuk ishte më pjesë e planeve kryesore. Edhe pse kishte mundësi të vazhdonte në akademitë e klubeve si Juventusi dhe Bayer Leverkuseni, zgjodhi të kthehej në Zwolle, te klubi i tij i fëmijërisë.

    E la futbollin në moshën 21-vjeçare

    Mbinga u rikthye te PEC Zwolle dhe arriti deri te ekipi i parë. Në sezonin 2021/22 bëri debutimin në ekipin senior, madje në një mënyrë simbolike, kundër Ajaxit, duke luajtur 22 minuta pas inkuadrimit nga banka rezervë.

    Por në atë kohë, në mendjen e tij kishte nisur të rritej një tjetër pasion – muzika.

    “Futbolli ishte pasioni im më i madh. Çdo ditë ishte futboll. Por në një moment pasioni për muzikën u bë shumë i madh dhe duhej të vendosja se çfarë doja të bëja me jetën time”, tregon ai.

    Në fillim të vitit 2023, kur ishte vetëm 21 vjeç, ai mori vendimin e guximshëm për ta ndërprerë kontratën me PEC Zwolle dhe për t’iu përkushtuar muzikës. Më pas vazhdoi të luante vetëm në nivel amator me VVOG, para se ta mbyllte përfundimisht kapitullin e futbollit.

    Nga fusha e futbollit në skenën e muzikës

    Vendimi për të ndryshuar drejtim nuk ishte i lehtë. Mbinga nuk kishte as studio, as këngë të publikuara, por kishte një vizion.

    “Kur bëra këtë tranzicion, nuk kisha asnjë këngë. Nuk kisha as studio. Nuk kishte asgjë. Kishte vetëm besimi dhe vizioni”, rrëfen ai.

    Tre vite e gjysmë më vonë, historia ka marrë një tjetër kthesë. ELIKIA ka grumbulluar më shumë se 30 milionë dëgjime dhe rreth 430 mijë dëgjues mujorë, ndërsa këngët e tij “Mentality” dhe “Bring No Wahala” kanë marrë vëmendje të konsiderueshme.

    Futbolli ende është pjesë e muzikës së tij

    Edhe pse e la futbollin profesional, ai nuk është shkëputur plotësisht nga sporti. Përkundrazi, futbolli është bërë pjesë e muzikës së tij.

    Në tekstet e këngëve të tij mund të gjenden referenca për futbollistë si Aurélien Tchouaméni dhe Jude Bellingham, ndërsa përvojat nga akademia e Ajaxit kanë ndikuar në mënyrën se si ai e përjeton karrierën e re.

    “Mund ta kem lënë futbollin profesional, por futbolli profesional nuk më ka lënë mua”, thotë ELIKIA.

    Ai e sheh periudhën te Ajax jo si një dështim, por si një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit që e çoi aty ku është sot.

    “Për mua ishte pikërisht ajo që duhej të ndodhte. Kjo është historia ime”, përfundon ai.

    Albumi i tij i parë, me 11 këngë – të konceptuara si një formacion futbolli me 11 lojtarë – pritet të publikohet në nëntor, ndërsa kënga e re “Baller” publikohet më 9 tetor. /Telegrafi/