Blog

  • Lushtaku i ashpër me Kurtin: Për karrigen e vet nuk e miraton ligjin për Specialen

    Lushtaku i ashpër me Kurtin: Për karrigen e vet nuk e miraton ligjin për Specialen

    Lushtaku i ashpër me Kurtin: Për karrigen e vet nuk e miraton ligjin për Specialen

    Sami Lushtaku, Kryetari i Komunës së Skenderajt, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi iu bashkua protestuesve që po kërkojnë miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

     “Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit, i cili me mashtrime dhe rrena ka ardhur në pushtet dhe vazhdon kështu. Për karrigen e vet nuk e miraton një ligj që nuk është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por është për shtetin e Kosovës, gjakun dhe sakrificën jo vetëm të ushtarëve të UÇK-së, por të popullit. UÇK-ja nuk ka qenë e Hashim Thaçit e as e individit, por e popullit shqiptar. Po flas për shqiptarë, jo për këta që e kanë gjakun e përzier me gjakun e serbëve. Këtu ka polici që e kanë udhëhequr edhe mbrëmë, çka ka ndodhur këtu. Njerëz që baballarët e tyre janë në Serbi, atje me emra dhe mbiemra”, tha ai, sipas KosovaPress.

    Lushtaku akuzoi pushtetin për manipulim të policisë dhe përdorim të forcës ndaj protestuesve.

  • NESCAFÉ 3in1 krijon një hapësirë të re për studentët në Fakultetin Filozofik

    NESCAFÉ 3in1 krijon një hapësirë të re për studentët në Fakultetin Filozofik

    NESCAFÉ 3in1 krijon një hapësirë të re për studentët në Fakultetin Filozofik

    Prishtinë, 1 tetor 2026 – Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës tashmë kanë në dispozicion një hapësirë të re, moderne dhe funksionale, të krijuar për studim, bashkëpunim, relaksim dhe rikarikim.

    Në kuadër të iniciativës së saj për të mbështetur komunitetin e të rinjve, NESCAFÉ 3in1 ka përfunduar rinovimin e një prej hapësirave sociale në Fakultetin Filozofik, duke e shndërruar atë në një ambient më të përshtatshëm për nevojat e studentëve të sotëm.

    E quajtur Recharge Zone, hapësira kombinon komoditetin me funksionalitetin dhe është dizajnuar për t’u ofruar studentëve mundësi për të mësuar, punuar, bashkëpunuar dhe kaluar kohë të lirë në një ambient më të ngrohtë dhe frymëzues.

    Hapësira e re përfshin stacione për karikimin e pajisjeve elektronike, tavolina dhe ambiente të përshtatshme për punë dhe studim, ulëse komode si dhe kënde sociale, duke krijuar një balancë mes angazhimit akademik dhe momenteve të pushimit.

    “Ne NESCAFÉ 3in1 besojmë se energjia pozitive nis me filxhanin e parë të kafesë, por ajo nuk kufizohet vetëm te produkti. Ajo lidhet edhe me ambientin ku studentët mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë dhe ndërtojnë lidhje të reja. Të rinjtë janë pjesë e rëndësishme e së ardhmes së komuniteteve tona dhe përmes këtij projekti dëshirojmë të kontribuojmë në një përvojë universitare më të këndshme, frymëzuese dhe produktive”, tha Teodora Ruseva-Naydenova, Senior Brand Manager NESCAFÉ Mixes, Nestlé SEE market.

    Krijimi i Recharge Zone synon t’u ofrojë studentëve një hapësirë ku mund të gjejnë ekuilibrin mes studimit dhe pushimit, fokusit dhe komunikimit, si dhe angazhimit dhe momenteve të relaksit.

    Përveç mundësisë për të punuar individualisht, studentët mund ta shfrytëzojnë hapësirën për të shkëmbyer ide, për të bashkëpunuar me kolegët, për të karikuar pajisjet e tyre dhe për të marrë një moment pushimi gjatë ditës universitare.

    Iniciativa është pjesë e angazhimit të NESCAFÉ 3in1 për të krijuar vlerë për komunitetin, duke mbështetur iniciativa që kontribuojnë në krijimin e ambienteve më të mira për të rinjtë.

    Përmes investimit në hapësira që mbështesin mësimin, kreativitetin dhe lidhjet sociale, NESCAFÉ 3in1 synon të jetë pranë studentëve jo vetëm në momentet e pushimit, por edhe në përditshmërinë e tyre universitare.

    Sepse çdo ide e mirë kërkon energji, dhe çdo student meriton një hapësirë ku mund të çlodhet, të frymëzohet dhe të rifitojë energjinë për të vazhduar përpara me më shumë motivim.

    • Ky artikull është i sponsorizuar

  • Betejë e madhe për supertalentin 16-vjeçar të Man Unitedit, Barcelona dhe Reali gati me oferta marramendëse

    Betejë e madhe për supertalentin 16-vjeçar të Man Unitedit, Barcelona dhe Reali gati me oferta marramendëse

    Barcelona dhe Real Madridi janë përfshirë në një garë të fortë për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg.

    Gabriel, i cili nesër mbush 16 vjeç, dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga klubi.

    Ai pritet të pajiset në të ardhmen me pasaportë qipriote, ndërsa largimi i tij që në afatin kalimtar të janarit po shihet si një mundësi konkrete.

    Pavarësisht se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, publikisht e ka minimizuar interesimin për Gabrielin, katalunasit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga gara për talentin anglez.

    Barcelona dhe Real Madridi po përgatitin oferta të mëdha për ta bindur Gabrielin, të cilat do të përfshijnë pagën, bonusin e nënshkrimit dhe bonuse të tjera.

    Për situatën e 16-vjeçarit po monitorojnë gjithashtu Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu, duke e bërë garën për shërbimet e tij edhe më të fortë./Telegrafi/

  • Hodhën koktej molotovi në dy lokacione, Policia heton rastin në Pejë

    Hodhën koktej molotovi në dy lokacione, Policia heton rastin në Pejë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Pejë.

    Rasti ka ndodhur të hënën, ku është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në dy lokacione të ndryshme.

    “Pejë 05.10.2026-04:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në dy lokacione të ndryshme, nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raport.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të të cilit iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/

  • Behrami: Qytetarët s'duhet t'i besojnë rrenës së Kurtit, e përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit

    Behrami: Qytetarët s’duhet t’i besojnë rrenës së Kurtit, e përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit

    Behrami: Qytetarët s'duhet t'i besojnë rrenës së Kurtit, e përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së kryeminsitri Albin Kurti, të cilin e akuzoi për viktimizim dhe rrena.

    Sipas tij, Kurti nuk do stabilitet politik, por vetëm kaos, transmeton Klankosova.tv

    “Shpresoj që qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë rrenës së njëjtë, tashmë për herë të katërt.

    Ky njeri përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve.

    E kam thënë që në vitin 2024. Për aq sa Trump është në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti do vetëm kaos dhe jo stabilitet politik.” /Klankosova.tv

  • "UÇK, UÇK" - Kurti në konferencë, protestuesit vazhdojnë me brohoritje para Kuvendit

    “UÇK, UÇK” – Kurti në konferencë, protestuesit vazhdojnë me brohoritje para Kuvendit

    "UÇK, UÇK" - Kurti në konferencë, protestuesit vazhdojnë me brohoritje para Kuvendit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban konferencë për media, ndërsa para Kuvendit të Kosovës vazhdojnë brohoritjet e protestuesve “UÇK”.

    Në konferencën për media, Kurti ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke iu referuar çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Kurti tha se situata aktuale mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit, njofton Klankosova.tv.

  • Gjykata e Lucernit dënon tre persona për trafik droge, mes tyre dy shqiptarë

    Gjykata e Lucernit dënon tre persona për trafik droge, mes tyre dy shqiptarë

    Gjykata Penale në Lucern ka dënuar dy kushërinj shqiptarë për trafik droge dhe pastrim parash, ndërsa në të njëjtën çështje është shpallur fajtore edhe një grua 31-vjeçare nga Kosova për ndihmë në aktivitetin e tyre kriminal.

    Të tre të pandehurit i kanë pranuar akuzat dhe dënimet e kërkuara nga prokuroria, ndaj rasti është trajtuar përmes procedurës së përshpejtuar. Vendimet tashmë janë përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

    Kokainë dhe heroinë

    Sipas aktakuzës, kushëriri 26-vjeçar kishte shitur rreth tre kilogramë kokainë gjatë një periudhe prej një viti e katër muajsh, duke filluar nga dhjetori i vitit 2022. Ai ishte përfshirë sërish në aktivitetin e trafikimit për rreth tre muaj gjatë vitit 2025.

    Gjatë një periudhe tjetër, 26-vjeçari ia kishte lënë aktivitetin kushëririt të tij 22-vjeçar, i cili kishte shitur rreth dy kilogramë heroinë.

    Prokuroria i ka cilësuar dy kushërinjtë si pjesëtarë të nivelit më të ulët të hierarkisë së grupit kriminal, transmeton Telegrafi.

    Mbi 300 mijë franga u pastruan përmes një agjencie udhëtimesh

    Rasti përfshinte edhe një agjenci udhëtimesh në Lucern, raporton swissinfo.

    Sipas prokurorisë, 26-vjeçari e kishte vizituar këtë agjenci më shumë se 100 herë dhe, në të paktën 60 raste, kishte depozituar para që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e drogës.

    Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës, janë pastruar më shumë se 300 mijë franga zvicerane.

    Për 26-vjeçarin, gjykata mori parasysh edhe pranimin e fajësisë dhe bashkëpunimin gjatë procedurës. Ai u dënua me tre vjet burgim, prej të cilave 18 muaj janë të pakushtëzuara, ndërsa pjesa tjetër është pezulluar.

    Kushëriri i tij 22-vjeçar u dënua gjithashtu me tre vjet burgim, por në rastin e tij pjesa e pakushtëzuar është nëntë muaj. Në rastin e tij bëhet fjalë për rreth 130 mijë franga të lidhura me veprat penale.

    Dënohet edhe 31-vjeçarja nga Kosova

    Në të njëjtin rast është dënuar edhe një grua 31-vjeçare nga Kosova.

    Ajo mori dhjetë muaj burgim me kusht për ndihmë në trafikimin e drogës. Sipas aktakuzës, gruaja kishte siguruar akomodim dhe kishte mbledhur qiranë, ndërsa ishte në dijeni se hapësira e ofruar prej saj përdorej për aktivitet të lidhur me drogën.

    Ndryshe nga dy burrat, ndaj saj nuk është shqiptuar dëbim nga Zvicra. Gjykata e ka marrë parasysh faktin se ajo ka lindur në Zvicër dhe ka lidhje të forta me vendin.

    Dy kushërinjve shqiptarë u është shqiptuar gjithashtu ndalim dhjetëvjeçar i hyrjes në Zvicër.

    Vendimet e Gjykatës Penale në Lucern janë përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme./Telegrafi/

  • Gjini i reagon Kurtit: Ka abuzuar me rregullat shtetërore për të blerë kohë

    Gjini i reagon Kurtit: Ka abuzuar me rregullat shtetërore për të blerë kohë

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me situatën politike dhe afatin për zgjedhjen e presidentit.

    Gjini ka akuzuar Kurtin se prej 8 korrikut ka përdorur rregullat shtetërore për të zgjatur procesin, ndërsa ka thënë se tani po flet për urgjencë.

    “Prej datës 8 korrik e deri sot i ka abuzuar krejt rregullat shtetërore për të blerë kohë, e sot na tregon sa me urgjencë jemi”, ka shkruar Gjini.

    Ai ka kritikuar edhe qeverisjen e Kurtit, duke e cilësuar periudhën e tij në pushtet si “epoka e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës”.

    “Epoka e tij, e që po përfundon, do të mbahet në mend si epoka e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës”, ka deklaruar Gjini. /Telegrafi/

  • Ndalimi i fishekzjarrëve: Ja çfarë duhet të dini rreth nismës së fishekzjarrëve

    Ndalimi i fishekzjarrëve: Ja çfarë duhet të dini rreth nismës së fishekzjarrëve

    Nisma e fishekzjarrëve synon të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve të zhurmshëm nga individë privatë. 20 Minuten shpjegon se për çfarë bëhet fjalë.

    Më 29 nëntor 2026, qytetarët zviceranë do të votojnë për iniciativën popullore “Për një kufizim të fishekzjarrëve”, e cila synon të ndalojë shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve të zhurmshëm nga individët privatë.

    Nëse iniciativa miratohet, fishekzjarrët e zhurmshëm nuk do të mund të shiten dhe përdoren nga individët privatë. Megjithatë, ndalimi nuk do të përfshijë fishekzjarrët që nuk prodhojnë zhurmë, si vullkanet, fishekzjarrët e tavolinës, dritat e Bengalit dhe qirinjtë romakë, raporton 20minuten.

    Për ngjarje të mëdha dhe me rëndësi mbirajonale, autoritetet përgjegjëse në nivel komunal dhe kantonal do të mund të japin leje përjashtimi. Kjo do të thotë se shfaqjet profesionale të fishekzjarrëve në festime të mëdha kombëtare ose ngjarje të tjera do të jenë ende të mundura.

    Nëse iniciativa pranohet, Këshilli Federal dhe Parlamenti do të duhet ta zbatojnë atë jo më vonë se dy vjet më pas. Për këtë arsye, individët privatë ka të ngjarë të jenë ende në gjendje të përdorin fishekzjarrë të zhurmshëm deri në fund të vitit 2028.

    Çfarë thonë mbështetësit?

    Komiteti iniciativë argumenton se përdorimi privat i fishekzjarrëve sjell rreziqe të ndryshme, pasi aksidentet dhe zjarret ndodhin vazhdimisht gjatë përdorimit të tyre.

    Sipas mbështetësve, zhurma e fishekzjarrëve shkakton gjithashtu frikë dhe panik te kafshët shtëpiake, të fermave dhe të egra, transmeton Telegrafi.

    Komiteti nismëtar e lidh iniciativën edhe me mbrojtjen e mjedisit. Sipas vlerësimit të tij, fishekzjarrët gjenerojnë rreth 1,300 ton mbeturina çdo vit dhe ndotin ajrin me disa qindra tonë lëndë grimcore.

    Nismën e mbështesin organizata të ndryshme të kafshëve dhe mjedisit, përfshirë ProTier, Greenpeace dhe Jagd Schweiz.

    Kundërshtarët: Kufizimet ekzistuese janë të mjaftueshme

    Kundërshtarët e iniciativës përfshijnë pjesë të mëdha të Parlamentit dhe industrisë së fishekzjarrëve.

    Ata argumentojnë se autoritetet tashmë kanë mundësi t’i kufizojnë fishekzjarrët. Sipas kampit “jo”, ndezja e fishekzjarrëve është pjesë integrale e festimeve dhe një traditë e gjatë.

    Kundërshtarët argumentojnë gjithashtu se një ndalim i gjerë do t’i privonte kompanitë e specializuara nga një burim i rëndësishëm të ardhurash.

    Këshilli Federal kundër iniciativës

    Këshilli Federal e refuzon iniciativën për fishekzjarrët. Ai pranon se përdorimi i fishekzjarrëve mund të jetë i dëmshëm për njerëzit, kafshët dhe mjedisin, por thekson se kantonet dhe komunat tashmë kanë mundësi të vendosin kufizime.

    Vendimi për iniciativën do të merret më 29 nëntor 2026, kur elektorati zviceran do të votojë për katër propozime, ndër të cilat edhe iniciativa “Për një kufizim të fishekzjarrëve”./Telegrafi/

  • Fernandes drejt largimit nga Man Utd? Gjiganti i La Ligas e pret me padurim

    Fernandes drejt largimit nga Man Utd? Gjiganti i La Ligas e pret me padurim

    Bruno Fernandes është shndërruar në një nga emrat që Atletico Madridi po monitoron për afatin kalimtar të verës së vitit 2027, me kapitenin e Manchester United që mund të bëhet një mundësi interesante për skuadrën e Diego Simeones.

    Sipas raportimeve të CaughtOffside, mesfushori portugez, i cili është 32 vjeç, ka kontratë me Manchester United deri më 30 qershor 2027.

    Megjithatë, klubi anglez ka në dispozicion një opsion për ta zgjatur marrëveshjen edhe për një sezon tjetër, çka do të thotë se e ardhmja e tij nuk është ende e përcaktuar.

    Atletico Madridi është ndër klubet që po ndjek nga afër situatën kontraktuale të Fernandes. Nuk ka ende një ofertë zyrtare apo kontakte të konfirmuara mes klubeve, por portugezi konsiderohet si një alternativë për repartin e mesfushës në merkaton e verës së vitit 2027.

    Në këtë histori përfshihet edhe Diego Simeone, trajneri argjentinas raportohet se e vlerëson shumë profilin e Fernandes, ndonëse deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë kërkesë zyrtare të tij apo për bisedime konkrete me Manchester United.

    Fernandes vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën angleze. Në Ligën Premier 2026/27, ai ka qenë titullar në pesë ndeshje, duke grumbulluar 450 minuta, ndërsa ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim.

    Atletico Madridi, megjithatë, nuk është klubi i vetëm që po e monitoron situatën. Juventusi, Milani dhe Galatasaray gjithashtu përmenden mes skuadrave që po ndjekin kapitenin e Manchester United, duke e bërë garën për shërbimet e tij potencialisht të fortë.

    Një tjetër faktor që mund të ndikojë në një transferim të mundshëm është paga e lartë e portugezit. Sipas Capology, Fernandes përfiton rreth 320 mijë funte bruto në javë gjatë sezonit 2026/27, megjithëse kjo platformë thekson se shifrat e saj janë vlerësime dhe jo të dhëna zyrtare.

    Për Atletico Madridin, një marrëveshje e mundshme do të kërkonte një vlerësim të kujdesshëm të kostos së pagës së lojtarit, por edhe të çmimit që Manchester United do të kërkonte në rast të një transferimi.

    Gjithçka do të varet nga vendimi i klubit anglez për opsionin e zgjatjes së kontratës.

    Nëse Manchester United nuk e aktivizon atë dhe Fernandes hyn në fazën e fundit të marrëveshjes së tij, Atletico Madridi mund të tentojë të ndërhyjë në verën e vitit 2027, me Simeonen që thuhet se e sheh portugezin si një përforcim të dëshiruar. /Telegrafi/