Blog

  • Zbulohen tetë pikat që Ronaldo ia aprovoi Jorge Jesusit për t’i lexuar në konferencën për shtyp

    Zbulohen tetë pikat që Ronaldo ia aprovoi Jorge Jesusit për t’i lexuar në konferencën për shtyp

    Cristiano Ronaldo kishte përgatitur tetë pika për përzgjedhësin e Portugalisë, Jorge Jesus, të cilat ai i kishte aprovuar që t’i lexonte në konferencën për media, pas përplasjes së tyre të fundit.

    Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë të mërkurën, më 30 shtator, pasi Jesus vendosi të mos e aktivizonte në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.

    41-vjeçari më pas publikoi një deklaratë, në të cilën konfirmoi largimin e tij pas një takimi sqarues me trajnerin Jesus dhe presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença.

    Çështja mori një tjetër kthesë të martën, më 6 tetor, kur ylli i Al Nassrit zbuloi se problemi kryesor kishte qenë vendimi i Jesusit për t’i thënë se nuk do të ishte pjesë e skuadrës që do të udhëtonte për ndeshjet në Norvegji dhe Danimarkë.

    Ronaldo e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se një vendim i tillë “nuk do të ishte shembull i mirë” për bashkëlojtarët e tij. Ai më pas konfirmoi se ishte pyetur që ta merrte në konsideratë tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, përpara se t’u kërkonte falje “popullit portugez”.

    Në deklaratën e tij prej 1,740 fjalësh, Ronaldo përfshiu edhe tetë pika që ai i kishte aprovuar dhe që Jorge Jesus duhej t’i lexonte në konferencën për media.

    1.“Isha unë dhe askush tjetër ai që i propozova Cristianos një plan për këtë sezon me Kombëtaren. Ishte një bisedë e gjatë dhe shumë e mirë”.

    2.”E di se sa shumë e përjeton dhe e do Kombëtaren, si dhe peshën që ka në botë, e aq më shumë peshën dhe ndikimin pozitiv që ka pasur në Kombëtare për 24 vite radhazi”.

    3.”Plani që i propozova Cristianos u pranua”.

    4. “Ai kurrë nuk i vuri në dyshim zgjedhjet e mia. Ishte shembullor, besnik dhe profesional”.

    5. “Ndeshja në Norvegji nuk ishte pjesë e planit që kisha hartuar për të. Megjithatë, e ndjeva se ai kishte arritur të rikuperohej fizikisht nga ndeshja e parë dhe e paralajmërova se mund të më duhej ta aktivizoja. Cristiano ra dakord”.

    6. “Kam bërë një gabim duke vendosur një lojtar të përmasave të Peles apo Maradonës të nxehej dhe më pas të mos e fusja në lojë. Po të isha sot në atë situatë, nuk do ta bëja”.

    7. “Për ta mbyllur këtë çështje: Unë e dua Cristianon në Kombëtare. Në fakt, nuk e dua vetëm pak, por e dua shumë. Për fat të mirë, edhe ai beson tek unë. Ai besoi tek unë te Al Nassr dhe beson edhe këtu”.

    8. “Sa i përket faktit që nuk i përshëndeti tifozët, për këtë kemi folur tashmë. Dikush që ka luajtur më shumë se 230 ndeshje për Kombëtaren nuk ka nevojë të marrë mësime nga unë për dashurinë ndaj Portugalisë. Ishte një moment frustrimi që nuk fshin asgjë”. /Telegrafi/

  • Holanda dëshiron t’ua ndalojë nxënësve përdorimin e telefonave celularë gjatë gjithë ditës së shkollës

    Holanda dëshiron t’ua ndalojë nxënësve përdorimin e telefonave celularë gjatë gjithë ditës së shkollës

    Holanda planifikon të shtrëngojë më tej rregullat për përdorimin e telefonave celularë në shkolla. Nxënësit nuk do të lejohen më t’i përdorin ato vetëm gjatë mësimeve, por gjatë gjithë qëndrimit të tyre në shkollë, duke përfshirë pushimet, korridoret dhe oborret e shkollave.

    Rekomandimi i ri duhet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027 dhe qëllimi është të zvogëlohet koha që fëmijët kalojnë para ekraneve dhe t’i inkurajohen ata të shoqërohen dhe të komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin.

    Shkollat holandeze kanë pasur udhëzime që nga viti 2024 që ndalojnë përdorimin e telefonave celularë, tabletëve dhe orëve inteligjente në klasë, përveç rasteve kur ato nevojiten për qëllime edukative, për arsye shëndetësore ose për nxënësit me nevoja të veçanta. Tani autoritetet duan të shkojnë një hap më tej.

    Pa celular edhe gjatë pushimeve

    Sipas qasjes së re, nxënësit nuk duhet të përdorin telefonat e tyre edhe pasi të ketë mbaruar orari i shkollës. Me fjalë të tjera, ideja është që të kemi një ditë shkolle pa telefona nga fillimi deri në fund.

    Arsyeja për shtrëngimin e rregullave nuk janë vetëm problemet me përqendrimin gjatë orës së mësimit. Autoritetet duan që fëmijët të shoqërohen më shumë gjatë pushimit, të lëvizin dhe të flasin me njëri-tjetrin në vend që të kalojnë kohë duke parë ekrane.

    Sipas të dhënave të raportuara nga mediat holandeze, të rinjtë kalojnë midis pesë dhe gjashtë orë në ditë para ekraneve, prandaj ka gjithnjë e më shumë diskutime rreth mënyrave për të kufizuar ekspozimin e tyre ndaj pajisjeve dixhitale.

    Ata po shqyrtojnë gjithashtu një kufi moshe për mediat sociale.

    Telefonat celularë në shkolla janë vetëm pjesë e një debati më të gjerë në Holandë në lidhje me fëmijët dhe ekranet. Qeveria ka rekomanduar më parë që fëmijët të mos përdorin platformat e mediave sociale si TikTok dhe Instagram para moshës 15 vjeç.

    Rregulla më të rrepta po merren në konsideratë gjithashtu për fëmijët që shfaqen në përmbajtjen e influencuesve dhe të ashtuquajturve vlogerë familjarë, për t’i mbrojtur ata më tej nga shfrytëzimi i mundshëm në internet.

    Nëse rekomandimi i ri shkollor zbatohet siç është parashikuar, nga fillimi i vitit 2027, nxënësit holandezë jo vetëm që do të duhet t’i lënë mënjanë telefonat e tyre celularë gjatë orës së mësimit, por do të duhet ta kalojnë praktikisht tërë ditën e shkollës pa to.

  • Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit

    Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit

    “Kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme në bashkëpunim me vende të caktuara dhe komunikim të drejtpërdrejtë me një nga prodhuesit evropianë, dhe këtë muaj dhe në nëntor do të kemi siguruar 56,000 vaksina kundër gripit sezonal nga 80,000 vaksinat e planifikuara. Nga 56,000 vaksinat kundër gripit sezonal, 30,000 duhet të mbërrijnë në 10 ditët e ardhshme, dhe 26,000 rreth 15 nëntorit. Sasitë që do të na duhen për tetor dhe nëntor do të jenë të disponueshme këtu”, tha sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski.

    Ai theksoi se zakonisht, për tre sezonet e fundit, kemi filluar vaksinimet në periudhën nga 16 deri në 25 tetor, dhe me ato 56,000 vaksina, do të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimet brenda këtij kuadri, më së voni deri në fund të tetorit.

    Ai tha se në ditët në vijim do të punojnë edhe për tejkalimin e problemit me regjistrimin për vaksinim.

    “Lidhur me gripin sezonal, dje njoftuam gjithashtu se, në thelb, për shkak të vonesës në njoftimin e OBSH-së për llojet që do të vaksinohen për gripin sezonal këtë vit, pati vonesa në procedurat në të gjithë botën. Të tre llojet e gripit sezonal janë lloje të reja, që do të thotë se prodhuesit në Evropë dhe gjetkë filluan prodhimin me vonesë. Në Maqedoni, zakonisht i shpallim thirrjet në periudhën qershor-gusht, pas njoftimit të llojeve, me faktin se asnjë prodhues ose distributor nuk iu përgjigj thirrjes së këtij viti. Pra, këtë vit thirrja ishte e pasuksesshme dhe një situatë e tillë ekziston në disa vende të rajonit”, tha Klekovski.

    Lidhur me raportin e Entit Shtetëror për Revizion se në thelb ende nuk ka mirëmbajtje të sistemit “Termini im”, Klekovski sqaroi se, në bashkëpunim me mirëmbajtësin, moduli për regjistrimin për vaksinim do të aktivizohet në ditët në vijim dhe kjo do të lejojë që regjistrimi të fillojë, dhe në të njëjtën kohë, po bëhen përgatitjet për të filluar vaksinimin për gripin sezonal rreth 25 tetorit.

    Ai theksoi se ndërkohë, po punojnë për të siguruar sasitë e mbetura të vaksinave deri në 80,000 vaksina të planifikuara falas për grupet e rrezikut dhe shpreson t’i sigurojë ato në afatin kohor nëntor-fillim dhjetori, kur është ende optimale për vaksinim./Telegrafi/

  • Presidentja Justina Shiroka-Pula arrin në ceremoninë e inaugurimit

    Presidentja Justina Shiroka-Pula arrin në ceremoninë e inaugurimit

    Presidentja Justina Shiroka-Pula arrin në ceremoninë e inaugurimit

    Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka mbërritur në ceremoninë për inaugurim.

    Ajo erdhi e shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila deri para pak ditësh e ka ushtruar detyrës e kryetares së shtetit.

    Në ceremoni të pranishëm janë kryeministri Albin Kurti, ish-presidentë, deputetë dhe familjarë.

  • Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga homologia e saj sllovene

    Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga homologia e saj sllovene

    Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga homologia e saj sllovene

    Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës.

    Përmes një postimi në X, Pirc Musar ka shprehur pritshmërinë për bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel bilateral, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.

    “Ju uroj sukses në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar presidentja sllovene.

    Justina Shiroka-Pula është zgjedhur mbrëmë në krye të shtetit me 81 vota në Kuvendin e Kosovës.

  • Tregu amerikan: Comodita vazhdon me eksport drejt SHBA-së

    Tregu amerikan: Comodita vazhdon me eksport drejt SHBA-së

    Tregu amerikan: Comodita vazhdon me eksport drejt SHBA-së

    Prodhimi kosovar po merr sërish rrugë drejt tregut amerikan.

    Kompania “Comodita” po eksporton në Shtetet e Bashkuara mbishtresa dyshekësh, të prodhuara në Kosovë dhe të përshtatura për kërkesat e këtij tregu.

    Përpara paketimit dhe nisjes, produktet kalojnë nëpër disa faza të prodhimit dhe kontrolleve të cilësisë.

    “Bëhet fjalë për mbishtresat e dyshekëve që udhëtojnë drejt tregut amerikan. Veçori e këtyre mbishtresave është MemoryGel Infuse, ku bëhet kombinimi i veçorive të shkumës Memory dhe teknologjisë Gel Infuse”, tha Rona Gruda, menaxhere e laboratorit dhe kontrollit të cilësisë.

    Një tjetër veçori është teknologjia Cooling, e cila krijon një sipërfaqe të freskët dhe mundëson menaxhimin e nxehtësisë së trupit.

    Çdo produkt testohet dhe kontrollohet gjatë procesit të prodhimit.

    “Secili produkt kalon në faza strikte testimi dhe përmbush standarde të larta të cilësisë, me materiale të certifikuara nga kompanitë e mëdha”, pohoi menaxherja Gruda.

    Kjo punë, sipas saj, është rikthim i besimit dhe vazhdim i hapave të dikurshëm.

    “Kjo nuk është veç një dërgesë eksporti, është rikthim i besimit dhe vazhdim i historisë së nisur më herët. Çdo produkt është i punuar me finesë nga duart e punëtorëve tanë, nga Kosova për në shtëpitë amerikane”, shtoi mes tjerash Gruda.

    Eksportet e “Comodita”-s drejt SHBA-së shënojnë një tjetër hap në zgjerimin ndërkombëtar të kompanisë, e cila po e çon prodhimin kosovar në tregje gjithnjë e më të mëdha.

  • Çfarë ndodh kur pacienti ka më shumë zgjedhje?

    Çfarë ndodh kur pacienti ka më shumë zgjedhje?

    Menyra se si pacientet zgjedhin nje mjek apo institucion shendetesor po ndryshon. Per vite me radhe, nje pjese e madhe e ketyre vendimeve eshte bazuar ne rekomandime nga familjaret, miqte apo rrethi i ngushte. Sot, para se te vendose, pacienti ka mundesi te kerkoje, te informohet dhe te krahasoje alternativa te ndryshme.

    Kur ka me shume zgjedhje, pacienti nuk pyet vetem per cmimin. Ai interesohet per specializimin e mjekut, lokacionin, sherbimet qe ofrohen, eksperiencen, reputacionin dhe, gjithnje e me shume, per informacionin qe mund te gjeje online.

    Ky ndryshim po ndikon edhe ne menyren se si institucionet shendetesore duhet ta shohin prezencen e tyre. Nje klinike mund te kete vite eksperience dhe profesioniste te afte, por kjo nuk do te thote automatikisht se pacienti e di kete. Ne nje mjedis ku kerkimi fillon gjithnje e me shume online, menyra se si informacioni prezantohet mund te jete po aq e rendesishme sa vete prezenca.

    Prandaj, prezenca digjitale e nje institucioni shendetesor nuk duhet pare vetem si nje forme reklamimi. Ajo eshte bere pjese e menyres se komunikimit me pacientin. Informacioni i sakte, i qarte dhe i perditesuar mund t’i ndihmoje njerezit ta kuptojne me mire se cfare ofron nje mjek apo klinike dhe nese ajo perputhet me nevojen e tyre.

    Kjo po sjell edhe nje ndryshim ne menyren se si mendohet per sherbimet shendetesore. Pyetja nuk eshte me vetem “A ekziston ky mjek apo kjo klinike?”, por “A eshte kjo zgjedhja qe i pershtatet nevojes time?”.

    Ne Kosove, ky ndryshim po shoqerohet edhe me krijimin e platformave qe synojne ta bejne informacionin shendetesor me te organizuar dhe me te lehte per t’u gjetur. GjejeMjekun.com, per shembull, po nderton nje platforme ku mjeket, klinikat dhe sherbimet shendetesore mund te gjenden ne nje hapesire te vetme, duke e bere me te thjeshte procesin e kerkimit dhe orientimit per pacientet.

    Megjithate, ndryshimi me i madh nuk lidhet domosdoshmerisht me teknologjine. Lidhet me pritjet e pacientit. Sa me shume informacion te kete ne dispozicion, aq me shume kerkon qartesi, transparence dhe mundesi per te bere nje zgjedhje te informuar.

    Per institucionet shendetesore, kjo do te thote se nuk mjafton me te jesh prezent. Duhet te jesh i kuptueshem, i qasshem dhe i lehte per t’u gjetur.

    Sepse ne ekonomine digjitale, dukshmeria mund ta sjelle vemendjen. Por eshte informacioni i mire ai qe mund ta ndertoje besimin.

  • Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet të hani këtë vjeshtë

    Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet të hani këtë vjeshtë

    Nëse doni të shtoni disa përbërës të vjeshtës në gatimet tuaja të preferuara, ka shumë mundësi anti-inflamatore për të zgjedhur.

    Ushqime si kungulli, arrat dhe mollët mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit.

    Ato gjithashtu mund të ofrojnë përfitime të tjera për zorrët dhe shëndetin imunitar.

    Foto ilustruese

    Mollë

    Pak ushqime lidhen më shumë me vjeshtën sesa mollët e sapokëputura.

    Përveçse janë krokante dhe të ëmbla, ato përmbajnë një numër përbërësish bimorë që shkencëtarët i kanë studiuar për potencialin e tyre për të ndihmuar trupin të menaxhojë inflamacionin.

    “Mollët ia detyrojnë pjesën më të madhe të potencialit të tyre anti-inflamator polifenoleve, të cilat janë përbërës me bazë bimore të përqendruar kryesisht në lëkurë”, tha për Verywell Lauren Manaker, një dietologe në Karolinën e Jugut.

    Më e rëndësishmja është quercetina, një flavonoid që ndikon në rrugët e sinjalizimit inflamator.

    “Mollët përmbajnë gjithashtu katekina, acid klorogjenik dhe antocianina, të cilat të gjitha kanë treguar aktivitet antioksidues në kërkime”, shtoi ajo.

    Arrat

    Arrat janë të disponueshme gjatë gjithë vitit, por ato shkojnë veçanërisht mirë me ushqime të tjera të vjeshtës.

    “Arrat përmbajnë acid alfa-linolenik, një acid yndyror omega-3 me bazë bimore, së bashku me polifenole dhe fibra. Këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe të mbështesin një përgjigje të shëndetshme inflamatore”, shton ai.

    Kungull

    Asgjë nuk është më vjeshtore sesa kungulli, dhe përbërësit që u japin kungujve ngjyrën e tyre festive mund të kenë implikime të vërteta shëndetësore.

    “Potenciali anti-inflamator i kungullit vjen kryesisht nga përqendrimi i lartë i beta-karotenit, një karotenoid që i jep tulit ngjyrën e tij të thellë portokalli. Trupi e shndërron beta-karotenin në vitaminë A, dhe karotenoidet veprojnë më gjerësisht si antioksidantë. Kungulli gjithashtu siguron vitaminë C, një tjetër antioksidant, së bashku me vitaminën E dhe mineralin zink, të cilët luajnë një rol mbështetës në rregullimin e imunitetit dhe inflamacionit”, tha ajo.

    Shega

    Shega është e pasur me polifenole, duke përfshirë antocianinat dhe punikalinat. Këto komponime kanë veti antioksiduese dhe mund të ndihmojnë në uljen e sinjalizimit inflamator në trup.

    Kanellë

    Kanella është një aromë klasike vjeshte, dhe shtimi i kanellës në recetat tuaja të preferuara mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e inflamacionit.

    Kanella përmban cinamaldehid dhe polifenole. Të dyja këto komponime janë studiuar për vetitë e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore. /Telegrafi/

  • A mund të parandalojnë vitaminat dhe suplementet ftohjet?

    A mund të parandalojnë vitaminat dhe suplementet ftohjet?

    Kur vjen stina e ftohtë, shumë njerëz përdorin vitaminë C, zink, vitaminë D ose suplemente të ndryshme “imune”.

    Premtimet janë joshëse: forconi sistemin tuaj imunitar dhe do të shmangni ftohjet. Megjithatë, a mund t’ju parandalojnë vërtet suplementet dietike nga sëmundjet?

    Përgjigja e shkurtër është: kryesisht jo. Nëse nuk keni mungesë të një lënde ushqyese specifike, marrja e vitaminave shtesë në përgjithësi nuk do të thotë që do të jeni më rezistent ndaj viruseve.

    Shtesa të ndryshme dietike, të tilla si vitamina C, zinku ose ekinacea, në përgjithësi nuk parandalojnë ftohjet, pasi nuk ka prova të mjaftueshme të forta për ta mbështetur këtë. Pretendimi për forcimin e sistemit imunitar është mashtrues, sepse sistemi imunitar nuk funksionon si një muskul që do të rritej me rritjen e marrjes së lëndëve ushqyese. Më shumë nuk do të thotë domosdoshmërisht më mirë; suplementet kanë kuptim vetëm në rastin e një mungese të vërtetë në trup.

    Nuk ka një ilaç magjik për shëndetin, kështu që është më mirë t’u përmbaheni bazave: flini mjaftueshëm, hani ushqime të ndryshme, bëni ushtrime fizike, menaxhoni stresin dhe lani duart rregullisht. Është më e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme sesa ta mbingarkoni trupin tuaj me shtesa vitaminash. Merrni shtesa vetëm nëse mjeku juaj i rekomandon ato sepse keni mungesë.

    Nëse doni të zvogëloni shanset për t’u prekur nga një virus gjatë një ftohjeje, furnizimi me suplemente vitaminash nuk është strategjia më e mirë. Pamja e përgjithshme e stilit tuaj të jetesës është shumë më e rëndësishme.

  • Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

    Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

    Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së, duke ju thënë se përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel.

    Tasholli ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke treguar se protestat e organizuar nga “Liria ka emër” do të vazhdojnë.

    “BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e “Liria ka emër” nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Tasholli. /Telegrafi/