Blog

  • Zemaj: Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me Kurtin, do t’u dalë gabim

    Zemaj: Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me Kurtin, do t’u dalë gabim

    Zemaj: Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me Kurtin, do t’u dalë gabim

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka hedhur kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

    Ai ka thënë se Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik.

    “Çdokush që ka besuar se kjo qasje do të ndryshojë, herët a vonë është përballur me të kundërtën. Edhe kur mendon se ke dakordim, ata shfaqin një kauzë të re, një mashtrim të ri, ndërsa përgjegjësia për krizën tentohet t’i atribuohet palës tjetër. Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë.”, ka thënë Zemaj.

    Ai ka shtuar se kriza institucionale mbetet opsioni i vazhdueshëm i Kurtit.

    “Prandaj, kriza institucionale mbetet opsioni i tij i vazhdueshëm. Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me të, do t’u dalë gabim; për ta, je i mirë vetëm i nënshtruar. E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është nënshtruar kurrë.”, ka shkruar Zemaj. /Klankosova.tv

  • Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

    Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

    Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi sqarojnë se nuk shkurtohet e drejta për pushim mjekësor, as kohëzgjatja e tij kur ekziston nevojë mjekësore.

    Nga atje thonë se ndryshimi nga shtatë në pesë ditë nuk do të thotë se pushimi mjekësor përfundon në ditën e pestë. Bëhet fjalë për periudhën pas së cilës, nëse gjendja shëndetësore kërkon vazhdimin e pushimit mjekësor, zbatohen kriteret mjekësore të parashikuara për diagnozën konkrete.

    Kufiri kyç prej 15 ditësh, në kompetencë të mjekut amë, mbetet i pandryshuar. Me ndryshimet lehtësohen procedurat administrative, ndërsa zgjerohen edhe mundësitë për përcaktimin elektronik dhe retroaktiv të pushimit mjekësor.

    Nga FSSH-ja thonë se zgjidhjet e reja janë rezultat i një analize profesionale disamuajshe të kritereve ekzistuese.

  • Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

    Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

    Bekim Sejdiu është tërhequr nga gara për president të Kosovës, pavarësisht se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’i japë 62 vota, bashkë me deputetët e komuniteteve, në këmbim të mbështetjes së PDK-së për kandidaturën e Sejdiut.

    “I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara”, ka deklaruar Sejdiu për INFOKUSIN.

    Deklarata e tij vjen në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe e vë në pikëpyetje ofertën e bërë nga Kurti ndaj PDK-së.

    Kurti ka thënë se LVV-ja do të siguronte 62 vota, nëse PDK-ja do të zotohej se do të siguronte gjysmën e votave të deputetëve të saj për Bekim Sejdiun.

    Megjithatë, tërheqja e Sejdiut nënkupton se emri për të cilin Kurti po kërkon mbështetje nga PDK-ja nuk pranohet më nga vetë kandidati.

    Zhvillimet e fundit mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së vijnë në një moment vendimtar, pasi 6 tetori është afati i fundit për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit.

    Tash mbetet e paqartë nëse do të propozohet një emër tjetër dhe nëse partitë politike do të arrijnë marrëveshje për votimin e tij brenda afatit./Telegrafi.

  • Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

    Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

    Ferdinand ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për Jude Bellinghamin, duke e krahasuar yllin e Real Madridit me disa prej legjendave më të mëdha të mesfushës në moshën 23-vjeçare.

    Duke folur në podcastin “Rio Presents”, ish-mbrojtësi anglez përmendi Steven Gerrardin, Frank Lampardin, Zinedine Zidanen dhe Xavin, duke vënë në pah arritjet e Bellinghamit në këtë moshë.

    “Zoti Jude Bellingham, nëse e krahason atë që ka bërë në moshën 23-vjeçare me legjendat e tjera. Steven Gerrard sapo ishte emëruar kapiten i Liverpoolit në moshën 23-vjeçare. Frank Lampard iu bashkua Chelseat gjashtë ditë para se të mbushte 23 vjeç”.

    “Zinedine Zidane debutoi me Kombëtaren e Francës në moshën 22-vjeçare, ndërsa Xavi sapo po bëhej një lojtar kyç për Barcelonën dhe nuk e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë deri në moshën 26-vjeçare”.

    “Nuk po them se ai është më i mirë se ndonjëri prej këtyre lojtarëve, sepse është ende herët në karrierën e tij, por në moshën 23-vjeçare, duke e krahasuar me ta në të njëjtën moshë, ai po i tejkalon dukshëm të gjithë”, deklaroi Ferdinand.

    Ferdinandi në këtë mënyrë ka vënë në pah ritmin e jashtëzakonshëm të zhvillimit të Bellinghamit, i cili që prej kalimit te Real Madridi është shndërruar në një prej figurave kryesore të klubit dhe futbollit evropian./Telegrafi/

  • Zemaj: Për Kurtin je i mirë vetëm kur je i nënshtruar

    Zemaj: Për Kurtin je i mirë vetëm kur je i nënshtruar

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik.

    Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka deklaruar se qasja e Kurtit ndaj situatës politike, sipas tij, vazhdimisht ka prodhuar kriza të reja institucionale.

    “Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik. Çdokush që ka besuar se kjo qasje do të ndryshojë, herët a vonë është përballur me të kundërtën”, ka shkruar Zemaj.

    Ai ka pretenduar se edhe në rastet kur arrihet një dakordim, sipas tij, nga ana e Kurtit shfaqet një çështje e re, ndërsa përgjegjësia për krizën tentohet t’i atribuohet palës tjetër.

    “Edhe kur mendon se ke dakordim, ata shfaqin një kauzë të re, një mashtrim të ri, ndërsa përgjegjësia për krizën tentohet t’i atribuohet palës tjetër. Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë”, ka shkruar ai.

    Zemaj ka thënë se për këtë arsye, kriza institucionale mbetet, sipas tij, një “opsion i vazhdueshëm” i Kurtit.

    “Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me të, do t’u dalë gabim; për ta, je i mirë vetëm i nënshtruar”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

    Në fund, Zemaj ka theksuar se LDK-ja nuk pranon të nënshtrohet ndaj askujt.

    “E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është nënshtruar kurrë”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

  • Kurti opozitar i quante 'majmunë': Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

    Kurti opozitar i quante ‘majmunë’: Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

    Kurti opozitar i quante 'majmunë': Policia sot më tolerante se në kohën kur organizoja protesta

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sjelljen e Policisë së Kosovës ndaj protestuesve, të cilën e quajti tolerante, ndërsa e paralelizoi me kohën kur vetë protestonte.

    Kurti tha se nuk i ka parë pamjet, të cilat tha se mund të jenë më të shumta krahasuar me ato të para 10-15 viteve, transmeton Klankosova.tv.

    “Unë mbrëmë deri pas mesnate kam qenë në Kuvend, kurdo që janë mbajtur protestat, këtu kam qenë, asnjëherë nuk kam qenë diku tjetër, dhe nuk i di hollësitë e protestave, nuk e di cilat momente që policia ndërhyu apo jo, çfarë bën protestuesit apo nuk bënë, por e di që tashmë janë dërguar disa raste në IPK për të parë nëse ka pasur ndonjë sjellje të tepruar të ndonjë polici.

    Por nëse i shihni xhirimet e sjelljes së policëve, tash ka shumë më shumë xhirime sesa para 10-15 viteve kur unë i organizoja protestat, e shihni që policia është jashtëzakonisht më tolerante dhe profesionale se në atë kohë”, u shpreh duke u buzëqeshur Kurti.

    Kujtojmë se Kurti opozitar i quante policët “majmunë”, ndërsa nga pushteti jo rrallëherë ka shprehur krenarinë për institucionin e Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv

  • “I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

    “I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

    “I kam njoftuar sërish”, Sejdiu deklarohet pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë: Jam tërhequr nga gara

    Ish-kandidati për president nga një marrëveshje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Bekim Sejdiu, është deklaruar pasi që emri i tij është përmendur sërish nga kryeministri Albin Kurti.

    Kreu i ekzekutivit në një konferencë për media sot, ka ftuar deputetët e PDK-së që ta votojnë Sejdiun për president, pavarësisht që ai tash e sa kohë është tërhequr nga gara.

    Pikërisht, në ditën kur Kurti e ka përmendur emrin e tij, Sejdiu ka përsëritur se ai tashmë është tërhequr nga gara dhe se për këtë sërish ka informuar Kurtin e LDK-në.

    “I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara”, ka thënë Sejdiu në një përgjigje për Infokusin.

    Ndryshe, në konferencë për media Albin Kurti ka deklaruar për Bekim Sejdiun se “s’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’. /Klankosova.tv

  • “E kaluara, e tashmja, e ardhmja” – Matthieu Blazy sjell vizionin e tij për Pranverë-Verë 2027 në koleksionin e ri të CHANEL

    “E kaluara, e tashmja, e ardhmja” – Matthieu Blazy sjell vizionin e tij për Pranverë-Verë 2027 në koleksionin e ri të CHANEL

    Java e Modës në Paris vijon të sjellë në qendër të vëmendjes emrat më të mëdhenj të industrisë së modës, me shtëpitë ikonike që prezantojnë koleksionet e tyre të reja dhe vendosin tonin për sezonin e ardhshëm.

    Mes eventeve më të shumëpritura ishte edhe prezantimi i CHANEL, ku Matthieu Blazy zbuloi koleksionin Pranverë-Verë 2027, duke sjellë një tjetër kapitull në drejtimin e tij artistik për shtëpinë franceze.

    Blazy eksperimentoi me dizajne, forma dhe nuanca të ndryshme, por pa u larguar nga identiteti i njohur i CHANEL.

    Disa prej siluetave dhe ngjyrave binin veçanërisht në sy, duke i dhënë koleksionit një ndjesi të re dhe bashkëkohore, ndërsa trashëgimia e shtëpisë mbeti e pranishme.

    “E kaluara, e tashmja, e ardhmja. Koleksioni rrëfen historinë e grave që, përmes modës, kanë gjetur mënyra për të shprehur veten dhe për të fituar më shumë liri. Në këtë udhëtim përmes kohës, kapituj të ndryshëm nga jeta dhe trashëgimia e Gabrielle Chanel bashkohen dhe ndërthuren me njëri-tjetrin.

    “Gjurmë nga e kaluara shfaqen në detaje të ndryshme të veshjeve: në strukturën e bustit, në format e fryra që dalin nga beli dhe në linjat e lakuara të siluetave. Elemente të ndryshme nga periudha të ndryshme takohen në të njëjtat veshje dhe marrin një interpretim të ri”.

    “Në qendër të gjithë këtij rrëfimi qëndron liria. Ajo shfaqet jo vetëm përmes figurës së zogut, por edhe në mënyrën se si janë ndërtuar veshjet dhe në përdorimin inovativ të materialeve — nga rrobaqepësia me forma më të lira deri te tweed-i i punuar me teknikën smocking. Identitete të ndryshme shfaqen, ndërthuren dhe transformohen”, ka shkruar shtëpia e modës në një postim në Instagram.

    Koleksioni CHANEL Spring-Summer 2027 vjen kështu si një kombinim mes trashëgimisë së shtëpisë dhe një qasjeje më eksperimentale të Matthieu Blazy, duke treguar se si kodet e së kaluarës mund të marrin një formë të re në të ardhmen.

    Yjet që shkëlqyen jashtë pasarelës

    Si gjithmonë, vëmendja nuk ishte vetëm te pasarela. Në mesin e të ftuarve specialë të CHANEL u panë emra të njohur nga muzika dhe kinemaja, mes tyre Dua Lipa, Pedro Pascal, Alexa Demie dhe Nicole Kidman.

    Dua Lipa ishte ndër figurat që tërhoqi më shumë vëmendje me paraqitjen e saj. Artistja shqiptare u shfaq spektakolare dhe spikati në mesin e të ftuarve të eventit, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim rreshtit të parë të spektaklit.

    Me koleksionin Pranverë-Verë 2027, Matthieu Blazy vazhdon të eksplorojë të ardhmen e CHANEL, duke respektuar njëkohësisht historinë dhe identitetin që e kanë bërë shtëpinë një prej emrave më të rëndësishëm të modës botërore.

    roar-assets-auto.rbl.ms

  • Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

    Defekt në pompat e Badovcit, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

    KRU “Prishtina” ka njoftuar se, për shkak të një defekti në pompat e sistemit të furnizimit nga Liqeni i Badovcit, janë paraqitur reduktime dhe çrregullime në furnizimin me ujë.

    Sipas kompanisë, të prekura janë veçanërisht Hajvalia, Graçanica, Mati, Bregu i Diellit, Veterniku, Lagjja e Spitalit, zona nga Bau Market dhe Lagjja Qëndresa.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se efektet e reduktimeve mund të ndihen edhe në zona të tjera që furnizohen nga ky sistem.

    Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

  • Gjini për Kurtin: Epoka e tij po përfundon, do të mbahet mend si epoka e mashtrimit më të madh

    Gjini për Kurtin: Epoka e tij po përfundon, do të mbahet mend si epoka e mashtrimit më të madh

    Gjini për Kurtin: Epoka e tij po përfundon, do të mbahet mend si epoka e mashtrimit më të madh

    Ardian Gjini, Kryetari i Aleancës, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se është emergjencë zgjedhja e Presidentit.

    “Prej datës 8 korrik e deri sot i ka abuzuar krejt rregullat shtetërore për të blerë kohë, e sot na tregon sa me urgjencë jemi”.

    Gjini tha se epoka e Kurtit, për të cilën tha se po përfundon, “do të mbahet në mend si epoka e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës”.