Blog

  • Amorim flet për merkaton e Milanit

    Amorim flet për merkaton e Milanit

    Amorim flet për merkaton e Milanit

    Ruben Amorim ka folur për planet e Milanit dhe sulmuesin Gonçalo Ramos.

    Trajneri portugez tha se merkatoja është ndërtuar si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.

    Amorimi beson se Ramosi do të rikthehet te golat dhe nuk dëshiron t’i kërkojë të ndryshojë stilin e lojës.

    “Golat do të vijnë”, u shpreh ai për sulmuesin portugez.

    Milan do të përballet me Sassuolon më 11 tetor në transfertë.

  • Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës

    Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës

    Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës

    Ish-kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, po përballet me akuza të rënda për tradhti dhe dyshime se ka përcjellë informacione të klasifikuara te shtetet e huaja, transmeton Gazeta Metro.

    Sipas të dhënave të raportuara, dyshimet ndaj Hanning nuk lidhen vetëm me Azerbajxhanin, por përfshijnë edhe pretendime për rrjedhje të informacioneve sekrete drejt Kinës.

    Hanning, i cili ka drejtuar BND-në nga viti 1998 deri më 2005, është përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për spiunazh, zbulim të sekreteve shtetërore dhe tentativë për tradhti, raporton Derspiegel.

    The post Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës appeared first on Insajderi.

  • ​Ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës, Hafiz Mehmeti gjendet i vdekur nga policia

    ​Ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës, Hafiz Mehmeti gjendet i vdekur nga policia

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës.

    SHKKSH ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës.

    Po ashtu, ata kanë falënderuar ata që janë angazhuar dhe kanë bashkëpunuar në kërkimin e Mehmetit.

    Më herët, paraditen e sotme, SHKKSH, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij: Mercedes-Benz ngjyrë hiri, targat: 01-521-QN”.

  • Shiu i rrëmbyeshëm shkaktin rrëshqitjen e dheut, mbyllet rruga e Grimsel Qafë në Zvicër

    Shiu i rrëmbyeshëm shkaktin rrëshqitjen e dheut, mbyllet rruga e Grimsel Qafë në Zvicër

    Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura ka ndërprerë qarkullimin në rrugën e Grimselpass, mes Innertkirchen dhe Guttannen në kantonin e Bernës.

    Sipas autoriteteve, masat e shkëputura të shkëmbinjve në zonën e Ritzlihornit u përzien me ujërat e reshjeve dhe zbritën përmes Spreitgraben drejt lumit Aare, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Një sistem automatik paralajmërimi aktivizoi alarmin në kohë, duke bërë të mundur mbylljen e rrugës para se rrëshqitja të arrinte në të. Nuk raportohet për persona të lënduar apo automjete të dëmtuara.

    Rruga pritet të mbetet e mbyllur deri të premten paradite, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën dhe kushtet e sigurisë./Telegrafi/

  • Barcelona dhe Real Madridi kryesojnë garën për nënshkrimin e talentit të Man Utd

    Barcelona dhe Real Madridi kryesojnë garën për nënshkrimin e talentit të Man Utd

    Barcelona dhe Real Madridi janë aktualisht në pozicionin më të favorshëm për të transferuar talentin 16-vjeçar të Manchester United, JJ Gabriel, sipas raportimeve të CF Bayern Insider.

    Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Ali Barat, por sipas raportimeve, preferenca e sulmuesit të ri është të vazhdojë karrierën në Spanjë.

    Edhe Bayern Munich po e monitoron situatën rreth Gabrielit, megjithatë interesimi i klubit bavarez nuk konsiderohet aq konkret sa ai i rivalëve të tjerë.

    Raportohet se talenti anglez e ka piketuar Barcelonën si destinacionin e preferuar.

    Megjithatë, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, kishte mohuar më herët interesimin për transferimin e tij.

    Gabriel aktualisht është në proces të pajisjes me pasaportë qipriote, e cila do të jetë e rëndësishme për të mundësuar një transferim drejt një klubi evropian pa kufizime të veçanta.

    Stili atraktiv i lojës së Barcelonës dhe prania e disa talenteve të rinj në ekipin e parë besohet se e kanë joshur Gabrielin, duke e bërë klubin katalanas destinacionin e tij të preferuar. /Telegrafi/

  • Aktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan

    Aktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan

    Aktivistja konservatore shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka ngritur akuza ndaj disa konsulentëve politikë amerikanë, duke pretenduar se angazhimi i tyre në Ballkan po u shërben figurave politike të lidhura me Moskën dhe po rrezikon stabilitetin e rajonit.

    Në një postim në rrjetin social X, Kokalari ka përmendur Chris LaCivita, James Blair, Katie Wiles dhe Paul Manafort, duke vënë në pikëpyetje veprimtarinë e tyre politike në Ballkanin Perëndimor dhe lidhjet e tyre me aktorë politikë në rajon.

    Ajo ka kundërshtuar deklaratën e një personi nga ekipi i LaCivita-s, të raportuar nga gazetarja Kellie Meyer, sipas së cilës Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë kundërshton politikën e jashtme tradicionale amerikane, por mbështet konservatorët dhe lëvizjen “America First”.

    Sipas Kokalarit, ky përshkrim nuk pasqyron realitetin politik dhe bie ndesh me parimet e konservatorizmit amerikan.

    Në postimin e saj, ajo ka pretenduar gjithashtu se lidhjet e figurave të përmendura me rrjetin ndërkombëtar socialist dhe komunist SOVINTERN janë në kundërshtim me vlerat e konservatorëve amerikanë. Kokalari e ka përshkruar këtë rrjet si të themeluar në Moskë në prill të vitit 2026, ndërsa ka përmendur edhe Aleksandar Vulinin dhe Lëvizjen Socialiste të Serbisë, të cilën e ka cilësuar si anëtare themeluese të tij.

    “Republikanët dhe konservatorët nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët dhe komunistët”, ka shkruar Kokalari.

    Shqetësimet për Dodikun dhe Marrëveshjen e Dejtonit

    Një pjesë të kritikave të saj, Kokalari ia ka kushtuar edhe Millorad Dodikut, duke ngritur shqetësime për deklaratat e tij lidhur me rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

    Ajo i ka lidhur këto zhvillime me rrezikun për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke pretenduar se veprimet e aktorëve të caktuar politikë dhe mbështetja që ata marrin mund të avancojnë interesat ruse në rajon.

    Megjithatë, akuzat e paraqitura nga Kokalari në postimin e saj duhet të trajtohen si pretendime të saj, për të cilat nevojitet verifikim i pavarur.

    Përmend edhe Sali Berishën dhe kompaninë Continental

    Në postimin e saj, Kokalari ka përmendur edhe kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si ai dhe një grup përfaqësuesish të kësaj partie kanë marrë pjesë në një aktivitet të republikanëve amerikanë në Teksas.

    Sipas pretendimit të saj, me ndihmën e kompanisë Continental, ku ajo thotë se punon Katie Wiles, Berisha kishte siguruar një përjashtim nga kërkesa për vizë dhe kishte marrë pjesë në konventën e Komitetit Kombëtar Republikan, së bashku me dhjetë anëtarë të PD-së.

    Kokalari pretendon se fotografitë e realizuara gjatë aktivitetit, ku Berisha shfaqej me përfaqësues republikanë, më pas ishin paraqitur në Shqipëri si dëshmi e mbështetjes nga republikanët dhe administrata amerikane.

    Ajo ka ngritur dyshime për një konflikt të mundshëm interesi nga ana e LaCivita-s, duke pretenduar se ai kishte përfshirë klientë të huaj në një aktivitet ku ishte angazhuar si konsulent politik.

    Në vijim të këtyre pretendimeve, Kokalari ka kërkuar mundësinë që t’ia paraqesë drejtpërdrejt shqetësimet e saj presidentit amerikan, Donald Trump, në praninë e LaCivita-s.

    Kokalari ka theksuar se shqetësimet e saj nuk kufizohen vetëm te aktiviteti i konsulentëve politikë amerikanë, por lidhen edhe me korrupsionin, stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të drejtat e qytetarëve në Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

  • Apeli i jep të drejtë Mejreme Memajt për anëtare të KGJK-së

    Apeli i jep të drejtë Mejreme Memajt për anëtare të KGJK-së

    Apeli i jep të drejtë Mejreme Memajt për anëtare të KGJK-së

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit ishte anuluar raundi i dytë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga Gjykata Supreme, duke urdhëruar certifikimin e rezultatit të parë për Mejreme Memajn dhe Rrustem Thaqin.

    Vendimi është marrë më 21 shtator 2026 nga kolegji i gjyqtarëve më këtë përbërje: Hajriz Hoti- kryetar kolegjit dhe anëtarët Arsim Hamzaj dhe Mehmet Ndrecaj.

    Rasti lidhet me procesin zgjedhor të mbajtur më 23 janar 2026, kur 34 nga 35 gjyqtarë të Gjykatës Supreme morën pjesë në votim për dy pozita në Këshill. Në raundin e parë, nga 34 fletëvotime, 33 ishin të vlefshme dhe një i pavlefshëm. Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi kishin marrë nga 17 vota secili, ndërsa Bashkim Hyseni dhe Franciska Zhitia-Ymeri nga 16 vota.

    Komisioni zgjedhor kishte konstatuar se asnjë kandidat nuk kishte arritur shumicën e nevojshme dhe kishte vazhduar me raundin e dytë të votimit. Në atë raund, Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitia-Ymeri kishin marrë nga 19 vota secili, ndërsa Mejreme Memaj dhe Bashkim Hyseni nga 15 vota, pas së cilës KGJK i kishte certifikuar Thaqin dhe Zhitia-Ymerin si anëtarë të rinj.

    Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur në favor të gjyqtares Mejreme Memaj në konfliktin administrativ kundër Këshillit Gjyqësor.

    Ndaj këtij vendimi, kishte paraqitur ankesë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke kërkuar që të anulohet vendimi dhe të refuzohet kërkesëpadia.

    Gjithashtu, ankesë kishte paraqitur edhe pala me interes- gjykatësja Franciska Zhitia-Ymeri përmes avokatit Engjëll Rexhepi, duke kërkuar që vendimi të anulohet dhe të refuzohet kërkesëpadia.

    Përgjigje në ankesë ka paraqitur avokati i Memajt, Besnik Berisha duke i propozuar Apelit që të refuzojë në tërësi dy ankesat dhe të vërtetojë vendimin e shkallës së parë.

    Gjetjet e Gjykatës së Apelit:

    Fillimisht, Gjykata e Apelit në vendim ka përshkruar vendimin e shkallës së parë te pjesa e arsyetimit, e ku më pas ka theksuar se një qëndrim i tillë juridik i Themelores është i rregullt, i bazuar në ligj dhe në tërësi e pranon kolegji i Apelit.

    Më tej, në vendim thuhet se vendimi nuk është i përfshirë në shkelje esenciale për faktin se fillimisht është dërguar padia për përgjigje në KGJK dhe tek pala me interes, e pastaj është caktuar seanca, dhe janë nxjerrë prova të mjaftueshme.

    Sipas Apelit, vendimi është i qartë dhe i kuptueshëm, se përmban arsyet e mjaftueshme për faktet vendimtare dhe se është i hartuar në harmoni me nenin 160 të Ligjit për Procedurën Kontestimore.

    Gjithashtu, Apeli nuk i gjen të bazuara pretendimet për shkelje thelbësore, për faktin se rasti është gjykuar, sipas tyre, brenda kufijve të kërkesëpadisë dhe se nuk ka tejkalim.

    Tutje, thuhet se nga petitumi i kërkesëpadisë përveç që është kërkuar anulimi i vendimeve të KGJK-së që kanë konstatuar Zhitia-Ymerin fituese të garës, sipas vendimit, është kërkuar po ashtu që të konstatohet se raundi parë ishte i vlefshëm ku fitues ishin gjyqtarët, Rrustem Thaqi dhe Mejreme Memaj.

    Më tej, në vendim thuhet se objekti i kërkesëpadisë nuk ka pësuar ndryshim, pasi që fakti që gjykata e shkallës së parë, në vend të një zëvendësimi të drejtpërdrejtë të aktit administrativ, ka përcaktuar mënyrën e realizimit të pasojave juridike përmes veprimit të organit kompetent, në këtë rast palës së paditur KGJK, nuk nënkupton ndryshim të objektit të kërkesëpadisë, por mënyrë e dhënies së mbrojtjes gjyqësore.

    Prandaj, në vendim thuhet se gjykata e shkallës së parë nuk e ka zëvendësuar KGJK-në në ushtrimin e kompetencave të saj administrative, por ka respektuar ndarjen ndërmjet funksionit gjyqësor dhe atij administrativ, duke i ruajtur kompetencat e të paditurit për nxjerrjen e aktit të certifikimit dhe rregullimin e plotë të pasojave të akteve të anuluara.

    Gjithashtu, Apeli gjen se vetëm fakti se Gjykata Supreme merr pjesë në procesin zgjedhor nuk është i mjaftueshëm për ta cilësuar atë si organ administrativ vendimmarrës apo për t’i atribuuar aktit të saj një karakter administrativ. Një cilësim i tillë, thuhet se do të kërkonte ekzistencën e një kompetence të posaçme ligjore për marrjen e një vendimi administrativ, e cila në rastin konkret i takon të paditurit.

    Shumica e votave në vendim, Apeli ka theksuar se nuk mund të identifikohet me numrin e fletëvotimeve të përdorura, numri i fletëvotimeve të përdorura tregon pjesëmarrjen në procesin e votimit, ndërsa numri i votave të vlefshme përcakton bazën reale mbi të cilën mund të vlerësohet mbështetja e kandidatëve.

    Për këtë arsye, në vendim thuhet se nga 34 fletëvotime të përdorura një fletëvotim është i pavlefshëm, baza për përcaktimin e shumicës përbëhet nga 33 votat e vlefshme. Dhe se një konstatim i tillë gjen mbështetje në nenin 9 të Rregullores 09/2019 që përcakton: “Shumica e thjeshtë e të gjithë gjyqtarëve të gjykatës përkatëse, respektivisht të Gjykatës së Apelit apo gjyqtarëve të Gjykatës Supreme duhet të marrin pjesë në votim”.

    Ndërkaq, në nën paragrafin 1.9 të nenit , të kësaj Rregulloreje, siç thuhet në vendim, nuk përcaktohet shumicën por kushtin për korum.

    Apeli ka cituar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO47/16, ku sipas tyre, ky aktvendim është nxjerrë në një kontekst tjetër kushtetues dhe normativ, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe kushtet për zhvillimin e raundeve të votimit të përcaktuara me nenin 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”

    The post Apeli i jep të drejtë Mejreme Memajt për anëtare të KGJK-së appeared first on Insajderi.

  • Bakker mezi gjen klub

    Bakker mezi gjen klub

    Bakker mezi gjen klub

    Mbrojtësi holandez, Mitchel Bakker, ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit.

    NEC-i ka edhe opsionin për ta zgjatur marrëveshjen me një vit.

    26-vjeçari ishte lojtar i lirë pas largimit nga Atalanta, dhe më parë ka luajtur te Ajax, PSG, Leverkusen dhe Lille.

    Ai mund të debutojë të shtunën ndaj ish-klubit të tij, Ajaxit.

  • Ja disa gjëra që duhet t’i bëni në të 30-at për të përmirësuar shëndetin tuaj në të 70-at

    Ja disa gjëra që duhet t’i bëni në të 30-at për të përmirësuar shëndetin tuaj në të 70-at

    Ja disa gjëra që duhet t’i bëni në të 30-at për të përmirësuar shëndetin tuaj në të 70-at

    Nga një ecje e shpejtë 15-minutëshe e deri te gjumi i rregullt – kryerja e këtyre veprimeve që në moshën 30-vjeçare mund t’ju ndihmojë të mbeteni në formë të mirë edhe kur të arrini në të 70-at.

    Mosha 30-vjeçare mund të jetë gjithashtu dekada e duhur për të filluar reduktimin e konsumit të alkoolit, transmeton Klankosova.tv.

    Konsumi i alkoolit lidhet me ndryshime në shprehjen gjenetike të trupit, të cilat përshpejtojnë plakjen. Alkooli është gjithashtu një faktor kryesor që prish gjumin; ruajtja e një orari të qëndrueshëm gjumi është thelbësore për të shmangur tkurrjen e trurit të lidhur me moshën dhe për të ulur rrezikun e demencës në dekadat e ardhshme. Kjo përfshin faktin që duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë – një praktikë e njohur si rregullsia e gjumit.

    Gjumi jo vetëm që i mundëson trupit të përqendrohet te riparimi i qelizave, por gjithashtu u jep njerëzve energjinë dhe motivimin për të ndjekur një stil jetese të shëndetshëm.

    “Edhe nëse ju mungon gjumi për një natë të vetme, metabolizmi juaj ndryshon dhe vullneti për të bërë gjërat që ju mbajnë të shëndetshëm zbehet”./BBC.

  • Diddy-t i shtyhet data e lirimit nga burgu, mbetet në izolim

    Diddy-t i shtyhet data e lirimit nga burgu, mbetet në izolim

    Sean “Diddy” Combs do të qëndrojë më gjatë në burg, pasi data e planifikuar e lirimit të tij është shtyrë me rreth gjashtë javë.

    Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve të publikuara nga Daily Mail, 56-vjeçari tani pritet të lirohet nga FCI Fort Dix në New Jersey më 2 mars 2028, ndërsa më parë data e lirimit ishte 21 janar 2028. Autoritetet nuk kanë dhënë një arsye konkrete për ndryshimin.

    Shtyrja vjen pak kohë pasi u raportua se Diddy ishte dërguar sërish në izolim, pas pretendimeve për trajtim të veçantë në burg.

    Sipas raportimeve, ai dyshohej se kishte marrë ndihmë nga të burgosur të tjerë, përfshirë gatimin, pastrimin e qelisë dhe shërbime të tjera.

    Burime të cituara nga TMZ kanë thënë se transferimi në izolim ishte pjesë e procedurës standarde ndërsa autoritetet kryenin një hetim.

    Megjithatë, nuk është e qartë nëse hetimi vazhdon dhe nëse qëndrimi i tij në izolim lidhet ende me të njëjtën çështje.

    Byroja Federale e Burgjeve deklaroi se, për arsye privatësie dhe sigurie, nuk komenton kushtet e ndalimit apo arsyet e ndryshimit të datave të lirimit.

    Ndërkohë, përfaqësuesja e Diddy-t, Juda S. Engelmayer, tha se nuk ka mënyrë që ekipi i tij t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime. /Telegrafi/