Blog

  • Kur pushimi kthehet në diçka më shumë

    Kur pushimi kthehet në diçka më shumë

    Vera mund të jetë koha kur bregdeti shijohet më së shumti, por vjeshta është një periudhë e mirë për ta parë pronën pranë detit nga një perspektivë tjetër: si një investim për të ardhmen.

    Kur pushimet përfundojnë dhe vendimet merren me më shumë qetësi, në fokus hyjnë elementet që përcaktojnë vlerën e një prone në afat të gjatë – lokacioni, cilësia e ndërtimit, zhvillimi i zonës dhe mënyrat se si ajo mund të shfrytëzohet gjatë viteve.

    Në Kune të Shëngjinit, Holiday In 2 nga Edil Project sjell pikërisht këtë mundësi, duke kombinuar pozicionin pranë bregdetit me një koncept rezidencial të menduar për pushime, qëndrime familjare dhe pronësi afatgjatë. Projekti ndodhet vetëm rreth 10 metra nga bregu i Adriatikut dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 60 mijë metrash katrorë.

    Lokacioni mbetet një nga faktorët kryesorë të investimit

    Kur blihet një pronë, metrat katrorë janë vetëm një pjesë e vendimit. Pozicioni është ai që mund ta bëjë atë tërheqëse edhe pas shumë vitesh.

    Kune e Shëngjinit kombinon afërsinë me detin me ambientin natyror të zonës, ndërsa Holiday In 2 është pozicionuar pranë plazhit dhe mes gjelbërimit të pishave. Ky pozicion e bën pronën të përshtatshme si për përdorim personal, ashtu edhe për ata që e shohin blerjen si një aset që mund të shfrytëzohet në të ardhmen.

    Për këtë arsye, një apartament pranë detit nuk duhet parë vetëm për javët e verës. Ai mund të jetë vendi ku familja kalon fundjavat, pushimet dhe periudha të ndryshme gjatë vitit, ndërsa në perspektivë mbetet një pronë në një lokacion bregdetar.

    Një investim që lidhet edhe me mënyrën e jetesës

    Vlera e Holiday In 2 lidhet edhe me konceptin e kompleksit. Sipas Edil Project, projekti përfshin apartamente, njësi shërbimi, qendër biznesi, pishinë, hapësira për fëmijë, plazh privat, parking dhe siguri.

    Kjo krijon mundësinë që blerja të ketë dy funksione: një pronë me perspektivë afatgjatë dhe një hapësirë që familja mund ta shijojë vetë.

    Sepse investimi në pasuri të paluajtshme merr më shumë kuptim kur lidhet me një lokacion të mirë, një projekt të menduar me kujdes dhe një pronë që mund të mbetet pjesë e familjes për vite.

    Këtë vjeshtë, Holiday In 2 ju fton ta shihni detin përtej pushimeve të verës – si vendin ku mund të jetë investimi juaj i ardhshëm.Zbuloni Holiday In 2 dhe gjeni vendin tuaj pranë detit.

    Numri kontaktues: +355 69 203 5005

    Email: info@edilproject.al

    Facebook: Edilproject.al

    Instagram: edilproject.al

    Uebfaqe: edilproject.al

  • Liverpool përgatit ofertën gjigante për Mbappen

    Liverpool përgatit ofertën gjigante për Mbappen

    Liverpool përgatit ofertën gjigante për Mbappen

    Liverpool po përgatit një lëvizje spektakolare për Kylian Mbappén, me klubin anglez që synon ta transferojë yllin e Real Madridit në verën e vitit 2027.

    Sipas Fichajes, “Reds” po shqyrtojnë një ofertë që mund të arrijë në 212 milionë funte, ndërsa tashmë po mendojnë edhe mënyrat e financimit të një operacioni të tillë.

    Liverpool mund të detyrohet të largojë dy futbollistë me paga të larta për të krijuar hapësirën financiare të nevojshme për transferimin e francezit.

    Raportohet gjithashtu se drejtuesit e klubit nga “Anfield” planifikojnë të kontaktojnë përfaqësuesit e Mbappés në fillim të vitit 2027, duke shpresuar të përfitojnë nga dëshira e tij e raportuar për t’u larguar nga Real Madridi.

    Nëse realizohet, një transferim prej 212 milionë funtesh do të ishte një prej operacioneve më të mëdha në historinë e futbollit.

    The post Liverpool përgatit ofertën gjigante për Mbappen appeared first on Insajderi.

  • Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

    Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

    Analistja Ivana Stradner ka reaguar pas raportimeve të The New York Times se dy këshilltarë të lartë politikë të presidentit amerikan Donald Trump kanë këshilluar qeverinë pro-ruse të Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë.

    Stradner, përmes një postimi në rrjetin social X, i është referuar raportimit të The New York Times, duke theksuar se bëhet fjalë për dy persona të afërt me administratën Trump.

    Ajo tha se presidenti amerikan ka të drejtë të distancohet nga lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, por edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Presidenti Trump ka absolutisht të drejtë të distancohet nga Dodik, por edhe nga Vuçiqi i Serbisë. Ata nuk janë aleatë të SHBA-së; ata janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut, të cilët po e përdorin presidentin Trump për legjitimitet”, shkroi Stradner.

    Reagimi i saj erdhi pasi Trump deklaroi se Chris LaCivita dhe James Blair, dy figura të njohura të rrethit të tij politik, janë “konsulentë të jashtëm” dhe nuk punojnë për të si këshilltarë.

    Trump tha se të dy punojnë edhe për klientë të tjerë dhe se, në rast të ndonjë konflikti interesi, ai do t’i largonte menjëherë.

    Deklarata e Trumpit është publikuar në një kohë kur roli i këshilltarëve amerikanë në raport me aktorët politikë në Ballkan, veçanërisht me strukturat pro-ruse në Republikën Srpska, po tërheq vëmendje të shtuar.

    Stradner, e cila shpesh kritikon ndikimin rus në Ballkan, e vendosi çështjen në një kontekst më të gjerë, duke argumentuar se liderët si Dodik dhe Vuçiq synojnë të përfitojnë nga afërsia me administratën amerikane, ndërkohë që ruajnë lidhje të forta me Moskën dhe Pekinin.

  • VLEN: Korridori 8, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit

    VLEN: Korridori 8, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit

    Nga VLEN thonë se Korridori VIII është një nga projektet strategjike për Maqedoninë e Veriut, që lidh vendin me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe krijon një korridor të rëndësishëm Lindje-Perëndim, nga Deti i Zi deri në Adriatik.

    Ata thonë se zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga radhët e VLEN-it, Kaltrina Zekolli Shaqiri, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

    “Konferenca mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga vendet e rajonit, institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë, me fokus në zhvillimin e infrastrukturës, lidhshmërinë ndërkufitare, investimet, energjinë dhe integrimin ekonomik. Për Maqedoninë e Veriut, përfundimi dhe modernizimi i infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII nënkupton lidhje më të mira rrugore dhe hekurudhore, qarkullim më efikas të njerëzve dhe mallrave, si dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik dhe investime”.

    “VLEN angazhohet që projektet infrastrukturore strategjike të vendit të avancohen me standarde moderne dhe në koordinim me partnerët rajonalë dhe evropianë. Korridori VIII e vendos Maqedoninë e Veriut në një pozitë të rëndësishme në rrjetin e lidhjeve evropiane dhe krijon mundësi të reja për ekonominë, bizneset dhe qytetarët”, thonë nga VLEN.

  • SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia

    SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia

    SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës.

    SHKKSH, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës.

    Po ashtu, ata kanë falënderuar ata që janë angazhuar dhe kanë bashkëpunuar në kërkimin e Mehmetit.

    Ndryshe, paraditen e sotme, SHKKSH, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i cili ishte larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij: Mercedes-Benz.

    The post SHKKSH njofton se Hafiz Mehmeti është gjetur i vdekur nga Policia appeared first on Insajderi.

  • Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex

    Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex

    Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex

    Me ardhjen e vjeshtës, ritmi i ditëve ndryshon: më shumë angazhime, më pak kohë, por e njëjta dëshirë për t’u mbledhur bashkë rreth tryezës familjare.

    Pikërisht për këto çaste, Ananas Impex sjell në treg prodhimin e ri Bonafide Salcë Arrabiata, një zgjidhje e shpejtë dhe e shijshme për ditët e ngarkuara të vjeshtës, kur familja kërkon ngrohtësi dhe shije autentike pa humbur kohë në kuzhinë.

    Përgatitja është e thjeshtë: mjafton ta hedhësh në 300 ml ujë të valë dhe ta përziesh vazhdimisht për 3-6 minuta, dhe ke gati një salcë të pasur me domate të thata (min. 35%), erëza pikante dhe aromë autentike italiane, e mjaftueshme për rreth 3 racione.

    Shija e saj unike, e karakterizuar nga prekja pikante e erëzave dhe thellësia e domates së thatë, e bën këtë salcë shoqëruesin ideal për çdo lloj paste – nga shpageta klasike, te penne apo fusilli. Ideale për ata që duan një gatim të shpejtë, por pa hequr dorë nga shija autentike italiane.

    Bonafide Salcë Arrabiata është zgjedhja ideale për mbrëmjet e vjeshtës kur familja mblidhet, historitë ndahen dhe një pjatë e ngrohtë makaronash bëhet arsye për t’u ulur bashkë.

    Me këtë prodhim të ri, Ananas Impex forcon edhe më tej reputacionin e saj si një ndër kompanitë e dalluara për zgjidhje kuzhine cilësore dhe praktike, të përshtatura për çdo shtëpi shqiptare.

    The post Bonafide Salcë Arrabiata – produkti më i ri nga Ananas Impex appeared first on Insajderi.

  • Pekini kërkon dialog, BE-ja kërkon ndryshim të bilancit tregtar

    Pekini kërkon dialog, BE-ja kërkon ndryshim të bilancit tregtar

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregtinë, Maros Sefqoviq, ka mbërritur në Pekin për bisedime dyditore me zyrtarët kinezë, në përpjekje për të adresuar deficitin tregtar të BE-së me Kinën dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve tregtare.

    Pas takimit me ministrin kinez të Tregtisë, Wang Wentao, Sefqoviq tha se BE-ja po punon për të “ribalancuar tregtinë BE-Kinë”, duke theksuar se bisedimet duhet të prodhojnë rezultate konkrete.

    Vizita e tij vjen në një kohë kur deficiti tregtar i BE-së me Kinën është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2022. Sipas të dhënave të BE-së, Kina eksporton në tregun evropian rreth 1 miliard euro më shumë mallra dhe shërbime çdo ditë sesa eksporton BE-ja në Kinë.

    Në Bruksel, një pjesë e këtij hendeku i atribuohet praktikave që BE-ja i konsideron të padrejta tregtare, përfshirë subvencionet shtetërore dhe shitjen e produkteve me çmime shumë të ulëta, që sipas zyrtarëve evropianë dëmtojnë konkurrencën e kompanive evropiane. Pekini i ka hedhur poshtë këto akuza.

    Kina kërkon dialog

    Ministria e Jashtme e Kinës bëri thirrje për dialog dhe bashkëpunim, duke deklaruar se zgjidhja e dallimeve ekonomike dhe tregtare përmes dialogut dhe konsultimeve të barabarta është në interesin e përbashkët të Kinës dhe BE-së.

    Zëdhënësja e ministrisë, Mao Ning, tha se Kina shpreson që pala evropiane të punojë së bashku me Pekinin për të gjetur zgjidhje.

    Gjatë vizitës, Sefqoviq u takua gjithashtu me përfaqësues të kompanive evropiane që operojnë në Kinë. Sipas tij, mesazhi i tyre ishte i qartë: nevoja për qasje më të mirë në tregun kinez dhe njëkohësisht forcimi i sigurisë ekonomike të BE-së.

    Në fokus edhe automjetet hibride

    Përveç deficitit tregtar, në bisedime pritet të trajtohet edhe mosmarrëveshja për eksportet kineze të automjeteve hibride drejt tregut evropian.

    Sipas diplomatëve, Kina ka refuzuar kërkesat për të kufizuar vullnetarisht eksportet në rritje të këtyre automjeteve drejt BE-së.

    Brukseli mund të shqyrtojë vendosjen e përkohshme të kuotave dhe tarifave për importet e automjeteve kineze, masë të cilën Pekini e kundërshton fuqishëm.

    Merz dhe Macron kërkojnë masa më të ashpra

    Në fillim të kësaj jave, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kërkuan masa më të forta të BE-së ndaj praktikave tregtare që ata i konsiderojnë të padrejta.

    Sipas tyre, këto praktika po dëmtojnë kompanitë evropiane dhe po rrisin varësinë ekonomike të bllokut nga Kina.

    Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi muajin e kaluar se çekuilibri aktual tregtar mund të çojë në deindustrializimin e qendrave industriale të Evropës.

    Marrëdhëniet tregtare me Kinën pritet të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të liderëve të BE-së në samitin që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

    Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

    Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete i moshuari Hafiz Mehmeti.

    Kjo shoqatë kishte njoftuar se i njëjti ishte larguar pak ditë më parë nga shtëpia, me veturën e tij.

    “Ju njoftimë me dhimbje se Hafiz Mehmeti është gjetur pa shenja jete nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Europol: Gati 50 të arrestuar, goditet rrjeti ballkanik i drogës - dyshohet se kreu edhe disa vrasje

    Europol: Gati 50 të arrestuar, goditet rrjeti ballkanik i drogës – dyshohet se kreu edhe disa vrasje

    Gati 50 persona janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar policor kundër një rrjeti të trafikut të drogës, në të cilin bënin pjesë persona nga Ballkani Perëndimor dhe që dyshohet se është i lidhur me vrasje, rrëmbime dhe sulme me granata në vende të ndryshme të Evropës.

    Hetimi, i mbështetur nga Europol, zbuloi se rrjeti fshihte sasi të mëdha droge në ngarkesa të rregullta tregtare. Kur dërgesat dështonin, droga konfiskohej ose lindnin mosmarrëveshje, anëtarët e grupit dhe familjarët e tyre dyshohet se bëheshin cak i hakmarrjeve të dhunshme.

    Operacioni kulmoi më 6 tetor, kur policia kontrolloi 42 prona në Slloveni dhe Spanjë. Hetuesit nga këto dy shtete bashkëpunuan me autoritetet kroate, ndërsa arrestimet u koordinuan në kohë reale nga një qendër e mbështetur nga Europol në Lubjanë.

    Në Slloveni u arrestuan 34 persona, një në Spanjë dhe një në Kroaci. Njëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët.

    Gjatë aksionit u sekuestruan 66 kilogramë drogë, përfshirë 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë, si dhe armë zjarri, bizhuteri dhe para të gatshme.

    Rrjeti dyshohet për vrasje dhe sulme me eksplozivë

    Hetuesit e lidhën rrjetin me disa raste të të shtënave me armë, vrasje dhe tentativa vrasjeje, si dhe me rrëmbimin e njërit prej anëtarëve të grupit.

    Në sulmet e kryera janë përdorur edhe mjete shpërthyese, përfshirë granata dore, ndërsa objektiva kanë qenë kryesisht anëtarët e grupit ose familjarët e tyre.

    Sipas hetuesve, të dyshuarit përdornin dhunën për të rikuperuar humbjet, për të ndëshkuar personat që konsideroheshin përgjegjës dhe për të ruajtur kontrollin mbi aktivitetet e rrjetit kriminal. Hetimi zbuloi edhe një tentativë vrasjeje në Spanjë.

    Në rrjet dyshohet se kanë marrë pjesë shtetas të Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe persona nga Sllovenia, Bullgaria, Turqia dhe Holanda.

    Droga fshihej në ngarkesa të rregullta

    Anëtarët e rrjetit përdornin platforma të enkriptuara komunikimi, përfshirë SKY ECC dhe CryptCom, për të koordinuar transportin e drogës dhe për t’iu shmangur autoriteteve.

    Sipas Europol-it, ata rekrutonin shoferë, kryesisht nga Sllovenia, Bosnja-Hercegovina dhe Bullgaria, të cilët transportonin drogën së bashku me mallra të ligjshme me kamionë, furgonë dhe automjete.

    Kokaina, kanabisi, amfetamina, MDMA-ja dhe metamfetamina transportoheshin nga Belgjika, Holanda dhe Spanja drejt vendeve të tjera evropiane. Rrugët ekzistuese tregtare përdoreshin si mbulesë për trafikun e drogës.

    Nga shkurti i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2026, autoritetet sekuestruan 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA.

    Megjithatë, hetimi tregoi se aktiviteti kriminal ishte shumë më i madh se sasitë e sekuestruara. Bazuar në komunikimet e enkriptuara dhe provat e tjera, autoritetet kanë identifikuar edhe rreth 2.5 tonë kanabis, 474 kilogramë kokainë, 104 kilogramë heroinë, 30 kilogramë amfetaminë dhe 11.6 kilogramë MDMA që dyshohet se janë trafikuar nga rrjeti.

    Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu mijëra tableta ekstazi, ketaminë, hashash dhe kërpudha psikoaktive, si dhe lëndë kimike të destinuara për prodhimin e drogës.

    Operacioni përfshiu autoritete nga 22 shtete dhe u koordinua me mbështetjen e Europol-it nga një qendër në Lubjanë. /Telegrafi/

  • “Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A

    “Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A

    Mesfushori Veldin Hoxha thotë se të gjithë po punojnë shumë për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë në nivelin ndërkombëtar, ndërsa objektivi është promovimi në Ligën A të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” morën pesë pikë në katër xhirot e para, duke regjistruar një fitore me Irlandën, dy barazime ndaj Izraelit dhe Austrisë, si dhe pësuan një disfatë nga austriakët në Vjenë.

    Hoxha, që është kthyer në një titullar në formacionin e Franco Fodas, në një intervistë të gjatë për Telegrafin komentoi ecurinë e këtyre përballjeve.

    Ylli i Rubin Kazanit e pranoi se kur Kosova luan në “Fadil Vokrri” paraqitjet gjithnjë janë më të mirë, por ka ndonjë rast që nuk po iu ecën mbarë, për ta marrë si shembull barazimin pa gola me Izraelin.

    “Mendoj se kemi pasur paraqitje të mira, sidomos në shtëpi. Dy ndeshjet jashtë fushe nuk ishin të këqija, por nuk ishin në nivelin që kemi treguar në shtëpi”.

    “Po, kam pasur shumë raste, por nuk kam shënuar. Jam i lumtur që po kam raste, por duhet t’i shfrytëzoj. Pres ndeshjet e ardhshme”.

    “Ishte një ndeshje e çuditshme, e vështirë për t’u përshkruar, por ne përpiqemi ta luajmë çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonjëherë mund të ndodhin ndeshje si ajo kundër Izraelit”.

    Hoxha e vlerësoi se Kosova humbi dy pikë në sfidën me Austrinë duke deklaruar se e merituan fitoren dhe nënvizoi se objektivi mbetet promovimi në Ligën A.

    “Austria? Mendoj se e merituam fitoren, por në futboll, kur nuk shënon, shumicën e rasteve ndodh ajo që ndodhi në ndeshjen e djeshme. Mendoj se humbëm dy pikë në këtë ndeshje, pasi ishim skuadra më e mirë”.

    “Do të japim gjithçka për t’i fituar ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës. Synimi ynë është të ngjitemi në Ligën A”.

    Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Foda po e përdorë Ligën e Kombeve si “test” ndaj lojtarëve për kualifikimin në “Euro 2028”.

    “Ne duam të fitojmë çdo herë, pavarësisht nëse është Liga e Kombeve apo ndonjë kompeticion tjetër. Nuk ka ndeshje testuese. Ne punojmë shumë për të luajtur për Kosovën dhe nuk ka asgjë më të madhe sesa të luash për vendin tënd”.

    “A kemi gjasa për Evropian? Mendimi im është se po, kemi një ekip shumë të mirë, një atmosferë shumë të mirë dhe deri tani kemi treguar një nivel shumë të mirë”, përfundoi Hoxha për Telegrafin.

    Përndryshe, Kosova rikthehet në mesin e muajit nëntor në “aksion” për t’u përballur me Izraelin (14 nëntor) në Prishtinë, kurse tre ditë më vonë i shkon Irlandës në Dublin (17 nëntor)./Telegrafi/