Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)

Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)

Written by

in

Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)

Njëri nga veteranët e UÇK-së tha se nuk e di a do të mblidhen sot deputetët e Kuvendit për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin e Speciales.

“Ne nuk përfaqësojmë parti politike, ne jemi ushtarë të UÇK-së, veteranë. Ne kemi dal për t’i përkrahur për ta votuar ligjin, ato pazaret që i bëjnë partitë, a e zgjedhin presidentin apo nuk e zgjedhin, ajo nuk na takon neve”, deklaroi ai.

Ai pati deklarata të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, të cilin e quajti dezertor.

“Një frikacak që i ka ikur betejave dhe ia kanë thënë njerëzit troç”, theksoi veterani i UÇK-së.

Veterani deklaroi se është një nga të akuzuarit nga Beogradi.

“Jam arrestuar para 2 vjet në Maqedoninë e Veriut. 40 vite burgim i kam të prera në Serbi. Çka është kjo luftë kundër çlirimtarëve”, shtoi ai.