Blog

  • Hamza i përgjigjet Kurtit: Kjo që po shohim s’është aspak serioze, Ligji nuk i takon veç PDK-së

    Hamza i përgjigjet Kurtit: Kjo që po shohim s’është aspak serioze, Ligji nuk i takon veç PDK-së

    Hamza i përgjigjet Kurtit: Kjo që po shohim s’është aspak serioze, Ligji nuk i takon veç PDK-së

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit.

    Në një konferencë për media, Hamza ka thënë se qasja e deritanishme nuk është serioze, duke theksuar se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk i takon vetëm PDK-së.

    “Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm Partisë Demokratike të Kosovës, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, u shpreh ai./Klankosova.tv

  • Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

    Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

    Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi u është bashkuar protestuesve në sheshin e Prishtinës.

    Ai ka thënë se ka dalë në protestë jo si pjesë e LDK-së, e as partive tjera, por për UÇK-në, të cilën e ka vlerësuar si vlerën më të madhe sublime të kombit shqiptar.

    “Sot unë nuk kam ardhur as për PDK-në, as për LDK-në, e as për Aleancën. Unë sot këtu kam ardhur për UÇK-në, si vlera më e madhe e jona. Ne po flasim për një vlerë sublime, vlerën më sublime të kombit shqiptar.”, ka thënë ai në një prononcim për Klan Kosovën.

    Ai ka thënë se zgjidhja ideale do të ishte gjetja e një konsensusi ndërmjet partive për çështjen e presidentit, por ka thënë se mbi çdo çështje tjetër në këtë moment është mbrojtja e UÇK-së.

    “Ka një nismë juridike që ajo me një strategji pas këtij ligji, bëhet një strategji kombëtare për këtë punë. Këtu ka strategji politike partiake.  Në qoftë se nuk e bëjnë këtë, atëherë duhet me mendu ata përfaqësues të kujt janë. Sot e kanë fjalën e fundit përfaqësues të popullit, nëse janë përfaqësues të popullit. Unë mendoj që peshorja e LDK-së ka qenë e vogël. Është dashur me pa këtë situatë me një peshore tjetër. Kjo është peshorja më e madhe që ka pas Kosova.”, ka thënë Kuçi. /Klankosova.tv

  • Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

    Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

    Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

    Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, në një intervistë për Klan Kosova, të zhvilluar nga gazetari Besnik Tahiri ka reaguar pas konferencës së kryeministrit, Albin Kurti, duke kërkuar nga deputetët që të rikthehen në Kuvend dhe ta përfundojnë procesin institucional.

    Duke folur për Kurtin, Haradinaj e akuzoi atë për mungesë besueshmërie në raport me partnerët politikë.

    “Unë po e shoh që z. Kurti është mashtrues tipik ordiner, ky e ka humb besimin e partnerëve, askush nuk i beson…”

    Gjithashtu, ai theksoi se vendi do të shkojë në zgjedhje.

    “E kam ditë prej dites 1, për këta edhe kam dhënë dorëheqje, ju kam thënë edhe kolegëve të mi, do të shkojmë në zgjedhje dhe po shihet se po e qon vendin në zgjedhje dhe tash po lyp fajtor(ë)…”, tha ai për KlanKosova.

     

     

  • Monika Lubonja reagon për herë të parë pas publikimit të videove intime, i drejtohet gjykatës

    Monika Lubonja reagon për herë të parë pas publikimit të videove intime, i drejtohet gjykatës

    Monika Lubonja reagon për herë të parë pas publikimit të videove intime, i drejtohet gjykatës

    Monika Lubonja reagon për herë të parë pas publikimit të videove intime, i drejtohet gjykatës

    Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videove intime.

    Përmes një postimi në Instagram, Lubonja ka bërë të ditur se i është drejtuar gjykatës.

    “I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!Do e ndjek ligjerisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”.

    “Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtesia të bëjë punën e saj”, shkroi ajo./Klankosova.tv

  • New Yorku shpall gjendje të jashtëzakonshme

    New Yorku shpall gjendje të jashtëzakonshme

    Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve të fruthit në zonat rurale të shtetit, si dhe në disa shtete fqinje.

    Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më 3 tetor në New York janë konfirmuar 108 raste me fruth.

    Shtatë prej tyre janë regjistruar në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa 101 raste janë raportuar jashtë pesë distrikteve të qytetit.

    Prej 15 korrikut, gjithsej 92 raste janë raportuar në komunitete rurale në 18 qarqe. Autoritetet thanë se rastet janë përqendruar kryesisht në komunitete me nivele të ulëta vaksinimi, shkruan fox.

    Hochul ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që u mundëson agjencive shtetërore të reagojnë më shpejt ndaj shpërthimit dhe profesionistëve shëndetësorë të ndërmarrin masa shtesë për vaksinimin dhe testimin e banorëve.

    “Askush nuk duhet të sëmuret rëndë apo të vdesë nga një sëmundje që mund të parandalohet me vaksinë”, deklaroi Hochul, duke theksuar nevojën për rritjen e numrit të profesionistëve shëndetësorë që kryejnë vaksinime dhe testime.

    Autoritetet shëndetësore të New Yorkut rekomandojnë vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) si mbrojtjen më të mirë për shumicën e njerëzve.

    Ndërkohë, në Pensilvani, shtetin fqinj, janë regjistruar më shumë se 1,000 raste të fruthit që nga fillimi i shpërthimit në prill. Sipas autoriteteve shëndetësore, rreth 200 persona janë shtruar në spital dhe pesë kanë vdekur.

    Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e sistemit të frymëmarrjes, e cila mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe skuqje të rëndë të lëkurës. Në raste të rënda mund të çojë në pneumoni, ënjtje të trurit dhe komplikime të tjera serioze, madje edhe në vdekje. /Telegrafi/

  • Kos prezanton reformën e BE-së, Maqedonia përpara një procesi me integrim gradual dhe kushte më të rrepta

    Kos prezanton reformën e BE-së, Maqedonia përpara një procesi me integrim gradual dhe kushte më të rrepta

    Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi reformën e re të Bashkimit Evropian për zgjerimin – të përshkruar në dokumentin “Përgatitja për një Evropë më të gjerë” – e cila parashikon ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si BE-ja merr vendime lidhur me negociatat dhe pranimin e shteteve të reja anëtare.

    Kos njoftoi një politikë të re të BE-së që ndikon më shumë në Maqedoni, heqjen e vetos në procesin e negociatave dhe një largim nga vendimmarrja me konsensus në Bashkim. Megjithatë, vetoja mbetet një mundësi në fund të procesit të pranimit, kur vetë pranimi i një vendi do të kërkojë ende një vendim unanim të të gjithë anëtarëve.

    Në emër të Komisionit Evropian, Kos propozoi që Këshilli Evropian “të bjerë dakord për zbatimin e votimit me shumicë të kualifikuar për hapjen e grupeve të negociatave dhe për hapa të tjerë të ndërmjetëm në negociatat e pranimit”, por theksoi se në fund çdo anëtar aktual do të ketë ende të drejtën e vetos.

    Një tjetër segment kyç i reformës është futja e integrimit gradual në BE, që do të thotë përfshirjen graduale të vendeve kandidate në përfitimet e anëtarësimit në BE, fillimisht në tregun e vetëm, dhe më pas në politikat e tjera të Bashkimit.

    Kos tha se integrimi gradual nuk do të jetë një zëvendësim për anëtarësimin dhe se do të ketë dy kushte kryesore për progres – progresi në reforma dhe përputhja me qëllimet dhe politikat strategjike të Bashkimit si një kusht i ri.

    Procesi, siç u njoftua nga Komisioneri Europian, jo vetëm që do të ecë përpara, por edhe prapa, d.m.th. do të ketë më shumë masa mbrojtëse për vendet kandidate që bëjnë hapa prapa në sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut ose kryejnë shkelje serioze të Nenit 4 të Traktatit të BE-së, i cili parashikon respekt të ndërsjellë për integritetin territorial, sovranitetin kombëtar dhe identitetin, si dhe “paktin e mossulmimit” të BE-së./Telegrafi/

  • Kurti u kërkon gazetarëve ta pyesin Hamzën për propozimin e ri: Me Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin flas vetë

    Kurti u kërkon gazetarëve ta pyesin Hamzën për propozimin e ri: Me Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin flas vetë

    Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar gazetarëve që pas konferencës ta kontaktojnë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për ta pyetur lidhur me propozimin e ri të tij për zgjidhjen e ngërçit politik.

    Kurti tha se gazetarët nuk kanë nevojë t’i kontaktojnë kandidatët për president, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, pasi për qëndrimet e tyre do të flasë vetë.

    Sipas tij, fokusi i gazetarëve duhet të jetë te Hamza dhe qëndrimi i PDK-së ndaj propozimit të ri.

    “Më lejoni t’ju lus që pas kësaj konference mos me i thirrni Glaukun dhe Feriden. Por më pyesni Bedri Hamzën, pyetni se çka mendon për propozimin e ri”, tha Kurti.

    Ai shtoi se me Konjufcën dhe Rushitin do të komunikojë vetë, ndërsa tha se aktualisht nuk po arrin ta takojë Hamzën.

    “Mandej me Glaukun e me Feriden flas unë, besoj që nuk keni nevojë me pyet. Unë flas me ta, por ju flisni me Bedri Hamzën sepse s’po mund ta takoj”, u shpreh Kurti.

    Kryeministri e cilësoi median si një lloj ndërmjetësuesi në komunikimin me kryetarin e PDK-së, duke kërkuar që gazetarët ta pyesin Hamzën për qëndrimin e tij.

    “Pra, neve po na duhet një ndërmjetësues, dhe unë besoj juve si ndërmjetësues me Bedri Hamzën, jo me Glaukun e me Feriden”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

  • Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

    Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

    Neymari i ka kushtuar një mesazh emocionues Lionel Messit vetëm pak orë para ndeshjes së tij të fundit me Kombëtaren e Argjentinës, në miqësoren ndaj Beninit.

    Ylli brazilian, përmes një postimi në Instagram, ka falënderuar Messin për gjithçka që ka bërë për futbollin dhe ka kujtuar edhe historinë që kanë shkruar së bashku.

    “Kushdo që e do futbollin e ka shijuar lojën tënde gjatë gjithë këtyre viteve”.

    “Sot është ndeshja jote e fundit me fanellën e Kombëtares, të vendit tënd, dhe shpresoj që ta shijosh çdo sekondë të saj dhe që të gjitha nderimet që do të bëhen sot të të bëjnë të lumtur”.

    “Nuk është vetëm Argjentina ajo që të falënderon, por e gjithë bota të falënderon për gjithçka që ke bërë për futbollin. Faleminderit që më bëre ta dua edhe më shumë futbollin”.

    “Ishte nder të luaja kundër teje, por edhe më shumë nder të shkruaja historinë së bashku me ty. Faleminderit, Leo Messi”, shkroi Neymari.

    Messi dhe Neymari ishin bashkëlojtarë te Barcelona nga viti 2013 deri në 2017, ku së bashku me Luis Suarezin formuan një prej tresheve më të famshme sulmuese në historinë e futbollit.

    Përveçse bashkëlojtarë në klub, ata ishin kundërshtarë sa herë që përballeshin Argjentina dhe Brazili, përfshirë edhe finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2021.

    Neymari u largua nga Barcelona për Paris Saint-Germainin në vitin 2017, ndërsa Messi u largua nga katalunasit në vitin 2021./Telegrafi/

  • PDK-ja pas pak në konferencë për media

    PDK-ja pas pak në konferencë për media

    PDK-ja pas pak në konferencë për media

    Pak pas ofertës që kryeministri Albin Kurti ia bëri PDK-së për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Specialen, në këmbim të votave të kësaj partie për kandidatin e tyre për presidenti, Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin, partia e Bedri Hamzës pritet të dalë në një konferencë për media.

    Sipas informacioneve të Klan Kosova, konferenca ka të bëjë pikërisht me ofertën e Kurtit.

  • A rritet paga çdo vit në Zvicër? Këto detaje duhet të dinë punëtorët

    A rritet paga çdo vit në Zvicër? Këto detaje duhet të dinë punëtorët

    Një pyetje që shqetëson shumë punëtorë të rinj në Zvicër është nëse paga rritet automatikisht çdo vit.

    Dhe përgjigjja është JO, rritja e pagës nuk është e garantuar me ligj dhe zakonisht varet nga punëdhënësi, kontrata e punës dhe sektori ku punon.

    Një punëtor i ri në Zvicër ka ngritur pikërisht këtë pyetje, pasi ka nisur punën për herë të parë në një kompani zvicerane, ai dëshiron të dijë nëse përvoja e fituar me kalimin e viteve nënkupton automatikisht edhe pagë më të lartë.

    Në Zvicër nuk ekziston një rregull i përgjithshëm që i detyron punëdhënësit ta rrisin pagën çdo vit.

    Kushtet kryesore të punës, përfshirë pagën, përcaktohen në kontratën mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Kjo do të thotë se një punonjës mund të mbetet me të njëjtën pagë për disa vite, nëse nuk ka marrëveshje tjetër me punëdhënësin.

    Përvoja mund të ndikojë në pagë

    Megjithatë, përvoja profesionale mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e pagës.

    Në praktikë, rritja mund të vijë përmes një vlerësimi vjetor, rritjes së përgjegjësive, promovimit, ndryshimit të pozitës ose negociimit të drejtpërdrejtë me punëdhënësin.

    Në disa sektorë mund të ekzistojnë edhe marrëveshje kolektive të punës, të cilat përcaktojnë nivele pagash dhe kushte të caktuara për punonjësit.

    Prandaj, një rritje vjetore nuk duhet të konsiderohet automatike.

    Për një person që sapo ka nisur punën në Zvicër, është e rëndësishme të kontrollojë kontratën e punës dhe të informohet nëse kompania ka një sistem të përcaktuar për rritjen e pagave.

    Nëse rritja nuk është e parashikuar në kontratë apo në marrëveshjet që zbatohen në sektorin përkatës, punonjësi mund të negociojë vetë me punëdhënësin, sidomos kur ka fituar përvojë, ka marrë më shumë përgjegjësi ose ka përmirësuar performancën në punë./Telegrafi/