Blog

  • Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

    Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re



    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se njoftimi i avokatit Arianit Koci në Gjykatën Kushtetuese për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26 nuk ka efekt të drejtpërdrejtë mbi procedurën e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës.

    Cakolli ka thënë se vetëm dërgimi i një njoftimi të tillë nuk e pezullon procedurën, pasi Gjykata Kushtetuese ka mekanizmat e saj për të vlerësuar nëse vendimet e saj janë zbatuar apo jo.

    “Në anën tjetër, edhe dërgimi në Gjykatë Kushtetuese i njoftimit për moszbatim, nuk ka asnjë efekt të drejtpërdrejtë në pezullimin e procedurës si të tillë. Për shkak se gjykata ka mekanizma të brendshëm për ta bërë kontrollin e zbatimit të vendimeve të saj, përmes formimit të disa komisioneve të brendshme”, ka thënë Cakolli.

    Sipas tij, në rastin konkret nuk mund të thuhet se ka mbetur ndonjë pjesë e aktgjykimit e pazbatuar.

    “Sidoqoftë nuk ka kuptim që të them gjykata ta bëjë vlerësimin e zbatimit ose moszbatimit, sepse nuk ka pikë të aktgjykimit që nuk është zbatuar”, ka deklaruar ai.

    Koci kishte njoftuar se të mërkurën kishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

    Sipas Kocit, Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026 dhe se votimi kishte vazhduar edhe pas mesnatës.

    Koci i ishte referuar edhe nenit 226 të aktgjykimit, duke thënë se në rast të mosrespektimit të afatit pasoja juridike është shpërndarja e Kuvendit.

    Më tutje, Cakolli ka deklaruar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës për Presidente të Kosovës mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga të paktën 10 deputetë.

    Cakolli ka thënë se deputetët kanë afat tetë ditë për ta kontestuar vendimin e Kuvendit, që sipas tij nënkupton se afati për një kërkesë të tillë përfundon më 14 tetor.

    “Dërgimi në Gjykatë Kushtetuese i njoftimit për moszbatim, nuk ka asnjë efekt të drejtpërdrejtë në pezullimin e procedurës si të tillë”, ka deklaruar Cakolli.

    Megjithatë, ai ka pranuar se mënyra e përfundimit të votimit mbetet çështje e diskutueshme, pasi votimi kishte nisur në minutat e fundit të 6 tetorit dhe kishte vazhduar pas mesnatës.

    Sipas Cakollit, fakti që votat ishin futur në kuti para përfundimit të 6 tetorit mund të ketë rëndësi në interpretimin e asaj se kur konsiderohet e përfunduar procedura e zgjedhjes së Presidentes.

    Ai ka bërë analogji me procesin zgjedhor, duke thënë se data e zhvillimit të zgjedhjeve mbetet data kur është zhvilluar procesi, edhe nëse rezultatet certifikohen më vonë.

    “Sepse të gjitha kanë relevancën e tyre dhe ta zëmë në analogji me procesin zgjedhor, zgjedhjet bëhen në një datë të caktuar, ta zëmë në rastin e fundit më 7 qershor, dhe edhe nëse rezultatet certifikohen një ditë pas, dy ditë pas, dy javë pas, data e zgjedhjeve mbetet 6 apo 7 qershori.

    Dhe seanca e djeshme, pra presidenti i vendit në kuptimin e gjerë të fjalës është zgjedhur në seancën e mbajtur më 6 tetor, jo më 7 tetor, sepse nuk ka pasur seancë të thirrur për datën 7 tetor. Andaj, besoj që ka mundësi që kjo çështje të tejkalohet, nëse vetëm se do të ketë kërkesë për interpretim, por që unë besoj që nuk është e dobishme që të ketë interpretim kaq të ngushtë të normës kushtetuese deri në sekonda në këtë kuptim”, ka shtuar Cakolli.

    source

  • Sytë kah Klan Kosova, Dafina Zeqiri ndoqi live zgjedhjen e presidentes

    Sytë kah Klan Kosova, Dafina Zeqiri ndoqi live zgjedhjen e presidentes

    Sytë kah Klan Kosova, Dafina Zeqiri ndoqi live zgjedhjen e presidentes

    Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, përmes emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ndoqi live procesin e zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës.

    Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një pamje nga transmetimi i Klanit, ku po përcillej drejtpërdrejt seanca e Kuvendit gjatë votimit për presidenten.

    Bashkë me artisten ishte edhe djali i saj, Daskani.

    Pas zgjedhjes së akademikes Justina Shiroka-Pula në krye të shtetit, Zeqiri e ka uruar atë për detyrën e re.

  • Si lindi dashuria mes Kushtrimit dhe Aurorës? – Flet miku i afërt i tyre (VIDEO)

    Si lindi dashuria mes Kushtrimit dhe Aurorës? – Flet miku i afërt i tyre (VIDEO)

    Si lindi dashuria mes Kushtrimit dhe Aurorës? – Flet miku i afërt i tyre (VIDEO)

    Shoku i ngushtë i Kushtrimit, Shkëlqimi, në emisionin “Kosova Today” ka folur për fillimin e njohjes mes këngëtarit dhe Aurorës.

    Ai tha se pëlqimi nisi brenda mureve të BBVK-së, por tha se jashtë formatit janë ruajtur në publik për të zhvilluar njohjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.

    “Prej që Kusha i ka ly flokët e bardha, ata duken si shpirtra binjakë”, tha ai në Klan Kosova.

  • Gjykata në Gjakovë dënon me 3 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë poseduesin e rreth 5 kg marihuanë

    Gjykata në Gjakovë dënon me 3 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë poseduesin e rreth 5 kg marihuanë

    Gjykata në Gjakovë dënon me 3 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë poseduesin e rreth 5 kg marihuanë

    Gjykata Themlore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit A.B., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Pas shqyrtimit gjyqësor, i akuzuari A.B., u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet dhe gjobë në shumë pesë mijë euro. Në dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 03 prill 2026.

    Sipas komunikatës, është konfiskuar substanca narkotike e llojit Marihuanë me peshë 4855.9 gram dhe një automjet, Ford Focus, pronë e të pandehurit.

    “I pandehuri A.B., akuzohet se “më datën 03 prill 2026, rreth orës 12:30 minuta, në Rr. “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë, i pandehuri, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim, posedon dhe transporton substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që ditën kritike, pasi Policia e Kosovës(DHKOKR) kishte siguruar informacion dhe më pas ka vëzhguar të pandehurin, i cili me automjetin e tij “Ford Focus”, me targa të regjistrimit ..-…-.., ndalet në parkingun e restorantit “O. E. H.B.”, dhe pasi hetuesit kontaktojnë dhe identifikojnë të pandehurin, menjëherë, në mënyrë urgjente, është kryer kontrolli në automjetin e tij, ku në ulësen e pasme janë gjetur dhjetë qese të mbushura me substancë narkotike të dyshuar për llojin marihuanë (një qese najloni me ngjyrë të gjelbër, brenda së cilës kanë qenë paketimet si në vijim: 536 gr, 559 gr, 535 gr, 535 gr, 536 gr, si dhe një qese letre, brenda së cilës kanë qenë paketimet si në vijim: 560 gr, 534 gr, 544 gr, 538 gr, 536 gr), në peshë të përgjithshme prej 5.413 gr, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policorë, me ç’rast, pas ekzaminimit nga AKF-ja, sipas raportit, datë 11 shtator 2026, është konstatuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4855.9 gram”.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

  • Ambasadori Rudolph uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me ju

    Ambasadori Rudolph uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me ju

    Ambasadori Rudolph uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me ju

    Mëngjesin e sotëm, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Sipas zëdhënësit të ambasadës gjermane, Rudolph, në letrën e tij drejtuar presidentes Shiroka-Pula ka deklaruar se “Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”.

    “Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Pres me shumë kënaqësi të punoj me ju për të avancuar agjendën evropiane të Kosovës”, i ka thënë Rudolph presidentes së re të vendit në letrën e tij të urimit, raporton Klankosova.tv.

    Justina Shiroka-Pula është zgjedhur mbrëmë në krye të shtetit, me 81 vota në Kuvendin e Kosovës. /Klankosova.tv

  • Ligji i Speciales, Gruda: Kushtetuta nuk është prekur

    Ligji i Speciales, Gruda: Kushtetuta nuk është prekur

    Ligji i Speciales, Gruda: Kushtetuta nuk është prekur

    Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

    Gruda tha se kjo nuk bie ndesh me obligimet ndërkombëtare që i ka Kosova.

    Ai theksoi se Kushtetuta nuk është prekur.

    “Jemi të bindur që ky ligj nuk e shkel asnjë obligim që Kosova e ka marrë dhe jemi ballëhapur para bashkësisë ndërkombëtare”, tha Gruda para mediave.

  • Schuebel uron Shiroka-Pulën: Pres të punojmë për ta afruar Kosovën pranë BE-së

    Schuebel uron Shiroka-Pulën: Pres të punojmë për ta afruar Kosovën pranë BE-së

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

    Në urimin e tij, Schuebel ka theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me presidenten e re, institucionet dhe spektrin politik të vendit.

    “Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

    Ambasadori i BE-së ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të jetë e fuqishme dhe e qëndrueshme.


    source

  • Abdullahu: Me Shiroka-Pulën presidente, institucionet nuk janë më njëpartiake



    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se pas zhvillimeve të fundit politike në vend ka nisur një faqe e re në politikën e Kosovës.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Abdullahu ka vlerësuar se protestat e zhvilluara në Prishtinë kanë ndikuar që çështja e mbrojtjes së vlerave të luftës dhe UÇK-së të rikthehet në Kuvendin e Kosovës.

    Ai ka thënë se tash duhet të punohet për mbrojtjen në praktikë të vlerave të UÇK-së dhe për ish-drejtuesit e saj që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

    Abdullahu e ka cilësuar këtë vetëm fillimin e një “maratone nacionale dhe institucionale”, duke thënë se në këtë proces duhet të dëshmohet edhe sinqeriteti i atyre që angazhohen për çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.

    “Dje ka fituar një segment demokracie në Kosovë. Në rend të parë, falë protestave në sheshin e Prishtinës, mbrojtja e vlerave të luftës, mbrojtja e UÇK-së, është kthyer në Kuvendin e Kosovës. Që sot duhet të fillojë e të fitojë në praktikë edhe UÇK-ja si vlerë, edhe ata në Hagë si pararendës të kësaj vlere. Ky është vetëm fillimi i një maratone nacionale dhe institucionale, ku ata që nuk kanë kondicion dhe sinqeritet për “Luftë në Hagë” duhet të ndëshkohen.

    Kurti nuk na ka çuar në zgjedhje, sepse ka menduar, me të drejtë, se votuesit do të hakmerren, nëse jo me votën kundër tij, me abstenim ndaj tij. Këtë ia kanë bërë të ditur edhe më troç protestat, intensiteti i tyre, emocioni i tyre me vibrim të lartë dhe, sidomos, pjesëmarrja e të rinjve në to.

    Me Justina Pulën Presidente, institucionet që nga dje nuk janë unitariste në kuptimin njëpartiak. Ky është ugur i mirë. Por Presidentja ka punë përpara për ta dëshmuar se duhet të mbetet kështu. Ata që paragjykojnë në avancë për Presidenten e re janë pallavraxhinj në gazetari. Gajret, pritni. Gruaja ka karakter të fortë, është e dëshmuar shumëfish në shumë fusha.

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka pasur më vështirë sesa që është dukur nga jashtë. Korrektësia e tij dhe qëllimi i qartë se çfarë aspiron e kanë bërë të vendosur në moslëshim pe dhe ekstra të zhdërvjellët në kalkulim politik.

    Po fillon një faqe e re në politikën në Kosovë. Nuk është një epokë e re. Prishtina sot është zgjuar e qetë. Që të flemë rahat, kemi shumë punë përpara çdo ditë edhe si opozitë. Sidomos si opozitë”, ka shkuar Abdullahu në Facebook.

    source

  • MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain

    MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain

    MINI po e çon Countryman-in një hap më tej në terrene jashtë asfaltit, me prezantimin e versionit të ri Countryman Untamed Edition 2027, i cili sjell një sërë përmirësimesh për përdorim më të sigurt në rrugë të paasfaltuara.

    Versioni i ri do të ofrohet në SHBA në dy variante: Countryman S ALL4 me motor me benzinë dhe Countryman SE ALL4 tërësisht elektrik. Prodhimi nis në nëntor të vitit 2026, ndërsa dërgesat për klientët pritet të fillojnë në fillim të vitit 2027, transmeton Telegrafi.

    Ndryshimet më të rëndësishme janë bërë në pjesën mekanike. Countryman Untamed ka një ngritje të pezullimit prej 15 milimetrash, ndërsa kombinimi i ri i rrotave dhe gomave e rrit hapësirën nga toka deri në 19 mm, në varësi të sistemit të fuqisë.

    Modeli vjen me rrota 19-inçëshe dhe goma Pirelli Scorpion All Terrain Plus, ndërsa MINI ka rikalibruar sistemet ABS, kontrollin e stabilitetit, drejtimin dhe shasinë për t’iu përshtatur pezullimit dhe gomave të reja.

    Këto ndryshime përmirësojnë edhe këndet e afrimit dhe të kalimit mbi pengesa, duke e bërë Countryman-in më të përshtatshëm për terrene të vështira.

    Countryman Untamed Edition përfshin:

    Ngritje të pezullimit me 15 mm

    Deri në 19 mm më shumë hapësirë nga toka

    Rrota 19-inçëshe

    Goma Pirelli Scorpion All Terrain Plus

    Sistem të tërheqjes me të katër rrotat ALL4

    ABS, kontroll stabiliteti dhe drejtim të rikalibruar

    Kënde të përmirësuara afrimi dhe kalimi

    Kapacitet tërheqjeje deri në 1,588 kilogramë

    Ngarkesë statike maksimale në çati deri në 300 kilogramë

    Në versionet për tregun amerikan, Countryman Untamed vjen standard me grep tërheqës të integruar.

    MINI ka bërë gjithashtu ndryshime të dukshme në dizajn. Grila e përparme merr inserte të reja këndore dhe një kornizë Dark Steel, ndërsa mbrojtëset e poshtme përpara dhe prapa, si dhe difuzori i pasmë, janë ridizajnuar.

    Për të mbrojtur karrocerinë nga gurët dhe dëmtimet gjatë vozitjes në terren, pjesë të harqeve të rrotave, pragjeve anësore dhe kapakut të motorit mbulohen me film mbrojtës mat të zi.

    Në shtyllën C gjendet edhe logoja Untamed, e shoqëruar me motiv mali.

    Rrotat 19-inçëshe janë specifike për këtë version dhe kanë pesë fole të trasha, të frymëzuara nga rrotat klasike prej çeliku të automjeteve off-road. Ato kombinohen me detaje Dark Steel dhe gomat më të trasha Pirelli.

    Për Untamed Edition, MINI do të ofrojë edhe disa ngjyra të veçanta, përfshirë Hideaway Grey, Nomad Blue dhe Frozen Nomad Blue. Kjo e fundit është veçanërisht interesante, pasi bëhet fjalë për finicionin e parë mat të ofruar në një MINI të prodhimit serik.

    Në kabinë, modeli merr ulëse sportive Vescin Nightshade Blue, me veshje të shpuar dhe pjesë të thurura në zonat e shpatullave dhe mbështetëseve të kokës. Dizajni i tyre është frymëzuar nga formacionet shkëmbore.

    Qepjet dhe skajet në ngjyrë Cornflower Blue, së bashku me elementet blu në kabinë, krijojnë kontrast me materialet e tjera. Paneli i instrumenteve dhe panelet e dyerve kanë sipërfaqe të thurura në ngjyrën e re Millennial Melange, ndërsa detajet Dark Steel zëvendësojnë dekorimet Vibrant Silver.

    MINI ka ridizajnuar edhe hapësirën e ruajtjes në konsolën qendrore, duke shtuar rripa elastikë të frymëzuar nga pajisjet e aktiviteteve në natyrë, si çantat e shpinës dhe pajisjet e ngjitjes.

    Për përdorim praktik në terren, Untamed Edition vjen gjithashtu me tapete gome për çdo mot dhe tapet të përshtatshëm për hapësirën e bagazhit.

    MINI ka menduar edhe për ata që duan të kalojnë netët jashtë. Kompania është bashkuar me prodhuesin italian të tendave për çati AutoHome për të krijuar një tendë të posaçme për Countryman-in. Ajo përdor amortizatorë me gaz për hapje të shpejtë, materiale rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe dritare panoramike, ndërsa struktura është e përforcuar me fibra qelqi.

    Në bashkëpunim me kompaninë e pajisjeve outdoor Helinox, MINI do të ofrojë gjithashtu karrige dhe tavolina kampingu që palosen dhe përshtaten me stilin e modelit.

    Sa i përket çmimit, Countryman S ALL4 Untamed Edition nis nga 45,250 dollarë, ku përfshihet edhe tarifa e destinacionit prej 1,350 dollarësh.

    Çmimi bazë i Countryman S ALL4 është 38,900 dollarë, ndërsa paketa e detyrueshme Iconic Trim me Comfort Package Plus kushton 3,400 dollarë dhe paketa Untamed Edition 1,600 dollarë.

    Për versionin elektrik Countryman SE ALL4 Untamed Edition, MINI ende nuk ka bërë të ditur çmimin. Ky model do të prodhohet gjithashtu duke nisur nga nëntori, ndërsa dërgesat e para pritet të nisin në fillim të vitit 2027.

    Me ngritjen e pezullimit, sistemin ALL4, gomat all-terrain dhe pajisjet e shumta për aventura në natyrë, MINI synon që Countryman Untamed të jetë dukshëm më i aftë jashtë asfaltit, pa hequr dorë nga karakteri urban i SUV-it. /Telegrafi/

  • Tre vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për posedim dhe shitje të narkotikëve në Gjakovë

    Tre vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për posedim dhe shitje të narkotikëve në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B., i akuzuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Sulltan Dobraj e ka shpallur fajtor A.B.-në dhe e ka dënuar me tre vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

    Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga 3 prilli 2026.

    Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e 4,855.9 gramëve substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe të një automjeti “Ford Focus”, në pronësi të të pandehurit.

    Sipas aktakuzës, më 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë, A.B. dyshohet se, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes së paautorizuar, posedonte dhe transportonte substancë narkotike.

    Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e DHKOKR-së, pas sigurimit të informatave dhe vëzhgimit të të dyshuarit, e kishin ndaluar atë në parkingun e një restoranti. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Ford Focus”, në ulësen e pasme ishin gjetur dhjetë qese me substancë të dyshuar si marihuanë.

    Sipas Gjykatës, pesha fillestare e substancës së sekuestruar ishte 5.413 gramë, ndërsa pas ekzaminimit nga AKF-ja, sipas raportit të datës 11 shtator 2026, ishte konstatuar se bëhej fjalë për marihuanë me peshë të përgjithshme prej 4,855.9 gramësh.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/