Blog

  • Hamza: S'mund të kemi president pa marrëveshje politike

    Hamza: S’mund të kemi president pa marrëveshje politike

    Hamza: S'mund të kemi president pa marrëveshje politike

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur se nuk ka marrëveshje për presidentin.

    Në një konferencë për media, Hamza theksoi se nuk mund të ketë president pa marrëveshje politike.

    “Ne jemi këtu për ta votuar Ligjin, por nuk kemi marrëveshje për presidentin. Jemi këtu prej mëngjesi, që disa ditë kërkojmë që të vijë Ligji dhe të aprovohet.

    “Por, president pa marrëveshje politike nuk mund të kemi”, deklaroi kreu i PDK-së./Klankosova.tv

  • Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

    Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

    Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

    Ish-kryetari i Aleancës dhe deputeti, Ramush Haradinaj, ka dalë në konferencë për media, menjëherë pas asaj që ka mbajtur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Haradinaj sërish ka bërë thirrje që të votohen ndryshimet e Ligjit për Specialen, duke i quajtur si lojë deklaratat dhe veprimet e Kurtit.

    Ai ka thënë se në lexim të parë ky ligj ka marrë 91 vota, përfshirë edhe ato të VV-së dhe sipas tij, është e pandershme që kjo çështje të mbetet në gjysmë.

    “Këtë ligj në lexim të parë e kanë votuar edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka ish-shefin e grupit parlamentar në burg. Është vërtetë lojë me ndjenja të shqiptarëve, të patriotëve, sjellja e Kurtit me këto kushtëzimet e tij për këtë ligj. Nuk ka asgjë morale, as kombëtare e as njerëzore. Loja e tij prej orës në orë, prej konferencës në konferencë, me ligjin që është i 91 deputetëve që e kanë votuar me nder në lexim të parë është e pandershme me lënë në gjysmë. Të gjitha temat kanë rëndësi, nuk e mohojmë një gjë të tillë, por nuk është në rregull me u tallë me këtë ligj. Ky ligj nuk është i një partie politike”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka ftuar deputetët që të kthehen në Kuvend dhe që të votojnë pro këtij ligji.

    “Ejani në kuvend ta kryejmë ligjin. Nëse humbim kohë, vërtetë është diçka e pafalshme. Ju bëj thirrje kthehuni në seancë dhe kthehuni ta votojmë këtë ligj se është i të gjithë neve.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Aeroplanët luftarak F-16 me sistem të ri

    Aeroplanët luftarak F-16 me sistem të ri

    Një sistem i ri elektronik për identifikimin automatik të aeroplanëve miqësorë dhe atyre armiqësorë ka përfunduar me sukses testimet ushtarake dhe është miratuar për përdorim në aeroplanët luftarakë F-16.

    Sistemi, i zhvilluar nga kompania amerikane BAE Systems, quhet AN/APX-127(V)1 Combined Interrogator Transponder dhe kombinon dy funksione në një pajisje. Qëllimi i tij është të zvogëlojë rrezikun që pilotët të hapin zjarr gabimisht ndaj aeroplanëve aleatë.

    Kur piloti i një F-16 zbulon një aeroplan të panjohur në radar, sistemi i dërgon atij një kërkesë të koduar për identifikim përmes sinjalit radio.

    Nëse aeroplani i përket një shteti aleat ose një vendi anëtar të NATO-s, sistemi i tij e merr sinjalin, e deshifron dhe kthen një përgjigje të koduar, shkruajnë mediat.

    Nëse përgjigjja është e saktë, avioni identifikohet automatikisht si miqësor në ekranin e pilotit. Nëse përgjigjja mungon ose kodi nuk përputhet, avioni shënohet si i panjohur ose si kërcënim i mundshëm.

    BAE Systems e ka projektuar pajisjen si zëvendësim të drejtpërdrejtë të sistemeve më të vjetra të identifikimit që përdoren në F-16 në vende të ndryshme të botës. Kjo mundëson modernizimin e aeroplanëve ekzistues pa pasur nevojë për zhvillimin e një sistemi krejtësisht të ri.

    Sistemi mundëson gjithashtu që F-16 të verifikojë identitetin e avionëve të tjerë dhe njëkohësisht të konfirmojë identitetin e vet kur pyetet nga avionët e forcave aleate.

    Teknologjia synon të rrisë sigurinë në situatat kur në të njëjtën hapësirë ajrore ndodhen shumë aeroplanë dhe të reduktojë mundësinë e identifikimit të gabuar të një aeroplani aleat si armik. /Telegrafi/

  • Begaj dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza

    Begaj dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin nr. 98/2026 për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza, pas miratimit të nismës nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave.

    “Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 98/2026, ‘Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza’,”, thuhet në dekretin e Presidentit të Republikës.

    Numri i trupave dhe detyrat kryesore të misionit

    Sipas përmbajtjes së ligjit, kontingjenti shqiptar do të ketë një kufi të caktuar personeli dhe do të ngarkohet me detyra strategjike në mbështetje të paqes, sigurisë dhe operacioneve humanitare në rajon.

    “Numri maksimal i personelit që do të marrë pjesë në këtë operacion do të jetë 40 (dyzet) vetë. Misioni do të jetë mbështetja e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtja e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetja e operacioneve humanitare, monitorimi dhe raportimi i situatës së sigurisë, si dhe detyra të tjera në përputhje me mandatin e misionit në kuadër të Bordit të Paqes,”, përcaktohet në nenet 2 dhe 3 të aktit ligjor.

    Trajtimi financiar dhe hyrja në fuqi

    Legjislacioni i ri parashikon po ashtu trajtimin financiar shtesë për ushtarakët pjesëmarrës gjatë periudhës së shërbimit në këtë operacion ndërkombëtar, si dhe afatin zyrtar të zbatimit të tij.

    “Ushtarakët pjesëmarrës në operacionin ushtarak përveç pagës mujore, përfitojnë dieta për ditët e qëndrimit në operacion në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare,”, specifikohet në nenet 4 dhe 5 të ligjit./RTSH

  • Haradinaj u bën thirrje deputetëve të kthehen në seancë: Kemi edhe tri orë për Ligjin për Specialen

    Haradinaj u bën thirrje deputetëve të kthehen në seancë: Kemi edhe tri orë për Ligjin për Specialen

    Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Haradinaj ka thënë se për miratimin e këtij ligji kanë kontribuar partitë kryesore politike dhe komunitetet joserbe, duke e cilësuar atë si ligj të përbashkët të subjekteve që e kanë votuar.

    Në një konferencë për media, ai ka kritikuar ndryshimin e qëndrimeve politike, duke thënë se kjo po ndodh “nga ora në orë” dhe “nga konferenca në konferencë”.

    “Me lejoni që t’ju them që kam në dorë një dokument dhe ky është ligji për Dhomat e Specializuara. Ky është ligji i Aleancës, PDK-së, VV-së dhe pakicave joserbe. Loja e tij nga ora në orë, nga konferenca në konferencë. Të gjitha temat kanë rëndësi, por nuk ka asnjë logjikë që të tallet kështu”, tha Haradinaj.

    Ai theksoi se ligji është votuar nga deputetë të subjekteve të ndryshme politike dhe kërkoi që ata të rikthehen në sallën e Kuvendit për ta përfunduar procesin.

    “Ky ligj është i të gjithë neve që e kemi votuar. Kemi edhe tri orë, ju bëj thirrje, kthehuni në seancë”, deklaroi Haradinaj.

    Thirrja e tij vjen në kohën kur Kuvendi po përballet me një situatë të tensionuar rreth votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara./Telegrafi.

  • Filipçe: Ligj të veçantë për veting për të gjithë zyrtarët nga unë, te Zaevi, Sheqerinska, por edhe te Mickoski

    Filipçe: Ligj të veçantë për veting për të gjithë zyrtarët nga unë, te Zaevi, Sheqerinska, por edhe te Mickoski

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe gjatë prezantimit të pikave kyçet të Master Planit të LSDM-së theksoi vazhdimin e rrugës evropiane, rivendosjen e drejtësisë përmes bashkëpunimit me Zyrën e Prokurorit Evropian, rishikimin e rasteve të vështira, një ligj të veçantë për verifikimin për të gjithë zyrtarët dhe më shumë.

    Në fushën e drejtësisë, Filipçe në “Telma” theksoi se Master Plani parashikon një Ligj të veçantë për verifikimin që do të përfshijë të gjithë zyrtarët, pa përjashtim, si ish-anëtarë ashtu edhe aktualë, duke theksuar se ai personalisht do të ishte i pari që do t’i nënshtrohej shqyrtimit.

    “Një ligj të veçantë për veting, nga unë i pari dhe të gjithë të tjerët nga koha e LSDM-së, përfshirë Zoran Zaevin dhe Radmilla Sheqerinskën, Petre Shilegovin. Le të shihet dhe le të kontrollohet pas kësaj. Por edhe të gjithë zyrtarët aktualë të OBRM-PDUKM-së, të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski”, tha Filipçe.

    Filipçe theksoi se procesi parashikon përfshirjen e ekspertëve të huaj dhe një kontroll të origjinës së pronës.

    “Me ekspertë të huaj, një kontroll dhe origjinë të pronës, duke përfshirë një kontroll dhe origjinë të pronës së kompanive më të mëdha, të cilat për 10 vitet e fundit kanë punuar me shtetin dhe kanë realizuar fitime shtesë, me nene të veçanta në ligj për taksimin shtesë të fitimeve, sepse ato kompani kanë punuar plotësisht sipas ligjit dhe kanë realizuar fitime shtesë. Kemi multimilionerë në kurriz të shtetit, paratë do të kthehen në buxhet”, tha Filipçe.

    Filipçe theksoi se Master Plani synon të rivendosë besimin e qytetarëve përmes politikave specifike, ku drejtësia, rruga evropiane dhe lufta kundër korrupsionit janë vendosur si prioritete kryesore./Telegrafi/

  • Pas Gjenevës, edhe kantoni Vaud kërkon ofrimin e kontraceptivëve falas

    Pas Gjenevës, edhe kantoni Vaud kërkon ofrimin e kontraceptivëve falas

    Rreth 30 deputetë të krahut të majtë në parlamentin kantonal, së bashku me dy deputetë të Liberalëve të Gjelbër, kanë kërkuar që kantoni të marrë përsipër kostot e kontraceptivëve.

    Propozimi do të shqyrtohet fillimisht nga një komision dhe më pas pritet të diskutohet në Këshillin e Madh të Vaud-it.

    Nisma vjen pak ditë pasi Gjeneva miratoi parimin e kontracepsionit falas për të gjithë. Më 27 shtator, 58.46% e votuesve në Gjenevë votuan pro mbulimit të kostove të kontraceptivëve, pavarësisht moshës apo të ardhurave.

    Në Vaud, deputetët kërkojnë që kantoni të financojë të gjitha metodat e kontracepsionit të njohura shkencërisht. Kjo përfshin pilulat kontraceptive, pilulën e ditës pasardhëse, implantet, injeksionet, arnat kontraceptive, unazat vaginale, spiralet dhe prezervativët, shkruan Waston transmeton Telegrafi.

    Sipas propozuesve, kontracepsioni kushton mesatarisht rreth 300 franga në vit për person. Për njerëzit me të ardhura të ulëta, studentët dhe personat që ndodhen në situata të vështira financiare, kjo mund të përbëjë një barrë të konsiderueshme.

    Ata argumentojnë se vështirësitë financiare mund t’i bëjnë disa persona të heqin dorë nga përdorimi i kontracepsionit, duke rritur rrezikun e shtatzënive të padëshiruara dhe kostove të tjera shëndetësore.

    Deputetët kërkojnë që në të ardhmen një sistem i tillë të vendoset në nivel federal dhe të mbulohet përmes sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Megjithatë, në mungesë të një zgjidhjeje kombëtare, ata duan që Vaud të ndjekë shembullin e Gjenevës.

    Aktualisht, kontraceptivët në Zvicër përgjithësisht nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Gjeneva është kantoni i parë që ka miratuar parimin e mbulimit universal të këtyre kostove.

    Ndërkohë, edhe Neuchâtel po shqyrton mundësinë e ofrimit të kontracepsionit falas për personat nën moshën 30-vjeçare.

    Në Gjenevë, zbatimi i vendimit pritet të nisë pas miratimit të ligjit përkatës, me synimin që sistemi të jetë funksional nga viti 2028./Telegrafi/

  • A do të bëjë dasmë? Leonora Jakupi me përgjigje epike kur pyetet për martesën

    A do të bëjë dasmë? Leonora Jakupi me përgjigje epike kur pyetet për martesën

    Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka qenë në mesin e të ftuarve në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, ku mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj elegante.

    Artistja, e cila ishte po ashtu opinioniste në edicionin e kaluar të BBVK-së, u shfaq e veshur me një fustan të zi, i cili i vinte bukur në pah siluetën dhe elegancën e saj.

    Leonora, si gjithmonë, u shfaq me stil dhe mori vëmendje me paraqitjen e saj në këtë mbrëmje festive.

    Gjatë dasmës, gazetari i “Artistët Shqiptarë” e pyeti Leonorën se kur do ta bëjë dasmën e saj, një pyetje të cilës këngëtarja iu përgjigj me humor dhe pa shumë hezitim.

    “A pe sheh sa e lodhshme eshte dasma, s’po ma merr mendja, edhe nëse bëhet duhet me qenë minimaliste”, u përgjigj Leonora.

    Përveç, Leonorës, të ftuar ishin emra të shumtë të showbizit, duke përfshirë edhe kolegët e Kushtrimit dhe Aurorës nga reality shou, Big Brother VIP Kosova.

    Leonora Jakupi është një prej artisteve më të njohura shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore.

    Ndër vite, ajo ka sjellë projekte të shumta muzikore dhe ka fituar dashurinë e publikut shqiptar.

  • Kosova U21 ndan pikët me Finlandën në dramën e tetë golave, i mbyll kualifikueset me rekord pikësh

    Kosova U21 ndan pikët me Finlandën në dramën e tetë golave, i mbyll kualifikueset me rekord pikësh

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka marrë një barazim në shtëpi ndaj Finlandës në kuadër të xhiros së fundit për kualifikimet e Evropianit 2027 U21, që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

    “Dardanët” e rinj fatkeqësisht nuk arritën të kualifikohen, megjithatë konfirmuan një ngritje të madhe për ta mbyllur si vend i katërt, prapa Spanjës, Finlandës dhe Rumanisë.

    Kosova ishte katër herë në epërsi, por Finlanda gjithnjë arriti të rikthehet me epilogun përfundimtar që doli të jetë 4-4. Sidoqoftë, kjo dëshmon një nivel të ngritur nën urdhrat e Hekuran Kryeziut.

    Medon Gashi pas vetëm 15 minutave lojë shënoi një gol të bukur për të kaluar Kosovën në epërsi.

    Laurent Xhylani pastaj kishte rastin e artë, por dështoi nga pika e bardhë. Kësisoj, Finlanda me një kundërsulm arriti të barazojë përmes Lotjonen (34’).

    Sidoqoftë, katër minuta më vonë – Kosova U21 e riktheu epërsinë falë Lendrit Shalës që u asistua prej Xhylanit (38’).

    Në pjesën e dytë, Finlanda u përgjigj shpejtë përmes Soderback (48’). Megjithatë, Kosova prapë e gjeti epërsinë falë Gashit, që shënoi me kokë pas harkimit të Xhylanit (57’).

    Finlanda s’u dorëzua për të barazuar prapë përmes Siltanen që shënoi pas një reagimi jo t ëmirë të portierit vendas (73’).

    Kosova sërish e riktheu epërsinë – këtë herë falë kapitenit Faton Ademi që shënoi me kokë pas asistimit të Sahitajt (84’).

    Kur mendohej se Kosova regjistroi një fitore të madhe, në skenë doli Helen që shënoi për Finlandën dhe epilogun përfundimtar (90’).

    Kësisoj, Kosova i mbyll kualifikueset në grupin A si vend i katërt me 15 pikë (më së shumti të arritura që nga pranimi në UEFA dhe FIFA), ndërsa Finlanda do ta kërkojë kualifikimin si vend i dytë me 23 pikë./Telegrafi/

  • Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

    Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

    Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

    “Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

    Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

    “Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

    Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

    “UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

    Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

    “Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza./Telegrafi/