Blog

  • Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë

    Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë

    Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë.

    Haradinaj, përmes një deklarimi në rrjetin social, facebook e cilësoi miratimin e Ligjit si hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës duke thënë që pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi.

    “Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.

    Haradinaj, me këtë rast uroi presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në ushtrimin e detyrës.

    “Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, Haradinaj, potencoi që në vend ende ka çështje që duhet të adresohen.

    “Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës’ ”, tha ai. /Telegrafi/


  • Curiosity sjell pamjet më të qarta të shkëmbinjve misteriozë në Mars

    Curiosity sjell pamjet më të qarta të shkëmbinjve misteriozë në Mars

    Roveri Curiosity i NASA-s ka sjellë pamjet më të detajuara deri më tani të një prej formacioneve më misterioze gjeologjike në Mars – kreshtave të njohura si yardangs, të skalitura nga erërat gjatë miliona viteve.

    Panorama e re, e realizuar më 11 gusht 2026, rreth orës 08:30 sipas kohës lokale në Mars, tregon këto formacione në distancë, të ndriçuara nga rrezet e para të mëngjesit. Pamja u realizua nga kamera Mastcam e Curiosity-t dhe përbëhet nga gjashtë fotografi të bashkuara.

    Ndryshe nga shumica e imazheve të Curiosity-t, kjo panoramë u përpunua pa korrigjim të balancës së të bardhës, në mënyrë që të ruhej pamja karakteristike e mëngjesit marsian. Për këtë arsye, pjesa e përparme e imazhit shfaq nuanca të dallueshme blu, ndërsa yardangs ndriçohen nga drita e mëngjesit.

    Yardangs shtrihen për rreth 16 kilometra në pjesën veriperëndimore të Mount Sharp, një mal rreth 5 kilometra i lartë, të cilin Curiosity po e ngjit që nga viti 2014. Formacionet përbëhen nga kreshta të mprehta dhe të zgjatura sedimentare, të formuara dhe gërryera nga era.

    Mount Sharp përbëhet nga shtresa të ndryshme shkëmbinjsh, secila prej të cilave ruan gjurmë të një periudhe të ndryshme të historisë së Marsit, transmeton Telegrafi.

    Duke studiuar këto shtresa, shkencëtarët kanë zbuluar dëshmi se miliarda vite më parë kjo zonë ishte e mbushur me liqene dhe rrjedha uji. Me kalimin e kohës, uji u zhduk dhe la pas minerale e kripëra në sipërfaqe. Më pas, pasi depozitimi i materialeve në mal u ndal, erërat mund të kenë gërryer pjesë të tij dhe të kenë krijuar format e sotme të yardangs.

    Megjithatë, shkencëtarët ende nuk e dinë me siguri se si u krijua shtresa e këtyre formacioneve.

    “Shtresa e yardangs duket sikur nuk i përket vendit. Ka ngjyrën e gabuar, shtresat janë të anuara në një kënd të pazakontë dhe duket pothuajse sikur është vendosur mbi mal”, tha Ashwin Vasavada, shkencëtar i projektit Curiosity në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s.

    Sipas tij, pikërisht kjo e bën formacionin veçanërisht interesant për shkencëtarët. Një prej hipotezave është se shtresa mund të jetë krijuar nga hiri i depozituar gjatë shpërthimeve të lashta vullkanike, por kjo mbetet vetëm një mundësi.

    Shkencëtarët e misionit presin që Curiosity të arrijë në bazën e yardangs gjatë vitit 2027. Atje roveri do të mund t’i studiojë nga afër me instrumentet e tij dhe krahun robotik, duke mbledhur të dhëna që mund të ndihmojnë në zbulimin e origjinës së këtij formacioni të pazakontë.

    Deri atëherë, ndërsa afrohet gradualisht, Curiosity do të ketë mundësi të fotografojë edhe më nga afër këto struktura.

    Panorama e fundit u realizua gjatë ditës së 4,982-të marsiane (sol) të misionit. Curiosity u nis nga Toka më 26 nëntor 2011 dhe mbërriti në Mars në gusht të vitit 2012. Roveri ka vazhduar të funksionojë shumë përtej jetëgjatësisë së parashikuar.

    Në gusht, Curiosity arriti gjithashtu një tjetër moment historik, duke fituar 1 kilometër lartësi mbi dyshemenë e kraterit Gale – më shumë se çdo rover tjetër në Mars.

    Aktualisht në vitin e dytë të misionit të pestë të zgjatur, Curiosity po eksploron terrene të pasura me sulfate dhe karbonate, minerale që lidhen me periudhat kur sipërfaqja e Marsit filloi të thahej.

    Këto shtresa mund t’u japin shkencëtarëve të dhëna të reja për mënyrën se si Marsi kaloi nga një botë ku dikur kishte ujë të rrjedhshëm dhe liqene, në planetin e ftohtë e të thatë që njohim sot. /Telegrafi/

  • Ambasadori gjerman uron Shiroka-Pulën: Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm

    Ambasadori gjerman uron Shiroka-Pulën: Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Sipas një deklarate të ambasadës gjermane, Rudolph ia ka përcjellë urimin Shiroka-Pulës përmes një letre, duke theksuar partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Gjermanisë dhe Kosovës.

    “Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon”, thuhet në letrën e ambasadorit Rudolph.

    Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten e re në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

    “Mezi pres të punoj me ju për të avancuar agjendën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Rudolph.


    source

  • Zjarri përfshin zonën industriale në Olten, dëgjohen disa shpërthime

    Zjarri përfshin zonën industriale në Olten, dëgjohen disa shpërthime

    Një zjarr ka përfshirë të mërkurën në mesditë zonën industriale në Olten, në kantonin e Solothurnit, ndërsa gjatë incidentit janë dëgjuar disa shpërthime.

    Një kolonë e errët tymi është ngritur mbi zonën industriale. Disa dëshmitarë kanë raportuar se kanë dëgjuar të paktën dy shpërthime, rapoeton Blick.

    “Pak para mesditës, pati një zhurmë të madhe në zonën industriale të Olten. Pastaj pati një zjarr dhe 15 minuta më vonë pati një shpërthim tjetër”, ka treguar një lexues i Blick, i cili e ka parë ngjarjen nga klasa e tij.

    “Unë dhe shokët e mi të shkollës u tronditëm që diçka shpërtheu”, ka thënë ai për Blick, duke shtuar se ishte emocionuese të shihte një operacion të tillë.

    Helikopteri “Rega” në vendngjarje

    Një tjetër lexues i Blick ka dëshmuar ngjarjen drejtpërdrejt. Në vendngjarje kanë qenë disa automjete të zjarrfikësve, ndërsa dëshmitari ka parë edhe një helikopter shpëtimi të Rega-s duke u afruar për ulje.

    Policia kantonale e Solothurnit ka konfirmuar për Blick se zjarri ka ndodhur në Industriestrasse. Në vendngjarje kanë intervenuar policia dhe zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

    Zjarri është shuar pak pas orës 13:30. Policia aktualisht nuk ka mundur të japë informacion se cila ndërtesë është prekur apo nëse ka persona të lënduar.

    “Kisha frikë se kabina ime do të shembej”

    Monika B., pronarja e Flussbar Olten, ndodhej në lokalin e saj pranë vendit të ngjarjes kur shpërtheu zjarri.

    Sipas saj, zjarri ka nisur në një ndërtesë banimi në një vend kampingu në Industriestrasse.

    “Pati një shpërthim të fuqishëm dhe papritmas kabina u shemb në tokë”, ka përshkruar ajo.

    “Pastaj flakët u ngritën lart”, ka thënë ajo, duke shtuar se pak më vonë ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër.

    Sipas saj, edhe termocentrali aty pranë është dëmtuar. Zona përreth zjarrit është rrethuar.

    “E ndjeva vetë shpërthimin. Kisha frikë se vendi im do të shembej”, ka thënë pronarja e barit.

    Megjithatë, pasi ka inspektuar ambientet e lokalit, ajo ka konstatuar se pjesa më e madhe e strukturës ishte ende e paprekur. Vetëm një ndërtesë prej druri më poshtë kishte pësuar çarje nga vala e presionit./Telegrafi/

  • Arbnor Morina rikthehet te Ferizaj, merr drejtimin e skuadrës

    Arbnor Morina rikthehet te Ferizaj, merr drejtimin e skuadrës

    Arbnor Morina rikthehet te Ferizaj, merr drejtimin e skuadrës

    Ferizaj ka vendosur t’i besojë një emri të njohur për të ndryshuar situatën në skuadër.

    Arbnor Morina është emëruar kryetrajner i ri i klubit, duke u rikthyer në pankinën ferizajase pas katër vitesh.

    Morina do ta drejtojë Ferizajn në vazhdim të kampionatit, me klubin që synon të përmirësojë rezultatet dhe të ngjitet në tabelën e Ligës së Parë të Kosovës.

    Pas tetë javësh të zhvilluara, Ferizaj renditet në pozitën e nëntë me 10 pikë, çka ka bërë që drejtuesit e klubit të ndërhyjnë në stafin teknik.

    “FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Nga Ferizaj kanë theksuar se Morina sjell përvojën dhe profesionalizmin e tij, me synimin që së bashku të arrihen objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit.

    Ky do të jetë rikthimi i Morinës në drejtimin e Ferizajt, pas një pauze katërvjeçare.

  • Klan Kosova shpall konkurs për projektin e Big Brother VIP 5

    Klan Kosova shpall konkurs për projektin e Big Brother VIP 5

    Klan Kosova shpall konkurs për projektin e Big Brother VIP 5

    TV “Klan Kosova” për projektin e “Big Brother VIP – 5”, shpall:

    K O N K U R S

    për plotësimin e vendeve të lira të punës, me sa vijon:

    –              Organizator

    –              “Logger”

    –              “Runner”

    –              Roje sigurimi

    Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:

    –              CV

    –              Dëshmi të përgatitjes universitare ose të përgatitjes profesionale

    –              Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse

    –              Letër rekomandime, ose referenca eventuale.

    Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në:

    bigbrother@klankosova.tv

    Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

    Konkursi mbetet i hapur deri më 13.10.2026, në ora 16:00h

  • Franca pezullon përdorimin e granatave trullosëse pas humbjes së dorës nga një 15-vjeçar

    Franca pezullon përdorimin e granatave trullosëse pas humbjes së dorës nga një 15-vjeçar

    Franca ka pezulluar përdorimin e granatave trullosëse nga policia gjatë protestave të nxënësve, pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë një incidenti në qytetin Lens në veri të vendit.

    Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se kishte kërkuar pezullimin e përdorimit të këtyre mjeteve derisa të sqarohen plotësisht rrethanat e incidentit të së hënës. Autoritetet dhe protestuesit kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

    Sipas autoriteteve, i riu e kishte marrë në dorë granatën, e cila më pas shpërtheu. Nxënës të tjerë, megjithatë, pretendojnë se ai u godit drejtpërdrejt nga granata e hedhur nga një efektiv policie.

    Incidenti ndodhi pranë shkollës së mesme Auguste-Béhal në Lens, ndërsa policia ishte përballur me një grup prej rreth 200 deri në 250 nxënësish, të cilët, sipas prefekturës lokale, po hidhnin gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit.

    Nuñez tha për radion RTL se Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, IGPN, ka hapur 18 hetime për të përcaktuar nëse veprimet e policisë gjatë protestave kanë qenë proporcionale, transmeton Telegrafi.

    “Ka një veprim policor që na ngre pikëpyetje të gjithëve në Ministrinë e Brendshme; bëhet fjalë për atë që ndodhi në Lens”, tha ai, duke konfirmuar se përdorimi i granatave do të pezullohet derisa të qartësohen rrethanat e incidentit.

    Granatat në fjalë konsiderohen armë me rrezik më të ulët vdekjeprurës, por mund të shkaktojnë dëmtime serioze. Franca i ka përdorur ato si pjesë të mjeteve për shpërndarjen e turmave.

    Protestat e nxënësve kanë vazhduar të mërkurën, ndërsa më shumë se 500 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht. Ministria franceze e Arsimit tha se 528 nga rreth 3,700 lice ishin të prekura nga ndërprerjet.

    Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë të martën për të kërkuar përmirësimin e kushteve në shkolla. Në disa qytete pati përleshje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Ministria e Brendshme tha se 488 persona u arrestuan, ndërsa 43 pjesëtarë të forcave të sigurisë u lënduan gjatë protestave të së martës.

    Kryeministri Sébastien Lecornu pritet të mbajë një fjalim mbrëmjen e së mërkurës, në një kohë kur protestat janë përhapur nga nxënësit e shkollave të mesme te prindërit, studentët universitarë dhe sindikatat.

    Rasti i 15-vjeçarit në Lens nuk është incidenti i vetëm që ka shtuar shqetësimet për mënyrën se si policia po përballet me protestuesit e rinj.

    Javën e kaluar, një tjetër nxënës 14-vjeçar u godit në fytyrë nga një granatë me gaz lotsjellës në Saint-Ouen-l’Aumône, në veriperëndim të Parisit. Avokati i tij tha se i riu kishte humbur disa dhëmbë dhe kishte pësuar frakturë të nofullës. Një polic është ngarkuar me akuza lidhur me incidentin.

    Ndërkohë, prokurorët njoftuan të mërkurën hapjen e një hetimi për tentativë vrasjeje, pasi një protestues 17-vjeçar pretendoi se një efektiv policie “ia kishte mbajtur kokën nën ujë” gjatë arrestimit pranë një lumi në Belfort, në verilindje të Francës.

    Që nga fillimi i protestave në mesin e shtatorit, kryeministri Lecornu ka dënuar dhunën e shfaqur në disa prej tyre. Sipas shifrave të qeverisë, deri tani janë lënduar 215 nxënës, 85 pjesëtarë të stafit shkollor dhe 715 policë. Më shumë se 6,500 persona janë ndaluar ose arrestuar gjatë kësaj periudhe.

    Presidenti Emmanuel Macron zhvilloi një takim urgjent të martën në mbrëmje me Lecornun dhe ministra të tjerë të rëndësishëm, pasi protestat e asaj dite prekën gati një të katërtën e të gjitha liceve në vend.

    Sipas qeverisë, në demonstratat e së martës morën pjesë më shumë se 250,000 persona, ndërsa sindikatat e nxënësve e vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 450,000.

    Organizatat studentore kanë paralajmëruar një raund të katërt protestash të enjten në Paris dhe qytete të tjera.

    Ryad Rani, drejtues i sindikatës së nxënësve të shkollave të mesme USL, i bëri thirrje ministrit Nuñez që të ulë tensionet.

    “Po i themi z. Nuñez: qetësoni policët tuaj dhe bëni thirrje për përmbajtje”, tha ai për radion franceze RTL. /Telegrafi/

  • Zidane nuk i kursen lëvdatat për yllin e Belgjikës: Është një lojtar cilësor

    Zidane nuk i kursen lëvdatat për yllin e Belgjikës: Është një lojtar cilësor

    Zinedine Zidane ka lavdëruar mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Belgjikës.

    Edhe pse Franca triumfoi me rezultat 4-1 në Paris, legjenda e Real Madridit nuk ngurroi të veçonte cilësitë teknike të 22-vjeçarit belg.

    Belgjika kaloi në epërsi në pjesën e parë, kur Dodi Lukebakio realizoi pas një asistimi spektakolar të Lavias. Vizitorët arritën ta ruanin avantazhin për afro një orë, duke frustruar vendasit, por një fund dramatik i takimit ndryshoi gjithçka.

    Franca barazoi në minutën e 77-të përmes Lucas Da Cunha, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Michael Olise përmbysi rezultatin.

    Desire Doue më pas shfrytëzoi hapësirat e krijuara në mbrojtjen belge dhe realizoi dy herë në kohën shtesë, duke i siguruar Francës fitoren dhe kreun e Grupit A1.

    Zidane pranoi se fokusi i tij kryesor ishte te lojtarët e Francës, por asistimi i Lavias për golin e Lukebakios i bëri përshtypje të veçantë.

    “Unë nuk e ndoqa individualisht paraqitjen e tij, sepse po përqendrohesha te lojtarët e mi, por më pëlqeu shumë pasimi i tij”.

    “E pashë përsëri në dhomën e zhveshjes gjatë pushimit, gjatë analizës. Është një lojtar cilësor”, deklaroi Zidane./Telegrafi/

  • Ana de Armas mahnit në Paris me një fustan të zi prej lëkure dhe detaje me rripa

    Ana de Armas mahnit në Paris me një fustan të zi prej lëkure dhe detaje me rripa

    Aktorja Ana de Armas tërhoqi të gjithë vëmendjen me paraqitjen në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë në sfilatën e Louis Vuitton për koleksionin pranverë/verë 2027, të dizajnuar nga Nicolas Ghesquiere.

    Për këtë event, aktorja zgjodhi një fustan-xhaketë të zezë prej lëkure, me një dizajn të strukturuar dhe dekolte të theksuar.

    Veshja ishte dekoruar me detaje metalike anash dhe rripa prej lëkure në ngjyrë bezhë, duke i dhënë pamjes një karakter modern dhe të guximshëm.

    Ana

    Ana de Armas e kompletoi kombinimin me një çantë të vogël diskrete, të zbukuruar me zinxhir të artë.

    Ndërkohë, grimi elegant ishte në nuanca neutrale dhe të ngrohta, me sytë të theksuar përmes një efekti të lehtë dhe buzë me ngjyrë nude.

    Ana

    De Armas kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët gjatë fundjavës, kur iu bashkua drejtorit artistik të Louis Vuitton, Nicolas Ghesquiere, në Pallatin Elysee.

    Si ambasadore prej vitesh e Louis Vuitton, Ana de Armas kishte zgjedhur për ceremoninë një tjetër veshje nga arkiva e shtëpisë së modës, konkretisht një fustan nga koleksioni pranverë 2015. /Telegrafi/

    Ana

  • Mëngjesi nis më mirë me Meka

    Mëngjesi nis më mirë me Meka

    Me ardhjen e vjeshtës, mëngjeset bëhen më të freskëta dhe tavolina e familjes bëhet një pikë e natyrshme takimi. Ka më shumë dëshirë për vakte të ngrohta, për mëngjese të përgatitura në shtëpi dhe për ato momente kur familja mblidhet rreth tryezës para se secili të nisë ditën e vet.

    Pikërisht në këto momente, produktet e Meka Halal Food mund të bëhen pjesë e shumë kombinimeve të mëngjesit. Sallami, suxhuku, virshllet, pashtetat dhe produktet e tjera mund të shoqërohen me vezë, bukë të freskët, djathë dhe perime, ose të përdoren për tost, sanduiçe dhe pjata të ndryshme që përgatiten shpejt për të gjithë familjen.

    Por përdorimi i tyre nuk ndalet vetëm te mëngjesi. Gama e Meka-s përshtatet edhe në receta për drekë dhe darkë, në pica, pasta, meze apo vakte të tjera që kërkojnë përgatitje të lehtë dhe shije të njohur.

    Meka Halal Food ofron një gamë të gjerë produktesh të përgatitura nga mishi i pulës dhe i gjedhit, duke përfshirë sallamë, suxhukë, mishra të tymosur, virshlle, pashteta dhe ushqime të paketuara. Kjo shumëllojshmëri u jep familjeve mundësi të zgjedhin produkte të ndryshme sipas shijes dhe mënyrës së gatimit.

    Në të njëjtën kohë, kompania i kushton rëndësi të veçantë cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Produktet prodhohen sipas standardeve të kontrolluara të sigurisë ushqimore, ndërsa Meka është e certifikuar me standardet HACCP dhe Halal, duke ruajtur konsistencën në cilësi dhe kujdesin ndaj konsumatorit.

    Në ditët e vjeshtës, kur një mëngjes i mirë bëhet edhe më i rëndësishëm, mjaftojnë disa përbërës të zgjedhur mirë për ta sjellë familjen bashkë rreth tavolinës.

    Zgjidhni produktet Meka Halal Food për mëngjesin dhe vaktet tuaja të përditshme, dhe sillni më shumë shije në tryezën e familjes këtë vjeshtë.