Blog

  • Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

    Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

    Kryeministri Albin Kurti ka propozuar Justina Shiroka-Pulën si kandidate për presidente të Republikës së Kosovës.

    Propozimi i Kurtit vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit dhe tejkalimin e ngërçit politik në vend.

    Shiroka-Pula, e cila është propozuar për këtë post, pritet të jetë pjesë e procesit të votimit në Kuvendin e Kosovë.

    Lajmi në përditësim…

  • LIVE| Pas pak, Kurti pritet të mbajë konferencë për media

    LIVE| Pas pak, Kurti pritet të mbajë konferencë për media

    LIVE| Pas pak, Kurti pritet të mbajë konferencë për media

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet sërish të dalë në një konferencë për media, kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit.

    Sipas burimeve të Klan Kosovës, konferenca pritet të mbahet pas pak minutash.

    Kurti mbajti konferencë për media edhe para pak orësh, ndërsa ky do të jetë adresimi i tretë i tij gjatë ditës së sotme.

    Në konferencën paraprake, Kurti propozoi Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin si kandidatë për president, duke ftuar PDK-në që të japin votën për ta, si kundërofertë për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. /Klankosova.tv

  • “Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës (VIDEO)

    “Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës (VIDEO)

    “Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës (VIDEO)

    Po vazhdon edhe sonte protesta me kërkesën për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Gjatë protestës, organizatorët u kanë bërë thirrje protestuesve që të mos përdorin mjete piroteknike ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    “Policia është e jona, mos e gjuani policinë”, është dëgjuar në thirrjen e organizatorëve drejtuar protestuesve./Klankosova.tv

  • Protesta vijon: Rritet numri i protestuesve, kërkohet miratimi i ligjit

    Protesta vijon: Rritet numri i protestuesve, kërkohet miratimi i ligjit

    Protesta vijon: Rritet numri i protestuesve, kërkohet miratimi i ligjit

    Protesta që po mbahet aktualisht për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, po vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfaqësuesve të partive politike.

    Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i protestës, ka bërë të ditur se kërkesa kryesore e protestuesve është e qartë: miratimi i ligjit.

    “Kalojeni ligjin është kërkesa e tyre”, ka raportuar Tahiri nga protesta.

  • Zvicra nën presion: Kostoja e jetesës po godet edhe klasën e mesme, më shumë kosto, më pak pushime

    Zvicra nën presion: Kostoja e jetesës po godet edhe klasën e mesme, më shumë kosto, më pak pushime

    Rritja e qirave, sigurimeve shëndetësore, ushqimeve, karburanteve dhe energjisë po ngushton gjithnjë e më shumë buxhetet familjare.

    Në Vevey, qytetarët thonë se çmimet po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar. Pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit, por presioni financiar po ndihet edhe te klasa e mesme, transmeton Telegrafi.

    Një familje në Lucens me 11,200 franga neto në muaj shpenzon mbi 7,000 franga vetëm për kostot fikse.

    Sipas një studimi të Qualinsight, 89% e banorëve të Zvicrës frankofone monitorojnë shpenzimet mujore. Mbi gjysma kanë shkurtuar shpenzimet për pushime dhe kohën e lirë, ndërsa 47% kanë kursyer edhe në ushqim.

    Debati ka mbërritur edhe në Bernë: e majta kërkon masa më të forta ndaj rritjes së qirave dhe çmimeve të karburanteve, ndërsa e djathta kërkon ulje taksash për familjet.

    Për shumë familje zvicerane, të ardhurat mbeten relativisht të qëndrueshme, por hapësira për kursime, udhëtime dhe shpenzime të papritura po zvogëlohet./Telegrafi/

  • Rafineria e madhe ruse ndalon përpunimin e naftës pas sulmit me dronë

    Rafineria e madhe ruse ndalon përpunimin e naftës pas sulmit me dronë

    Rafineria e naftës në Volgograd ka ndalur plotësisht përpunimin e naftës së papërpunuar, pas një sulmi masiv me dronë më 2 tetor.

    Rafineria, e cila është në pronësi të kompanisë ruse Lukoil, ka një kapacitet për të përpunuar rreth 14 milionë tonë naftë në vit, duke përbërë afërsisht 5 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të rafinimit të naftës në Rusi.

    Sipas burimeve të Reuters, operacionet në objekt janë ndërprerë pas sulmit, i cili shkaktoi dëme në rafineri.

    Ndalimi i përpunimit në një prej impianteve të rëndësishme të rafinimit në Rusi vjen në një kohë kur sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse janë intensifikuar.

    Rafineria e Volgogradit është një nga objektet kryesore të Lukoil dhe luan rol të rëndësishëm në furnizimin me produkte të naftës në tregun rus.

    Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

  • Ismaili: Kurti është bërë “grykës” politik, PDK-ja është kockë që nuk mundet ta thyejë

    Ismaili: Kurti është bërë “grykës” politik, PDK-ja është kockë që nuk mundet ta thyejë

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se po synon të marrë kontrollin mbi të gjitha pozitat shtetërore.

    Ismaili e ka cilësuar Kurtin si “grykës politik” dhe “grykës partiak”, duke thënë se ai po përpiqet të vendosë njerëz që i binden në pozita të ndryshme institucionale.

    “Albin Kurti është bërë grykës politik, grykës partiak, i dëshiron të gjitha pozitat, nuk ka lënë vend që nuk po mundohet ta zë me anëtarë që i binden atij”, u shpreh Ismaili.

    Deputeti i PDK-së tha se partia e tij, sipas tij, nuk mund të dobësohet në këtë mënyrë.

    “PDK-ja është një kockë që nuk mundet me thy në atë mënyrë”, deklaroi Ismaili./Telegrafi.

  • Përdorimi i mjeteve piroteknike në protestë, lëndohet një person

    Përdorimi i mjeteve piroteknike në protestë, lëndohet një person

    Përdorimi i mjeteve piroteknike në protestë, lëndohet një person

    Protesta që po mbahet në Prishtinë, me kërkesën për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, po vazhdon edhe sonte.

    Gjatë protestës janë përdorur edhe mjete piroteknike.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, ka raportuar nga vendi i ngjarjes se një person ka pësuar lëndime pas përdorimit të këtyre mjeteve./Klankosova.tv

  • Uran Ismaili: Kurti është bërë një grykës politik, por PDK-ja është kockë e pathyeshme

    Uran Ismaili: Kurti është bërë një grykës politik, por PDK-ja është kockë e pathyeshme

    Uran Ismaili: Kurti është bërë një grykës politik, por PDK-ja është kockë e pathyeshme

    Uran Ismaili, deputet i PDK-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është bërë “një grykës” politik.

    Sipas tij, ai po i synon të gjitha pozitat shtetërore, por shtoi se PDK-ja është kockë e fortë që s’mundet ta thyejë.

    “Albin Kurti është bërë grykës politik, grykës partiak, i dëshiron të gjitha pozitat, nuk ka lënë vend që nuk po mundohet ta zë me anëtarë që i binden atij. PDK-ja është një kockë që nuk mundet me thy në atë mënyrë”, u shpreh Ismaili.

  • Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

    Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

    Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

    Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, po raporton nga qendra e Prishtinës ku protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë me kërkesën që të votohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    “Protestuesit janë këtu pranë godinës së Qeverisë së Kosovës, me një kërkesë të vetme që e kanë gjatë gjithë ditës dhe kjo është, ata thonë njëzëri: kalojeni ligjin!”, tha Tahiri për Klan Kosovën.

    “Kjo është kërkesa më kryesore që e kanë gjatë gjithë këtyre ditëve të protestave”.

    “Ka një prani të madhe të forcave të njësive speciale të Policisë së Kosovës, sidomos në oborrin ballor të Qeverisë, ndërkaq edhe pjesa tjetër…”