Blog

  • Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s'kishte pjesë rezervë për sanim

    Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s’kishte pjesë rezervë për sanim

    Ngujimi i 63 minatorëve, Trepça: Ndodhi avari në trafo, s'kishte pjesë rezervë për sanim

    Ndërmarrja Trepça ka dalë me njoftim lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Minierën me Flotacion në Stan Tërg, ku 63 minatorë u ndodhën në minierë pas një avarie në sistemin elektrik.

    Sipas njoftimit të Trepçës, avaria ka ndodhur dje, rreth orës 19:30, në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për minierën dhe Njësinë e Flotacionit.

    Në momentin e avarisë, në minierë ndodheshin 63 minatorë, të cilët ishin në ndërrimin e dytë dhe planifikonin ta përfundonin punën në orën 23:00.

    Trepça njofton se 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente, ndërsa nëntë të tjerë kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në orën 02:30, ndërsa nëntë minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50.

    Sipas Trepçës, pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë.

    Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV.  

    “Procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë, pasi këto pjesë nuk disponohen aktualisht në stok. Pas përfundimit të riparimeve dhe kryerjes së të gjitha verifikimeve teknike dhe të sigurisë, do të bëhet rikthimi i plotë i furnizimit me energji elektrike dhe vënia në funksion e Njësisë së Flotacionit. Ne mbesim të angazhuar me të gjitha mundësistë tona dhe pa kursyer asgjë nga ajo që dimë e mundemi, për ta kthyer situatën në normalitet. Për zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e sanimit të avarisë do të njoftoheni me kohë”, thotë ndërrmarja./Klankosova.tv

  • Ndalohen punimet një objekt ndërtimi në Ferizaj

    Ndalohen punimet një objekt ndërtimi në Ferizaj

    Ndalohen punimet një objekt ndërtimi në Ferizaj

    Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Ferizajt, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

    Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës, transmeton Klankosova.tv.

    “Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”.

  • Rama kërkon nga Supremja shqyrtim me prioritet të rastit të NPB-së: 350 familje pa paga

    Rama kërkon nga Supremja shqyrtim me prioritet të rastit të NPB-së: 350 familje pa paga

    Rama kërkon nga Supremja shqyrtim me prioritet të rastit të NPB-së: 350 familje pa paga

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), duke thënë se në këtë çështje janë të përfshira rreth 350 familje.

    Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar NPB-në, ku është takuar me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pagat e punëtorëve, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, situata është krijuar si pasojë e një vendimi të marrë para fillimit të mandatit të tij, për të cilin ai pretendon se është i paligjshëm dhe se ka rrezikuar funksionimin e ndërmarrjes.

    “Këtë çështje e kam adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes sonë, sepse kam parë se vendimi dhe procesi janë të paligjshëm dhe e rrezikojnë ndërmarrjen, siç edhe ndodhi”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka thënë se gjatë viteve të fundit ka kërkuar që gjykatat ta mbrojnë pronën publike, ndërsa tani ka përsëritur kërkesën për një vendim nga Gjykata Supreme.

    “Prandaj, kërkoj nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë këtë çështje me prioritet, sepse 350 familje kanë mbetur pa paga dhe po dëmtohen nga një proces i nisur në qeverisjen e kaluar në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.

    Ai ka theksuar se, sipas tij, problemi nuk është krijuar nga qeverisja aktuale, por se janë ndërmarrë veprime për ta ndalur atë.

    “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për ta ndalur. Tani kërkojmë vendim, mbrojtje të ndërmarrjes dhe llogaridhënie”, ka thënë Rama.

  • “Një emër i paharruar i lirisë së Kosovës”, Haradinaj përkujton 'Sandokanin'

    “Një emër i paharruar i lirisë së Kosovës”, Haradinaj përkujton ‘Sandokanin’

    “Një emër i paharruar i lirisë së Kosovës”, Haradinaj përkujton 'Sandokanin'

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes Abedin Rexhën, të njohur me nofkën “Sandokani”.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, duke e cilësuar si një luftëtar trim dhe të vendosur.

    “Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur ra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si luftëtar trim e të vendosur, një emër i paharruar i lirisë së Kosovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj./Klankosova.tv

  • Peja nën ritmin e Festivalit të Letërsisë (VIDEO)

    Peja nën ritmin e Festivalit të Letërsisë (VIDEO)

    Peja nën ritmin e Festivalit të Letërsisë (VIDEO)

    Festivali i Letërsisë në Pejë, po gjallëron jetën artistike në këtë qytet.

    Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Pejës, Xhenet Syka, në emisionin “Ora Shtatë”, bëri të ditur se ky është edicioni i 22-të, në kuadër të të cilit ndahet edhe çmimi tradicional për poezi “Azem Shkreli”, transmeton Klankosova.tv.

    Syka ndër të tjera bëri të ditur se në ditën e dytë të festivalit, u nda edhe çmimi “Peja”, çmim ky që iu ndahet fëmijëve.

  • Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

    Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Komunën e Ferizajt, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas Inspektoratit, gjatë inspektimit në objekt janë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.

    Për këtë arsye, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

    Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Qëllimi, sipas institucionit, është parandalimi i aksidenteve dhe krijimi i kushteve të sigurta në vendet e punës. /Telegrafi/

  • Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij në Rahovec, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij në Rahovec, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:00, në Rahovec.

    Tutje bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Rahovec 07.10.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, lidhur me rastin është informuar edhe QPS-ja dhe mbrojtësit e viktimave. /Telegrafi/

  • Pse praktika po bëhet po aq e rëndësishme sa diploma në tregun e punës

    Pse praktika po bëhet po aq e rëndësishme sa diploma në tregun e punës

    Përfundimi i fakultetit sjell njohuri dhe bazën profesionale, por hyrja në tregun e punës shpesh tregon se teoria nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Në shumë profesione, sfida kryesore nis pikërisht atëherë kur njohuritë duhet të zbatohen në situata konkrete pune.

    Për këtë temë u diskutua në episodin e radhës të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, ku moderatorja Fiona Xhema Troshupa bashkëbisedoi me Ideal Vejsën Ceo nga Maden Group, njëkohësisht përfaqësues i partneritetit mes Adapt Academy dhe projektit Matching Skills to Jobs – MSJ.

    Sipas Vejsës, mungesa e përvojës praktike është një nga boshllëqet që vazhdon të vërehet te profesionistët e rinj, sidomos në fushën e arkitekturës.

    “Në pjesën e vizatimeve jemi shumë të mirë, kurse kur të vjen puna e ekzekutimit të punëve, çalojmë.”

    Pikërisht kjo nevojë ka qenë edhe një nga arsyet për krijimin e Adapt Academy, e cila synon t’i afrojë aftësitë profesionale me kërkesat konkrete të industrisë, përmes trajnimeve praktike dhe bashkëpunimit me kompani private.

    Duke folur nga përvoja personale, Vejsa tregoi se një pjesë shumë të madhe të njohurive profesionale i kishte fituar vetëm pasi kishte filluar punën.

    “Nëntëdhjetë për qind të punës time e kam mësuar kur kam filluar me punu, jo në fakultet.”

    Sipas tij, kjo nuk e zbeh rolin e fakultetit, por tregon se zhvillimi profesional duhet të vazhdojë edhe pas diplomimit. Njohuritë teorike krijojnë bazën, ndërsa përvoja praktike ndihmon që ato të kthehen në aftësi që mund të përdoren drejtpërdrejt në punë.

    Ky hendek mes arsimit dhe praktikës reflektohet edhe në tregun e punës. Edhe pse numri i të diplomuarve është i madh, bizneset vazhdojnë të përballen me vështirësi në gjetjen e stafit që është i gatshëm të përfshihet menjëherë në procese konkrete pune.

    Vejsa thekson se pikërisht pjesa praktike është ajo që mund t’i ndihmojë kandidatët të plotësojnë më mirë kriteret që kërkojnë punëdhënësit dhe të përshtaten më shpejt me kërkesat e profesionit.

    Biseda përcjell një mesazh të qartë: diploma është baza, por praktika është ajo që e afron profesionistin me realitetin e tregut të punës.

    Dhe ky proces nuk ndalet me punësimin e parë. Zhvillimi i vazhdueshëm, sipas Vejsës, mbetet pjesë e çdo profesioni.

    “Gjithmonë ka me pas mësime të vazhdueshme, e mësimi i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm.”

    “Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

    – YouTube www.youtube.com

  • Nikolloski: Trafiku ajror po rritet, Maqedonia mund të arrijë 4 milionë pasagjerë këtë vit

    Nikolloski: Trafiku ajror po rritet, Maqedonia mund të arrijë 4 milionë pasagjerë këtë vit

    Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet janë për shkak të politikës së subvencionimit të linjave ajrore, e cila u krijua në vitin 2024 dhe filloi të zbatohet në vitin 2025.

    Nikolloski theksoi se numri i pasagjerëve në të dy aeroportet e vendit është vazhdimisht në rritje. Në korrik të këtij viti, trafiku u rrit me 21 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në gusht rritja arriti në 31 përqind.

    “Kur u zgjodhëm, frekuenca totale e trafikut në të dy aeroportet së bashku ishte diku rreth 2 milionë e 400 mijë. Prisja që deri në fund të mandatit të parë të kësaj qeverie të OBRM-PDUKM-së diku rreth 3.2 – 3.3 milionë pasagjerë, dhe ne tashmë kemi arritur 3 milionë pasagjerë në një vit dhe këtë vit është vetëm çështje fati, fjalë për fjalë dhjetëra mijëra pasagjerë, nëse do të arrijmë 4 milionë pasagjerë”, tha Nikolloski.

    Ai shtoi se Maqedonia, me një popullsi prej rreth 1.8 milionë banorësh, mund të arrijë 4 milionë pasagjerë në vit në të dy aeroportet./Telegrafi/

  • Zvicër: Parlamenti miraton zgjatjen e ndalimit policor nga 24 në 48 orë

    Zvicër: Parlamenti miraton zgjatjen e ndalimit policor nga 24 në 48 orë

    Një vit më parë, një demonstratë pro-palestineze në Bernë u shndërrua në dhunë. Përleshjet midis protestuesve dhe policisë lanë 18 oficerë të plagosur, sipas autoriteteve, dhe të paktën 326 civilë kërkuan trajtim mjekësor për lëndime, sipas Amnesty International.

    Sot, shumica e krahut të djathtë në Parlament po merr masa të ashpra, raporton RTS, transmeton Telegrafi.

    Më 18 mars, krahu i djathtë i Këshillit të Shteteve miratoi mocionin ” Ndaloni ekstremizmin e dhunshëm. Arrestimi i përkohshëm duhet të zgjatet në 48 orë”, të paraqitur nga Këshilltarja e Shteteve Petra Gössi (FDP/SZ), me 32 vota pro dhe 12 kundër.

    Më 30 shtator, kundër këshillës së Këshillit Federal dhe krahut të majtë, Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu këtë rezolutë parimore që autorizon policinë të mbajë të dyshuarit në paraburgim për dyfishin e kohës. Megjithatë, zbatimi i saj ngre pikëpyetje.

    Federata Zvicerane e Oficerëve të Policisë është e kënaqur

    Policia ka 24 orë kohë për të liruar të dyshuarit për një krim ose për t’ia dorëzuar ata zyrës së prokurorit publik. Sidomos pas një demonstrate të dhunshme, kjo periudhë 24-orëshe mund të jetë e pamjaftueshme, sipas Max Hofmann, sekretarit të përgjithshëm të Federatës Zvicerane të Oficerëve të Policisë (FSFP), sindikatës më të madhe të policisë në Zvicër – e cila përfaqëson më shumë se 27,000 anëtarë, ose rreth 95% të personelit policor në vend.

    Max Hoffmann mirëpret dëshirën e Parlamentit për të dyfishuar periudhën maksimale të ndalimit policor në 48 orë. Ai beson se kjo masë do të lejojë një hetim të plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me krimet e kryera dhe do të ndihmojë në përcaktimin e veprimeve të çdo personi të arrestuar.

    Ky qëndrim mbrohet me të drejtë nga krahu i djathtë i të dy dhomave federale, i cili beson se kur policia duhet të kryejë dhjetëra identifikime dhe kontrolle të njëkohshme, afati 24-orësh i shtyn forcat e ligjit në kufijtë e tyre operativë.

    Më pak kohë për drejtësi?

    Por lind një problem: nëse policisë i jepet më shumë kohë, mbetet më pak kohë për Prokurorinë Publike ose Gjykatën e Paraburgimit. Në të vërtetë, siç përcaktohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, një gjykatë duhet të miratojë paraburgimin jo më vonë se 96 orë pas lëshimit të urdhrit të ndalimit.

    Alicia Giraudel, nga organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International, thekson se kjo do të jetë e vështirë me një periudhë të zgjatur të ndalimit policor. “Mund të vihet në dyshim nëse të gjitha të drejtat procedurale mund të respektohen brenda një afati kaq të shkurtër kohor dhe nëse një gjyqtar mund ta shqyrtojë më pas ndalimin.” Këshilli Federal gjithashtu njeh vështirësitë në këtë drejtim.

    Një efekt pengues i shpresuar

    Përfaqësuesi i policisë Max Hofmann nuk është dakord. “Nëse policia mund t’i paraqesë zyrës së prokurorit një dosje shumë të plotë, puna e prokurorit përshpejtohet gjithashtu”, argumenton ai. Ekspertja ligjore e Amnesty International e kundërshton këtë. “Sa më gjatë të zgjasë ndalimi, aq më serioze është shkelja e të drejtave të njeriut”, përgjigjet ajo, transmeton Telegrafi.

    Përveç mundësimit të hetimeve më të gjata gjatë ndalimit nga policia, Max Hofmann shpreson gjithashtu që periudhat më të gjata të ndalimit nga policia do të kenë një efekt pengues. Ai beson se ato mund të shërbejnë si mësim për pjesëmarrësit në demonstratat e dhunshme.

    “Nëse, për shembull, nuk paraqiteni në punë të hënën dhe ju pyesin: ‘Ku ishit?’, kjo mund t’ju dekurajojë të përdorni dhunën në demonstratën e radhës”, shpjegon ai.

    “Zbatohet prezumimi i pafajësisë.”

    Konsiderata të tilla ndëshkuese nuk duhen marrë në konsideratë, proteston Alicia Giraudel. Paraburgimi nuk është një masë ndëshkuese. “Dhe prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në dënim”, shton ajo.

    Megjithatë, shumica e krahut të djathtë në Parlament dëshiron periudha më të gjata të paraburgimit policor. Prandaj, Këshilli Federal tani duhet të propozojë procedura zbatimi që përputhen me kërkesat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

    Megjithatë, mbështetësit theksojnë se kufiri maksimal absolut prej 96 orësh i vendosur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (koha midis arrestimit fillestar dhe shqyrtimit nga një gjyqtar) mbetet i respektuar me përpikëri në përgjithësi, edhe nëse caktimi i brendshëm i orëve të para modifikohet në favor të policisë.

    Një hapësirë për të gjitha veprat penale?

    Gjatë diskutimeve në Parlament, Christian Dandrès, një këshilltar kombëtar socialist i Gjenevës dhe avokat me profesion, duke folur në emër të pakicës së Komitetit të Çështjeve Ligjore, paralajmëroi se mocioni modifikon të gjithë Kodin e Procedurës Penale (neni 219 paragrafi 4 i Kodit të Procedurës Penale) për të gjitha veprat penale, nën maskën e një reagimi të vetëm ndaj një ngjarjeje specifike – në këtë rast, teprimeve të një demonstrate.

    Kundërshtarët gjithashtu denoncojnë një pretekst “sinjal politik” që dobëson liritë publike, të drejtën për të demonstruar dhe rregullimin e rreptë të monopolit të dhunës legjitime nga pushteti civil.

    Për ta, privimi nga liria përtej 24 orëve duhet të jetë nën autoritetin e një autoriteti të pavarur gjyqësor dhe jo vetëm nën autoritetin e policisë – veçanërisht në rastet kur policia është e përfshirë, siç është rasti i përplasjeve midis forcave të rendit dhe protestuesve./Telegrafi/