Blog

  • Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin

    Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin

    Një 36-vjeçar zviceran është gjetur i pajetë në një banesë në Brugg të kantonit Aargau, pasi policia mori një njoftim për të shtëna me armë të martën mbrëma.

    Policia që mbërriti në vendngjarje e gjeti burrin me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Për të, ndihma mjekësore erdhi tepër vonë.

    Pas një operacioni kërkimi dhe hetimesh, policia arrestoi të mërkurën pasdite një 38-vjeçar nga Tunizia, i cili dyshohet rëndë se është i përfshirë në ngjarje, shkruan Aargauer Zeitung, transmeton Telegrafi.

    Policia dhe Prokuroria e Aargaut dyshojnë për vrasje dhe kanë nisur hetimet penale. Prokuroria pritet të kërkojë paraburgimin e të dyshuarit.

    Sipas autoriteteve, nuk ka pasur rrezik për popullatën./Telegrafi/

  • Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

    Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

    Gazetari kroat Zoran Kusaovac ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës, duke vënë në pah faktin se ajo është katolike në një vend me shumicë dërrmuese myslimane.

    Përmes një postimi, Kusaovac ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Serbi, duke ngritur çështjen e pranimit të dallimeve fetare në jetën politike dhe institucionale.

    Ai ka theksuar se zgjedhja e një presidenteje katolike në Kosovë nuk është shoqëruar me teori konspirative kundër Islamit, akuza për ndonjë komplot të Vatikanit apo pretendime se Perëndimi po përpiqet të minojë fenë e shumicës.

    Në këtë kontekst, gazetari kroat ka vënë në pikëpyetje nëse një skenar i ngjashëm do të ishte i imagjinueshëm në Serbi, ku shumica e popullsisë i përket besimit ortodoks.

    “Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës. A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar Kusaovac.

    Përmes këtij krahasimi, Kusaovac ka vënë në fokus dallimet në mënyrën se si perceptohen përkatësia fetare dhe përfaqësimi politik në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Postimi i tij e vendos zgjedhjen e Shiroka-Pulës në kontekstin e tolerancës fetare dhe të mundësisë që përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare të marrin poste të larta shtetërore, pa u shndërruar përkatësia e tyre fetare në çështje kontestuese politike./Telegrafi.

  • Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën

    Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën

    Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën

    Vajza e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulës, Donika Belegu, i ka dedikuar një urim nënës së saj pas zgjedhjes në këtë post.

    Përmes një postimi në Instagram, Belegu ka shprehur krenarinë për nënën e saj, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si një moment historik.

    “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa krenare jam për ty, mami. Presidente Justina Shiroka Pula – çfarë nderi dhe momenti historik”, ka shkruar ajo.

    The post Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën appeared first on Insajderi.

  • Mourinho nuk ka rregulluar asgjë, plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

    Mourinho nuk ka rregulluar asgjë, plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

    Mourinho nuk ka rregulluar asgjë, plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

    Real Madrid po përgatitet të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtareve, por situata brenda klubit vazhdon të jetë larg qetësisë së shumëpritur.

    Ardhja e José Mourinho në stolin madrilen u shoqërua me pritshmëri të mëdha për rikthimin e skuadrës në luftën për titull, por problemet brenda grupit duket se ende nuk janë zhdukur.

    Sipas Cadena SER, atmosfera në dhomën e zhveshjes mbetet e ftohtë dhe trajneri portugez nuk ka arritur deri tani ta ndryshojë dinamikën e krijuar prej muajsh.

    Gazetari Antón Meana ka dhënë një sinjal të fortë në lidhje me situatën, duke thënë se ajo është praktikisht e njëjtë me atë të pesë muajve më parë.

    Në emisionin El Larguero, Meana ka bërë të ditur se brenda grupit madrilen ka pasur edhe episode fizike mes futbollistëve.

    Sipas tij, dy lojtarë kanë përfunduar në një përleshje, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike. Informacioni vjen në një moment kur Real Madrid po përpiqet të lërë pas problemet e sezonit të kaluar dhe të rikthejë stabilitetin në skuadër.

    Kjo nuk është hera e parë që dhoma e zhveshjes së Real Madridit përballet me një situatë të tillë.

    Në fundin e sezonit të kaluar, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni u përfshinë në një konflikt që u përshkallëzua edhe në dhomën e zhveshjes.

    Valverde përfundoi në spital pasi u rrëzua dhe u përplas me një tavolinë, ndërsa klubi hapi procedurë disiplinore ndaj të dyve, shkruan tch.

    Kur mori drejtimin e Real Madridit, Mourinho ishte në dijeni të tensioneve të krijuara gjatë sezonit të kaluar.

    Në gusht, trajneri portugez deklaroi se kishte ardhur me shumë informacion, por kishte vendosur të niste gjithçka nga e para.

    Mourinho tha atëherë se marrëdhënia mes Tchouaméni dhe Valverde dukej normale dhe se nuk kishte pasur nevojë të ndërhynte për të rikthyer paqen mes tyre.

    Situata vjen në një moment delikat për skuadrën madrilene. Pas pauzës së kombëtareve, Real Madrid ka përpara një seri ndeshjesh të rëndësishme, përfshirë përballjen me Villarreal, transfertën ndaj Roma në Champions League dhe sfidën ndaj Barcelona në La Liga.

    Sipas Cadena SER, Barcelona aktualisht kryeson me pesë pikë avantazh ndaj Real Madridit, duke e bërë periudhën e ardhshme veçanërisht të rëndësishme për skuadrën e Mourinhos.

    Për momentin, identiteti i dy lojtarëve që dyshohet se janë përfshirë në përplasjen e fundit mbetet i panjohur.

    The post Mourinho nuk ka rregulluar asgjë, plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve appeared first on Insajderi.

  • Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë

    Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë

    Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë

    Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë.

    Bëhet fjalë për Xhevdet Muriqin që ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë Kurti përmes një njofitmi për media.

    Postimi i plotë:

    Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur përplot, te publiku që jetonte me lojën dhe te golat që ende i kujtojmë. Folëm edhe për vëllain e tij, Fadil Muriqin që jeton në Australi, për kolegët, Fadil Vokrrin, Kujtim Shalën, trajnerin Qiro Bllazheviq dhe të tjerët.

    FC Prishtina na mblidhte në stadium, por edhe pranë radios e televizorit. Fitoret dhe sukseset e klubit, por edhe ngecjet e humbjet, i ndienim e përjetonim si tonat. Ishte futboll, ishte edhe krenari.

    Nga ndeshjet e së kaluarës, kaluam edhe tek ato që po i ndjekim sot. Biseduam për paraqitjet e fundit të Kosovës, për ngritjen e përfaqësueses dhe për ndeshjet e radhës që na presin gjatë nëntorit.

    The post Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë appeared first on Insajderi.

  • Komisioni Evropian për vizitën e Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor: Pjesë e vrullit për zgjerimin e BE-së

    Komisioni Evropian për vizitën e Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor: Pjesë e vrullit për zgjerimin e BE-së

    Komisioni Evropian për vizitën e Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor: Pjesë e vrullit për zgjerimin e BE-së

    Komisioni Evropian ka bërë një përmbledhje të turneut të presidentes Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar atë si dëshmi të vrullit që ekziston për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

    “Turneu i Presidentes von der Leyen në Ballkanin Perëndimor tregoi vrullin që ekziston për zgjerimin. Progresi është real, reformat mbeten thelbësore dhe BE-ja po i mbështet partnerët në çdo hap të rrugës”, thuhet në një postim në X.

     Në kuadër të këtij turneu, Von der Leyen vizitoi edhe Kosovën, njofton Klankosova.tv

    Në Prishtinë, ajo diskutoi për procesin e integrimit evropian të Kosovës, reformat dhe zhvillimet politike në vend, si dhe për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ofron Kosovës.

    Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen përcolli mesazhin se rruga drejt Bashkimit Evropian lidhet me zbatimin e reformave dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

    Komisioni Evropian theksoi se përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është real, por reformat mbeten një element thelbësor në procesin e integrimit evropian.

  • I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

    I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

    I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

    Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se i vuri zjarrin një marketi në në lagjen nr. 3 të Cërrikut, mëngjesin e të enjtes.

    “Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik”, tha policia, raporton A2 CNN, transmeton klankosova.tv.

    Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

  • Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës me qëndrim të qartë për fushatën

    Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës me qëndrim të qartë për fushatën

    Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës me qëndrim të qartë për fushatën

    Për zgjedhjet në Serbi, fushatat parazgjedhore nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë.

    Kështu ka konfirmuar, Veton Elshani – zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

    “Vetëm mundem me të tregu që ne e kemi udhëzim prej eprorëve tanë, vendim që nuk lejohet mbajtja e fushatës parazgjedhore, zgjedhore të Serbisë në Kosovë dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet”, tha Elshani për KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.

    Ai njoftoi se një aktivitet i tillë është zhvilluar të mërkurën në Mitrovicë të Veriut, ku, sipas tij, ishin mbledhur rreth 200 mësues.

    “Një rast dje ka qenë, kanë qenë rreth 200 arsimtarë, mësues. I kanë ftuar Lista Serbe për me ju tregu se si duhet votuar, çka të bëjnë. Kjo ka qenë informata jonë. Kur kemi shkuar, ata kanë thënë që tubimi ka qenë në lidhje me integrimin e shkollave, pastaj janë larguar”, tha Elshani.

  • Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen

    Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen

    Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen

    Vajza e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulës, Donika Belegu, i ka dedikuar një urim nënës së saj pas zgjedhjes në këtë post.

    Përmes një postimi në Instagram, Belegu ka shprehur krenarinë për nënën e saj, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si një moment historik.

    “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa krenare jam për ty, mami. Presidente Justina Shiroka Pula – çfarë nderi dhe momenti historik”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv

  • BE: Ligji për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare

    BE: Ligji për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare

    BE: Ligji për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare

    Bashkimi Evropian (BE), ka reaguar sërish lidhur me Ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara, për të cilin thotë se bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

    Përmes deklaratës me shkrim, BE-ja thotë se ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor i themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës

    “…BE-ja ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor i themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014-2015, që vepron brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe është i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës. Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale…”

    Gjithashtu, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për të siguruar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe angazhimin për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

    “Mbrojtja dhe siguria e dëshmitarëve duhet të sigurohet”, thuhet në deklaratë./Klankosova.tv