Blog

  • Rizvanolli: Minatorët e Trepçës janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja graduale e tyre

    Rizvanolli: Minatorët e Trepçës janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja graduale e tyre

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës janë në gjendje të mirë, pas një defekti në pajisjet elektrike.

    Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

    Ai ka theksuar se ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    Ndërkohë, ajo ka njoftuar se është duke u organizuar dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

    Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe ekipet e Policisë dhe zjarrfikësve.

    Burimi: Dukagjini

  • Pse po bëhet sërish më fitimprurëse t’i huazosh para shtetit zviceran?

    Pse po bëhet sërish më fitimprurëse t’i huazosh para shtetit zviceran?

    Rendimentet e obligacioneve shtetërore zvicerane janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.

    Kjo do të thotë se, investitorët që ia huazojnë paratë shtetit për periudha të gjata mund të marrin më shumë të ardhura, edhe pse Banka Kombëtare Zvicerane e mban normën bazë në zero për qind.

    Për një investitor, obligacionet e shtetit zviceran janë bërë sërish më interesante. Rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare të Konfederatës zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit, duke arritur në fund të shtatorit në 0.69 për qind, niveli më i lartë i këtij viti. Aktualisht, rendimenti është rreth 0.58 për qind, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Rritja është veçanërisht interesante për faktin se Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) e ka mbajtur normën bazë në zero për qind.

    Pse po rriten rendimentet?

    Norma bazë e SNB-së përcakton kryesisht koston afatshkurtër të parasë, ndërsa rendimentet e obligacioneve 10-vjeçare ndikohen nga faktorë të tjerë.

    Në mesin e tyre janë pritjet për politikën monetare, inflacionin, rritjen ekonomike, gjendjen e financave publike dhe kërkesën për obligacione.

    Në muajt e fundit, rendimentet e obligacioneve shtetërore janë rritur në shumë vende të botës. Kjo lidhet edhe me pasiguritë mbi inflacionin, nevojat e mëdha për financim dhe rritjen e kërkesës për kapital.

    Zvicra mbetet një rast i veçantë

    Megjithatë, Zvicra ka një pozitë më të favorshme se shumë vende të tjera.

    Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Franca apo Japonia, Zvicra ka financa publike relativisht të qëndrueshme. Prandaj, rritja e rendimenteve nuk lidhet me frikën se shteti zviceran nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë borxhet.

    Sipas ekspertit Markus Thöny, tregu zviceran i obligacioneve nuk është plotësisht i mbrojtur nga zhvillimet ndërkombëtare, por reagimi i tij është dukshëm më i moderuar se në tregjet e mëdha jashtë vendit.

    Edhe inflacioni dhe çmimet e energjisë kanë ndikim

    Një faktor tjetër është inflacioni.

    Inflacioni në Zvicër u rrit në shtator në 1 për qind, për herë të parë pas dy vitesh, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.

    Megjithatë, kjo shifër ende mbetet brenda intervalit prej 0 deri në 2 për qind, të cilin SNB e konsideron si zonën e stabilitetit të çmimeve.

    Edhe franga zvicerane luan rol të rëndësishëm. Në periudha pasigurie, kërkesa për monedhën zvicerane mund të rritet, ndërsa një frang më i fortë mund ta ulë inflacionin, por në të njëjtën kohë mund të dëmtojë kompanitë eksportuese.

    Çfarë po ndodh në tregjet ndërkombëtare?

    Në Shtetet e Bashkuara, rritja e borxhit publik dhe nevoja për të emetuar sasi të mëdha obligacionesh po rrisin presionin mbi tregjet e kapitalit.

    Në të njëjtën kohë, kompanitë po kërkojnë miliarda për investime në inteligjencën artificiale, qendra të të dhënave, energji dhe infrastrukturë.

    Kjo krijon konkurrencë më të madhe për kapitalin afatgjatë dhe mund të ndikojë në rritjen e rendimenteve.

    Në Evropë, Gjermania përballet me nevoja më të mëdha financimi për infrastrukturën dhe mbrojtjen, ndërsa Franca përballet edhe me pasiguri politike dhe financiare.

    Çfarë do të thotë kjo për investitorët?

    Për investitorët, zhvillimet nënkuptojnë se nuk është më vetëm norma bazë e bankave qendrore ajo që përcakton kthimin nga obligacionet.

    Gjithnjë e më shumë rëndësi kanë sasia e kapitalit që kërkohet në tregjet botërore, oferta e obligacioneve dhe rreziqet që investitorët parashikojnë për pesë, dhjetë apo edhe 30 vitet e ardhshme.

    Kështu, edhe pse Zvicra vazhdon të ketë një treg me rendimente relativisht të ulëta, huazimi i parave për shtetin zviceran është bërë sërish më tërheqës sesa ishte më parë./Telegrafi/

  • Rizvanolli: Minatorët e Trepçës janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja graduale e tyre

    Rizvanolli: Minatorët e Trepçës janë në gjendje të mirë, po punohet për daljen e tyre

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës janë në gjendje të mirë, pas një defekti në pajisjet elektrike.

    Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

    Ai ka theksuar se ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    Ndërkohë, ajo ka njoftuar se është duke u organizuar dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

    Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe ekipet e Policisë dhe zjarrfikësve.

    Burimi: Dukagjini

  • Drejtori i Bayernit kritikon Federatën Gjermane: Po humbim shumë talentë, Erblin Osmani iku te Kosova

    Drejtori i Bayernit kritikon Federatën Gjermane: Po humbim shumë talentë, Erblin Osmani iku te Kosova

    Drejtori i akademisë së Bayern Munichut Jochen Suaer ka bërë kritikë direkte ndaj Federatës Gjermane për humbjen e shumë talentëve, ndër ta e përmendi edhe Erblin Osmanin.

    Osmani zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën duke u larguar nga Gjermania, ndërsa debutoi në fitoren 1-0 ndaj Irlandës.

    17-vjeçari ishte një nga lojtarët që përzgjedhësi Franco Foda i aktivizoi në Ligën e Kombeve, kurse shkaku i kualitetit të lartë ai është përmendur vazhdimisht si një humbje që mund t’i kushtojë Federatës Gjermane.

    E së fundmi, edhe Suaer e ka këshilluar Federatën Gjermane që të ndërmerr hapa në këtë aspekt shkaku që po humbasin shumë talentë.

    “Ka shumë probleme. Shumë lojtarë kanë lindur në Gjermani, por Jurgen Klopp nuk mundet t’i ftojë. Shikoni vetëm në Bavari: Kenan Yildiz, Can Uzun? Turqi. Josip Stanisic? Kroaci. Paul Wanner? Austri. Malik Tillman? ShBA. Ka konkurrencë të madhe mes përfaqësuesve, që duhet të adresohet menjëherë”.

    “Ne e shohim këtë nga afër shkaku i numrit të ftesave që i marrim nga disa përfaqësuese për lojtarë individuale”.

    “Erblin Osmani, u lind në Mynih, por po luan aktualisht për Kosovën”, shtoi ai për “Spox”.

    Me 17 vjeç, mesfushori hyri në historinë e Kosovës si lojtari më i ri që debuton në fanellën “Dardane”. Ai ndër të tjera edhe u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Bundesligas, kur debutoi për Bayernin si 16 vjeçar./Telegrafi/

  • Neptun rikthen Ditët me Fat – oferta speciale nga 8 deri më 11 tetor

    Neptun rikthen Ditët me Fat – oferta speciale nga 8 deri më 11 tetor

    Pas suksesit të edicioneve të mëparshme, Neptun rikthen Ditët me Fat, duke sjellë sërish oferta speciale dhe mundësi për të përfituar nga çmime më të favorshme në një linjë të gjerë produktesh.

    Nga 8 deri më 11 tetor, konsumatorët do të mund të gjejnë oferta në kategori të ndryshme, si; televizorë, smartphone, laptopë, frigoriferë, rrobalarëse, enëlarëse, furra, kondicionerë dhe pajisjet e vogla elektro-shtëpiake.

    Gjatë Ditëve me Fat, Neptun sjell oferta nga brendet më të njohura si Beko, LG, Bosch, Apple, Philips, Fuego, Samsung, Roborock, Tefal etj, me zbritje deri në 66%, duke ofruar mundësi për të zgjedhur produktet që i përshtaten më së miri nevojave të secilit, me çmime edhe më të favorshme.

    Për ta bërë blerjen edhe më të lehtë, konsumatorët mund të përfitojnë edhe nga mundësitë e pagesës me këste 0% interes, sipas kushteve të ofruara nga bankat.

    Nëse keni planifikuar të blini një televizor të ri, të përditësoni pajisjet e shtëpisë apo të zgjidhni një produkt teknologjik që e keni pasur prej kohësh në listë, tani është momenti i duhur për ta bërë këtë blerje.

    Neptun Kosova, pjesë e BALFIN Group, është lider në tregun e shitjes me pakicë të elektronikës dhe elektroshtëpiakeve në Kosovë, me një rrjet prej 17 dyqanesh në qytete të ndryshme të Kosovës.

    Ditët me Fat zgjasin vetëm nga 8 deri më 11 tetor në Neptun. Mos i humbisni ofertat me zbritje deri në 66%!

  • Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje (VIDEO)

    Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje (VIDEO)

    Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje (VIDEO)

    Opinionistja Meliza Haradinaj është shprehur se vonesat e krijuara gjatë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje kanë qenë, sipas saj, pjesë e një qëllimi politik të kryeministrit Albin Kurti.

    Haradinaj ka deklaruar se beson se Kurti ka synuar që t’ia pamundësojë presidentes Vjosa Osmani vazhdimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

    “Unë mendoj se të gjitha vonesat që janë bërë muajve të fundit dhe shkuarja në zgjedhje është rezultat i qëllimit politik të z.Kurti që t’ia pamunësojë znj.Osmani të qëndrojë edhe një mandat presidente”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

  • Zjarr në Peqin, digjet sipërfaqja me bimësi dhe ullinj

    Zjarr në Peqin, digjet sipërfaqja me bimësi dhe ullinj

    Zjarr në Peqin, digjet sipërfaqja me bimësi dhe ullinj

    Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e fshatit Haspiraj në bashkinë e Peqinit.

    Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë ulliri duke djegur një pjesë të konsiderueshme të tyre, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Sipas informacioneve paraprake forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve por për shkak të erës po bëhet monitorimi për të shmangur rindezjen e zjarrit.

  • Shqiptarja Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

    Shqiptarja Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

    Shqiptarja Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

    Thëllënza Krasniqi është emëruar Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA-së – Dega e Westchesterit.

    Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për arritjen e saj dhe për angazhimin e vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë.

    “Jam jashtëzakonisht krenare për motrën time, Thëllënzën, dhe për gjithçka që ajo vazhdon të arrijë. Përkushtimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë është vërtet frymëzues”, ka shkruar ajo.

    Motra e Thëllënzës ka theksuar se ndihet veçanërisht krenare për rolin e saj të ri si Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA./Klankosova.tv

  • Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë

    Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë

    Suzuki ka prezantuar zyrtarisht në Japoni modelin e SKY, veturën e parë elektrike të pasagjerëve të kategorisë kei.

    Modeli i ri, me gjatësi rreth 3.4 metra, është i pajisur me një bateri të vogël LFP prej 26 kWh dhe ofron autonomi deri në 310 kilometra. Dorëzimet e para janë planifikuar të nisin më 16 nëntor.

    Çelësi i këtij modeli është kombinimi i një baterie relativisht të vogël me efikasitet të lartë dhe përmasat kompakte të automjetit.

    Kjo i mundëson Suzuki-t të reduktojë numrin e qelizave të nevojshme të baterisë, një prej komponentëve më të shtrenjtë të një automjeti elektrik.

    – YouTube www.youtube.com

    Në këtë mënyrë, Suzuki ka zgjedhur një qasje ndryshe nga shumë prodhues të tjerë, duke u fokusuar në uljen e peshës dhe konsumit të energjisë për të rritur autonominë. Kompania deklaron konsum prej 97 Wh/km dhe autonomi prej 310 kilometrash sipas ciklit WLTC në Japoni.

    Çmimi fillestar për versionin A do të jetë 2.12 milionë jen, rreth 11,925 euro, ndërsa versionet G dhe X do të kushtojnë përkatësisht rreth 13,444 dhe 15,694 euro. Në Japoni, modeli mund të përfitojë edhe nga subvencionet shtetërore për automjetet elektrike, duke e ulur më tej çmimin efektiv për blerës të caktuar.

    Suzuki synon të shesë rreth 1,000 njësi të e SKY në muaj në Japoni.

    Automjeti pritet të zgjerohet edhe në Evropë gjatë vitit të ardhshëm, megjithëse çmimi atje pritet të jetë më i lartë për shkak të taksave, homologimit dhe kostove të importit. /Telegrafi/

  • Sëmundja e rëndë e detyroi të largohej nga OpenAI, ish-shefja tani po kërkon ilaçin me inteligjencë artificiale

    Sëmundja e rëndë e detyroi të largohej nga OpenAI, ish-shefja tani po kërkon ilaçin me inteligjencë artificiale

    Fidji Simo, ish-drejtoresha e OpenAI-së dhe ish-drejtuese e Facebookut, po përdor inteligjencën artificiale për të kërkuar trajtime të reja për sëmundjet kronike – përfshirë edhe sëmundjen nga e cila vuan vetë.

    Simo iu bashkua OpenAI-së në maj të vitit 2025, fillimisht si drejtoreshë ekzekutive për aplikacionet dhe më pas mori përgjegjësi edhe për zbatimin e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI). Megjithatë, në të njëjtën kohë ajo po përballej me probleme serioze shëndetësore.

    Ajo ishte diagnostikuar disa vite më parë me sindromën e takikardisë ortostatike posturale (POTS), një sëmundje kronike që mund të shkaktojë rritje të shpejtë të rrahjeve të zemrës, marramendje dhe humbje të vetëdijes kur personi ngrihet ose qëndron ulur.

    Gjendja e saj u përkeqësua pasi filloi punën në OpenAI dhe ajo nuk mundi më ta përballonte ritmin intensiv të punës. Në korrik të këtij viti, Simo u largua nga pozita në kompani, por mbeti këshilltare me kohë të pjesshme, raportojnë mediat.

    “Fatkeqësisht, e kam shumë, shumë të vështirë të qëndroj në këmbë pa humbur vetëdijen. Nuk mund të qëndroj gjatë as ulur, as në këmbë – pas më shumë se pesë apo dhjetë minutash humbas vetëdijen”, ka thënë ajo.

    Gjatë vitit të fundit, Simo është përqendruar në mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të luftuar sëmundjet kronike. Në mars të vitit 2025, së bashku me Rohit Gupta dhe Rishi Reddy, ajo themeloi kompaninë startup ChronicleBio.

    Kompania synon të përdorë inteligjencën artificiale dhe të dhënat biologjike për të kuptuar më mirë rrjetin kompleks të simptomave që lidhen me sëmundje kronike të sistemit imunitar, përfshirë POTS-in, COVID-in e gjatë dhe encefalomielitin mialgjik/sindromën e lodhjes kronike (ME/CFS).

    Sipas Gupta-s, rreth 250 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga këto sëmundje kronike.

    Qëllimi i Simo-s dhe bashkëthemeluesve të saj është që, përmes kombinimit të inteligjencës artificiale dhe të dhënave biologjike, të identifikojnë mekanizmat e këtyre sëmundjeve dhe të ndihmojnë në zhvillimin e terapive të reja. /Telegrafi/