Blog

  • Scaloni: Do të nisim një kapitull të ri, por aura e Messit është e pamundur të zëvendësohet

    Scaloni: Do të nisim një kapitull të ri, por aura e Messit është e pamundur të zëvendësohet

    Scaloni: Do të nisim një kapitull të ri, por aura e Messit është e pamundur të zëvendësohet

    Lionel Scaloni ka folur për të ardhmen e kombëtares së Argjentinës dhe periudhën që do të pasojë epokën e Lionel Messit, duke pranuar se skuadra do të duhet të ndërtojë një cikël të ri me talente të reja.

    “Do të ndërtojmë me talente të reja, me lojtarë të rinj dhe do të shohim mënyra të reja. Por unë kurrë nuk kam parë një aurë të tillë si ajo që ka Lionel Messi”, u shpreh Scaloni.

    Trajneri i Argjentinës theksoi se kombëtarja do të hyjë në një kapitull të ri, por ajo që Messi përcjell te skuadra dhe te njerëzit rreth saj nuk mund të zëvendësohet.

    “Do të nisim një kapitull të ri, por ajo që Leo transmeton është e pamundur të zëvendësohet”, përfundoi Scaloni./Klankosova.tv

  • Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula: Shumë suksese në përgjegjësitë e reja

    Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula: Shumë suksese në përgjegjësitë e reja

    Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula: Shumë suksese në përgjegjësitë e reja

    Ambasadori i Francës, Jean-François Huchet, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës.

    Përmes një njoftimi, Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Huchet e ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re, duke i uruar asaj suksese në përgjegjësitë e reja.

    “Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, e mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe i uron shumë suksese në përgjegjësitë e saj të reja”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Në njoftim theksohet gjithashtu se Franca pret të bashkëpunojë me presidenten Shiroka-Pula dhe të thellojë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

    “Franca pret me padurim të punojë me Presidenten Shiroka-Pula dhe të zhvillojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

    FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

    FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

    FIFA ka publikuar sot, më 7 tetor, renditjen e re botërore për kombëtaret.

    Kosova ka shënuar përparim në klasifikimin e ri, duke u ngjitur dy pozita, nga vendi i 78-të në të 76-tin, me 1328.14 pikë.

    Shqipëria gjithashtu ka avancuar një pozitë dhe tashmë renditet e 66-ta në botë, me 1375.78 pikë.

    Në krye të renditjes nuk ka ndryshime: Spanja vazhdon të jetë lider, e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia. Portugalia ka bërë ngjitjen më të madhe në top pesëshen, duke kaluar Brazilin dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

    Top 5 i FIFA-s:

    Spanja

    Argjentina

    Franca

    Anglia

    Portugalia

    Kosova tashmë është 10 vende pas Shqipërisë në renditjen e FIFA-s./Klankosova.tv

  • Goditja e një ndërtese banimi, Zelensky: Vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë

    Goditja e një ndërtese banimi, Zelensky: Vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë

    Goditja e një ndërtese banimi, Zelensky: Vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë

    Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka njoftuar se 18 persona kanë humbur jetën pasi një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në Pryluky.

    Në mesin e viktimave, sipas Zelenskyt janë edhe katër fëmijë.

    Ai ka thënë se po vijojnë punët për pastrimin e rrënojave në vendin ku ka ndodhur goditja.

    “Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe të dashurit e tyre. Dhjetëra njerëz janë plagosur, përfshirë shtatë fëmijë. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë angazhuar dhe po punojnë në vendngjarje. Pesëmbëdhjetë persona janë shpëtuar, mes tyre një fëmijë. Ka ende persona me të cilët nuk është arritur të vendoset kontakt.”, ka thënë Zelensky.

    Ai ka thënë se rusët e dinë mirë se po godasin qytete të zakonshme dhe jetë njerëzish të zakonshëm.

    “Dhe vazhdimi i sulmeve me raketa ndaj Ukrainës, ndaj popullit dhe fëmijëve tanë, është një zgjedhje e qëllimshme për të përdorur terrorin. Kjo është pikërisht ajo që zgjedh Moska, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona dhe të partnerëve për ta afruar paqen.”, ka thënë ai.

    Sipas Zelenskyt, kjo është një arsye e qartë pse presioni ndaj Rusisë duhet të jetë më i madh dhe pse nevojiten më shumë paketa mbrojtëse për Ukrainën.

    “Është e rëndësishme që liderët ta kuptojnë këtë. Është e rëndësishme që bota të mos hesht sot.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Kolegji Universum, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27

    Kolegji Universum, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27

    Në Kolegjin Universum në Ferizaj, të fuqizuar nga Arizona State University, ka nisur viti i ri akademik 2026/2027, me një ceremoni mirëseardhjeje për studentët e rinj.

    Në ditën e parë të tyre në institucionin e arsimit të lartë, studentët janë pritur nga stafi akademik dhe drejtuesit e Kolegjit Universum, ndërsa rektori Lulzim Zeneli ka përcjellë mesazhin e mirëseardhjes për gjeneratën e re.

    Në kuadër të aktivitetit është organizuar edhe Panairi i Departamenteve, ku studentët kanë pasur mundësi të njihen më nga afër me programet studimore, departamentet dhe mundësitë që ofron Kolegji Universum.

    Rektori i Kolegjit Universum, Lulzim Zeneli, tha se institucioni e nis vitin e ri akademik me përgatitje maksimale dhe me programe që synojnë t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës.

    “Kolegji Universum këtë vit akademik e fillon me përgatitjet maksimale në të gjitha rrafshet. Si kolegj, tashmë kemi traditë shumëvjeçare në edukimin e arsimit të lartë dhe me programe të specializuara, të cilat i përgjigjen tregut të vendit. Duke e ditur se Kolegji Universum tashmë ka një traditë edhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, marrim praktikat më të mira ndërkombëtare dhe i adaptojmë ato në programet zhvillimore të edukimit në vend”, tha Zeneli.

    Edhe në Departamentin e Mjekësisë, fillimi i vitit të ri akademik është pritur me entuziazëm.

    Drejtori i këtij departamenti, Jeton Havolli, tha se pritja e studentëve të rinj është një moment i veçantë edhe për stafin akademik.

    “Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur, për shkak se po i presim studentët e viteve të para. Është një kënaqësi edhe për ne si mësimdhënës, duke pasur parasysh që ata e kanë pasur adresën e parë Kolegjin Universum”, u shpreh Havolli.

    Ndërkaq, udhëheqësja e Departamentit të Biznesit, Menaxhmentit dhe Marketingut Digjital, Ilire Ahmeti, tha se energjia dhe motivimi i studentëve të rinj e bëjnë fillimin e vitit akademik një moment të veçantë.

    “Është pjesa më e mirë e gjithë vitit të shohësh njerëz që janë të motivuar dhe kanë vullnetin për t’i vazhduar studimet. Personalisht, po e nis shumë mirë”, tha Ahmeti.

    Për studentët e rinj, dita e parë në Kolegj Universum është shoqëruar me emocione dhe pritshmëri për rrugëtimin e tyre akademik.

    Studenti Dijar Halimi tha se atmosfera pozitive ishte ndër arsyet që ndikuan në zgjedhjen e Kolegjit Universum.

    “Atmosfera është tepër e mirë. Për këtë arsye e kemi zgjedhur edhe Kolegjin Universum”, tha Halimi.

    Në mesin e studentëve të rinj është studenti i programit të Dizajnit të Modës, i cili tha se mezi pret fillimin e studimeve.

    “Jam student i Dizajnit të Modës dhe tani po presim të vazhdojmë dhe të fillojmë studimet”, tha ai.

    Ceremonia e hapjes së vitit akademik 2026/2027 dhe Panairi i Departamenteve kanë krijuar mundësi që studentët e rinj të njihen me stafin akademik, programet studimore dhe mundësitë që ofron Kolegji Universum gjatë rrugëtimit të tyre akademik. /Telegrafi/

  • Mbi 20 milionë euro në sezon, Arteta në majën e Ligës Premier pas nënshkrimit me Arsenalin

    Mbi 20 milionë euro në sezon, Arteta në majën e Ligës Premier pas nënshkrimit me Arsenalin

    Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, duke u bërë trajneri më i paguar në Ligën Premier pas suksesit të madh të sezonit të kaluar, kur udhëhoqi “Topçinjtë” drejt titullit kampion.

    Trajneri spanjoll, i cili mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019, ka zgjatur bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2030 dhe me gjasë do ta bëjë një dekadë tek klubi londinez.

    Sipas raportimeve, Arteta do të përfitojë rreth 20.1 milionë euro në sezon, ndërsa me bonuset mund të arrijë deri në 23.6 milionë euro në vit.

    Me këtë marrëveshje, Arteta kalon në krye të listës së trajnerëve më të paguar në elitën angleze. Ai lë pas Oliver Glasner, i cili raportohet se përfiton rreth 14.2 milionë euro në sezon, plus deri në rreth 2.4 milionë euro bonuse.

    Arteta: Ky është vetëm fillimi

    Arteta ka shprehur kënaqësinë për vazhdimin e aventurës së tij në Emirates, duke e cilësuar një privilegj të madh të jetë pjesë e klubit.

    “Është privilegj të angazhohem për të ardhmen time te klubi dhe të vazhdoj të punoj me njerëz të jashtëzakonshëm që duan më të mirën për Arsenalin. Ky klub është unik, për karakterin e tij dhe mënyrën se si të bën të ndihesh”, ka deklaruar Arteta.

    Ai ka theksuar se marrëdhënia e krijuar me klubin dhe tifozët ka qenë e veçantë, ndërsa beson se Arsenali ka ende shumë për të arritur.

    “Kemi krijuar tashmë një lidhje të veçantë dhe kujtime që do të zgjasin gjithë jetën. Ajo që është më emocionuese është se ky është vetëm fillimi i asaj që mund të arrijmë së bashku”, ka shtuar spanjolli.

    I dha fund pritjes 22-vjeçare të Arsenalit

    Arteta e udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të Ligës Premier në maj, duke i dhënë klubit trofeun e kampionatit anglez pas një pritjeje prej 22 vitesh.

    Madje vitin e shkuar luajti edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, ku pësoi vetëm pas penalltive nga PSG.

    Tashmë, 44-vjeçari do të vazhdojë të jetë në krye të Arsenalit deri në vitin 2030, me një kontratë që e vendos në krye të hierarkisë së trajnerëve më të paguar në futbollin anglez./Telegrafi/

  • Fotografia e rrallë e presidentes së re të Kosovës në moshën 23-vjeçare

    Fotografia e rrallë e presidentes së re të Kosovës në moshën 23-vjeçare

    Një fotografi e vjetër e presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas betimit të saj para Kuvendit të Kosovës.

    Fotografia është shkrepur në vitin 1977, pikërisht në ditën e dasmës së saj, kur presidentja ishte vetëm 23 vjeçe.

    Imazhi, i cili ishte pjesë e arkivit të saj, u publikua më shumë se 10 vjet më parë nga revista “Teuta”, në kuadër të një interviste të realizuar me Shiroka-Pulën, ku ajo kishte rrëfyer emocionet dhe disa nga detajet e ditës së saj të martesës.

    Në fotografinë e rrallë, Justina Shiroka-Pula shihet në rininë e saj, duke pozuar së bashku me bashkëshortin e saj, Blerimin, si dhe me prindërit e tyre.

    Në atë intervistë, presidentja e re kishte kujtuar ditën e saj të veçantë, duke ndarë me lexuesit edhe disa detaje nga ceremonia e martesës dhe organizimi i dasmës.

    “Aktualisht janë duke u organizuar shumë dasma të bukura dhe madhështore, mirëpo në kohën kur unë jam martuar, dasma jonë ishte më e veçantë se dasmat e tjera, pasi para 40 vjetësh, dy familjet, Shiroka–Pula, kemi organizuar dasmë të përbashkët, për ç’gjë u jemi mirënjohës familjeve tona”, pati thënë presidentja në intervistë.

    Ndërkaq, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e re e Kosovës pas një periudhe të gjatë të ngërçit politik, ndërsa pas zgjedhjes së saj ajo dha edhe betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

  • ​OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

    ​OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

    Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

    Përmes një deklarate, McGurk ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re përmbyllet procesi i formimit të institucioneve të Kosovës.

    Ai ka theksuar se Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e presidentes, duke vlerësuar se kjo përbën vazhdim të një tradite të rëndësishme.

    “Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për mbrojtje më të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, ka deklaruar McGurk.

    Ai ka thënë se OSBE-ja në Kosovë do të jetë partnere e presidentes Shiroka-Pula në adresimin e këtyre çështjeve.

    “Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar tek OSBE Kosovë në përpjekjet e saj për të çuar përpara këto prioritete”, ka thënë ambasadori i OSBE-së.

    Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në seancën e mbrëmshme të Kuvendit, në raundin e parë të votimit, me gjithsej 81 vota.

    Me zgjedhjen e presidentes së re, institucionet e Kosovës përmbyllën procesin e konstituimit pas zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi.

  • Goditja e një ndërtese banimi, Zelensky: Vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë

    Zelensky: 18 persona humbën jetën nga raketa ruse që goditi një ndërtesë banimi

    Goditja e një ndërtese banimi, Zelensky: Vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë

    Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka njoftuar se 18 persona kanë humbur jetën pasi një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në Pryluky.

    Në mesin e viktimave, sipas Zelenskyt janë edhe katër fëmijë.

    Ai ka thënë se po vijojnë punët për pastrimin e rrënojave në vendin ku ka ndodhur goditja.

    “Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe të dashurit e tyre. Dhjetëra njerëz janë plagosur, përfshirë shtatë fëmijë. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë angazhuar dhe po punojnë në vendngjarje. Pesëmbëdhjetë persona janë shpëtuar, mes tyre një fëmijë. Ka ende persona me të cilët nuk është arritur të vendoset kontakt.”, ka thënë Zelensky.

    Ai ka thënë se rusët e dinë mirë se po godasin qytete të zakonshme dhe jetë njerëzish të zakonshëm.

    “Dhe vazhdimi i sulmeve me raketa ndaj Ukrainës, ndaj popullit dhe fëmijëve tanë, është një zgjedhje e qëllimshme për të përdorur terrorin. Kjo është pikërisht ajo që zgjedh Moska, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona dhe të partnerëve për ta afruar paqen.”, ka thënë ai.

    Sipas Zelenskyt, kjo është një arsye e qartë pse presioni ndaj Rusisë duhet të jetë më i madh dhe pse nevojiten më shumë paketa mbrojtëse për Ukrainën.

    “Është e rëndësishme që liderët ta kuptojnë këtë. Është e rëndësishme që bota të mos hesht sot.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Sabotazhë apo aksident? Venezuela ndal prodhimin në rafinerinë e dytë më të madhe pas zjarrit të madh

    Sabotazhë apo aksident? Venezuela ndal prodhimin në rafinerinë e dytë më të madhe pas zjarrit të madh

    Venezuela ka ndalur punën në rafinerinë Cardón, e dyta më e madhe në vend, pas një zjarri të madh të shkaktuar nga një çarje në një linjë të gazit natyror. Kompania shtetërore e naftës PDVSA tha se po vlerëson situatën pas incidentit.

    Rafineria Cardón, e cila ka kapacitet për përpunimin e rreth 310 mijë fuçive naftë në ditë, është pjesë e Qendrës së Përpunimit të Naftës në Paraguaná, kompleksit më të madh të këtij lloji në Venezuelë, me kapacitet prej rreth 955 mijë fuçish në ditë.

    Sipas burimeve të Reuters, zjarri nisi në një linjë gazi që furnizon njësinë e rafinerisë ku përpunohet nafta për prodhimin e dizelit. Për shkak të incidentit, u ndërpre puna në të gjithë rafinerinë, përfshirë kaldajat.

    PDVSA njoftoi se zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 15:25, u vu shpejt nën kontroll. Kompania tha se nuk pati persona të lënduar apo dëme të mëdha dhe se është ngritur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

    Pamje të publikuara në rrjetet sociale treguan kolona të mëdha flakësh dhe tymi mbi rafineri. Më vonë, fotografitë nga zona përreth treguan zjarrfikësit duke ndërhyrë në objekt dhe flakët të shuara.

    Incidenti ndodh në një periudhë kur sektori venezuelase i naftës përballet me probleme të vazhdueshme teknike. Vetëm muajin e kaluar, prodhimi në një njësi të distilimit të naftës bruto dhe në një njësi tjetër të rafinerisë Cardón ishte ndërprerë për shkak të mungesës së lëndës së parë.

    Megjithëse titulli i raportimit ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për sabotazh apo aksident, autoritetet venezuelase deri tani kanë deklaruar se zjarri u shkaktua nga çarja e linjës së gazit dhe se incidenti po hetohet. Nuk ka konfirmim zyrtar se bëhet fjalë për sabotazh. /Telegrafi/