Blog

  • Ademi: Vendi i dytë ishte objektivi ynë, Foda po përgatit gjeneratën e re të Kosovës

    Ademi: Vendi i dytë ishte objektivi ynë, Foda po përgatit gjeneratën e re të Kosovës

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për objektivat e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, strategjinë e përzgjedhësit Franco Foda dhe rëndësinë e aktivizimit të futbollistëve të rinj.

    Në një intervistë për rubrikën “Sport Focus” në Ora News me gazetaren Sabine Mete, Ademi ka shpjeguar se për Kosovën sigurimi i vendit të dytë në grup ka qenë një objektiv me rëndësi të veçantë, pasi do t’i mundësonte skuadrës vazhdimin e garës përmes play-offit.

    “Pavarësisht pritshmërive fillestare për të dominuar falë kualitetit të lojtarëve, vëmendja kryesore është zhvendosur te sigurimi i vendit të dytë. Ky pozicion mbetet një objektiv jetik që garanton kualifikimin në play-off, një synim që pritet të vuloset në përballjen deçizive në Dublin,” u shpreh numri 1 i FFK-së.

    Siç pohoi presidenti Ademi, në vend të një lufte ekskluzive për vendin e parë, trajneri Foda ka zgjedhur të përdorë këtë kompeticion si një mundësi të artë për ndërrimin e gjeneratave, duke e trajtuar këtë fazë si një platformë përgatitore, theksi është vënë te testimi i talenteve të reja.

    – YouTube www.youtube.com

    Siç është parë edhe në ndeshjet e fundit shumë talente të reja kanë marrë minuta me kombëtaren dardane për të qenë sa më gati për kompeticionet e ardhshme. /Telegrafi/

  • Reporter indicted by KOHA, asked five thousand euros because of his dismissal

    A former member of the KOHA Group, Hasimi, has been indicted by this company, which is demanding the payment of 5 thousand euros due to the dismissal of a five-year period.

    In the case, journalist Hope in Ferizaj himself announced that she has handed over her response to the indictment at the Foundation Court in Ferizaj today.

    The Padia relates to a document called Contrat on the Sponsorisation of Professional Training, on which KOHA requires my payment of 5 thousand euros, due to my leaving before a five-year period ended, she declared.

    She has shown that the document was asked to be signed at the time they were young journalists and in the beginning of a professional career. According to her, prior to that, they had passed a period of training and practice without financial compensation.

    In the face of a desire to start a career in journalism, and after a long period without financial compensation, we were not in an equal position to negotiate. Even though we had expressed our reservations, we were told that this document had no real effect, the journalist further declares.

    In response handed down to the court, it opposes the legality of the financial obligation, arguing that the departure from work was done by respecting the set deadlines with the Labour Law.

    At the same time, I call on the Association of Kosovo Journalists, organisations that protect the freedom of the media and my colleagues to monitor and monitor this process, end the writing. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Gazetarja paditet nga KOHA, ia kërkuan pesë mijë euro për shkak të largimit nga puna

    Gazetarja paditet nga KOHA, ia kërkuan pesë mijë euro për shkak të largimit nga puna

    Gazetarja paditet nga KOHA, ia kërkuan pesë mijë euro për shkak të largimit nga puna

    Një ish-gazetare e Grupit KOHA, Shpresë Hasimi, është paditur nga kjo kompani, e cila po kërkon prej saj pagesën e 5 mijë eurove, për shkak të largimit nga puna para përfundimit të një periudhe pesëvjeçare.

    Për rastin ka njoftuar vetë gazetarja Shpresë Hasimi me anë të një postimi në ‘Facebook’, e cila ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj përgjigjen ndaj padisë.

    “Padia lidhet me një dokument të quajtur “Kontratë mbi Sponsorizimin e Trajnimeve Profesionale”, mbi bazën e të cilit KOHA kërkon nga unë pagesën e 5 mijë eurove, për shkak të largimit nga puna para përfundimit të një periudhe pesëvjeçare”, ka deklaruar ajo.

    Ajo ka treguar se dokumenti u ishte kërkuar ta nënshkruanin në kohën kur ishin gazetarë të rinj dhe në fillimet e karrierës profesionale. Sipas saj, para kësaj, ata kishin kaluar një periudhë trajnimi dhe praktike pa kompensim financiar.

    “Përballë dëshirës për të nisur karrierën në gazetari dhe pas një periudhe të gjatë pa kompensim financiar, nuk ishim në pozitë të barabartë për të negociuar. Edhe pse kishim shprehur rezervat tona, na ishte thënë se ky dokument nuk kishte ndonjë efekt real”, deklaron më tej gazetarja.

    Në përgjigjen e dorëzuar në gjykatë, ajo kundërshton ligjshmërinë e detyrimit financiar, duke argumentuar se largimi nga puna ishte bërë duke respektuar afatet e përcaktuara me Ligjin e Punës.

    “Njëkohësisht, u bëj thirrje Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, organizatave që mbrojnë lirinë e medias dhe kolegëve të mi që ta përcjellin dhe monitorojnë këtë proces”, përmbyll shkrimin ajo. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Self-accident at the Stallove of Gollaku, rescue teams pull the person out of the car

    A vet has occurred tonight in the village of Stallovo, in the Gollak region of Pristina municipality, where a car is out of the way and ends up in a mountain area.

    According to Kosovo’s reports, rescue teams, Kosovo Police and Emergency Teams have emerged at the scene.

    After several minutes of research and effort, rescue teams have managed to get the person out of the car.

    Later, it was taken from the Emergency Team and sent for treatment at the University Clinical Centre in Kosovo ( BUCH). /Kp/

  • Vetaksident në Stallovë të Gollakut, ekipet e shpëtimit nxjerrin personin nga vetura

    Vetaksident në Stallovë të Gollakut, ekipet e shpëtimit nxjerrin personin nga vetura

    Një vetaksident ka ndodhur sonte në fshatin Stallovë, në rajonin e Gollakut, në Komunën e Prishtinës, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pjesë malore.

    Sipas raportimeve të KosovaPress-it, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e shpëtimit, Policia e Kosovës dhe ekipet e Emergjencës.

    Pas disa minutash kërkimesh dhe përpjekjesh, ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin personin nga vetura.

    Më pas, ai është marrë nga ekipi i Emergjencës dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /Kp/

  • Irish attacker: Ireland has learned lessons from losing Kosovo

    Ireland’s representative, Adam Idah, has declared that his team has learned lessons from Kosovo’s 1-0 defeat in Pristina and that it is prepared differently this time for facing a return to Dublin.

    In a Prononcim to RTÉ Sporte, Idah has acknowledged that in the first match, Ireland had been overly cautious in a defensive way and had not taken sufficient advantage of the possibilities in the offensive phase.

    When we played against Kosovo for the first time, maybe we were a little bit heavily oriented towards defence and did not attack with what we could, he has declared.

    The Irish striker has also spoken of co-operation with Troy Parrot and Jack, praising that in recent matches they have managed to demonstrate more of their offensive potential.

    Idah was a title in four of Ireland’s five games in this edition of the League of Nations. It has achieved a goal towards Israel, while assisting in the goal scored by Parrot vs Austria. In the confrontation held in Pristina, however, it was ignored by the reserve bank.

    The challenge of returning to Dublin has special significance for both representatives. Ireland needs victory to secure its second position in Group B3, while Kosovo needs one more draw to achieve that goal.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sulmuesi irlandez: Irlanda ka nxjerrë mësime nga humbja ndaj Kosovës

    Sulmuesi irlandez: Irlanda ka nxjerrë mësime nga humbja ndaj Kosovës

    Sulmuesi irlandez: Irlanda ka nxjerrë mësime nga humbja ndaj Kosovës

    Sulmuesi i përfaqësueses së Irlandës, Adam Idah, ka deklaruar se skuadra e tij ka nxjerrë mësime nga humbja 1-0 ndaj Kosovës në Prishtinë dhe se këtë herë është përgatitur ndryshe për përballjen e kthimit në Dublin.

    Në një prononcim për “RTÉ Sport”, Idah ka pranuar se në ndeshjen e parë Irlanda ishte treguar tepër e kujdesshme në aspektin defensiv dhe nuk kishte shfrytëzuar sa duhet mundësitë në fazën sulmuese.

    “Kur luajtëm kundër Kosovës për herë të parë, ndoshta ishim paksa shumë të orientuar drejt mbrojtjes dhe nuk sulmuam me atë që mundëm”, ka deklaruar ai.

    Sulmuesi irlandez ka folur edhe për bashkëpunimin me Troy Parrott dhe Jack, duke vlerësuar se në ndeshjet e fundit kanë arritur të shfaqin më shumë nga potenciali i tyre ofensiv.

    Idah ka qenë titullar në katër nga pesë ndeshjet e Irlandës në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ai ka realizuar gol ndaj Izraelit, ndërsa ka asistuar në golin e shënuar nga Parrott kundër Austrisë. Në përballjen e zhvilluar në Prishtinë, megjithatë, ishte inkuadruar nga banka rezervë.

    Sfida e kthimit në Dublin ka rëndësi të veçantë për të dyja përfaqësueset. Irlandës i nevojitet fitorja për ta siguruar pozitën e dytë në Grupin B3, ndërsa Kosovës i mjafton edhe një barazim për të arritur këtë objektiv.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Progress Rama, prime minister’s message: Wake up, Mr. Kurti, because you’ve taken us all.

    I First of the capital, it has called on the country’s prime minister to take measures in meeting the obligations stemming from the contract for organising the Mediterranean Games, Pristina 203050.

    On the DPT show in Fidan, Rama’s Progress even received a message for Albin Kurti.

    Wake up, Mr. Kurti, because you had us all killed, Rama said at the end of the show. /Klankosova. tv

  • Përparim Rama, mesazh kryeministrit: “Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve”

    Përparim Rama, mesazh kryeministrit: “Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve”

    Përparim Rama, mesazh kryeministrit: “Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve”

    I pari i Kryeqytetit i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të ndërmarrë masa në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga kontrata për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Në emisionin DPT te Fidani, Përparim Rama madje pati një mesazh për Albin Kurtin.

    “Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve”, tha Rama në fund të emisionit. /Klankosova.tv

  • Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

    Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

    Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, ku ajo po merr pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin, Haxhiu ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

    Ajo thotë se ka vlerësuar angazhimin e Metsolës që zgjerimi i BE-së të mbetet në qendër të agjendës politike evropiane.

    “Në dhjetor mbushen katër vjet që kur Kosova dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendi ynë është plotësisht i përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ndërsa qytetarët tanë janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në gjithë rajonin. Ata meritojnë të shohin përparim konkret në rrugën drejt BE-së. Prandaj, i kërkova Presidentes Metsola të angazhohet që Këshilli i BE-së ta ftojë Komisionin Evropian të japë mendimin për kërkesën e Kosovës, siç ka kërkuar edhe vetë Parlamenti Evropian.”, ka shkruar Haxhiu,

    Ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës, po u jep përparësi ligjeve që lidhen me reformat evropiane.

    “Biseduam edhe për forcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian përmes Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbimeve të drejtpërdrejta ndërmjet deputetëve dhe administratave të dy parlamenteve. Kërkova gjithashtu mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kuvendit të Kosovës në Unionin Ndërparlamentar (IPU), që është edhe bashkorganizator i kësaj konference. Presidentja Metsola u zotua se do të ndihmojë në këtë drejtim. Në fund, e ftova për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.”, ka thënë kryeparlamentarja. /Klankosova.tv