Blog

  • Quansah mund të largohet nga Leverkusen, interesim nga gjigantët e Premier League

    Quansah mund të largohet nga Leverkusen, interesim nga gjigantët e Premier League

    Quansah mund të largohet nga Leverkusen, interesim nga gjigantët e Premier League

    Jarell Quansah mund të largohet nga Bayer Leverkusen në verën e vitit 2027, ndërsa prapaskenat për një transferim të mundshëm kanë nisur tashmë.

    Sipas raportimeve, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal janë të interesuar për mbrojtësin anglez, ndërsa edhe Real Madridi po e monitoron rregullisht situatën e tij.

    Liverpooli vazhdon të ketë një avantazh të rëndësishëm, pasi në marrëveshjen e largimit të Quansah nga klubi ekziston një klauzolë riblerjeje prej 70 milionë eurosh, e vlefshme deri më 15 qershor 2027.

  • Xhaka i buzëqeshur, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Sunderlandit

    Xhaka i buzëqeshur, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Sunderlandit

    Xhaka i buzëqeshur, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Sunderlandit

    Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje me Sunderlandin dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Premier League.

    Xhaka nuk ishte pjesë e angazhimeve me Kombëtaren gjatë ditëve të fundit, ndërsa tani fokusi i tij është te klubi anglez.

    Sunderland të shtunën përballet me Brightonin, në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit.

    Ekipi i tij deri më tani ka marrë vetëm katër pikë në pesë ndeshje dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive, transmeton Klankosova.tv.

    Prania e kapitenit shqiptar pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për skuadrën në këtë përballje.

  • Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup - Shën Nikollë, merren masa ndaj shoferit

    Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup – Shën Nikollë, merren masa ndaj shoferit

    MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup – Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë Sektorit të Çështjeve të Trafikut, duke përdorur një pajisje matëse shpejtësie “LaserCam 4”, matën shpejtësi prej 203 kilometrash në orë në një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Shkupit.

    Mjeti po lëvizte jashtë një zone të populluar, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 130 kilometra në orë.

    “Masat përkatëse janë marrë ndaj shoferit në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Kontrollet e trafikut vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë në trafik dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”.

    “Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke kontribuar kështu së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

  • “Benitën jashtë me qit”? Një moment i Suanitës në dasmën e Aurorës po bën xhiron – a reagoi kështu për ish-banoren e BBVK-së?

    “Benitën jashtë me qit”? Një moment i Suanitës në dasmën e Aurorës po bën xhiron – a reagoi kështu për ish-banoren e BBVK-së?

    Një video nga dasma e Aurorës dhe Kushtrimit është bërë virale në rrjetet sociale.

    Videoja tregon një pjesë të intervistës së Albës nga “Artistët Shqiptarë”, por vëmendjen e përdoruesve e ka marrë një moment që duket se ka ndodhur në prapavijë.

    Në pamje, motra e Aurorës, Suanita duket se ka pasur një reagim për Benita Zenën, megjithëse momenti nuk është shumë i qartë dhe nuk mund të konfirmohet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

    Ajo që duket se dëgjohet në video janë fjalët: “Labinot, Benitën jashtë me qit”. Megjithatë, nuk ka konfirmim të saktë nëse këto janë fjalët që janë thënë dhe as për arsyen e këtij reagimi.

    Reagimi i Suanitës megjithatë mund të ketë ardhur pas fustanit që Benita kishte veshur në dasmë.

    Edhe pse fustani ishte në një nuancë të hapur të kaltër, në fotografi dhe video ai dukej i bardhë, gjë që kishte shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.

    Për këtë çështje kishte reaguar edhe vetë Benita, duke i cilësuar si “skandale” reagimet që, sipas saj, ishin krijuar nga persona që “donin t’ia prishnin dasmën motrës së tyre”.

  • Gjergji Kote shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e tetë

    Gjergji Kote shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e tetë

    Gjergji Kote shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e tetë

    Gjergji Kote i FC Drenicës është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

    Çmimi tradicional, i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të kampionatit, Albi Mall, iu dorëzua Kotes sot, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    Sulmuesi i Drenicës ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e thellë 4:0 ndaj Llapit, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në paraqitjen e skuadrës së tij.

    Vlerësimi për “Yllin e Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili përzgjodhi Koten si futbollistin më të dalluar të xhiros së tetë.

  • Gjyqtari i Superligës: Gjatë protestës policia ma theu qëllimisht këmbën (VIDEO)

    Gjyqtari i Superligës: Gjatë protestës policia ma theu qëllimisht këmbën (VIDEO)

    Gjyqtari i Superligës: Gjatë protestës policia ma theu qëllimisht këmbën (VIDEO)

    Një prej pamjeve që tërhoqi vëmendjen e madhe gjatë protestës ishte ajo e gjyqtarit të Superligës së Kosovës në futboll, Lirim Jashari, me flamurin e UÇK-së në duar.

    Tashmë, ai ka rrëfyer me emocione të forta atë që, sipas tij, ndodhi në ato momente.

    Jashari ka treguar se gjatë protestës, teksa mbante flamurin, ishte goditur nga zyrtarë policorë, duke pësuar lëndim dhe thyerje të këmbës.

    “Goditja ishte e qëllimshme. Nuk më ka rënë nga lart, më kanë rënë nga anash dhe unë e kam të thyer pjesën e shputës anësore. E kam direkt goditjen në këmbë. E ka me hallall, por nuk ua kemi pasur borxh”, u shpreh Jashari në DPT te Fidani në Klan Kosova.

  • Po shpërthen në Francë, gjiganti anglez e sheh si yllin e ardhshëm të sulmit

    Po shpërthen në Francë, gjiganti anglez e sheh si yllin e ardhshëm të sulmit

    Paris Brunner po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij dhe paraqitjet e sulmuesit të ri të Monacos kanë bërë që emri i tij të lidhet me disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

    Sulmuesi gjerman, vetëm 20-vjeçar, ka nisur sezonin në mënyrë fantastike në Francë, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Monacos dhe duke tërhequr vëmendjen edhe të përzgjedhësit të Gjermanisë, Jurgen Kloppit.

    Shpërtheu te Dortmundi

    Brunner e nisi rrugëtimin drejt futbollit të madh në moshën 14-vjeçare, kur iu bashkua akademisë së Borussia Dortmundit në vitin 2020.

    Gjatë katër viteve në nivelet e të rinjve të klubit gjerman, ai shënoi plot 56 gola në 74 paraqitje, duke treguar shumë shpejt se bëhej fjalë për një talent të veçantë.

    Kulmi me ekipet e moshave të Gjermanisë erdhi në vitin 2023. Brunner fitoi Kampionatin Evropian U17, ku shënoi katër gola dhe ndau Këpucën e Artë, ndërsa u shpall edhe lojtari i turneut.

    Po atë vit, ai ishte protagonist edhe në triumfin e Gjermanisë në Kupën e Botës U17 në Indonezi. Shënoi pesë gola, përfshirë një në finalen ndaj Francës, dhe në fund fitoi Topin e Artë të turneut.

    Monaco e mori për vetëm 4 milionë euro

    Borussia Dortmundi kishte tentuar ta mbante në klub me një kontratë profesionale, por palët nuk arritën marrëveshje.

    Për të mos e humbur lojtarin pa kompensim, klubi gjerman e shiti Brunnerin te Monaco në gusht të vitit 2024 për rreth katër milionë euro.

    Francezët e dërguan menjëherë në huazim te Cercle Brugge në Belgjikë, ku ai pati mundësinë të përballej për herë të parë me futbollin profesionist dhe garat evropiane.

    Edhe pse pati vështirësi në fillim dhe u përball me një lëndim që e la jashtë fushës për më shumë se dy muaj, Brunner arriti të shënonte gjashtë gola në vetëm tetë ndeshje si titullar.

    Një sezon i vështirë, por ai nuk u dorëzua

    Sezoni i parë i plotë te Monaco nuk shkoi sipas pritshmërive.

    Brunner kishte vështirësi të gjente hapësirë në ekipin e parë, ndërsa në një moment iu desh të luante edhe me ekipin U21.

    Megjithatë, ai vazhdoi të shkëlqente me Gjermaninë. Në vetëm katër ndeshje me U20-shat, shënoi tetë gola, përfshirë dy gola ndaj Italisë dhe një hat-trick ndaj Rumanisë.

    “Efikasiteti i tij para portës mbetet i klasit botëror për moshën e tij”, kishte deklaruar trajneri i Gjermanisë U20, Hannes Wolf.

    Filipe Luis i dha besimin dhe Brunner shpërtheu

    Gjithçka ndryshoi me ardhjen e Filipe Luisit në stolin e Monacos. Me sulmuesit Folarin Balogun dhe Matthias Abline të dëmtuar në fillim të sezonit, Brunner mori mundësinë të luante si sulmues qendre.

    Ai nuk priti gjatë për të treguar vlerat. Në ndeshjen ndaj Gornik Zabrzes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ai shënoi golin vendimtar në fitoren 3-2 të Monacos.

    Më pas vazhdoi me pesë gola në gjashtë paraqitje, përfshirë një dopietë spektakolare ndaj Marseille.

    Në njërin prej golave, Brunner mori topin pas një rivënie nga porta, përshkoi një pjesë të madhe të fushës, depërtoi në zonë dhe e dërgoi topin qetësisht në rrjetë.

    Filipe Luis e përshkroi atë gol si një “kryevepër”.

    Klopp po e ndjek nga afër

    Forma e Brunnerit nuk ka kaluar pa u vërejtur as nga Jürgen Klopp. Përzgjedhësi i Gjermanisë e ka cilësuar atë si një talent të madh dhe ka bërë të qartë se sulmuesi është në radarët e kombëtares.

    Brunner tashmë është ftuar te Gjermania U21 dhe në debutimin e tij shënoi dy gola në fitoren 4-0 ndaj Letonisë në kualifikimet për Evropianin U21.

    Për më tepër, ekziston edhe një dilemë për të ardhmen e tij ndërkombëtare, pasi Brunner ka prejardhje nga Kongo dhe mund të përfaqësojë edhe Republikën Demokratike të Kongos. Megjithatë, ai ka shkëlqyer me Gjermaninë në grupmoshat e reja.

    Manchester Unitedi po e sheh si një mundësi

    Forma e tij ka bërë që të rritet edhe interesimi nga klubet e mëdha. Liverpooli thuhet se po e monitoron situatën e tij, ndërsa Manchester Unitedi shihet si një prej klubeve që mund të tentojë transferimin e tij.

    Brunner aktualisht vlerësohet rreth 15 milionë euro, një shifër relativisht e ulët për një sulmues 20-vjeçar me potencialin që po tregon në Ligue 1.

    Shpejtësia, fuqia fizike, aftësia në duelet një kundër një dhe instinkti para portës janë disa prej karakteristikave që e bëjnë atë një profil interesant për Premier Leaguen.

    Manchester Unitedi po kërkon zgjidhje në sulm, ndërsa dëmtimi i Benjamin Sesko dhe forma jo bindëse e Joshua Zirkzees e bëjnë situatën edhe më të rëndësishme për klubin anglez.

    Brunner tashmë ka kaluar fazën e “talentit premtues”. Me paraqitjet e fundit te Monaco, ai po kërkon të bëhet një prej emrave të rinj më të kërkuar në Evropë. /Telegrafi/

  • Terras: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

    Terras: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

    Terras: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.

    Ai ka thënë se stabiliteti institucional duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike.

    Terras në një postim në rrjetin X, ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin fuqimisht anëtarësimin në BE.

    “Si raportues për Kosovën, do ta intensifikoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të çuar përpara rrugëtimin e vendit drejt BE-së”, ka thënë Terras.

  • Arteta trajner i Arsenalit deri në vitin 2030

    Arteta trajner i Arsenalit deri në vitin 2030

    Arteta trajner i Arsenalit deri në vitin 2030

    Klubi londinez ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me trajnerin spanjoll, duke i dhënë atij besim për të vazhduar projektin e nisur në vitin 2019.

    Arteta e udhëhoqi sezonin e kaluar Arsenalin drejt titullit të Premier League, duke i dhënë klubit trofeun e kampionatit pas 22 vitesh pritje. Gjithashtu, skuadra arriti deri në finalen e Champions League.

    Me marrëveshjen e re, Arteta pritet të jetë në stolin e Arsenalit për më shumë se një dekadë, teksa synimi i klubit është të vazhdojë suksesin dhe të luftojë për trofe të mëdhenj në vitet e ardhshme.

    “Ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Arteta pas nënshkrimit të kontratës së re.

  • U bë viral me flamurin e UÇK-së: Gjyqtari i Superligës Jashari përlotet duke treguar çfarë ndodhi në protestën ku ia thyen këmbën

    U bë viral me flamurin e UÇK-së: Gjyqtari i Superligës Jashari përlotet duke treguar çfarë ndodhi në protestën ku ia thyen këmbën

    Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Lirim Jashari, është emocionuar deri në lot teksa ka rrëfyer momentin kur u bë viral gjatë protestave në Prishtinë, ku protestuesit kërkuan votimin e ndryshimeve për Ligjin e Speciales.

    Jashari, në emisionin “DPT te Fidani”, ka treguar më në detaje se si kishte ndodhur skena kur ai mori flamurin e UÇK-së nga duart e një të riu dhe iu afrua Policisë, në përpjekje për t’u treguar se ndaj kujt po gjuanin.

    Ai ka rrëfyer se gjithçka kishte ndodhur pasi protestuesit ishin kthyer dhe ishin grumbulluar në Sheshin “Skënderbeu”, pas përleshjeve dhe tensioneve që kishin ndodhur gjatë protestës.

    “Gjithçka filloi kur ne u kthyem dhe u grumbulluam te Sheshi ‘Skënderbeu’, pas gjithë atyre skenave që ndodhën. Në momentin kur Çlirim Haziri, organizatori ynë, e ka marrë fjalën dhe ka filluar realisht ta përmbyllë protestën, për shkak se situata eskaloi dhe nuk mbeti më asgjë përpos sulmeve të Policisë ndaj nesh, ka ardhur nëna e Çlirimit aty. Kur e pashë gjendjen fizike të Çlirimit dhe mënyrën se si e përjetoi ajo, u mërzita shumë”.

    Sipas tij, situata u tensionua edhe më shumë kur Policia filloi të përdorte gaz lotsjellës ndaj turmës.

    “Filloi Policia të hedhë gaz lotsjellës në mes të turmës, u kthyem krejt prapa dhe në atë moment e kam parë një djalë të ri me flamur, Granit Zogjani, djali i një dëshmori. U ndala për një moment dhe mendova: ndaj kujt po gjuajnë?”, rrëfeu ai.

    Jashari më pas ka treguar se, pavarësisht rrezikut, vendosi t’ia merrte flamurin të riut dhe t’i afrohej Policisë.

    “Edhe pse e mendova rrezikun, e vendosa me ia kap flamurin atij djalit edhe me iu afrua policëve dhe me iu tregu se ndaj kujt janë duke gjuajtur”.

    Jashari ka treguar se në atë moment ishte goditur, për çka pretendon se kishte pësuar lëndim dhe thyerje të këmbës.

    Duke e kujtuar gjithë ngjarjen, gjyqtari i Superligës u përlot dhe tha se ajo që e kishte prekur më së shumti ishte pamja e fëmijëve të dëshmorëve duke u sulmuar.

    “U emocionova shumë kur i pashë fëmijët e dëshmorëve duke u sulmuar në atë mënyrë”, u shpreh Jashari mes lotësh./Telegrafi/