Blog

  • New Albanian communist man: My brothers are filthy!

    New Albanian communist man: My brothers are filthy!

    From: Kastriot Dervishi

    Two brothers were condemned for political reasons. The third is expelled from the party and exiled. The last one wrote a letter to Comrade Enver asking for a return to the party. The brothers called them dirty, because he never made friends with them. Human transformation… Of course, Comrade Enver never read the letter.

    A piece of paper from 1977:

    But even this bastard could disguise his fucking face, or we could have buried him ourselves. Even to this enemy brother, I have made no support or help whatsoever.

    These two unfortunately I have condemned, condemned, and punished both my brothers and I will punish them for their deep ingratitude toward the Party of Power, for bringing them to light, for the great speculation that they did at the expense of the honour and dignity of the family and our family circle, for the great stain that was placed upon my very honorable, honest, generous, generous parents, who could not even think of the hostility of their two sons, but who, regardless of this, remain to the death of my parents; I know my good parents. I can’t help punishing and hate my expulsions from the Party, these two bad brothers who ripped my heart out and buried me politically. Such brothers never make friends.

    New Albanian communist man: My brothers are filthy!

  • Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

    Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

    Nga: Kastriot Dervishi

    Dy vëllezër ishin të dënuar për arsye politike. I treti përjashtohet nga partia dhe internohet. I fundit i shkruan letër shokut Enver duke kërkuar rikthimin në parti. Vëllezërit i quante “të ndyrë”, se se nuk i bënte kurrë shokë etj. Shndërrimi i njeriut … Natyrisht shoku Enver nuk e lexoi fare letrën.

    Pjesë nga letra e gjatë vitit 1977:

    “Por edhe ky maskara mundi të maskonte fytyrën e vet të ndyrë, ndryshe ia kishim bërë varrin vetë. Edhe këtij vëllai armik nuk i kam bërë asnjë mbështetje apo ndihmë të çfarëdoshme.

    Të dy këta fatkeqësisht vëllezërit e mi i kam dënuar, i dënoj dhe do t’i dënoj për mosmirënjohjen e thellë që treguan ndaj Partisë e pushtetit, që i nxorën në dritë, për spekulimin e madh që bënë në kurriz të nderit e dinjitetit të familjes dhe rrethit tonë familjar, për njollën e madhe që u vunë prindërve të mi shumë të nderuar, të ndershëm, bujarë, zemërgjerë, që as në ëndërr nuk mund ta mendonin armiqësinë e dy prej bijve të tyre, por që pavarësisht nga këto që ndodhën, ata mbeten gjer në vdekje me Partinë; unë i njoh mirë prindërit e mi. S’ka si të mos dënoj dhe urrej shkaktarët e përjashtimit tim nga Partia, këta dy vëllezër të këqij që më shkulën zemrën e më varrosën politikisht. Vëllezër të tillë nuk i bëj kurrë shokë”.

    New Albanian communist man: My brothers are filthy!

  • Këto dy shenja të zodiakut së shpejti mund të bëjnë një kthesë të madhe në karrierën e tyre

    Këto dy shenja të zodiakut së shpejti mund të bëjnë një kthesë të madhe në karrierën e tyre

    Përpara tyre është një periudhë mundësish të reja biznesi, vendimesh të rëndësishme dhe rishqyrtimi i drejtimit të tyre aktual në karrierë. Të dy shenjat mund të arrijnë në përfundimin se është koha për një ndryshim dhe t’i drejtohen sfidave të reja profesionale.

    Disa njerëz kanë menduar për ndryshimin e punës për një kohë të gjatë, por u mungon vendosmëria për të bërë hapin e parë. Të tjerë po presin mundësinë e duhur që do t’u lejonte më në fund të bënin atë që i përmbush. Sipas interpretimeve astrologjike, dy shenja të zodiakut së shpejti mund të gjenden përballë një zgjedhjeje të tillë.

    Ata po përballen me një periudhë në të cilën mund të marrin një ofertë interesante pune, të marrin në konsideratë transferimin në një kompani tjetër ose të kuptojnë se është koha për një drejtim krejtësisht të ri profesional.

    Binjakët

    Binjakët e duan dinamikën, larminë dhe mundësinë për të mësuar vazhdimisht, prandaj një punë që nuk ndryshon për një kohë të gjatë mund të bëhet shpejt monotone. Në periudhën e ardhshme, ata mund të mendojnë gjithnjë e më shumë për sfida të reja dhe të dëshirojnë një mjedis në të cilin aftësitë e tyre të komunikimit dhe kreativiteti do të shprehen më plotësisht.

    Ata mund të kenë një mundësi për të bashkëpunuar në një projekt interesant ose për të folur me dikë që mund t’u ofrojë një rrugë të ndryshme karriere. Edhe pse vendimi për të lënë punën e tyre aktuale mund të kërkojë mendim shtesë, Binjakët mund të zbulojnë se një ndryshim është pikërisht ajo që u nevojitet.

    Bricjapi

    Bricjapët njihen për ambicien dhe qasjen e tyre të përgjegjshme ndaj punës, por edhe ata mund të arrijnë në një pikë ku të kuptojnë se e kanë tejkaluar pozicionin e tyre aktual. Ata së shpejti mund ta konsiderojnë seriozisht ndryshimin e punës, veçanërisht nëse mendojnë se puna e tyre e palodhur dhe përkushtimi nuk po njihen mjaftueshëm.

    Një mundësi e re biznesi mund t’u sjellë atyre më shumë përgjegjësi, kushte më të mira ose mundësinë e avancimit profesional. Bricjapët nuk do të marrin vendime të nxituara, por do të peshojnë me kujdes avantazhet dhe disavantazhet. Megjithatë, ata mund të kuptojnë se ndonjëherë është e nevojshme të largohen nga mjedisi i njohur për të bërë një hap përpara.

  • Bill Clinton merr pjesë në të pamen e veprimtarit shqiptaro-amerikan Osman Osmani në Nju-Jork

    Bill Clinton merr pjesë në të pamen e veprimtarit shqiptaro-amerikan Osman Osmani në Nju-Jork

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka marrë pjesë në pritjen për ngushëllime të organizuar nga familja e veprimtarit shqiptaro-amerikan Osman Osmani, në Yonkers të Nju-Jorkut.

    Pritja u organizua në Royal Regency Hotel, me rastin e ndarjes nga jeta të Osman Osmanit, i cili ndërroi jetë më 18 tetor në Prishtinë, shkruan Telegrafi.

    Që nga orët e para të mëngjesit, pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, miq dhe bashkëpunëtorë të të ndjerit, në grupe të shumta, pritën në radhë për t’i shprehur ngushëllimet familjes Osmani. Pjesëmarrja ishte masive, duke dëshmuar respektin që Osmani gëzonte në mesin e bashkatdhetarëve.

    Foto: Epoka e Re

    Ndër personalitetet që morën pjesë për t’i shprehur ngushëllime familjes ishte edhe Bill Clinton, me të cilin Osman Osmani kishte ndërtuar një miqësi të ngushtë dhe një marrëdhënie të veçantë respekti të ndërsjellë.

    Osman Osmani do të kujtohet si veprimtar i përkushtuar, atdhetar i shquar, njëri ndër themeluesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe lobist, mik i shumë personaliteteve, filantrop dhe ndërmarrës i shquar.

    Ai la gjurmë të çmuara në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në përpjekjet për çështjen e Kosovës./Telegrafi/

  • Europe, where is justice? Citizens gather in front of EU offices in Kosovo after ruling in The Hague

    The civic initiative no, in my name, has organised a symbolic action in front of the European Union’s offices in Kosovo following the recent decision of Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague.

    With the message Europe, where is justice?

    Source Layer: Insander

  • “Evropë, ku është drejtësia?” – Qytetarët mblidhen para zyrave të BE-së në Kosovë pas vendimit në Hagë

    “Evropë, ku është drejtësia?” – Qytetarët mblidhen para zyrave të BE-së në Kosovë pas vendimit në Hagë

    “Evropë, ku është drejtësia?” – Qytetarët mblidhen para zyrave të BE-së në Kosovë pas vendimit në Hagë

    Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Kosovë, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Me mesazhin “Evropë, ku është drejtësia?”, pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin e gjykatës, duke kërkuar vëmendjen e institucioneve evropiane për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.

    Burimi: Insajderi

  • Limaj: Even an injustice, the Assembly must act for the future of the Special Court

    KSocial Democrat Initiative Chief Fatmir Limaj has reacted to developments in the court processes in The Hague, raising concerns about how justice is being administered on behalf of Kosovo.

    Through a Facebook post, Limaj has estimated that any judicial process should guarantee impartiality, integrity, equality of parties, and respect for standards of fair judgment.

    One more reason to seriously raise the issue of justice that is being administered in the name of Kosovo, Limaj has written, broadcast Klakosova.tv.

    He has stressed that justice involves not only declaring an act of judgment but also guaranteeing the right of protection and impartial examination of evidence.

    Any judicial process should guarantee the right to protect, impartial examination of evidence, and full respect for standards of fair judgment, he has stated.

    Limaj has also called for Kosovo institutions to assume their responsibilities, calling on the Assembly to act and open a debate on the future and the mandate of the Special Court.

    The Assembly must act, the law must be restored to force and a serious debate on the future and the mandate of this Court must be opened, Limaj has written.

    Among other things, he has stressed that Kosovo needs justice, dignity and institutions that protect the state’s interest.

    Posting:

  • Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

    Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

    Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet në proceset gjyqësore në Hagë, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po administrohet drejtësia në emër të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka vlerësuar se çdo proces gjyqësor duhet të garantojë paanshmëri, integritet, barazi të palëve dhe respektim të standardeve të një gjykimi të drejtë.

    “Edhe një padrejtësi, edhe një arsye më shumë për të ngritur seriozisht çështjen e drejtësisë që po administrohet në emër të Kosovës”, ka shkruar Limaj, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka theksuar se drejtësia nuk nënkupton vetëm shpalljen e një aktgjykimi, por edhe garantimin e të drejtës së mbrojtjes dhe shqyrtimin e paanshëm të provave.

    “Çdo proces gjyqësor duhet të garantojë të drejtën e mbrojtjes, shqyrtimin e paanshëm të provave dhe respektimin e plotë të standardeve të një gjykimi të drejtë”, ka deklaruar ai.

    Limaj ka kërkuar gjithashtu që institucionet e Kosovës të marrin përgjegjësitë e tyre, duke i bërë thirrje Kuvendit të veprojë dhe të hapë një debat për të ardhmen dhe mandatin e Gjykatës Speciale.

    “Kuvendi duhet të veprojë, ligji duhet të rikthehet në fuqi dhe duhet të hapet një debat serioz për të ardhmen dhe mandatin e kësaj Gjykate”, ka shkruar Limaj.

    Mes tjerash, ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për drejtësi, dinjitet dhe institucione që mbrojnë interesin e shtetit.

    Postimi:

  • “Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

    “Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

    “Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

    Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesit e tij në Kosovë që të mos heshtin përballë shqetësimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

    Gjatë një aksioni simbolik të mbajtur para zyrave të BE-së, Haziri ka theksuar se parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, barazia para ligjit dhe e drejta për një gjykim të drejtë duhet të jenë detyrime universale dhe jo standarde që zbatohen varësisht nga interesat politike, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar për Thaçin dhe të tjerët. Kërkojmë atë që i takon çdo njeriu, drejtësi të paanshme dhe respektim të dinjitetit njerëzor”, ka deklaruar Haziri para mediave.

    Ai ka bërë thirrje që institucionet dhe përfaqësuesit evropianë të mos i mbyllin sytë ndaj këtyre shqetësimeve, duke kërkuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

  • Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë

    Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë

    Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë

    Klan Kosova ka siguruar fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Isni Kilajt pas vendimit të sotëm nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Katërshja është fotografuar së bashku pas përfundimit të seancës në Gjykatën Speciale, ku u shpall aktgjykimi ndaj tyre.

    Në këtë rast, Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj burgim, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm, njofton Klankosova.tv.

    Në rastin për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim.

    Ndërkaq, pas shpalljes së aktgjykimit, Smakaj dhe Fazliu do të lirohen, pasi kohën e kaluar në paraburgim e kanë mbuluar me dënimin e shqiptuar.