Blog

  • Çitaku s’i ndalë thirrjet: Albin eja në Kuvend, kanë mbetur edhe pak orë

    Çitaku s’i ndalë thirrjet: Albin eja në Kuvend, kanë mbetur edhe pak orë

    Çitaku s’i ndalë thirrjet: Albin eja në Kuvend, kanë mbetur edhe pak orë

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Vlora Çitaku, sërish ka bërë thirrje për mbajtjen e seancës së Kuvendit, për t’u votuar ndryshimet e Ligjit për Specialen.

    Ajo e ka ftuar kryeministrin Kurti që të vijë në Kuvend, pasi sipas saj, Kosova është mbi të gjitha interesat e tjera.

    “Eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore”, tha ndër tjerash ajo, në një shkrimi në Facebook.

  • Zvicra frikësohet për protesta të mundshme si në Francë, policia del me paralajmërim për të rinjtë

    Zvicra frikësohet për protesta të mundshme si në Francë, policia del me paralajmërim për të rinjtë

    Protestat studentore që kanë nisur në Francë, fillimisht si reagim ndaj mungesës së mësuesve dhe gjendjes së dobët të shkollave, janë shoqëruar me episode të dhunshme.

    E këto protesta po shkaktojnë shqetësim edhe në Zvicër, pasi, mund të organizohen edhe në këtë shtet.

    Ky alarmim ka nxitur policia kantonale të Valais, që të paralajmërojnë të rinjtë, se nëse mendojnë të bëjnë thirrje për protesta të tilla nëpër rrjetet sociale, pasojat do jenë të mëdha për ta.

    Kjo pasi, pamje të dhunës gjatë protestave janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke mbledhur miliona shikime.

    Në disa prej tyre shihen objekte shkollore të dëmtuara, automjete zjarrfikëse të përfshira nga flakët dhe përleshje të dhunshme.

    Sipas raportimeve, gjatë protestave janë regjistruar edhe sulme ndaj pjesëtarëve të stafit arsimor dhe policisë. Në një rast, një praktikante policie është goditur rëndë dhe ka pasur nevojë për trajtim spitalor. Në një tjetër incident, një drejtoreshë shkolle është spërkatur me benzinë, ndërsa në Tuluzë një mësues është sulmuar nga disa adoleshentë.

    Prandaj, policia zvicerane është veçanërisht e shqetësuar për mënyrën se si këto pamje dhe thirrje po qarkullojnë në internet, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    “Postimet po qarkullojnë në mediat sociale duke bërë thirrje për bllokimin e shkollave, veçanërisht në lidhje me lëvizjet e vërejtura jashtë vendit”, thuhet në paralajmërimin e policisë kantonale të Valais.

    Sipas policisë, përfshirja në veprime të tilla mund të ketë pasoja edhe në botën reale. Bllokimi i shkollave, dëmtimi i pronës dhe thirrjet për aktivitete të paligjshme mund të çojnë në masa disiplinore apo procedura ligjore.

    Autoritetet theksojnë se përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te personat që janë fizikisht të pranishëm në protesta. Edhe përhapja apo mbështetja online e veprimeve të paligjshme mund të ketë pasoja, në varësi të rrethanave.

    Policia paralajmëron gjithashtu të rinjtë se gjurmët e lëna në internet mund të ndikojnë në të ardhmen e tyre profesionale.

    “Ajo që ndani sot shpesh mbetet e dukshme për një kohë të gjatë dhe mund të dëmtojë reputacionin tuaj”, thuhet në paralajmërim.

    Kjo, sipas autoriteteve, mund të krijojë probleme gjatë aplikimeve për vende pune, trajnime apo stazhe.

    Protestat prekin edhe zonën pranë Gjenevës

    Efektet e protestave franceze tashmë janë vërejtur edhe pranë kufirit me Zvicrën.

    Sipas raportimeve të mediave zvicerane, disa studentë të Lycée Madame de Staël në Saint-Julien-en-Genevois, pranë Gjenevës, janë kontrolluar nga policia në një stacion treni.

    Një studente ka deklaruar se policia u kishte konfiskuar parfumet, çakmakët dhe deodorantët.

    Edhe pranë shkollës situata është tensionuar. Në ditët e fundit, në zonë është parë policia e trazirave, ndërsa hyrja në ndërtesën e shkollës ishte bllokuar me kosha mbeturinash, transmeton Telegrafi.

    Më vonë, sipas pamjeve të publikuara në internet, disa prej tyre janë dëmtuar.

    Policia zvicerane druhet se përhapja e videove dhe sfidave në rrjetet sociale mund t’i japë një dimension të ri protestave, duke i shtyrë të rinjtë në veprime të dhunshme ose të rrezikshme edhe jashtë Francës./Telegrafi/

  • Djali i Thaçit dhe i Veselit në protestën para Kuvendit

    Djali i Thaçit dhe i Veselit në protestën para Kuvendit

    Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, dhe djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestor Veseli, i janë bashkuar protestës që po mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Protesta është organizuar nga “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit pa dallime politike apo partiake.

    Haziri tha se protesta ka për qëllim mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara, sipas tij, nuk duhet të trajtohet si pjesë e pazareve politike.

    “Ejani në shesh, pa dallime partie, pa dallime bindje politike, pa dallime mes nesh. Kjo protestë është për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, është për historinë tonë, e cila nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si çështje e pazareve politike”, deklaroi Haziri.

    Ai theksoi se protesta nuk është organizim i një partie apo grupi të caktuar, duke e cilësuar kërkesën për miratimin e ligjit si emergjente.

    “Për ne, ky ligj është emergjencë. Kjo protestë nuk është e një partie, kjo protestë nuk është e një grupi, nuk është pronë e askujt”, tha ai.

    Haziri iu drejtua edhe kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar se protestuesit kanë qëndruar në shesh për 21 ditë dhe se do të vazhdojnë protestën deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesën e tyre.

    “Kryeministër, ne jemi këtu, kemi qëndruar dje këtu, kemi qëndruar që 21 ditë dhe do të vazhdojmë të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje”, u shpreh ai.

    Në fund, Haziri kërkoi nga deputetët që ta miratojnë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si “Ligjin për UÇK-në”.

    “Ne kemi një kërkesë të qartë: votojeni Ligjin për Dhomat e Specializuara, votoje Ligjin për UÇK-në”, tha Haziri.

    Protesta po vazhdon para Kuvendit të Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit po qëndrojnë në zonën përreth objektit të Kuvendit./Telegrafi.

  • Një muaj paraburgim për sulmuesit e deputetit të LVV-së

    Një muaj paraburgim për sulmuesit e deputetit të LVV-së

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të ndaluar pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës së 5 tetorit.

    Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, u ndalua pas protestës, ndërsa Zogaj dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, lidhur me incidentin ku ishte përfshirë deputeti Fahrush Rexhepi.

    Të dy do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, sipas vendimit të Gjykatës.

  • BDI: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Kosovë, UÇK-ja duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt institucional

    BDI: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Kosovë, UÇK-ja duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt institucional

    Bashkimi Demokratik për Integrim, me vëmendje të veçantë po i përcjell zhvillimet politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave sublime të kombit shqiptar, të cilat janë ndërtuar dhe dëshmuar ndër breza, njoftojnë sot nga shtypi i BDI-së.

    Nga atje thonë se në historinë moderne të kombit tonë, një prej këtyre vlerave sublime është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kontributi i së cilës në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës mbetet vendimtar.

    “UÇK-ja është vlerë e përbashkët kombëtare. Ajo i takon gjithë kombit shqiptar dhe qëndron mbi partitë politike, mbi dallimet dhe interesat e ditës. UÇK-ja është një prej vlerave që ka bashkuar shqiptarët në momentet më të rëndësishme të historisë së tyre të re dhe kontributi i saj duhet të trajtohet me përgjegjësi, dinjitet dhe respekt institucional.

    BDI thekson se përgjegjësia bie mbi autoritetet e Republikës së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje nga kjo situatë, e cila do të jetë në përputhje me mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, mbrojtjen e dinjitetit të pjesëtarëve të saj dhe interesin e përgjithshëm të vendit.

    Në këto momente, interesat politike të ditës duhet t’i lënë vend interesit kombëtar, unitetit dhe përgjegjësisë shtetërore, duke ruajtur atë që UÇK-ja përfaqëson për kombin shqiptar dhe për historinë e Kosovës”, thonë nga BDI./Telegrafi/

  • Kërçeli: Oferta e Kurtit është mundësia e fundit për të shmangur zgjedhjet

    Kërçeli: Oferta e Kurtit është mundësia e fundit për të shmangur zgjedhjet

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se ende nuk ka njoftim për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ka deklaruar se oferta e bërë nga kryeministri Albin Kurti ndaj PDK-së synon të shmangë zgjedhjet e reja.

    Kërçeli, në “FIVE” në Dukagjin, ka theksuar se nga konferenca e Kurtit është bërë një ofertë që, sipas tij, paraqet mundësinë e fundit për tejkalimin e krizës institucionale.

    “Për seancë për president ende nuk kemi ndonjë njoftim por ne kishim një mbledhje të Grupit Parlamentar dhe për atë arsye gjendem në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Pak a shumë ishin ato dakordime që janë diskutuar në kryesi dhe Grup Parlamentar të VV-së. Nga konferenca e kryeministrit ishte edhe një ofertë përfundimtare se si të dalim nga kjo krizë institucionale dhe si të shpëtojmë nga një palë zgjedhje të reja të panevojshme për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Kërçeli.

    Duke komentuar qëndrimin e PDK-së për pjesëmarrjen në seancën për presidentin, Kërçeli ka thënë se nëse deputetët e kësaj partie nuk qëndrojnë në sallë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

    Sa i përket Ligjit për Dhomat e Specializuara, deputeti i VV-së ka mbrojtur qëndrimin e partisë së tij për procedurën e miratimit në dy lexime, duke iu referuar edhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese pas një rasti të vitit 2024.

    Kërçeli ka thënë se nuk sheh ndonjë dallim nëse votimi i dytë i ligjit bëhet të enjten, duke argumentuar se deri atëherë nuk pritet të ndryshojë gjendja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Tutje, ai ka thënë se votimi në lexim të dytë pa kaluar 72 orë, sipas tij, do t’i jepte Listës Serbe mundësinë e dërgimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.

    “Ndërsa sa i përket ligjit për Dhomat e Specializuara dje ishte pika e parë dhe votuam të gjithë për plotësimin ndryshimin e këtij ligji. Mirëpo, duhet ta bëjmë të qartë se ishte pikërisht Partia Demokratike e Kosovës e cila në vitin 2024 në seancën e 5 dhjetorit me ligjet që kaluan në atë datë shkuan në Gjykatën Kushtetuese ku na u bë e qartë se shmangia e procedurave nuk mund të ndodh më herët se 72 orë dhe duhet t’ju jepet kohë deputetëve për të lexuar materialet dhe nëse do të vepronim në bazë të emocioneve dhe ta kalojmë në lexim të dytë do t’i jepnim mundësi Listës Serbe që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ta rrëzojë gjithë mundi i deputetëve të shkojë poshtë – nuk e di se ku është dallimi nëse të enjten votohet në lexim të dytë dhe nuk besoj se deri të enjten do të kishte diçka që e ndryshojë gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Fillimisht do të duhej që deri të enjten të votojmë presidentin e të enjten ta votojmë ligjin në lexim të dytë dhe pastaj Presidenti i ri ta dekretojë”, u shpreh Kërçeli.

  • Bekim Haxhiu: Mbrëmë, vëllait tim i ka rënë gazi lotsjellës në kokë në protestë

    Bekim Haxhiu: Mbrëmë, vëllait tim i ka rënë gazi lotsjellës në kokë në protestë

    Bekim Haxhiu: Mbrëmë, vëllait tim i ka rënë gazi lotsjellës në kokë në protestë

    Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka treguar se vëllai i tij është plagosur në protestë.

    Në “Speciale” në Klan Kosova, ai tha se vëllai i tij ka qenë larg Kuvendit kur një bombole e gazit lotsjellës i ka rënë në kokë.  

    “Njëri prej atyre që u është çarë koka, i ka rënë gazi lotsjellës në kokë, është vëllai im. Ai ka qenë edhe i plagosur gjatë luftës. Ai ka qenë së paku rreth 50 metra larg Kuvendit, nuk e nga ka ardhur ai gaz lotsjellës. E ka pjesën e kokës të lënduar që është dashur intervenim me kapsa”, ka thënë Haxhiu në “Speciale” në Klan Kosova.

  • Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli i bashkohen protestës në shesh (VIDEO)

    Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli i bashkohen protestës në shesh (VIDEO)

    Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli i bashkohen protestës në shesh (VIDEO)

    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, kanë arritur në shesh, ku po mbahet protesta.

    Protesta po vazhdon edhe sonte, ndërsa protestuesit po kërkojnë votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për votimin e këtij ligji, duke e cilësuar këtë si kërkesën e tyre kryesore./Klankosova.tv

  • Befason Haxhiu: Qëllimi i policisë dje ishte arrestimi i Klestorit dhe Endritit (VIDEO)

    Befason Haxhiu: Qëllimi i policisë dje ishte arrestimi i Klestorit dhe Endritit (VIDEO)

    Befason Haxhiu: Qëllimi i policisë dje ishte arrestimi i Klestorit dhe Endritit (VIDEO)

    Bekim Haxhiu, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë akuza të forta lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës gjatë protestës së djeshme, duke pretenduar se qëllimi ishte arrestimi i djalit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, përkatësisht Endritit dhe Klestorit.

    Në transmetimin special në Klan Kosova, kushtuar zhvillimeve të ditës, Haxhiu tha se gjatë protestës ka pasur përpjekje për t’i lënduar dy të rinjtë në mesin e turmës.

    “Dy janë veprimet e policisë dje edhe përpjekja e tyre edhe me i lëndu edhe Klestorin edhe Endritin në mesin e turmës. Ka pasë qëllime, sepse njerëzit që kanë qenë afër tyre dhe që i kanë mbrojt sot janë të lëndum”, tha Haxhiu.

    I pyetur nga gazetari Fidan Jupolli se cili, sipas tij, ishte mesazhi pas përpjekjeve për arrestimin apo lëndimin e Endritit dhe Klestorit, Haxhiu e lidhi situatën me mbështetjen që qytetarët e Kosovës u kanë dhënë ish-krerëve të UÇK-së dhe djemve të tyre.

    “E para ka të bëjë me përkrahjen që qytetarët e Kosovës i kanë dhënë krerëve të UÇK-së dhe mbështetjen që e kanë dhënë për djemtë e tyre”, u shpreh ai.

    Haxhiu më tej pretendoi se mbështetja e madhe e të rinjve për Endritin dhe Klestorin është një prej arsyeve që, sipas tij, e ka shqetësuar kryeministrin Albin Kurti.

  • Fetahu i përgjigjet Kurtit: Projektligji për Specialen mund të votohet sot, nuk ka detyrim të pritet 72 orë

    Fetahu i përgjigjet Kurtit: Projektligji për Specialen mund të votohet sot, nuk ka detyrim të pritet 72 orë

    Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedurën për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Fetahu ka thënë se pretendimi se Projektligji nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë është “tërësisht i paqëndrueshëm juridikisht” dhe, sipas tij, nuk përputhet me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e 9 janarit 2026.

    Sipas tij, afati prej 72 orësh përcaktohet në nenin 85 të Rregullores së Kuvendit, i cili lidhet me procedurën e përshpejtuar. Megjithatë, Fetahu thekson se kjo nuk është e vetmja mundësi procedurale që ka Kuvendi.

    Ai i është referuar nenit 123 të Rregullores së Kuvendit, i cili, sipas tij, lejon shmangien nga afatet procedurale me propozimin e së paku gjashtë deputetëve dhe me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.

    “Pikërisht ky institut mund të zbatohet për fazën e shqyrtimit të dytë të këtij Projektligji”, ka deklaruar Fetahu.

    Avokati i PDK-së ka kundërshtuar edhe krahasimin me 13 ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024, të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur jokushtetuese.

    Fetahu, i cili thotë se ka qenë avokat i autorizuar i PDK-së në procedurat kushtetuese lidhur me ato ligje, ka argumentuar se Gjykata nuk i kishte shpallur ato jokushtetuese për shkak të mosrespektimit të procedurës së përshpejtuar të nenit 85.

    Sipas tij, problemi kishte qenë mënyra se si ishte përdorur neni 123.

    Ai ka thënë se në rastin e ligjeve të 5 dhjetorit, dy leximet ishin zhvilluar brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, ndërsa për faza të ndryshme të punës së komisioneve ishin lënë vetëm disa minuta.

    “Gjykata nuk e kontestoi ekzistencën e nenit 123, por ajo kontestoi zbatimin e tij në një mënyrë që e zbrazte procedurën parlamentare nga përmbajtja e saj kushtetuese”, ka deklaruar Fetahu.

    Fetahu vlerëson se situata aktuale është ndryshe nga ajo e vitit 2024.

    Sipas tij, materialet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara u janë shpërndarë deputetëve të shtunën, më 3 tetor, ndërsa leximi i parë është zhvilluar dhe përfunduar të hënën, më 5 tetor.

    Ai thekson se deputetët kanë pasur rreth 48 orë në dispozicion për ta shqyrtuar materialin para leximit të parë.

    Sipas Fetahut, nëse Kuvendi miraton sot shmangien nga afatet procedurale përmes nenit 123 dhe u siguron deputetëve dhe komisioneve kohë reale për paraqitjen e amendamenteve, shqyrtimin në komisione dhe përgatitjen e raportit për seancë, atëherë nuk ka pengesë juridike që Projektligji të kalojë në lexim të dytë edhe sot.

    Avokati i PDK-së ka argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar që në çdo rrethanë duhet të kalojnë 72 orë ndërmjet dy leximeve të një projektligji.

    Sipas tij, ky afat lidhet me nenin 85, ndërsa neni 123 ekziston pikërisht për t’i mundësuar Kuvendit shmangien nga afatet procedurale, me kusht që të mos cenohet shqyrtimi efektiv parlamentar.

    “Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur se ndërmjet dy leximeve duhet të kalojnë domosdoshmërisht 72 orë në çdo rrethanë”, ka thënë Fetahu.

    Ai ka përfunduar se analogjia me ligjet e shpallura jokushtetuese është e pabazuar dhe se, në aspektin juridik, nuk ekziston detyrim që të pritet deri të enjten.

    Sipas tij, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të shqyrtohet dhe të votohet në lexim të dytë edhe sot, nëse Kuvendi vendos ta zbatojë nenin 123 në përputhje me standardet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi.