Blog

  • Ferdinand nuk përmbahet pas sulmit ndaj Ronaldos: Terminologji e çmendur!

    Ferdinand nuk përmbahet pas sulmit ndaj Ronaldos: Terminologji e çmendur!

    Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik ndaj yllit portugez.

    Sulmuesi 41-vjeçar u largua më herët nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pasi trajneri Jorge Jesus vendosi të mos e aktivizonte në ndeshjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator.

    Të mërkurën, Ronaldo publikoi një deklaratë ku akuzoi Jesusin se kishte shkelur premtimet që i kishte bërë.

    Pas kësaj, Ferdinand rishpërndau në rrjetin social X një artikull të “The Mirror”, të shkruar nga Harry Brent, me titullin kritik ndaj Ronaldos.

    Artikulli e cilësonte Ronaldon si “narcisist” dhe kërkonte që ai të lihej jashtë Kombëtares së Portugalisë pas deklaratës së tij të gjatë.

    Ferdinand reagoi ashpër ndaj këtij përshkrimi.

    “‘Narcisist’? Terminologji e çmendur për t’u përdorur për dikë që i ka dhënë kaq shumë futbollit dhe vendit të tij.”

    “Harry Brent, mblidhe pak mendjen!”, shkroi Ferdinand në llogarinë e tij në X.

    Ndërkohë, ende është e paqartë se çfarë dënimi do t’i jep Federata Portugeze Ronaldos, ose nëse lojtari do të jetë i disponueshëm për t’u ftuar për ndeshjet e nëntorit./Telegrafi/

  • OnePlus Ace 7 zbulohet sërish, mund të jetë OnePlus 16R për tregjet ndërkombëtare

    OnePlus Ace 7 zbulohet sërish, mund të jetë OnePlus 16R për tregjet ndërkombëtare

    Detajet për OnePlus Ace 7 kanë rrjedhur sërish online, duke dhënë një ide më të qartë për specifikat e telefonit të ardhshëm të kompanisë kineze. Modeli mund të jetë veçanërisht interesant për tregjet ndërkombëtare, pasi pritet të shitet jashtë Kinës me një emër tjetër.

    Sipas një informatori në rrjetin social X, OnePlus Ace 7 do të fuqizohet nga çipi i ri Snapdragon 8 Elite Gen 5, i shoqëruar me një sistem aktiv ftohjeje me ventilator të integruar, transmeton Telegrafi.

    Telefoni thuhet se do të ketë ekran 6.78-inç LTPS OLED, me dizajn të sheshtë, rezolucion “1.5K” dhe një frekuencë jashtëzakonisht të lartë rifreskimi prej 185Hz.

    Në pjesën e kamerave, pajisja pritet të sjellë një kamerë kryesore prej 200 MP, ndërsa kamera telefoto periskopike prej 50 MP do të ofrojë zoom optik 3.5x. Kjo kamerë pritet të përdorë sensorin Samsung ISOCELL JN5. Për selfie, OnePlus Ace 7 thuhet se do të ketë kamerë të përparme prej 16 MP.

    Një tjetër pikë e fortë pritet të jetë bateria. Sipas rrjedhjeve, telefoni do të pajiset me një bateri gjigante prej 9,000 mAh, e cila do të mbështesë karikim të shpejtë me kabllo deri në 100W.

    Pajisja pritet të ketë gjithashtu një lloj rezistence ndaj ujit, megjithëse detajet dhe certifikimi konkret ende nuk janë bërë të ditura.

    OnePlus zakonisht i shet modelet e serisë Ace jashtë Kinës me emërtimin R. Për këtë arsye, Ace 7 mund të mbërrijë në tregun indian si OnePlus 16R, duke pasuar OnePlus 15R të prezantuar vitin e kaluar.

    Nëse këto specifika konfirmohen, OnePlus Ace 7/16R do të synojë të kombinojë performancën e lartë, ekranin me frekuencë shumë të lartë rifreskimi dhe një bateri jashtëzakonisht të madhe, duke e bërë atë një nga modelet më interesante të kompanisë për gjeneratën e ardhshme. /Telegrafi/

  • David Silva rikthehet nga pensionimi pas tre vitesh, 40-vjeçari firmos në një klub nga Hong Kongu

    David Silva rikthehet nga pensionimi pas tre vitesh, 40-vjeçari firmos në një klub nga Hong Kongu

    David Silva po përgatitet për një rikthim të bujshëm në futboll, tri vjet pasi i dha fund karrierës profesionale.

    Legjenda e Manchester Cityt dhe ish-reprezentuesi i Spanjës ka nënshkruar kontratë afatshkurtër me skuadrën Supreme Shatin nga Hong Kongu, duke vendosur të rikthehet në fushë në moshën 40-vjeçare.

    Silva e kishte mbyllur karrierën në vitin 2023, kur ishte pjesë e Real Sociedadit. Që nga atëherë, spanjolli kishte qëndruar jashtë futbollit profesionist, por tash ka vendosur t’i rikthehet lojës në një aventurë krejtësisht të re.

    Supreme Shatin, që garon në Premier League të Hong Kongut, ka bërë të ditur transferimin e tij, ndërsa pritet që Silva të debutojë gjatë muajit të ardhshëm.

    Rikthimi i tij pritet të tërheqë vëmendje të madhe, jo vetëm në Hong Kong, por edhe në futbollin evropian, për shkak të karrierës së jashtëzakonshme që spanjolli ndërtoi gjatë më shumë se dy dekadave.

    Silva ishte një prej figurave kryesore të epokës së artë të Manchester Cityt, ku luajti nga viti 2010 deri më 2020. Me klubin anglez fitoi katër tituj të Premier Leagues, dy FA Cup, pesë League Cup dhe tre Community Shield.

    Ai e nisi karrierën te Valencia, ndërsa më pas luajti i huazuar te Eibar dhe Celta Vigo, para se të rikthehej në Valencia dhe të transferohej në Manchester City.

    Pas një dekade në Angli, Silva vazhdoi karrierën në Spanjë te Real Sociedad, ku edhe e zhvilloi ndeshjen e fundit si futbollist profesionist në vitin 2023.

    Me kombëtaren e Spanjës, Silva zhvilloi 125 paraqitje dhe shënoi 35 gola. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2008 dhe Kupën e Botës në vitin 2010.


    Tash, pas tri vitesh larg futbollit profesionist, një prej mesfushorëve më elegantë të gjeneratës së tij do ta provojë veten në një kapitull krejtësisht të ri të karrierës. /Telegrafi/

  • Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm (VIDEO)

    Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm (VIDEO)

    Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm (VIDEO)

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka përshkruar personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Ai thënë se ideologjia e Kurtit është autoritare dhe me tendencë totalitare.

    Molliqaj në emisionin “DPT Te Fidani” tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është i paparashikueshëm nga aspekti taktik dhe strategjik.

    Por, sipas tij, Kurti është i parashikueshëm vetëm në kuadër të ideologjisë së tij.

    “Thelbi i pushtetit të Albin Kurtit është i rrezikshëm. E kur është i rrezikshëm, aty s’ka kritere për idenë e tij. As gjaku, as dëshmori, as e ardhmja, as kërkush. Dhe, kjo nuk ka të bëjë me Albin Kurtin, si djalë i dikujt ose si i rritur në Prishtinë, kjo ka të bëjë me idetë e Albin Kurtit, të cilat janë ku të duash. Tek ai është personifikuar personaliteti i Albin Kurtit. Prandaj, kushdo që mendon që Albin Kurti mund të kuptohet nga gjestet, nga historia, e ka gabim. Albin Kurti kuptohet nga strategjia e taktika. E di ka njerëz që mendojnë që dinë strategji e taktikë, teorinë e lojës e luajnë mirë, e ka. As aty nuk e gjen. Albin Kurti kuptohet dhe shpjegohet veç përmes ideologjisë, të cilën ai e ka përqafuar. Veç aty është i parashikueshëm… Ideologjia e tij është autoritare edhe me tendencë totalitare që nuk njeh demokracinë dhe që është subjekti i fundit i historisë në kuptimin që historia i ka dhënë një detyrë këtij me krye. Në kuadër të kësaj lejohet gjithçka”, tha ai.

  • Trondit Franceska: “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”

    Trondit Franceska: “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”

    Trondit Franceska: “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Franceska Murati, ka përjetuar së fundmi një moment që e ka cilësuar si të frikshëm, e të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj, nëpërmjet një instastory.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati ka treguar se për pak sekonda, teksa ishte e përqendruar në telefon, rrezikoi të pësonte një aksident.

    “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, ka shkruar Murati krahas fotografisë së publikuar.

  • Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

    Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

    Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka ndarë në Facebookun e saj një fotografi nga viti 2014 në Vatikan.

    Aty shihet pranë presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidentes Atifete Jahjaga.

    “27 prill 2014 Vatikan”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv

  • Gjatë rinovimit të shtëpisë gjendet kuleta e humbur 51 vjet më parë

    Gjatë rinovimit të shtëpisë gjendet kuleta e humbur 51 vjet më parë

    Një projekt rinovimi në një shtëpi në Nova Scotia të Kanadasë ka çuar në një zbulim të pazakontë: një kuletë që pronari e kishte humbur 51 vjet më parë.

    Marangozi Matty Goldsmith ishte duke punuar së bashku me ekipin e tij në një shtëpi në Victoria Road, në Dartmouth, kur gjeti kuletën poshtë dyshemesë.

    Brenda saj ndodheshin patenta e shoferit, karta e studentit të Dartmouth High School dhe një certifikatë lindjeje e shkruar me dorë. Në kuletë kishte gjithashtu një kartëmonedhë prej një dollari dhe një biletë për një shfaqje teatrale të veprës Hamlet, të zhvilluar në vitin 1975.

    Goldsmith publikoi fotografi dhe informacione për kuletën në rrjetet sociale, në përpjekje për të gjetur pronarin e saj. Postimi tërhoqi vëmendjen e Donna Gilroy, e cila i njohu menjëherë sendet si ato të bashkëshortit të saj, Richard Gilroy.

    @cbcns An accidental discovery at a house renovation site in Dartmouth, N.S., and a social media post have reunited a wallet lost 51 years ago with its owner. While renovating a house for his company on Victoria Road, carpenter Matty Goldsmith found a wallet under the old floors — and he was determined to find the owner. #news#novascotia#halifax #cbcnews #construction ♬ original sound – CBC Nova Scotia

    Kuleta iu kthye Gilroyt, i cili tani është 68 vjeç, vetëm tri ditë pasi u gjet, transmeton Telegrafi.

    Gilroy tha se e kujton se e kishte humbur kuletën në atë shtëpi rreth 51 vjet më parë, megjithëse disa prej sendeve që ndodheshin brenda saj e befasuan.

    Ai tha se nuk e kujton të ketë marrë pjesë në shfaqjen e Hamlet në vitin 1975, por një detaj i biletës i bëri përshtypje: çmimi i saj ishte vetëm 1.50 dollarë.

    Pas më shumë se pesë dekadash nën dyshemenë e shtëpisë, kuleta dhe përmbajtja e saj u rikthyen te pronari, duke i dhënë fund një historie të pazakontë të nisur në vitin 1975. /Telegrafi/

  • Trump do ta kthejë klubin e golfit në rezidencë presidenciale

    Trump do ta kthejë klubin e golfit në rezidencë presidenciale

    Presidenti amerikan, Donald Trump po propozon që një pjesë e klubit të tij privat të golfit në West Palm Beach, Florida të shndërrohet në një rezidencë zyrtare presidenciale, të ngjashme me Camp David. Projekti do të shërbente për presidentët amerikanë dhe për pritjen e liderëve të huaj.

    Sipas propozimit, një pjesë e tokës që aktualisht është në pronësi të Palm Beach County do t’i vihej në dispozicion qeverisë federale. Ndërkohë, Trump do të financonte ndërtimin e rezidencës dhe objekteve të tjera presidenciale, shkruan wp.

    Kompleksi i ri do të ndërtohej pranë klubit ekzistues të golfit, i cili do të vazhdonte të funksiononte si pronë private e kompanisë së familjes Trump.

    Përfaqësuesit e Trumpit kanë propozuar gjithashtu që presidentët e ardhshëm të kenë mundësi të përdorin klubin.

    – YouTube www.youtube.com

    Avokati i klubit, Harvey Oyer, e ka përshkruar projektin si një kontribut për presidentët e ardhshëm dhe banorët e Palm Beach County. Ai ka kërkuar që një pjesë e tokës t’i kalojë qeverisë federale, ndërsa ndërtimi do të financohej nga Trump.

    Autoritetet e Palm Beach County po e shqyrtojnë propozimin dhe kanë nisur diskutimet me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme të SHBA-së, e cila administron pronat federale. Deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.

    Sipas përfaqësuesve të Trumpit, projekti nuk pritet të përfundojë gjatë mandatit të tij aktual. Kjo do të thotë se objekti do të ishte i destinuar për presidentët e ardhshëm dhe për pritjen e liderëve të huaj.

    Propozuesit argumentojnë se lokacioni ka përparësi për sigurinë presidenciale, pasi ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar të Palm Beach, ka masa të sigurisë dhe nuk është i rrethuar nga ndërtesa banimi.

    Në SHBA, Camp David në Maryland shërben prej dekadash si rezidencë presidenciale dhe vend për takime me liderë të huaj. Trump, megjithatë, e ka përdorur më rrallë Camp David gjatë mandatit të tij, duke preferuar pronat e tij private, përfshirë klubet e golfit. /Telegrafi/

  • Debat i madh mes influencueseve zvicerane për shpenzimet e tepruara, përfshihen edhe Mimoza e Ardiana

    Debat i madh mes influencueseve zvicerane për shpenzimet e tepruara, përfshihen edhe Mimoza e Ardiana

    Një video në TikTok ka nxitur debat të madh në skenën zvicerane të influencuesve, pasi krijuesja e përmbajtjes Didi kritikoi shpenzimet e tepruara dhe mënyrën se si disa influencues e paraqesin atë si pjesë normale të përditshmërisë.

    E në qendër të debatit janë motrat shqiptare, që quhen Mimoza dhe Ardiana.

    Didi kritikoi publikisht atë që e konsideron si konsum të tepruar nga shumë influencues zviceranë.Në videon e saj në TikTok, ajo tha se publikimi i vazhdueshëm i veshjeve të reja, blerjeve të shpeshta dhe produkteve të ndryshme po krijon përshtypjen se një stil i tillë jetese është normal dhe kërkon një rrjedhë të pandërprerë të blerjeve të reja, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Ajo ngriti pikëpyetje edhe për reklamimin e produkteve të bukurisë, duke pretenduar se ndjekësit mund të krijojnë një perceptim të rremë kur influencuesit reklamojnë produkte të shumta dhe pretendojnë se i përdorin të gjitha.

    Videoja mori shumë reagime dhe një pjesë e madhe e përdoruesve në komente u shprehën në mbështetje të kritikave të Didit.

    Reagimi i Mimozës dhe përfshirja në debat

    Pas publikimit të videos, duket se influencuesja Mimoza e ndjeu veten të përfshirë në kritikën e Didit.

    Ajo publikoi një fotografi të profilit të Didit në TikTok, ku shihej edhe adresa e emailit për bashkëpunime, dhe e shoqëroi me mbishkrimin:“E dëshiron kaq shumë, është pothuajse e lezetshme”.

    Ky reagim u interpretua nga shumë përdorues si tallje ndaj Didit, me pretendimin se influencuesja më e vogël mund të ishte xheloze ose të dëshironte të arrinte suksesin e krijuesve më të mëdhenj të përmbajtjes.

    Mimoza u kritikua në rrjetet sociale dhe u akuzua për arrogancë. Më vonë, ajo e fshiu komentin nga postimi i Didit.

    Në debat përfshihet edhe Ardiana

    Debati nuk përfundoi me reagimin e Mimozës.

    Në mbështetje të kritikave të Didit doli edhe influencuesja Valmili, e cila foli publikisht për shpenzimet e tepërta.
    Kjo solli reagimin e motrës së Mimozës, Ardianës.

    Në një story në Instagram, Ardiana e kritikoi Valmilin, duke e cilësuar sjelljen e saj si “çnjerëzore” dhe “te pamorlashme”.

    Ardiana tha se nuk ishte kundër diskutimit për konsumin e tepërt, por vuri në pikëpyetje mënyrën se si Valmili po e trajtonte çështjen. Ajo gjithashtu iu drejtua asaj duke thënë: “Një ditë mund të bëhemi kolege, thjesht ta lëmë me kaq”

    Valmili: Nuk është normale të shkosh çdo javë në Zara

    Valmili iu përgjigj kritikave duke argumentuar se fakti që ajo është pjesë e industrisë së influencuesve nuk do të thotë se duhet të tolerojë çdo sjellje.Sipas saj, qëllimi i kritikës nuk ishte të sulmonte individë, por të ngrinte një diskutim rreth mënyrës se si konsumi paraqitet në rrjetet sociale.“Nuk është normale të shkosh te Zara çdo javë dhe të dalësh me dhjetëra çanta”, tha ajo.

    Valmili tregoi se vetë përpiqet t’i përdorë rrobat e saj për një kohë sa më të gjatë dhe tha se ishte veçanërisht e lënduar nga përdorimi i fjalëve “çnjerëzore” dhe “imorale” ndaj saj.

    Menaxhmenti i Mimozës paralajmëron veprime ligjore

    Debati ka marrë përmasa më të mëdha edhe në komentet e rrjeteve sociale.

    Disa përdorues kanë deklaruar se do t’i çndjekin Mimozën dhe Ardianën, duke kritikuar përmbajtjen e tyre reklamuese.“Meqenëse kanë postuar vetëm reklama, kam menduar ta heq ndjekjen ndaj tyre”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër e cilësoi situatën si “autogol të qartë”.

    Megjithatë, ka edhe përdorues që i kanë mbrojtur motrat, duke argumentuar se konsumi dhe reklamimi i produkteve janë pjesë e punës së tyre si influencuese.

    Në një deklaratë për 20 Minuten, menaxhmenti i Mimozës tha se komenti i saj ishte shkruar në mënyrë spontane dhe se nuk kishte pasur tonin që ajo kishte synuar.

    Sipas menaxhmentit, Mimoza e fshiu komentin pasi kuptoi se mund të interpretohej ndryshe.

    “Ajo e merr seriozisht diskutimin rreth konsumit të vetëdijshëm dhe respekton faktin që ka mendime të ndryshme për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.Megjithatë, menaxhmenti pretendon se në rrjetet sociale janë përhapur edhe deklarata të pavërteta për jetën private të Mimozës.

    “Po përhapen pretendime tërësisht të sajuara rreth jetës së saj private. Ne i hedhim poshtë kategorikisht këto dhe po shqyrtojmë veprime ligjore”, thuhet në deklaratë.

    Edhe Ardiana sqaron qëndrimin e saj

    Edhe menaxhmenti i Ardianës reagoi për debatin.Në deklaratën e tij thuhet se diskutimi rreth konsumit të vetëdijshëm është i arsyeshëm dhe veçanërisht i rëndësishëm në rrjetet sociale.

    Sipas menaxhmentit, Ardiana është e vetëdijshme për përgjegjësinë dhe ndikimin që ka tek komuniteti i saj.
    Megjithatë, reagimi i saj nuk kishte për qëllim të kundërshtonte diskutimin mbi konsumin, por mënyrën se si, sipas saj, kritika ishte formuluar dhe drejtuar ndaj krijuesve të tjerë të përmbajtjes.

    Menaxhmenti theksoi se mendimet e ndryshme për konsumin e vetëdijshëm janë plotësisht të pranueshme.

    Debati ka rikthyer kështu në qendër të vëmendjes një çështje gjithnjë e më të diskutuar në rrjetet sociale: deri ku duhet të shkojë reklamimi dhe promovimi i konsumit nga influencuesit dhe kur ai fillon të krijojë një standard jorealist të jetesës për ndjekësit e tyre./Telegrafi/

  • “Do të dua deri në frymën e fundit”, Kushtrimi me dedikim emocional për Aurorën disa ditë pas martesës madhështore

    “Do të dua deri në frymën e fundit”, Kushtrimi me dedikim emocional për Aurorën disa ditë pas martesës madhështore

    Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë kurorëzuar pak ditë më parë dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni madhështore e të shoqëruar me shumë të ftuar.

    Çifti tashmë ka vendosur të ndajë me publikun disa nga momentet më të veçanta të ditës së tyre, duke publikuar fotografi që nisin nga ceremonia e kurorëzimit e deri te festa e mbrëmjes, ku atmosfera ishte e mbushur me muzikë, emocione dhe shumë të ftuar.

    Fotografitë e publikuara nga çifti sjellin momente nga dita e tyre më e rëndësishme, ndërsa në to shihen Kushtrimi dhe Aurora duke shijuar secilin çast të ceremonisë dhe festës së tyre të dasmës.

    Krahas fotografive, Kushtrimi ka zgjedhur t’i kushtojë edhe disa fjalë bashkëshortes së tij, duke shprehur publikisht dashurinë dhe përkushtimin ndaj saj.

    “Do të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai në dedikimin e tij.

    Dasma e tyre padyshim ishte ndër ceremonitë më të përfolura të këtij viti, jo vetëm për organizimin madhështor, por edhe për listën e të ftuarve.

    Në mesin e të pranishmëve kishte figura të njohura të ekranit dhe të showbiz-it shqiptar, përfshirë ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”, si dhe artistë të njohur të skenës.

    Me publikimin e fotografive, çifti ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet që do të mbeten kujtime të veçanta për ta, duke i dhënë mundësinë publikut të shohë më nga afër atmosferën e dasmës së tyre.