Blog

  • Liqeni më i madh i Gjermanisë po thahet

    Liqeni më i madh i Gjermanisë po thahet

    Liqeni më i madh i Gjermanisë vazhdon të thahet edhe në vjeshtë ndërsa nivelet e ujit po shkojnë drejt rekordeve të reja.

    Liqeni i Konstancës, i cili ndahet edhe me Austrinë dhe Zvicrën, aktualisht po përjeton nivele historikisht të ulëta të ujit, pa shenja përmirësimi, raportoi e përditshmja “Bild”.

    Disa shërbime të transportit detar tashmë janë pezulluar si pasojë e niveleve të ulëta të ujit, thuhet në raport.

    Agjencia Shtetërore e Baden-Vyrtembergut për Mjedisin pret që nivelet e ujit të vazhdojnë të bien, duke iu referuar thatësirës së vazhdueshme, përveç ndryshimeve natyrore sezonale.

    Niveli i ujit të Liqenit të Konstancës në qytetin Konstancë ishte 250 centimetra në orën 12:32 të dielën, 106 cm nën mesataren afatgjate prej 356 cm për 4 tetorin.

    Të hënën, niveli vazhdoi të binte dhe në orën 16:00 ishte vetëm 248 cm.

    Niveli i ujit të Liqenit të Konstancës varet veçanërisht nga lumi Rajna, i cili gjithashtu po përballet me një periudhë historike thatësire.

    Megjithëse kjo rrugë ujore ndërkombëtare ka rreth 200 degë, Rajna është burimi më i rëndësishëm i ujit, duke përbërë rreth 62 për qind të totalit.

    Ndërkohë, Teresa Gaertner, zëdhënëse e shërbimeve komunale të Konstancës, tha për “Bild”: “Niveli aktual i ujit është jashtëzakonisht i ulët”.

    Asnjëherë më parë niveli i ujit të Liqenit të Konstancës gjatë verës nuk ka qenë aq i ulët sa këtë vit. Për shkak të nivelit të ulët të ujit, ka kufizime dhe vonesa në shërbimet e transportit detar.

    “Herë pas here ka ndodhur që të mos kemi mundur të shërbejmë në pika të caktuara ankorimi për periudha të shkurtra”, tha zëdhënësja për të përditshmen.

    Gaertner pranoi se shërbimet e transportit detar në disa pjesë të liqenit “duhej të pezulloheshin deri në një njoftim të dytë”.

    Sipas raportit, temperaturat e larta të zgjatura, që gjatë verës arritën deri në 40 gradë Celsius, shkaktuan avullimin e sasive të mëdha të ujit. Gjithashtu, kishte më pak borë, veçanërisht në lartësitë më të ulëta të Alpeve.

    Klimatologu Karsten Brandt tha për “Bild”: “Nëse gjithçka shkon mirë, Liqeni i Konstancës mund të ketë sërish ujë të mjaftueshëm deri në mars 2027. Por që niveli i ujit të rritet, na duhen reshje të dendura në vjeshtë dhe një dimër i butë e me reshje”.

    “Problemi është se nëse nuk bie shi i dendur, do të rikthehemi në sezonin e ngrohtë dhe nuk do të mund të dalim nga ky rreth vicioz”, shtoi ai.

    Nga e enjtja pritet që temperaturat të bien dhe parashikohen reshje, megjithëse nuk priten sasi të mëdha. /AA/

  • Sulmi ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, arrestohet i dyshuari F.Z

    Sulmi ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, arrestohet i dyshuari F.Z

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë ditur se është ndaluar për 48 orë, një person me inicialet F.Z, me dyshimin për sulm ndaj deputetit Fahrush Rexhepi.

    Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

    “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 ore, një person me inicialet F.Z., nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’, nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Shala.

    Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

    “Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar veprime intensive ne identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, tha ajo. /Telegrafi/

  • Gjini: Situata me Specialen, presidentin dhe zgjedhjet ishin të programuara (VIDEO)

    Gjini: Situata me Specialen, presidentin dhe zgjedhjet ishin të programuara (VIDEO)

    Gjini: Situata me Specialen, presidentin dhe zgjedhjet ishin të programuara (VIDEO)

    “Kam qenë te Grupi Parlamentar, kemi biseduar me të gjithë kolegët, po që ky është një kaos i programuar, e kam thënë edhe më herët, fatkeqësisht gjendemi në një situatë e cila është tepër e ndërlikuar, e kemi situatën me Gjykatën e Hagës, situatën me presidentin, zgjedhjet, të gjitha kanë qenë të programuara, fatkeqësisht”, tha Gjini, raporton Klan Kosova.

  • IPK nis hetim preliminar për veprimet policore gjatë protestës

    IPK nis hetim preliminar për veprimet policore gjatë protestës

    IPK nis hetim preliminar për veprimet policore gjatë protestës

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se, sipas detyrës zyrtare, ka monitoruar angazhimet dhe veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

    Sipas IPK-së, për monitorimin e protestës është aktivizuar plani operativ dhe zyrtarët e Inspektoratit kanë përcjellë nga afër menaxhimin e situatës, ndërveprimin e policisë me protestuesit, përdorimin e forcës, si dhe përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të autorizuara.

    Ndërkohë, hetuesit e IPK-së kanë pranuar edhe një ankesë, e përcjellë përmes Policisë së Kosovës, në të cilën një qytetar pretendon se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

    “Bazuar në të dhënat e siguruara gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera relevante, si dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, IPK ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    IPK ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe, në bazë të gjetjeve të hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren.

    Inspektorati ka theksuar se mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të pavarur, me qëllim të garantimit të respektimit të ligjshmërisë, të drejtave të qytetarëve dhe standardeve profesionale në zbatimin e ligjit.

  • Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)

    Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)

    Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)

    Njëri nga veteranët e UÇK-së tha se nuk e di a do të mblidhen sot deputetët e Kuvendit për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin e Speciales.

    “Ne nuk përfaqësojmë parti politike, ne jemi ushtarë të UÇK-së, veteranë. Ne kemi dal për t’i përkrahur për ta votuar ligjin, ato pazaret që i bëjnë partitë, a e zgjedhin presidentin apo nuk e zgjedhin, ajo nuk na takon neve”, deklaroi ai.

    Ai pati deklarata të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, të cilin e quajti dezertor.

    “Një frikacak që i ka ikur betejave dhe ia kanë thënë njerëzit troç”, theksoi veterani i UÇK-së.

    Veterani deklaroi se është një nga të akuzuarit nga Beogradi.

    “Jam arrestuar para 2 vjet në Maqedoninë e Veriut. 40 vite burgim i kam të prera në Serbi. Çka është kjo luftë kundër çlirimtarëve”, shtoi ai.

  • I moshuari kërkon votimin e Ligjit për Specialen: S’do të ndalemi (VIDEO)

    I moshuari kërkon votimin e Ligjit për Specialen: S’do të ndalemi (VIDEO)

    I moshuari kërkon votimin e Ligjit për Specialen: S’do të ndalemi (VIDEO)

    Një i moshuar, i cili po proteston para Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që ky institucion të mblidhet për të votuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Specialen.

    Ai tha se Parlamenti duhet të mblidhet sot, transmeton Klankosova.tv.

    I njëjti tha se qytetarët nuk do të ndalen deri të arrihet ky qëllim.

  • “Zgjedhjet e reja s’iu konvenojnë krerëve të UÇK-së në Hagë” (VIDEO)

    “Zgjedhjet e reja s’iu konvenojnë krerëve të UÇK-së në Hagë” (VIDEO)

    “Zgjedhjet e reja s’iu konvenojnë krerëve të UÇK-së në Hagë” (VIDEO)

    Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në Speciale të Klan Kosova ka deklaruar se zgjedhjet e reja, sipas tij, nuk i konvenojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton Klankosova.tv.

    Ai shtoi se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë as Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    “Po mendoj orientim pozitiv i zotëri Kurtit kish mundur me kriju seancën e re që mbahet sot, dhe votimin në lexim të dytë të Ligjit, por sigurisht edhe zgjedhjen e presidentit. Sepse Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet, UÇK-së, krerëve të saj në Hagë nuk i konvenojnë zgjedhjet, me shku edhe sa muaj të procesit e ata me qëndru pa mbrojtje shtetërore, po e them popullorqe, me qëndru jetim në gjithë këtë proces dhe kauzë kombëtare pa pasur shtetin mbrapa”, u shpreh Hoxha.

  • Forcat e shtuara të Policisë te Kuvendi i Kosovës (VIDEO)

    Forcat e shtuara të Policisë te Kuvendi i Kosovës (VIDEO)

    Forcat e shtuara të Policisë te Kuvendi i Kosovës (VIDEO)

    Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë te Kuvendi i Kosovës, me njësi të shtuara.

    Në pamjet që vijnë nga pjesa jashtë Parlamentit, shihen zyrtarët policorë, që po ofrojnë siguri, ndërsa pas pak pritet të fillojë protesta.

    Sot është dita vendimtare për Kosovën, sa i përket presidentit apo mundësisë për shkuarje në zgjedhje.

    Në anën tjetër, PDK po kërkon që fillimisht të miratohet edhe në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen. /Klankosova.tv

  • BE shqyrton kufizime më të ashpra për diplomatët rusë, mes rritjes së kërcënimeve hibride

    BE shqyrton kufizime më të ashpra për diplomatët rusë, mes rritjes së kërcënimeve hibride

    Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve dhe kontrolleve më të ashpra ndaj diplomatëve rusë, ndërsa vendet anëtare përballen me një seri incidentesh që i kanë lidhur me luftën hibride të Moskës në Evropë.

    Sipas diplomatëve të lartë të njohur me diskutimet, çështja mund të bëhet pjesë e hapave të ardhshëm të regjimit të sanksioneve të BE-së. Debati vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë raportuar raste sabotimi, sulme kibernetike dhe incidente me dronë, të cilat autoritetet i kanë lidhur me Rusinë.

    Një prej opsioneve që po shqyrtohet është forcimi i kontrolleve mbi lëvizjet e diplomatëve rusë, me synimin për të kufizuar përdorimin e rrjetit diplomatik në aktivitete të dyshuara të luftës hibride dhe sabotazhit, transmeton Telegrafi.

    Muajin e kaluar, Hungaria dëboi 10 diplomatë rusë, duke i akuzuar për sjellje “të papranueshme” në kuadër të Konventës së Vjenës të vitit 1961. Moska iu përgjigj me dëbimin e diplomatëve hungarezë.

    Shqetësimet janë shtuar edhe pas incidenteve të tjera në Evropë, përfshirë një zjarrvënie të dyshuar në një kompani të industrisë së mbrojtjes në Estoni dhe zbulimin e një droni të pashpërthyer në aeroportin e Leipzigut në Gjermani, raste që autoritetet i kanë lidhur me aktivitetin rus.

    BE-ja ka ndërmarrë tashmë hapa për të kontrolluar më nga afër lëvizjet e diplomatëve rusë. Paketa e 19-të e sanksioneve, e miratuar në tetor 2025, vendosi detyrimin që diplomatët rusë të njoftojnë paraprakisht një shtet anëtar kur udhëtojnë në zonën Schengen jashtë vendit ku janë të akredituar.

    Rregulli vlen për diplomatët dhe zyrtarët konsullorë të të gjitha niveleve, si dhe për stafin administrativ, teknik e të shërbimit dhe familjarët e tyre. Shtetet anëtare mund të vendosin edhe një procedurë më të rreptë, duke kërkuar autorizim paraprak për hyrjen e diplomatëve rusë në territorin e tyre. Nëse autorizimi refuzohet, udhëtimi nuk mund të kryhet.

    Megjithatë, kjo procedurë autorizimi nuk është e detyrueshme për të gjitha vendet dhe zbatimi i saj mbetet në kompetencën e shteteve anëtare. Komisioni Evropian ka pranuar se përvoja me sistemin e ri është ende e kufizuar.

    Ndryshimi në qasjen e BE-së lidhet me shqetësimin se diplomatët rusë mund të kenë një rol, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në aktivitete destabilizuese. Më herët, mekanizmi i kontrollit ishte fokusuar kryesisht te aktivitetet e dyshuara të inteligjencës dhe përhapja e narrativave në favor të luftës.

    Në draft-konkluzionet për samitin e ardhshëm të liderëve evropianë thuhet se veprimet e Rusisë “nuk do të mbeten pa përgjigje”, ndërsa BE-ja dhe shtetet anëtare pritet të përdorin mekanizmat në dispozicion për t’iu përgjigjur këtyre aktiviteteve.

    Çdo masë e re duhet të marrë parasysh edhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e cila përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzojnë diplomatët gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

    Ndërkohë, BE-ja po shqyrton edhe masa të tjera ndaj Rusisë. Në agjendë janë një ndalim vizash për ish-ushtarët rusë, si dhe rregulla më të rrepta për turistët rusë. Këshilli i BE-së ka vendosur tashmë edhe bazën për një ndalim vizash ndaj luftëtarëve dhe ish-luftëtarëve të forcave të armatosura ruse.

    Diskutimet për kufizime të reja vijnë në një periudhë kur zyrtarët evropianë paralajmërojnë për intensifikim të aktiviteteve hibride ruse, ndërsa Moska mohon akuzat për përfshirje në sulme dhe sabotime në Evropë. /Telegrafi/

  • Azem Gagica zbulon se është në një lidhje dashurie

    Azem Gagica zbulon se është në një lidhje dashurie

    Azem Gagica duket se po shijon një romancë të re.

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2 ka publikuar disa momente intime në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë një vajze, duke nxitur aludime se ajo mund të jetë partnerja e tij e re.

    Në njërën prej fotografive, vajza shihet duke iu afruar Azemit për ta puthur, ndërsa ai ka preferuar të mos e zbulojë identitetin e saj.

    Foto: Instagram

    Fytyra e saj është mbuluar, duke e mbajtur ende misterioze se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën.

    Azemi nuk ka dhënë asnjë koment apo detaj rreth raportit të tyre, duke lënë që fotografitë të flasin vetë.

    Mbetet të shihet nëse ish-banori i BBVK-së do të vendosë ta prezantojë së shpejti partneren para publikut apo do të vazhdojë ta mbajë lidhjen larg vëmendjes mediatike.

    Për publikun mori vëmendje e u bë më i njohur me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother. /Telegrafi/

    Foto: Instagram