Blog

  • 15 pikë dhe një rekord i ri për Kosovën U21 - Hekuran Kryeziu flet për kampanjën e suksesshme të shpresave

    15 pikë dhe një rekord i ri për Kosovën U21 – Hekuran Kryeziu flet për kampanjën e suksesshme të shpresave

    Kosova U21 e ka mbyllur kampanjën eliminatore për Kampionatin Evropian 2027 me 15 pikë, duke regjistruar një prej cikleve më të suksesshme në historinë e kësaj përfaqësueseje, ndonëse në fund mbeti jashtë objektivit për kualifikim.

    “Dardanët” e përfunduan Grupin A në pozitën e katërt, në një grup jashtëzakonisht të vështirë ku përballë kishin Spanjën, Finlandën dhe Rumaninë. Të tria këto përfaqësuese kishin qenë pjesë e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2025 dhe në këtë cikël kishin në dispozicion shumë futbollistë me përvojë ndërkombëtare.

    Kosova grumbulloi 15 pikë nga katër fitore, tri barazime dhe tri humbje. Dy prej humbjeve erdhën ndaj Spanjës, ndërsa një ndaj Rumanisë, kurse ndaj Finlandës Kosova mori dy barazime – fillimisht 0-0 dhe më pas 4-4 në ndeshjen e fundit të kampanjës.

    Pikërisht ky barazim spektakolar 4-4 la një shije të hidhur, pasi Kosova kishte mundësinë që me një fitore të përfundonte në pozitën e tretë me 17 pikë, që do të ishte një tjetër arritje historike.

    Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu e vlerësoi lart punën e bërë gjatë këtij cikli, por pranoi se i vjen keq për futbollistët që nuk arritën ta mbyllnin kampanjën me fitore ndaj Finlandës.

    “Ka qenë një kampanjë e suksesshme me 15 pikë në fund. Më vjen keq për lojtarët që nuk arritën fitore ndaj Finlandës, pasi do të kishim dalë për herë të parë në histori në vendin e tretë me 17 pikë dhe do ta mbyllnim një cikël të jashtëzakonshëm”, deklaroi Kryeziu.

    Një grup jashtëzakonisht i vështirë

    Kryeziu, i cili e mori drejtimin e Kosovës U21 gjatë kampanjës pas largimit të Afrim Tovërlanit, theksoi vështirësitë me të cilat është përballur kjo përfaqësuese që nga fillimi i ciklit.

    Ai theksoi se situata ishte edhe më e komplikuar duke marrë parasysh se Kampionati Evropian U21 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, çka sipas tij krijoi një situatë jo të zakonshme dhe solli pengesa gjatë gjithë eliminatoreve.

    Kjo pasi Shqipëria U21 e Alban Bushit, iu ofronte shumë lojtarëve dardanë, ndërsa arritën ta marrin kapitenin Etnik Brruti dhe mbrojtësin Diar Vokrri.

    “Ka qenë jashtëzakonisht vështirë prej fillimit, duke e marrë parasysh që Kampionati Evropian U21 zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Ka pasur shumë pengesa, por jemi munduar, me çfarë kemi pasur, t’i menaxhojmë lojtarët. Nuk jemi treguar mashtrues, kemi qenë të sinqertë. Kjo situatë e ka bërë të vështirë, por që të arrijmë t’i marrim 15 pikë me një grup ku kanë qenë edhe Spanja, Finlanda e Rumania, kampanja jonë ka qenë e suksesshme”, u shpreh Kryeziu.

    Nga ndihmës i Tovërlanit, në trajner të parë

    Kjo kampanjë ishte e veçantë edhe për vetë Kryeziun. 33-vjeçari ishte pjesë e stafit të Afrim Tovërlanit si ndihmës dhe e njihte nga afër këtë gjeneratë të futbollistëve që nga fillimi i ciklit.

    Pas largimit të Tovërlanit, kalimi i Kryeziut në pozitën e përzgjedhësit nuk ishte një ndryshim rrënjësor për grupin. Ai tashmë i njihte futbollistët, karakteristikat e tyre dhe mënyrën se si funksiononte skuadra.

    Nën drejtimin e tij, Kosova U21 vazhdoi të ishte konkurruese dhe e mbylli ciklin me një bilanc prej 15 pikësh. Barazimi 4-4 me Finlandën ishte një pasqyrë e qartë e karakterit që kjo skuadër tregoi gjatë gjithë kampanjës.

    Finlanda, e cila në të gjithë ciklin eliminator pësoi vetëm shtatë gola – tri ndaj Spanjës dhe katër ndaj Kosovës – nuk arriti ta mposhtë Kosovën në asnjërën nga dy përballjet.

    Për Kryeziun, puna e bërë në këtë cikël është një bazë e rëndësishme për të ardhmen, ndërsa tashmë mbetet të shihet nëse FFK-ja do t’i besojë atij edhe kampanjën e ardhshme.

    Kosova U21 nuk arriti të sigurojë kualifikimin në Euro 2027, por 15 pikët e grumbulluara dhe paraqitjet ndaj përfaqësueseve të forta evropiane treguan se kjo gjeneratë kishte potencial për të bërë më shumë.

    Mëkati i vetëm mbetet se një fitore ndaj Finlandës do ta kishte dërguar Kosovën në vendin e tretë me 17 pikë dhe do ta kishte bërë këtë cikël edhe më historik.

    Tashmë, vëmendja kalon te gjeneratat e reja dhe te cikli i ardhshëm. Për Kosovën U21, por edhe për Hekuran Kryeziun, kjo mund të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të ri. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Zjarri përfshin sërish një nga objektet kryesore të naftës në Rusi

    Zjarri përfshin sërish një nga objektet kryesore të naftës në Rusi

    Një zjarr ka shpërthyer sërish në një nga objektet kryesore të transportit dhe ruajtjes së naftës në rajonin rus të Samaras, pas një sulmi të raportuar ndaj kompleksit.

    Bëhet fjalë për stacionin linear të prodhimit dhe dispeçimit në Samara, pjesë e sistemit të kompanisë ruse Transneft dhe një prej nyjeve më të mëdha të transportit të naftës në Evropë. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë menjëherë detaje për dëmet në objekt.

    Kompleksi shtrihet në më shumë se 216 hektarë dhe ka 71 rezervuarë me kapacitet të përgjithshëm prej mbi 1.6 milionë metra kub naftë. Në të ndodhen gjithashtu stacionet e pompimit Samara-1 dhe Samara-2, si dhe një objekt për përzierjen e naftës.

    Në këtë pikë bashkohen katër tubacione kryesore të naftës, përmes të cilave transportohet nafta nga Siberia Perëndimore, Tatarstani, rajoni i Orenburgut dhe Kazakistani.

    Raportimet për zjarrin pasuan shpërthime të dëgjuara në Samara. Pamje të publikuara në internet treguan flakë në zonën e objektit, ndërsa autoritetet lokale njoftuan për masa të përkohshme të sigurisë dhe ndërprerje të transportit tokësor.

    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më vonë konfirmoi se forcat ukrainase kishin goditur stacionin në rajonin e Samaras, duke thënë se në objekt ishte regjistruar zjarr. Ukraina e ka përshkruar sulmin si pjesë të përpjekjeve për të dobësuar kapacitetet ushtarake dhe ekonomike të Rusisë.

    Raportimet për dëmet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Sulmi ndodhi në një periudhë kur Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve të naftës në Rusi. /Telegrafi/

  • Mbrojtja nga gripi: Vonohen vaksinat, shteti thotë që s’ka faj (VIDEO)

    Mbrojtja nga gripi: Vonohen vaksinat, shteti thotë që s’ka faj (VIDEO)

    Mbrojtja nga gripi: Vonohen vaksinat, shteti thotë që s’ka faj (VIDEO)

    Në fillim të tetorit jo, por ka fundi po.

    Ani se IKSHPK ishte shprehur goxha e sigurtë që vaksinat kundër gripit sezonal në Kosovë do të arrijnë në fundin e shtatorit, duke planifikuar që imunizimi të nisë qysh në fillim të tetorit, tamam në kohë.

    Megjithëse, ky synim ra nga zbatimi qysh me 1 tetor, ndonëse ishte thënë se vaksinat janë porositur më kohë dhe të cilat blihen nga MSh.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo shtyrje nuk ka ndodhur për fajin e tyre, por të ndryshimeve dhe përcaktimeve të OBSH-së, së fundmi ndaj kësaj vaksine.

    Me 21 tetor pritet të arrijnë në depon e IKSHPK-së.

    E, siç Klani ka raportuar çdo vit, kjo vaksinë nuk u dedikohet vetëm të moshuarëve, ashtu siç mendohet në popull.

    Derisa sipas evidencave të specialistëve të shëndetit publik, sfidë mbetet mospërgjigja e mjaftueshme e profesionistëve shëndetësorë ndaj kësaj vaksine dhe të cilët janë në kontakt me pacientët në baza ditore.

  • Protestat e përnatshme: 21 net “Jo në emrin tim”, triumfon nisma (VIDEO)

    Protestat e përnatshme: 21 net “Jo në emrin tim”, triumfon nisma (VIDEO)

    Protestat e përnatshme: 21 net “Jo në emrin tim”, triumfon nisma (VIDEO)

    Në mbrojtje të luftës për çlirimin e Kosovës, që nga dita e dënimit me 81 vjet burg për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, Prishtina s’gjeti qetësi nga protestuesit.

    Në sheshin “Skenderbeu”, për 21 net rresht u kërkua drejtësi, duke u brohoritur thirrja që verdikti i dhënë nuk mund të jetë në emër të popullit të Kosovës.

    Pranë Kuvendit e Qeverisë, të pakënaqurit këmbëngulën që Ligji për Dhomat e Specializuara duhej të votohet.

    Çdoherë paqësor në mot të mirë e të ligë, pjesëmarrësit, i valëvisnin flamujt, betoheshin për atdheun, e ndiznin flakadanët duke ia thënë edhe këngës.

    Por, qetësia u trazua në natën e 20-të. Kur të hënën e 5 tetorit, deputetët s`po merrnin parasysh top kërkesën e tyre.

    Politikanët arritën ujdi, vonë të martën, e vetë organizatori Çlirim Haziri, ua kumtoi lajmin e madh të protestuesve.

    Kjo i dha fund protestës, e masa u shpërnda, përderisa edhe njësite të shumta policore, u kthyen në bazat e tyre, teksa të mërkurën u hoqën edhe rrethojat përreth godinave shtetërore.

  • Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm

    Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka përshkruar personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Ai thënë se ideologjia e Kurtit është autoritare dhe me tendencë totalitare.

    Molliqaj në emisionin “DPT Te Fidani” tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është i paparashikueshëm nga aspekti taktik dhe strategjik.

    Por, sipas tij, Kurti është i parashikueshëm vetëm në kuadër të ideologjisë së tij.

    “Thelbi i pushtetit të Albin Kurtit është i rrezikshëm. E kur është i rrezikshëm, aty s’ka kritere për idenë e tij. As gjaku, as dëshmori, as e ardhmja, as kërkush. Dhe, kjo nuk ka të bëjë me Albin Kurtin, si djalë i dikujt ose si i rritur në Prishtinë, kjo ka të bëjë me idetë e Albin Kurtit, të cilat janë ku të duash. Tek ai është personifikuar personaliteti i Albin Kurtit.

    Prandaj, kushdo që mendon që Albin Kurti mund të kuptohet nga gjestet, nga historia, e ka gabim. Albin Kurti kuptohet nga strategjia e taktika. E di ka njerëz që mendojnë që dinë strategji e taktikë, teorinë e lojës e luajnë mirë, e ka. As aty nuk e gjen.

  • Capital T thyen heshtjen për pauzën nga koncertet dhe paralajmëron rikthimin e fuqishëm

    Capital T thyen heshtjen për pauzën nga koncertet dhe paralajmëron rikthimin e fuqishëm

    “Wine & Stories of Berat” ishte koncerti i vetëm i rep-artistit Capital T gjatë këtij viti, ndërsa pas një periudhe të gjatë me koncerte, udhëtime dhe performanca, ai vendosi të marrë një pauzë nga skena.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artisti ka treguar se kjo shkëputje ishte e nevojshme për të, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe personale, derisa konfirmon rikthimin e tij të fuqishëm në skenën muzikore.

    “Wine & Stories of Berat ishte koncerti im i vetëm për këtë vit. Kjo pauzë nga skena ishte diçka që më duhej më shumë sesa e kisha mendu. Pas kaq shumë vitesh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, qytete, shtete dhe mijëra njerëz përballë meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca”.

    Foto: Capital T / Instagram

    “Një pjesë e këtij vendimi erdhi duke parë situatat nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon. Ndonjëherë duhet të ndalesh, të shikosh përreth dhe të kuptosh se çfarë po ndodh jashtë botës tënde”.

    “Por kjo pauzë kishte edhe një arsye tjetër shumë personale. Doja kohë. Kohë larg zhurmës, larg presionit të vazhdueshëm për të qenë gjithmonë prezent, larg ritmit këngë –> koncert –> këngë –>koncert”.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe është fokusuar në studio, ku po punon për një album të ri.

    “Doja ta ktheja gjithë atë energji përsëri në studio dhe në muzikë. Duke punu për një album të ri. Një album që për mua nuk është thjesht vazhdimi i asaj që kam bërë deri sot. Dua të flas për gjëra të tjera. Të prek tema që ndoshta nuk i kam prek më parë. Të tregoj perspektivën e njeriut që jam sot, pas gjithë këtyre viteve, jo vetëm artistin që publiku e njeh deri tani. Dhe pikërisht këtë vit më ka ndodh të mendoj shumë edhe për rrugëtimin”.

    Foto: Capital T / Instagram

    Në këtë periudhë reflektimi, artisti ka rikthyer vëmendjen edhe te 20 vitet e tij në muzikë, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një lloj “time capsule”.

    “20 YEARS LIVE. Tamam “time capsule”. Kur kthehem dhe shoh 20 vite muzikë, skena, ide, rrezik, eksperimente dhe momente që në atë kohë ndoshta nuk kuptoheshin plotësisht, e kuptoj sa shumë ka ndryshu industria jonë”.

    “Mbaj mend kohën kur investimi në koncerte, produksion, skenografi, performancë dhe eksperiencë live nuk ishte standard. Kur ideja ishte të krijonim diçka më të madhe se thjesht të dilnim në skenë në klubet e natës dhe të këndonim disa këngë. Gjithmonë kam dasht me i shty kufijtë. Të krijoj trende, jo vetëm t’i ndjek ato”, theksoi ai mes tjerash.

    Foto: Capital T / Instagram

    Reperi po ashtu ka folur për kolegët e tij të cilët viteve të fundit janë përqendruar tek koncertet e mëdha, derisa e sheh si diçka shumë pozitive dhe se standardi është ngritur.

    “Dhe sot, kur shoh pothuajse të gjithë industrinë duke u kthyer drejt koncerteve të mëdha, produksioneve serioze dhe performancave live, nuk e shoh si konkurrencë.Përkundrazi. It makes my heart warm. Sepse do të thotë që kultura është rrit. Standardi është ngrit. Artistët po ëndërrojnë më shumë dhe publiku po kërkon më shumë. Dhe në një mënyrë të çuditshme”.

  • Hodhi letrat në koshin e gabuar, komuna zvicerane e gjobit gruan për një "gabim të vogël"

    Hodhi letrat në koshin e gabuar, komuna zvicerane e gjobit gruan për një “gabim të vogël”

    Një grua në Zvicër është gjobitur nga komuna pasi kishte hedhur letra në një kosh mbeturinash në vend se t’i dorëzonte për grumbullimin e letrës.

    Rasti ka ngjallur debat për mënyrën se si komunat zbatojnë rregullat për ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave.

    Gruaja kishte hedhur letrat në një kosh mbeturinash, ndërsa ato duhej të ishin lënë për grumbullimin e veçantë të letrës, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Pas kontrollit, autoritetet komunale e identifikuan dhe i vendosën një gjobë për mënyrën e gabuar të asgjësimit të mbeturinave.

    Rasti ka nxjerrë në pah se rregullat për ndarjen e mbeturinave në Zvicër mund të zbatohen në mënyrë strikte. Në kantonin e Cyrihut, për shembull, personi që shkakton një shkelje të rregullave për hedhjen e mbeturinave mund të ngarkohet me kostot e kontrollit dhe të pastrimit.

    Letrat duhet të riciklohen veçmas

    Në Zvicër, letra dhe kartoni zakonisht mblidhen veçmas për t’u ricikluar. Hedhja e tyre në mbeturinat e zakonshme nënkupton që një material i riciklueshëm përfundon në sistemin e mbetjeve të zakonshme.

    Autoritetet zvicerane theksojnë rëndësinë e ndarjes së mbeturinave, pasi materiale si letra, qelqi, metalet dhe mbetjet organike mund të riciklohen ose të trajtohen në mënyrë të veçantë.

    Rasti i gruas ka shkaktuar reagime për shkak të faktit se bëhej fjalë për një sasi të zakonshme letre, por autoritetet e konsideruan shkeljen si të mjaftueshme për të ndërmarrë masa.

    Në Zvicër, komunat kanë përgjegjësi të rëndësishme për kontrollin dhe zbatimin e rregullave për mbeturinat. Kur identifikohet personi përgjegjës për një shkelje, ai mund të ngarkohet edhe me kostot që lidhen me kontrollin dhe largimin e mbeturinave./Telegrafi/