Blog

  • MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik

    MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik

    Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.

    Gjatë aksionit, të zhvilluar më 6 tetor nga ora 08:00 deri në 13:00, janë kontrolluar gjithsej 405 automjete, ndërsa parregullsi janë konstatuar tek 92 prej tyre. Në kontroll teknik janë dërguar 170 automjete, ndërsa 34 janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defekteve të konstatuara. Për shkeljet janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

    Policia ka ngritur edhe tre kallëzime penale, ndërsa një automjet është konfiskuar. Janë evidentuar gjithashtu 239 kundërvajtje të tjera.

    Nga MPB-ja thonë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve në transportin publik.

  • Burri tenton rekordin botëror duke lëvizur topthat e çokollatës me pipëz

    Burri tenton rekordin botëror duke lëvizur topthat e çokollatës me pipëz

    Një burrë nga Idaho i SHBA-së ka tentuar të thyejë një rekord të Guinness World Records, duke përdorur një pipëz për të lëvizur 51 toptha çokollate malt nga një tas në tjetrin brenda vetëm një minute.

    David Rush, i cili mban më shumë se 200 tituj të Guinness World Records, tha se ishte duke lexuar lajmet e fundit për rekordet botërore kur hasi në kategorinë e re për numrin më të madh të topthave malt ose Maltesers të lëvizur me pipëz brenda një minute.

    Rekordi ishte vendosur më parë nga britaniku Jack Welsh, i njohur në internet si JackSucksAtLife, i cili kishte arritur të lëvizte 32 toptha më 17 prill, gjatë një paraqitjeje në podcastin e Guinness World Records, What’s The Record?, në Londër.

    “Kam një numër rekordesh për shpejtësinë dhe kontrollin e lëvizjeve të imta dhe di si të përdor një pipëz. Kështu, ndërsa po qëndroja në një shtëpi në Kansas City për një mbrëmje me pishinë, bleva disa toptha malt, vendosa tasat saktësisht 30 centimetra larg njëri-tjetrit dhe fillova të ushtrohem”, shkroi Rush në internet.

    Tentativa e parë e tij dështoi pasi preku aksidentalisht njërin prej tasave, gjë që përbën shkelje të rregullave të Guinness World Records.

    – YouTube www.youtube.com

    Rush tha se sfida i kujtoi disa nga rekordet e tjera që kishte thyer më parë, transmeton Telegrafi.

    “Menjëherë më kujtoi lëvizjen e objekteve me kruajtëse dhëmbësh, të kombinuar me kontrollin e frymëmarrjes që kisha praktikuar kur kapja topa pingpongu me gojë”, tha ai.

    Sipas tij, teknika ishte e thjeshtë, por kërkonte shumë shpejtësi dhe kontroll: thithje, krijim të vakumit, transferim të topthit, lëshim të tij dhe përsëritje sa më shpejt që ishte e mundur.

    Në tentativën e radhës, Rush arriti të lëvizte 52 toptha malt mes dy tasave. Megjithatë, pasi rishikoi videon e performancës, ai zbuloi se topthi i fundit nuk ishte transferuar brenda afatit prej një minute.

    Për këtë arsye, rezultati i vlefshëm i tentativës është 51 toptha, ndërsa Rush tani është duke pritur konfirmimin zyrtar nga Guinness World Records për të mësuar nëse ka arritur ta marrë titullin e rekordit botëror. /Telegrafi/

  • Njëri nga lojtarët më të trofeshëm në botë, Pedro pensionohet nga futbolli

    Njëri nga lojtarët më të trofeshëm në botë, Pedro pensionohet nga futbolli

    Ylli spanjoll, Pedro Rodriguez, fituesi i Kupës së Botës 2010 dhe legjenda e Barcelonës, ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij si lojtar në moshën 39-vjeçare.

    Pedro e ndau vendimin e tij me publikun në rrjetet sociale. Ai kishte qenë pa klub që nga 30 qershori, kur skadoi kontrata e tij me Lazion.

    “Ndjej se momenti është i duhur. Është koha për një hap të ri dhe fillimin e një faze të re në jetë. Largohem krenar sepse e jetova ëndrrën time dhe jam mirënjohës ndaj të gjithëve që më ndihmuan ta bëja realitet”.

    “Faleminderit futboll që më bëre kaq të lumtur”, shkruan në mesazhin e njoftimit të Pedros pas daljes në pension.

    Një karrierë e shkëlqyer

    Pedro del në pension si një nga futbollistët spanjollë më të trofeshëm në histori. Lista e tij e trofeve përfshin Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2012.

    Ai fitoi tre Liga Kampionësh me Barcelonën, Ligën Premier me Chelsean, dhe gjithashtu ka pesë tituj të La Ligës, tre Superkupa Evropiane, Ligën e Evropës, tre Kupa të Mbretit e disa trofe tjerë.

    Gjatë karrierës së tij profesionale, ai luajti për Barcelonën, Romën, Chelsean, Lazion dhe ekipin kombëtar spanjoll. Në total, ai luajti 841 ndeshje zyrtare dhe shënoi më shumë se 200 gola.

    Te Lazio, klubi i tij i fundit, ai shënoi pesë gola sezonin e kaluar në moshën 38-vjeçare, dhe sezonin para tij (2024/25) shënoi 14 gola. /Telegrafi/

  • NPL “Kastrioti” vazhdon pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Obiliq

    NPL “Kastrioti” vazhdon pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Obiliq

    NPL “Kastrioti” po vazhdon angazhimet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike në Komunën e Obiliqit.

    Në kuadër të këtyre aktiviteteve, punëtorët e kompanisë kanë kryer punime për pastrimin e Kompleksit Sportiv të Komunës së Obiliqit nga barishtet e ndryshme, si dhe pastrimin e hapësirave përreth Palestrës Sportive “Adem Jashari”.

    Nga NPL “Kastrioti” kanë bërë të ditur se aktivitetet e tilla kanë për qëllim krijimin dhe mirëmbajtjen e një ambienti sa më të pastër dhe të përshtatshëm për qytetarët. /Telegrafi/

  • Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

    Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

    Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

    Anglia ka lënë pas zhgënjimin e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe ka bërë hapa të rëndësishëm përpara me paraqitjet në Ligën e Kombeve.

    Kështu ka deklaruar përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pas fitores 3:0 ndaj Çekisë të martën mbrëma.

    Anglia e nisi këtë cikël të Ligës së Kombeve me humbje 3:2 nga Spanja, por reagoi fuqishëm. Më pas regjistroi fitore në shtëpi dhe në udhëtim ndaj Çekisë, si dhe triumfoi bindshëm 7:0 ndaj Kroacisë.

    Në total, anglezët kanë realizuar 14 gola në katër ndeshjet e këtij grumbullimi.

    Megjithatë, Tuchel vazhdon të përballet me pyetje rreth humbjes 2:1 nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

    “Mendoj se është e domosdoshme të ecim përpara”, ka thënë Tuchel pas fitores ndaj Çekisë.

    “Mund ta përsëris se nuk jemi eliminuar në fazën grupore të Botërorit. Ndonjëherë ndihet ashtu, por nuk jemi eliminuar. Ka pasur kritika dhe skepticizëm përreth, por kam thënë se nuk duhet të fillojmë nga e para, pasi mund të ndërtojmë mbi atë që kemi arritur së bashku. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë në Botëror”, ka shtuar trajneri gjerman.

    Me rezultatet e fundit, Anglia synon të vazhdojë formën pozitive dhe të ndërtojë mbi paraqitjet e mira të treguara pas Kupës së Botës.


    source

  • Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

    Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

    Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

    Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

    Në një mesazh të publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Tërnava ka shprehur bindjen se presidentja e re, bazuar në përvojën dhe përkushtimin e saj, do ta ushtrojë detyrën me dinjitet dhe do të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe bashkëpunimit institucional e politik, transmeton Klankosova.tv.

    “Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tërnava.

    Ai ka përgëzuar edhe subjektet politike për marrëveshjen që mundësoi zgjedhjen e presidentes, duke thënë se kjo i dha vendit stabilitet institucional.

    Tërnava ka përshëndetur gjithashtu miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili, siç ka thënë ai, pritet drejtësi.

    Në fund të mesazhit, Myftiu ka deklaruar se Presidentja Shiroka-Pula do ta ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj.

    “Zoti ju dhëntë forcë e urtësi në përmbushjen e kësaj detyre dhe e bekoftë Kosovën e popullin e saj!”, ka përfunduar ai.

  • Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

    Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

    Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

    Ajo ka tronditur rrjetin me një letër, ku tregon për përvojën e saj gjatë kohës sa jetonte me familjen Hila.

    Këngëtarja Vesa Smolica, në emisionin “Kosova Today”, bëri të ditur se për këtë temë do të flasë për herë dhe të fundit në këtë intervistë, transmeton Klankosova.tv.

    Vesa bëri të ditur se familjen Hila e njeh që nga mosha 12-vjeçare. Ajo tha se për shkak që familja e saj nuk kishte kushte financiare për t’ia mbuluar udhëtimet vajzës së tyre, Smolica tha se për katër muaj u pranua në familjen Hila kur ishte veç 14 vjeç.

    Kujtomë se familja Hila është krye temë e ditëve të fundit, pas skandalit me video intime të kompozitorit Adrian Hila me fytyra të njohura publike, transmeton Klankosova.tv.

    Për këtë, Vesa tha se deshi të tregonte mirënjohje për familjen Hila në kohën kur ishte në vështirësi.

    “Kjo ka qenë një lloj mirënjohje në kaosin e tyre çfarë ju ka ndodhë, një fatkeqësi familjare. Unë kam dashur t’i lartësojë gratë e asaj familje”, tha artistja.

  • Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

    Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

    Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

    Janë duke u bërë përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Ceremonia do të zhvillohet në oborrin e Presidencës nga ora 15:00, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.

  • Rame Lahaj drejt skenës së Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Rame Lahaj drejt skenës së Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Zürichu është gati të presë Rame Lahajn. Më 10 tetor, tenori kosovar me famë ndërkombëtare do të hapë turneun “PASSION & ORIGIN”, një seri koncertesh që do ta çojë repertorin shqiptar dhe atë ndërkombëtar në disa prej qyteteve të diasporës.

    I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë një program që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

    “PASSION & ORIGIN” është konceptuar për publikun shqiptar në diasporë, duke bashkuar këngën shqipe me repertorin që ka shoqëruar Lahajn gjatë karrierës së tij në skenat ndërkombëtare.

    Pas Zürichut, turneu vazhdon në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa priten edhe data të tjera në qytete të diasporës.

    10 tetor 2026 | 20:00

    Kongresshaus Zürich – Kongresssaal

    Biletat: https://ticketmaster.ch/event/725505631

  • Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

    Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

    Apple po përgatitet që iPhone Duo të ketë një lançim sa më të qetë, duke u siguruar që aplikacionet dhe lojërat të jenë të optimizuara për pajisjen e re që në ditët e para të daljes në treg.

    iPhone Duo do të jetë i disponueshëm për porosi paraprake më 16 tetor, ndërsa dërgesat e para për klientët pritet të nisin më 23 tetor. Përpara këtyre datave, Apple u ka kërkuar zhvilluesve të përditësojnë dhe përshtatin aplikacionet e tyre për ekranin dhe veçoritë e reja të telefonit.

    Kompania ka publikuar udhëzime të posaçme për zhvilluesit, ndërsa aplikacionet duhet të ndërtohen ose të rikompilohen me Xcode 27.1, versionin e ri të platformës së zhvillimit që Apple tashmë e ka bërë të disponueshëm, transmeton Telegrafi.

    Zhvilluesit mund t’i dorëzojnë aplikacionet dhe lojërat përmes App Store Connect. Nëse një aplikacion është ndërtuar ose rikompiluar me Xcode 27.1, në App Store do të shfaqet një distinktiv që tregon se aplikacioni është optimizuar për iPhone Duo.

    Apple ka vendosur gjithashtu një kërkesë të re për zhvilluesit. Duke nisur nga prilli i vitit 2027, çdo aplikacion i ri do të duhet të përfshijë të paktën një pamje të aplikacionit të shfaqur në iPhone Duo.

    Për t’i ndihmuar zhvilluesit me përshtatjen e aplikacioneve, Apple ka publikuar materiale dhe udhëzime teknike, ndërsa po organizon edhe workshope fizike për iPhone Duo, ku zhvilluesit mund të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë për përgatitjen e aplikacioneve.

    Në këtë mënyrë, Apple synon që përdoruesit e iPhone Duo të kenë një numër të madh aplikacionesh të përshtatura që në momentin e lansimit, duke shmangur problemet e para të përputhshmërisë me pajisjen e re. /Telegrafi/