Blog

  • Konfiskohet një revolver, pistoletë me karikator dhe 6 fishekë - arrestohet një i mitur në Gjakovë

    Konfiskohet një revolver, pistoletë me karikator dhe 6 fishekë – arrestohet një i mitur në Gjakovë

    Një i mitur është arrestuar pasi njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar armë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në fshatin Skivan të Gjakovës.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Skivjan, Gjakovë 07.10.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 1-revolver, 1-pistoletë me karikator dhe 6-fishekë cal-7.65 mm. Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Punëtorët e NPB-së pa paga për gati tre muaj - reagon Rama

    Punëtorët e NPB-së pa paga për gati tre muaj – reagon Rama

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që me prioritet ta shqyrtojë rastin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), duke thënë se si pasojë e këtij procesi, sipas tij, 350 familje kanë mbetur pa paga.

    Rama këtë deklaratë e bëri pas një vizite në NPB, ku tha se është takuar me menaxhmentin e ndërmarrjes për të shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e pagave të punëtorëve.

    Ai pretendoi se situata është pasojë e një vendimi të marrë para fillimit të mandatit të tij dhe e cilësoi atë si të paligjshëm.

    “Këtë çështje e kam adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes tonë, sepse kam parë se vendimi dhe procesi janë të paligjshëm dhe e rrezikojnë ndërmarrjen, siç edhe ndodhi”, ka shkruar Rama në Facebook, raporton Telegrafi.

    Kryetari i Prishtinës tha se gjatë mandatit të tij ka insistuar që gjykatat ta mbrojnë pronën publike.

    “Gjatë gjithë këtyre viteve kam insistuar që gjykatat ta mbrojnë pronën publike. Insistoj edhe SOT”, ka deklaruar ai.

    Rama i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme që ta trajtojë rastin me prioritet, duke theksuar pasojat që, sipas tij, po i bartin punëtorët e NPB-së.

    “Prandaj, kërkoj nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë këtë çështje me prioritet, sepse 350 familje kanë mbetur pa paga dhe po dëmtohen nga një proces i nisur në qeverisjen e kaluar”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, punëtorët e NPB-së kanë deklaruar se kanë mbetur pa paga për gati tre muaj, për shkak të bllokimit të llogarisë së ndërmarrjes.

    Kryetari i Këshillit Organizativ të Punëtorëve të NPB-së, Valdet Sulejmani, ka thënë në emisionin “Pasdite” në RTK se gjendja e punëtorëve është rënduar ndjeshëm dhe se deri tani nuk kanë marrë një përgjigje konkrete për zgjidhjen e situatës.

    Sipas tij, bllokimi i llogarisë është rezultat i një vendimi gjyqësor, ndërsa punëtorët kërkojnë që gjykata të marrë një vendim përfundimtar lidhur me çështjen.

    “Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore janë në siklet shumë të madh, shkaku që pagat nuk i kemi marrë afro, po hyjmë për muajin e tretë. Dhe është një kosto e madhe. Kemi njerëz që janë në kredi bankare. Faturat e energjisë elektrike nuk na presin neve tre muaj. Nuk na presin qiratë tre muaj”, tha Sulejmani.

    Ai theksoi se, pavarësisht mungesës së pagave, shërbimet e NPB-së për qytetarët e Prishtinës vazhdojnë.

    “Asnjë shërbim ende nuk ka ngecje, të gjitha shërbimet jemi duke i kryer për qytetarët e Prishtinës dhe do të mundohemi deri në fund që ne të vazhdojmë me këto shërbime”, tha ai.

    Sulejmani bëri të ditur se punëtorët kanë paralajmëruar protestë të hënën pranë gjykatës, me kërkesën që institucioni të trajtojë situatën dhe t’u japë informacion për ecurinë e çështjes.

    “Janë 380 punëtorë”, tha Sulejmani, duke shtuar se mungesa e pagave po rëndon drejtpërdrejt mbi familjet e tyre.

    Ai tha se punëtorët kanë arritur ta përballojnë muajin e parë përmes huazimeve, por situata është bërë gjithnjë e më e vështirë pasi nuk kanë një afat të qartë se kur do t’i marrin pagat.

    Sipas Sulejmanit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndërmarrë veprimet që i ka lejuar ligji dhe ka bërë ankesat përkatëse, ndërsa punëtorët tani presin një përgjigje nga gjykata.

    Sulejmani vlerësoi edhe angazhimin e kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, Artan Berisha, për të cilin tha se ka komunikuar me institucionet përkatëse dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për zgjidhjen e situatës.

    Megjithatë, sipas tij, deri tani nuk ka ardhur ndonjë përgjigje konkrete nga gjykata.

    “Po shohim që asnjë përgjigje, asnjë kurrgjë nuk kemi nga gjykata”, deklaroi Sulejmani.

    Në fund, Rama ka thënë se Komuna nuk e ka krijuar problemin, por se ka ndërmarrë veprime për ta ndalur atë.

    “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për ta ndalur. Tani kërkojmë vendim, mbrojtje të ndërmarrjes dhe llogaridhënie”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/

  • Carvajal kishte kaluar edhe testet mjekësore, por La Liga i bllokoi transferimin për një arsye të pazakontë

    Carvajal kishte kaluar edhe testet mjekësore, por La Liga i bllokoi transferimin për një arsye të pazakontë

    Dani Carvajal ishte vetëm një hap larg rikthimit në futbollin spanjoll, por një pengesë e papritur ka vënë në pikëpyetje transferimin e tij te Getafe.

    Mbrojtësi 34-vjeçar kishte arritur marrëveshje me klubin madrilen për kushtet personale dhe, sipas AS, kishte kaluar edhe testet mjekësore. Megjithatë, procedura e transferimit ka ngecur pasi LaLiga nuk ka dhënë dritën jeshile për regjistrimin e kontratës.

    Problemi lidhet me vlerën financiare të marrëveshjes. LaLiga, në kuadër të kontrollit të saj financiar, mund të përcaktojë një vlerë të parashikuar për kontratën e një futbollisti, e cila përdoret për të llogaritur ndikimin e tij në kufirin financiar të klubit. Kjo vlerë nuk nënkupton domosdoshmërisht pagën reale që do të marrë lojtari.

    Në rastin e Carvajalit, autoritetet e LaLigës e kanë konsideruar pagën e dakorduar me Getafen shumë të ulët në raport me profilin e mbrojtësit dhe të ardhurat që ai ka pasur gjatë viteve të fundit.

    Kjo është bërë problem për Getafen, e cila aktualisht operon shumë pranë kufirit të saj financiar. Nëse Carvajal regjistrohet me vlerën e llogaritur nga LaLiga, klubi nuk do të kishte hapësirën e nevojshme financiare për ta përfshirë atë në skuadër.

    Presidenti i Getafes, Angel Torres, e pranoi se situata është komplikuar, duke lënë megjithatë të hapur mundësinë që gjërat të ndryshojnë.

    “Në thelb, marrëveshja ka dështuar. Në futboll, ajo që është e bardhë sot mund të jetë e zezë nesër”, deklaroi Torres.

    Megjithatë, historia nuk duket të ketë marrë fund. Sipas AS, përfaqësuesit e Carvajalit pritet të rikthehen në Spanjë më 12 tetor dhe atëherë mund të zhvillohen negociata të reja për të gjetur një formulë që do t’i mundësonte Getafes regjistrimin e ish-mbrojtësit të Real Madridit./Telegrafi/

  • Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

    Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

    Një Chevrolet Corvette C7 Grand Sport e vjedhur në dhjetor të vitit 2020 në Waynesboro, Georgia, është gjetur pas gati gjashtë vitesh në fund të një lumi.

    Makina u zbulua rastësisht nga një zhytës gjatë një zhytjeje rutinë dhe u nxor nga uji e mbuluar me baltë dhe mbetje.

    Corvette ishte ende e identifikueshme falë mbështjellësit karakteristik në ngjyrë të zezë dhe blu, si dhe një ngjitëseje në xhamin e përparmë që e kishte edhe kur u raportua e vjedhur.

    Megjithëse pjesa e jashtme ka qëndruar çuditërisht mirë, fenerët janë mbushur me ujë, ndërsa edhe kabina ka qenë e përmbytur.

    Pas kaq vitesh nën ujë, dëmtimi i elektronikës dhe sistemeve të tjera të makinës është pothuajse me siguri i pariparueshëm.

    Ende mbetet mister se si Corvette përfundoi në lumë, por dyshohet se hajdutët e braktisën aty pasi e përdorën. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut – hajnat thyejnë derën e shtëpisë dhe marrin ora, parfume e para

    Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut – hajnat thyejnë derën e shtëpisë dhe marrin ora, parfume e para

    Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut – hajnat thyejnë derën e shtëpisë dhe marrin ora, parfume e para

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 7 tetor në rrugën “Serdara Janka Vukotica” në Mitrovicë të Veriut, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë gjësende me vlerë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:20, pronari i shtëpisë, D. T, ka njoftuar Policinë pasi ka vërejtur se dera hyrëse e shtëpisë ishte thyer.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese dhe hetuesit, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit, ndërsa pronari është intervistuar lidhur me rastin.

    Sipas deklarimit të tij, nga shtëpia janë vjedhur dy ora dore, një valixhe me parfume dhe një monedhë, me vlerë të përgjithshme të deklaruar prej rreth 700 eurosh.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut – hajnat thyejnë derën e shtëpisë dhe marrin ora, parfume e para appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen

    Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen

    Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë që ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që i bëri Kuvendi i Kosovës të hënën në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ligjvënësit kosovarë e ndryshuan ligjin për t’ia kufizuar kompetencat gjykatës me bazë në Hagë gjatë një votimi pak para mesnatës të martën.

    Në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk bën të cenohet.

    “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështetën në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigje.

    Ambasada gjithashtu theksoi se e mbështet qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.

    Më herët, Bashkimi Evropian tha se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

    “Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand.

    The post Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen appeared first on Insajderi.

  • Reforma territoriale sot në Kuvend e Shqipërisë, opozita dhe qytetarët në protestë

    Reforma territoriale sot në Kuvend e Shqipërisë, opozita dhe qytetarët në protestë

    Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, ku në qendër të seancës plenare është projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale me 46 bashki, një reformë kjo e kundërshtuar nga opozita.

    Ndarja e re, që parashikon 15 bashki më pak, kërkon 84 vota për t’u miratuar, por dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë shprehur kundërshtime ndaj hartës së re.

    Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u kujtoi atyre se ky është një vendim politik dhe të gjithë deputetët e PS-së duhet ta votojnë.

    Dyshime për votën unison të socialistëve ngriti një ditë më parë në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN edhe gazetari Anri Bala, i cili tha se deputetet Elisa Spiropali dhe Marjana Koçeku mund të rrezikojnë votimin në Kuvend të Reformës Territoriale.

    Ndërkohë opozita ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë Kuvendit. Një ditë më parë kreu demokrata Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të bashkohen në protestë për të mbrojtur interesat qytetare.

    Sipas tij, Edi Rama reformën territoriale e bën për interesin e tij, ndaj kërkoi që pjesëmarrja të jetë masive.

    Por në të njëjtën orë me protestën e opozitës është planifikuar edhe protesta e flamingove, që vijon prej më shumë se 120 ditësh.

    Në rendin e ditës janë parashikuar katër interpelanca, mes tyre një kërkesë e grupit parlamentar të PD-së me ministrin e Brendshëm Ervin Demo për reagimin e policisë ndaj protestuesve. Tre interpelanca të tjera janë ndaj ministrave Enea Karakaçi dhe Petrit Malaj, për çështje që lidhen me autostradën Milot-Balldre, TEC-et lundruese në Vlorë dhe çmimet e produkteve bazë.

    Seanca përfshin gjithashtu nëntë projektligje të tjera, që lidhen me marrëveshje ndërkombëtare, bankat, pagesat, mjedisin, treguesit gjeografikë, markat tregtare dhe patentat.

    Në rend dite është edhe projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor për kompaninë shtetërore KAYO, si dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit./A2CNN

     

    Burimi: Dukagjini

  • Bllokimi i minatorëve, Ramadani: Duhet të ketë përgjegjësi nga Qeveria

    Bllokimi i minatorëve, Ramadani: Duhet të ketë përgjegjësi nga Qeveria

    Bllokimi i minatorëve, Ramadani: Duhet të ketë përgjegjësi nga Qeveria

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar përgjegjësi për rastin e ngujimit të minatorëve të Trepçës.

    Pas disa orëve të qëndrimit në horizontin e 11-të të minierës në Stantërg, 63 minatorët kanë arritur të dalin nëpër rrugët emergjente, pasi ata ishin bllokuar si pasojë e një defekti me energjinë elektrike.

    “I lumtur që 63 minatorët shpëtuan. Do të kërkoj përgjegjësi nga Qeveria. Kjo nuk ishte hera e parë që minatorëve tanë – krenarisë së nëntokës së Kosovës – u ndodh të ngujohen në qindra metra thellësi. Problemi me energji elektrike nuk duhet të trajtohet si problem teknik. Asessi. Përgjegjësi duhet të ketë!”, ka shkruar Ramadani. /Klankosova.tv

  • Policia kontrolloi një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, ja çka gjeti

    Policia kontrolloi një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, ja çka gjeti

    Policia kontrolloi një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, ja çka gjeti

    Policia ka konfiskuar një pushkë të tipit AK-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në fshatin Dren të Leposaviqit.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 7 tetor 2026, rreth orës 16:30. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës dhe gjatë kontrollit kanë gjetur armën dhe municionin.

    Në mesin e gjësendeve të konfiskuara janë një AK-47, dy karikatorë të zbrazët të kësaj arme, 119 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, pantallona ushtarake, një kapelë dhe një termos ushtarak, transmeton Klankosova.tv.

    Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

  • Zbulohet edhe një konkurrent i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Zbulohet edhe një konkurrent i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Zbulohet edhe një konkurrent i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Edicionit i pestë i Big Brother VIP Kosova do të nisë së shpejti.

    Gazetarja Blerina Shoshi, në emisionin “Ora Shtatë” ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar disa xhirime në hapësirat e Big-ut, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë bisedimeve në studio, u bë e ditur se është zbuluar edhe një banor i këtij formati.

    Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: