Blog

  • Pas 22 vitesh, dy grupet rivale i japin fund belasë

    Pas 22 vitesh, dy grupet rivale i japin fund belasë

    Pas 22 vitesh, dy grupet rivale i japin fund belasë

    Një nga konfliktet më të njohura të krimit të organizuar në Turqi ka marrë një kthesë të papritur, pas pajtimit publik të dy figurave rivale.

    Më 26 shtator 2026, lideri i MHP-së, Devlet Bahçeli, bashkoi në selinë e partisë në Ankara Sedat Sahin, të lidhur me grupin “Sahinler”, dhe Burhanettin Saral, të lidhur me grupin “Sarallar”.

    Pas më shumë se 22 vitesh armiqësi, dy rivalët shtrënguan duart publikisht, shkruan JOQ Albania, transmeton Klankosova.tv.

    Përplasja mes dy grupeve daton që nga viti 2004 dhe është shoqëruar ndër vite me të shtëna, atentate dhe sulme në Turqi dhe vende të ndryshme të Evropës.

    Sipas raportimeve të fundit, konflikti ka shkaktuar të paktën 50 viktima. Vetëm disa javë para takimit në Ankara, policia turke raportohet se kishte parandaluar një komplot të dyshuar për atentat ndaj Sahin, duke sekuestruar një raketahedhës, municion antitank, armë “Kallashnikov” dhe MP5.

    Pajtimi erdhi pas disa zhvillimeve të tjera, përfshirë një tubim ku morën pjesë rreth 4 mijë persona të familjes Saral në Trabzon.

    Ndërkohë, figura e njohur e botës së krimit turk, Sedat Peker, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, falënderoi publikisht Bahçelin dhe personat e tjerë që kontribuuan në ndërmjetësimin mes palëve.

    Pas më shumë se dy dekadash përplasjeje dhe gjakderdhjeje, dy grupet rivale kanë shpallur publikisht armëpushimin.

  • Murseli ngre akuza për paracaktim të konkursit nga DKA në Fushë Kosovë

    Murseli ngre akuza për paracaktim të konkursit nga DKA në Fushë Kosovë

    Asamblisti i PDK-së në Fushë Kosovë, Valon Murseli, ka akuzuar pushtetin lokal për, siç pretendon ai, paracaktim të rezultateve në procesin e rekrutimit në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA).

    Murseli, përmes një postimi në Facebook të publikuar më 2 tetor, kishte pretenduar se punësimet në DKA ishin një procedurë e kurdisur.

    “Punësimet në DKA në Fushë Kosovë janë një farsë dhe një procedurë e kotë”, kishte shkruar Murseli.

    Ai kishte pretenduar se në procesin e rekrutimeve ishin përfshirë pjesëtarë të pushtetit lokal.

    “Sepse i gjithë aparati i pushtetit është i përfshirë në rekrutime të kurdisura, duke filluar nga asamblistët, drejtorët, nënkryetari e deri te kryetari”, kishte deklaruar ai.

    Murseli kishte shtuar se për të përcaktuar emrat e të pranuarve mjaftonte, sipas tij, vetëm një koment në dokument.

    Ndërkaq, në një postim të publikuar sot, më 8 tetor, Murseli ka thënë se lista që kishte publikuar tri ditë para shpalljes së rezultateve zyrtare kishte rezultuar e njëjtë me listën përfundimtare.

    “Lista që e publikova 3 ditë para rezultatit zyrtar doli e saktë”, ka shkruar ai.

    Sipas Murselit, kjo dëshmon, siç pretendon ai, se emrat e kandidatëve ishin përcaktuar paraprakisht dhe se konkursi kishte shërbyer vetëm si formalitet.

    “Kjo është prova që emrat ishin përcaktuar shumë më herët, konkursi ka qenë veç ‘formalitet’”, ka deklaruar ai.

    Më tej, ai ka ngritur akuza për nepotizëm, duke pretenduar se të gjithë personat e pranuar janë familjarë të personave të lidhur me pushtetin lokal.

    “Dhe për çudi, të gjithë të pranuarit janë familjarë të rrethit të ngushtë të pushtetit. Familjarë të asambleistëve, drejtorëve, e deri te kryetari”, ka shkruar Murseli.

    Ai ka akuzuar pushtetin lokal edhe për mungesë transparence dhe për konkurse të kurdisura.

    “Ju që erdhët në pushtet duke bërtitur kundër nepotizmit, sot po e bëni edhe më keq se të gjithë të tjerët para jush”, ka shkruar ai.

    Në fund, Murseli ka thënë se Komuna e Fushë Kosovës nuk duhet të trajtohet si pronë e një grupi të caktuar.

    “Komuna e Fushë Kosovës nuk është pronë e një grupi të vogël. Ajo ju takon të gjithë qytetarëve, të cilët paguajnë taksa dhe duhet të trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë”, ka përfunduar ai.

    Telegrafi ka kontaktuar me Komunën e Fushë Kosovës dhe DKA-në për një qëndrim lidhur me akuzat e Murselit për procesin e rekrutimit, përfshirë akuzat për paracaktim të rezultateve dhe nepotizëm.

    Deri në publikimin e këtij artikulli, Telegrafi është në pritje të përgjigjes nga institucionet përkatëse. Qëndrimi i tyre do të publikohet në momentin që pranohet./Telegrafi/

  • Konsullata britanike në Jerusalem në shndërrohet në "Mision të Mbretërisë së Bashkuar", ndërsa Izraeli njofton largimin e diplomatëve

    Konsullata britanike në Jerusalem në shndërrohet në “Mision të Mbretërisë së Bashkuar”, ndërsa Izraeli njofton largimin e diplomatëve

    Konsullata britanike në Jerusalem do të vazhdojë të funksionojë, por nga sot do të mbajë emrin “UK Mission, Jerusalem”, pas një përplasjeje diplomatike me Izraelin, i cili kishte urdhëruar mbylljen e saj dhe largimin e diplomatëve britanikë.

    Vendimi i Izraelit erdhi pas masave të ndërmarra nga Londra kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, përfshirë ndalimin e tregtisë me produkte të prodhuara në vendbanimet që Britania i konsideron të paligjshme.

    Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, kishte njoftuar se konsulli i përgjithshëm dhe rreth 20 anëtarë të stafit diplomatik do të përfundonin detyrat dhe do të largoheshin nga Izraeli. Ai tha gjithashtu se tabela që identifikonte objektin si konsullatë britanike ishte hequr, ndërsa shtatë diplomatë do të qëndronin.

    Megjithatë, pas negociatave mes dy qeverive, Britania njoftoi se ndërtesa nuk do të mbyllet. Ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, tha se Londra nuk e pranon të drejtën ligjore të Izraelit për të mbyllur konsullatën, e cila ka funksionuar në Jerusalem për gati 200 vjet.

    “Qeveria britanike përsërit qëndrimin e saj të kahershëm se Jerusalemi Lindor është territor i pushtuar”, tha Miliband, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij, objekti do të vazhdojë të jetë i pavarur dhe funksional, duke ofruar shërbime të rëndësishme dhe duke vijuar punën me popullin palestinez. Riemërtimi synon gjithashtu të ruajë praninë britanike në Jerusalem dhe rolin e Londrës në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete.

    Britania kishte tërhequr përkohësisht disa diplomatë dhe familjet e tyre për arsye sigurie, ndërsa Miliband tha se Londra synon ta rrisë sërish praninë e saj në muajt e ardhshëm.

    Ai shtoi se Britania nuk do të ndërmarrë masa reciproke kundër Izraelit, për sa kohë që diskutimet mes dy vendeve vazhdojnë dhe ekziston mundësia për një mirëkuptim.

    Përplasja diplomatike nisi pas masave të shpallura nga Britania më 8 shtator, të cilat përfshijnë ndalimin e importeve nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe sanksione ndaj individëve dhe kompanive që ofrojnë shërbime për kolonët.

    Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar këtë qëndrim të Londrës.

    Miliband më herët kishte deklaruar në Dhomën e Komunave se politika izraelite e zhvillimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor rrezikon ta bëjë të pazbatueshme zgjidhjen me dy shtete.

    Ai kishte akuzuar gjithashtu disa kolonë izraelitë për atë që e përshkroi si “spastrim etnik” të palestinezëve dhe tha se qeveria izraelite, sipas tij, në shumë raste kishte mbyllur sytë ndaj këtyre veprimeve.

    Ndërkohë, gjatë natës, punëtorët në Jerusalem janë parë duke hequr tabelat dhe pllakat identifikuese nga ndërtesa. Gazetarët e Reuters panë heqjen e një pllake me mbishkrimin “British Consulate General”, si dhe një tabele tjetër që identifikonte sektorin konsullor.

    Konsullata britanike në Jerusalem, e themeluar rreth vitit 1839, ka shërbyer për marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me palestinezët në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën, si dhe për ofrimin e shërbimeve konsullore.

    Zhvillimi i fundit shënon një tjetër përkeqësim të marrëdhënieve mes Londrës dhe Tel Avivit, por marrëveshja për ta mbajtur objektin funksional shmang për momentin një përshkallëzim të mëtejshëm diplomatik.

  • Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë

    Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë

    Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.

    Seanca pritet të shoqërohet me tensione, pasi opozita, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht hartën e re territoriale, ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit.

    Për shkak të protestave të paralajmëruara, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie por këtë herë me një strategji tjetër të masave, raporton euronews.al

    Mësohet se nuk është bllokuar rruga përpara Parlamentit dhe mbetet e lirë për të kaluar për qytetarët. Forca të shumta të rendit janë vendosur përgjatë zonës nga Xhamia e Namazgjasë, përgjatë Rrugës së Elbasanit, deri te Ministria e Brendshme

    Ndërkohë, bashkitë e drejtuara nga opozita i kanë dërguar një letër Komisionit Europian, përmes së cilës kërkojnë që të mos lejohet miratimi i njëanshëm i Reformës Territoriale.

  • LEX | Akuzohet për tentim-vrasje në Prishtinë, Sabit Mustafa pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, por jo për tentim-vrasje

    LEX | Akuzohet për tentim-vrasje në Prishtinë, Sabit Mustafa pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, por jo për tentim-vrasje

    LEX | Akuzohet për tentim-vrasje në Prishtinë, Sabit Mustafa pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, por jo për tentim-vrasje

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime të rënda me kryetar të trupit gjykues Alban Ajvazi këtë të enjte është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Sabit Mustafës, i cili akuzohet për tentim-vrasjen e një të riu në kryeqytet.

    Gazeta Sinjali ka përcjellë seancën e sotme, gjatë së cilës Mustafa ka pranuar fajësinë për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të vrasjes në tentativë.

    Rasti për të cilin po akuzohet Mustafa lidhet me të shtënat me armë zjarri që kishin ndodhur më 16 qershor 2026, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku cak i sulmit dyshohet se ishte F.V., rreth 26-vjeçar.

    Siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:25, kur ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

    Sipas informacioneve të raportuara më herët, i akuzuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të të dëmtuarit, ndërsa njëri nga plumbat kishte depërtuar në xhamin e pasmë të veturës.

    Pavarësisht të shtënave, nga kjo ngjarje nuk ishte raportuar për persona të lënduar.

    Pas rastit, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në koordinim me Prokurorinë, kishin zhvilluar veprime intensive hetimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Akuzohet për tentim-vrasje në Prishtinë, Sabit Mustafa pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, por jo për tentim-vrasje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë

    Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë

    Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë

    Një incident mes dy nxënësve të mitur është raportuar më 7 tetor në shkollën e mesme “Kadri Kusari”, ku një fjalosje gjatë orës së Edukatës Fizike ka eskaluar në përleshje fizike.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas incidentit, profesori i lëndës ka kontrolluar njërin prej të miturve dhe i ka gjetur një thikë.

    Të dy të miturit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatit mbrojtës.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njëri prej tyre ka pranuar edhe trajtim mjekësor pas përleshjes.

    Thika është sekuestruar nga Policia.

    Në konsultim me Prokurorin e Shtetit për të Mitur, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përleshje mes dy të miturve në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë– profesori i gjen njërit thikë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

    Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

    Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

    Një ngjarje tragjike është raportuar më 7 tetor në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 12:20, Policia është njoftuar se një grua kishte rënë në tokë nga një objekt banesor.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi i urgjencës, ku është identifikuar viktima, Nexhime Imeri, rreth 73-vjeçare.

    Sipas hetimeve fillestare, viktima dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së saj, nga kati i tretë, ndërsa motivet dhe rrethanat e sakta mbeten ende të panjohura.

    Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

    Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedi në Prishtinë: 73-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prishtinasja denoncon ish të dashurin për dhunë fizike e psikike – 31-vjeçari ndalohet për 48 orë

    Prishtinasja denoncon ish të dashurin për dhunë fizike e psikike – 31-vjeçari ndalohet për 48 orë

    Prishtinasja denoncon ish të dashurin për dhunë fizike e psikike – 31-vjeçari ndalohet për 48 orë

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar ish të dashurin e saj për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 7 tetor, rreth orës 11:00, M.G., është paraqitur në Stacionin Policor Jugu, ku është intervistuar në cilësinë e të dëmtuarës.

    Sipas deklarimit të saj, ish i dashuri, F.S, dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

    Rasti lidhet me incidentet e raportuara se kanë ndodhur më 6 tetor, gjatë intervalit kohor rreth 10:00 deri në 15:00, në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij.

    Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Prishtinasja denoncon ish të dashurin për dhunë fizike e psikike – 31-vjeçari ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kompjuterë rusë, telefona amerikanë, llaptopi i Hunter Bidenit u thyen me një softuer të fuqishëm rus- Kush qëndron pas tij?

    Kompjuterë rusë, telefona amerikanë, llaptopi i Hunter Bidenit u thyen me një softuer të fuqishëm rus- Kush qëndron pas tij?

    Kompjuterë rusë, telefona amerikanë, llaptopi i Hunter Bidenit u thyen me një softuer të fuqishëm rus- Kush qëndron pas tij?

    Më 15 tetor 2024, në një sallë hoteli në Aleksandri të Virxhinias, përtej lumit Potomak nga Uashingtoni, një ish-agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së qëndroi përpara një audience me ekspertë të teknologjisë dhe bëri një prezantim shitjeje për një softuer të fuqishëm.

    I prodhuar nga një kompani e quajtur Oxygen Forensics, softueri nxjerr të dhëna dhe dokumente nga telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, madje duke thyer edhe enkriptimin e fjalëkalimeve. Ai përdoret nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, Shërbimi Sekret, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit (FBI). Në fakt, nga dhjetëra agjenci federale dhe lokale të policisë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

    Në një video të prezantimit, të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, ish-agjenti Konstantinos “Gus” Dimitrelos lavdëron aftësitë e fuqishme të softuerit Oxygen. Si shembull, ai mburret se e ka përdorur atë për të nxjerrë dhjetëra mijëra dokumente nga një kopje e hard-diskut të një llaptopi që i përkiste Hunter Bidenit – djalit të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Joe Biden.

    “Oxygen është mjeti im numër një. Është i vetmi mjet që përdor. Është i vetmi mjet që u mësoj të tjerëve. E dua. E dua”, tha Dimitrelos. “Për shumë arsye, por numër një është se më lejon të autentifikoj. Pra, ajo që munda të bëj ishte të rikuperoja të dhëna nga ky llaptop”.

    “Disa vite më parë pranoj një telefonatë. Më thonë: ‘Kam një llaptop’”, shpjegoi Dimitrelos para audiencës. “‘Çfarë është?’. ‘Është llaptopi i Hunter Bidenit’. Dhe, unë them: ‘Oh, është llaptopi i Hunter Bidenit, a?’”.

    Dimitrelos i referohej një skandali që tronditi politikën amerikane gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në të cilat babai i Hunter Bidenit, Joe Biden, mposhti presidentin në pushtet, Donald Trump.

    Dy vjet më vonë, më 23 shtator 2026, Departamenti i Drejtësisë njoftoi ngritjen e akuzave ndaj dy drejtuesve të Oxygen mbi dyshimin se kishin gënjyer lidhur me pronësinë dhe kontrollin e vërtetë të kompanisë.

    Sipas autoriteteve federale, Oxygen Forensics është në fakt në pronësi dhe nën kontrollin e Rusisë.

    Prezantimi i Dimitrelosit është një dritare mbi përhapjen e gjerë të përdorimit të softuerit Oxygen – të paktën deri vonë – nga ekspertë të industrisë së forenzikës digjitale, si dhe nga agjenci policore dhe të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe mbarë botën. Akuzat e reja penale, që lidhen me pronësinë e softuerit, kanë ngjallur shqetësime për përdorimin – ose keqpërdorimin e mundshëm – të tij.

    Dimitrelos, i cili nuk iu përgjigj kërkesave për koment të dërguara me email, ishte punësuar nga gazeta Washington Examiner për të autentifikuar hard-diskun e Bidenit. Përpjekja e tij nuk ishte e para: FBI-ja kishte thënë se e kishte verifikuar më herët pronësinë e llaptopit. Washington Post angazhoi ekspertë të jashtëm për analizën e vet të disa prej të dhënave.

    Megjithatë, Dimitrelos është i vetmi person i njohur që ka përdorur softuerin Oxygen Forensics në llaptop. Ai pretendoi se kishte rikuperuar më shumë dokumente nga hard-disku i tij – përfshirë dhjetëra mijëra dokumente të fshira – sesa analizat e tjera.

    Versioni amerikan i softuerit është identik me versionin rus, sipas aktivistëve rusë, si dhe një ish-punonjësi të Oxygen që ka paraqitur ankesa si sinjalizues pranë qeverisë amerikane.

    Në fakt, bëhet fjalë për të njëjtin softuer që Oxygen – e cila ndryshoi emrin e saj në Rusi në MKO-Systems – ua furnizon Shërbimit Federal të Sigurisë, agjencisë kryesore të inteligjencës së Rusisë, dhe institucioneve të tjera ruse.

    Pesë shtetasit rusë të listuar si pronarë të MKO-Systems – të identifikuar si “bashkëpunëtorë” në dokumentet gjyqësore – janë të njëjtët pesë persona që qëndrojnë pas Oxygen Forensics, sipas akuzave të autoriteteve.

    Njëri prej tyre është shefi i teknologjisë së kompanisë, shtetasi rus Oleg Davydov, i cili u arrestua në aeroportin Heathrow të Londrës dhe u burgos në pritje të ekstradimit të pritshëm drejt Shteteve të Bashkuara. Shefi amerikan i Oxygen-it, Lee Reiber, u arrestua në Ajdaho në të njëjtën ditë, më 20 shtator, dhe u lirua me kusht.

    Në shkurt, Shërbimi Sekret anuloi një kontratë pesëvjeçare që kishte nënshkruar me Oxygen-in, duke iu referuar “rreziqeve të sigurisë”. Ndërkohë, Departamenti i Shtetit nënshkroi një kontratë të re në gusht, vetëm disa javë para njoftimit të akuzave penale.

    Policia britanike dhe agjenci policore evropiane tani po përpiqen të ndalojnë përdorimin e softuerit të Oxygen-it, pasi u bë publike prejardhja e tij ruse.

    “Po më thoni se nuk po vendosin dyer të pasme?”

    Softueri i Oxygen-it është i fuqishëm, sipas ekspertëve të industrisë, dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse është i popullarizuar.

    Ajo që mbetet e paqartë është nëse është i rrezikshëm; për shembull, nëse përmban kod keqdashës ose një derë të pasme që do t’u mundësonte hakerëve apo personave të jashtëm të hynin në të dhënat e nxjerra.

    “Jo çdo kompani softuerike me pronarë rusë bën gjëra të dyshimta”, tha Runa Sandvik, eksperte norvegjezo-amerikane e sigurisë digjitale. “Nuk kemi prova konkrete që sugjerojnë se softueri ka bërë diçka tjetër përveç asaj që duhej të bënte”.

    “Megjithatë, historikisht, kompanitë legjitime nuk strukturohen në këtë mënyrë”, shtoi ajo.

    Një tjetër kompani e madhe në industrinë e forenzikës digjitale është Cellebrite, një firmë izraelite që e paditi Oxygen-in në vitin 2015 për shkelje të të drejtave të autorit. Në atë padi, Cellebrite pretendoi gjithashtu se Oxygen Forensics kontrollohej në fakt nga pronarë rusë.

    “Oxygen kishte kontrata me shumë vende, gjë që na tregon se mund të konkurronte me aktorët e tjerë në këtë fushë, kështu që, bazuar në këtë, do të thosha se është e saktë ta përshkruajmë si një softuer të fuqishëm”, tha Sandvik.

    Në njoftimin e tij, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nuk tha se softueri përmbante kod keqdashës ose se ishte përdorur për të fituar qasje të paautorizuar. Ai tha vetëm se ankesa “nuk pretendon” një gjë të tillë.

    Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi Sekret tha se përdorimi i softuerit të Oxygen-it “u ndërpre menjëherë në shkurt 2026, pasi agjencia identifikoi rreziqe sigurie. Ky program u përdor ekskluzivisht në mjedise të izoluara nga rrjeti dhe nuk ka prova se ndonjë informacion i ndjeshëm është komprometuar”.

    “Mjedis i izoluar” i referohet rrjeteve kompjuterike të izoluara nga rrjetet e pasigurta, si interneti, për të parandaluar hakerët ose ndërhyrësit kibernetikë të kenë qasje, apo për të parandaluar përhapjen e programeve keqdashëse.

    Departamenti i Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

    Në një email për Radion Evropa e Lirë, Departamenti i Shtetit, i cili nënshkroi një kontratë të re në gusht, nuk pranoi të thoshte nëse vazhdon ta përdorë softuerin ose nëse ka shqetësime lidhur me rreziqet e tij të sigurisë.

    Marianne Meagher, e cila mbikëqyrte shitjet e Oxygen Forensics tek agjencitë e qeverisë federale, tha se nuk kishte pasur dijeni se kompania ishte në pronësi dhe nën kontrollin e shtetasve rusë.

    “Ky softuer është kaq i sofistikuar. Nëse mund ta përdorësh për të hyrë në çdo gjë, kudo ku kanë punuar, dhe pronarët janë rusë?”, tha ajo në një intervistë. “Kjo është problematike”.

    “Po më thoni se rusët që e zotëronin dhe e koduan këtë dreq softueri nuk po përdorin, nuk po vendosin dyer të pasme? Se nuk po e përdorin për qëllimet e tyre? Budallallëqe”, tha ajo. “Më falni për gjuhën”.

    “Është keq që Oxygen i gënjeu autoritetet federale, por këtu ka një problem shumë, shumë më të madh”, shtoi ajo.

    Vendosja e një dere të pasme “do të ishte teknikisht e mundur”, tha Sandvik, “por do të supozoja se autoritetet amerikane do të kishin mundësinë ta kontrollonin dhe ta parandalonin një gjë të tillë”.

    Radio Moska

    Oxygen Software u themelua në Rusi në vitin 2002 nga Davydov dhe një tjetër person, Oleg Fyodorov.

    Si bashkëthemelues ishte listuar gjithashtu Instituti Kërkimor i Moskës për Radiokomunikimimet, një ish-ent shtetëror që prodhon sisteme komunikimi satelitor dhe zhvillon elektronikë për raketa, ndër të tjera. Instituti u privatizua në fillim të viteve 1990.

    Fyodorov punonte për institutin, ashtu si edhe babai i tij, Yevgeny, një specialist i njohur sovjetik dhe rus i sistemeve të radiokomunikimit ushtarak.

    Deri në vitin 2015, Oxygen Software ishte fizikisht e vendosur në ambientet e institutit. Atë vit, kompania zhvendosi zyrat dhe ndryshoi emrin në MKO-Systems – akronimi rus i emrit të produktit të saj kryesor: Mobile Forensic Detective.

    Dy vjet më parë, në vitin 2013, Davydov kishte themeluar Oxygen Forensics, me seli në Aleksandri të Virxhinias. Reiber, një ish-polic i Ajdahos me përvojë në nxjerrjen e të dhënave nga pajisjet celulare, iu bashkua kompanisë në vitin 2015.

    Brenda Rusisë, softueri i Oxygen-it u bë lider i industrisë, duke u përdorur gjerësisht nga agjenci të zbatimit të ligjit, si Komiteti Hetimor, Ministria e Brendshme dhe Shërbimi Federal i Sigurisë, ose FSB-ja.

    Nuk është e qartë se kur saktësisht Instituti Kërkimor i Moskës nuk figuroi më si bashkëpronar.

    Por, pasi instituti falimentoi në vitin 2022, ai u ble nga një grup investitorësh ku bënte pjesë Eduard Bendersky, ish-oficer i forcave speciale të FSB-së. Dhëndri i Benderskyt është Maksim Yakubets, një programues që zhvilloi një formë famëkeqe ransomware-i, të njohur si Evil Corp. Yakubets u padit nga autoritetet amerikane në vitin 2019, dhe tani është në listën e personave më të kërkuar nga FBI-ja.

    Në vitin 2024, autoritetet amerikane dhe britanike e cilësuan Benderskyn si “ndihmues kryesor të Evil Corp”.

    Radio Evropa e Lirë nuk ishte në gjendje të përcaktonte një lidhje mes Benderskyt dhe Oxygen Software.

    MKO-Systems mori një email nga Radio Evropa e Lirë me kërkesë për koment, por nuk u përgjigj. Fyodorov nuk iu përgjigj një emaili me kërkesë për koment. Davydov, i cili mbeti në paraburgim në Britani në pritje të një ekstradimi të mundshëm, nuk mund të kontaktohej për koment.

    Investimet amerikane

    Në Rusi, softueri Mobile Forensic Detective përdoret gjerësisht, sipas aktivistëve dhe ekspertëve, për të hyrë në pajisjet elektronike, shpesh në kuadër të ndjekjeve penale me motive politike.

    Mes objektivave ka qenë edhe gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila u arrestua gjatë një vizite në vendin e saj të lindjes në vitin 2023 dhe u dënua me 6 vjet e gjysmë burg për akuza që ajo dhe Radio Evropa e Lirë i cilësuan të pabazuara. Ajo u lirua në një shkëmbim të burgosurish në gusht 2024.

    Në Shtetet e Bashkuara, Oxygen Forensics siguroi kontrata fitimprurëse me agjenci qeveritare, përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr forcën që kontrollon kufijtë amerikanë dhe zbaton ligjet e imigracionit. Shërbimi Sekret e bleu softuerin për Institutin Kombëtar të Forenzikës Kompjuterike.

    Të dhënat e brendshme të shitjeve, të ndara me Radion Evropa e Lirë, tregonin se kompania kishte kontrata me dhjetëra agjenci federale dhe shtetërore, si dhe me shumë entitete në mbarë botën.

    Sipas dokumenteve gjyqësore, pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, Oxygen filloi të përpiqej të fshihte pronësinë e saj ruse, nga frika se mund të humbiste kontratat me qeverinë amerikane. Kompania krijoi një ndërmjetës me emër të ngjashëm në Qipro: Oxygen Cyprus.

    Ndryshe nga raportimi i Radios Evropa e Lirë, i cili zbuloi se Oxygen e ndryshoi emrin e entitetit të saj rus në MKO-Systems në vitin 2015, Departamenti i Drejtësisë pretendoi se ndryshimi ndodhi pas vitit 2022.

    Pesë pronarët rusë, ndërkohë, u zhdukën nga regjistrat e korporatave ruse, por prokurorët pretenduan se ata vazhduan të merrnin vendime për kompaninë, të kontrollonin pagesat dhe të mbikëqyrnin llogaritë bankare të kompanisë.

    Reiber, i cili nuk mund të kontaktohej për koment, dyshohet se i konfirmoi qeverisë amerikane në vitet 2022 dhe 2023 se Oxygen Forensics nuk kishte pronarë të tjerë, një kërkesë kyç për kontratat me qeverinë federale.

    Në nëntor 2023, pronësia e MKO-Systems iu transferua një kompanie të panjohur teknologjike të quajtur Prostranstvo IT. Kompania nuk duket se i bën publike aksionarët e saj aktualë, dhe Radio Evropa e Lirë nuk ishte në gjendje t’i identifikonte ata.

    Një fotografi nga një procesverbal penal rus në çështjen gjyqësore ndaj gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, që tregon se si softueri i Oxygen u përdor për të nxjerrë të dhëna dhe dokumente nga pajisjet e saj elektronike.

    Beteja gjyqësore
    Në dhjetor 2023, Oxygen Forensics punësoi një amerikan rusishtfolës, të quajtur Max Weissberg, për të ndihmuar në marketingun e kompanisë, përfshirë prodhimin e videove promocionale.

    Weissberg u pushua nga puna 22 muaj më vonë, në tetor 2025, sipas një padie që Oxygen ngriti kundër tij, duke kërkuar kthimin e dy llaptopëve dhe dokumenteve digjitale. Kompania e akuzoi Weissbergun për “përhapjen e deklaratave të rreme dhe shpifëse se Oxygen Forensics ishte në pronësi dhe nën kontrollin e Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë”.

    Weissberg i tha Radios Evropa e Lirë se në prill 2024 udhëtoi në Moskë, ku u takua me disa nga punonjësit rusë të Oxygen-it, përfshirë Davydovin dhe Fyodorovin.

    Ai tha se, ndërsa Davydov dhe punonjës të tjerë në Moskë ishin miqësorë, Fyodorov ishte i ftohtë dhe i zymtë.

    “Nuk mendoj se ai vetë është FSB, por mendoj se patjetër ka miq dhe për këtë arsye është i paprekshëm”, tha Weissberg. “Plot vetëbesim”.

    Weissberg tha se vitin e kaluar, në tetor 2025, kishte paraqitur një ankesë si sinjalizues pranë Departamentit të Shtetit, duke pretenduar se Oxygen po keqparaqiste pronësinë e saj.

    Një ditë pas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë për akuzat penale, më 24 shtator 2026, Weissberg tha se u takua me hetues nga Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, të cilët i kërkuan më shumë detaje rreth punonjësve të kompanisë.

    Ata, gjithashtu, i thanë Weissbergut se një hetim ndaj kompanisë ishte hapur fillimisht një vit më parë, në tetor 2025, tha ai.

    Një llaptop politik

    Shumë kohë përpara se Dimitrelos të punësohej për të kryer nxjerrjen e të dhënave me softuerin e Oxygen-it, llaptopi Apple i Hunter Bidenit ishte në qendër të një skandali politik jashtëzakonisht të nxehtë në SHBA.

    Biden, i cili po përballej me varësi të rëndë nga droga, e dorëzoi llaptopin e dëmtuar në një dyqan riparimi në vitin 2019, e më pas të dhënat dhe përmbajtja e tij – disa prej të cilave ishin të turpshme ose sugjeronin marrëveshje të dyshimta biznesi – u shpërndanë me avokatë dhe aktivistë republikanë; disa media amerikane publikuan artikuj.

    Kompani të mëdha të rrjeteve sociale përfundimisht kufizuan shpërndarjen e artikujve, duke iu referuar pretendimeve se Rusia mund të kishte manipuluar të dhënat.

    Hunter Biden u akuzua në shtator 2023 për posedim të paligjshëm të një arme zjarri ndërsa ishte i varur nga droga – vepër penale sipas ligjit amerikan – dhe u shpall fajtor nga një juri federale nëntë muaj më vonë.

    Gjatë procedurave gjyqësore, një agjent i FBI-së dëshmoi se agjencia kishte verifikuar autenticitetin e llaptopit.

    The post Kompjuterë rusë, telefona amerikanë, llaptopi i Hunter Bidenit u thyen me një softuer të fuqishëm rus- Kush qëndron pas tij? appeared first on Insajderi.

  • De Paul flet për ndikimin e Messit: Më ndryshoi si futbollist dhe si njeri

    De Paul flet për ndikimin e Messit: Më ndryshoi si futbollist dhe si njeri

    Mesfushori argjentinas, i cili aktualisht aktivizohet te Inter Miami, ka ndarë detaje për marrëdhënien e veçantë me kapitenin e Argjentinës, duke theksuar se mësimet e marra nga 10-shi legjendar kanë shkuar shumë përtej futbollit.

    De Paul u takua për herë të parë me Messin në vitin 2018, vetëm disa muaj pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi. Nga ai moment, ai kaloi nga të qenit admirues i madh i Messit në një prej shokëve të tij më të afërt në kombëtare.

    “Ne vraponim së bashku dhe unë duhej të isha si çdo shok tjetër skuadre”, ka rrëfyer De Paul, duke kujtuar ditët e para të stërvitjes përkrah idhullit të tij.

    Por ndikimi i Messit te De Paul nuk ishte vetëm njerëzor. Në aspektin sportiv, mesfushori e konsideron yllin argjentinas një figurë vendimtare në rrugëtimin drejt triumfit në Kupën e Botës 2022.

    “Pa të, ne definitivisht nuk do ta kishim bërë”, është shprehur De Paul, duke iu referuar suksesit të Argjentinës në Katar, ku “Albicelestët” mposhtën Francën në një finale të paharrueshme.

    Sipas tij, lidhja që Messi ka krijuar me popullin argjentinas është e jashtëzakonshme.

    “Për ta, ai nuk është thjesht më i miri i të gjitha kohërave. Është sikur ta njihnin personalisht”, ka thënë De Paul.

    Por për mesfushorin, Messi është shumë më tepër se një bashkëlojtar dhe një ikonë e futbollit. Ai e konsideron 39-vjeçarin si një vëlla dhe një njeri me zemër të madhe.

    De Paul ka theksuar se këshillat dhe shembulli i Messit e kanë ndihmuar të rritet jo vetëm si futbollist, por edhe si person, baba dhe mik.

    Pavarësisht se rrugët e tyre në futboll mund të ndryshojnë, marrëdhënia mes dy argjentinasve duket se do të mbetet e fortë. Për De Paulin, Messi do të jetë gjithmonë një figurë që ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij.

    Burimi: RTKLive