Blog

  • "Evropë ku është drejtësia?", aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë

    “Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë

    "Evropë ku është drejtësia?", aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë

    Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian, pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

    Përmes një pankarte me mbishkrimin “Evropë, ku është drejtësia?”, organizatorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor dhe zhvillimet në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

    Në pankartë janë paraqitur edhe të dhëna që krahasojnë dënimet e serbëve me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pyetje për drejtësinë dhe trajtimin e rasteve gjyqësore.

  • Vdes boksieri irlandez Lee Reeves

    Vdes boksieri irlandez Lee Reeves

    Vdes boksieri irlandez Lee Reeves

    Boksieri irlandez Lee Reeves ka vdekur në moshën 31-vjeçare, gati tre muaj pasi pësoi lëndime të rënda në tru gjatë një meçi boksi në Dublin.

    Reeves ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Limerickut, ku po trajtohej pas lëndimeve të marra më 1 gusht, në përballjen kundër bashkëkombësit Gary Cully, në palestrën “3Arena” në Dublin.

    Ai pësoi nokaut në raundin e dhjetë të meçit për titullin BUI Celtic në kategorinë super të lehtë.

    Vdekjen e tij e ka konfirmuar kompania promovuese Queensberry, e cila ka shprehur pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta.

    “Të gjithë në Queensberry jemi të tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lee Reeves. Lee ishte një boksier jashtëzakonisht i talentuar, si dhe një shembull dhe frymëzim i vërtetë për komunitetin e tij”, thuhet në reagimin e kompanisë.

    Edhe kundërshtari i tij në meçin e fundit, Gary Cully, ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Reeves, duke e kujtuar me fjalë prekëse.

    “Mes nesh nuk ka pasur kurrë asgjë tjetër përveç dashurisë, kampion. Nuk mund ta besoj se po i shkruaj këto fjalë. Pusho në paqe, vëlla”, ka shkruar Cully.

    Reeves, i njohur në boks me nofkën “El Champo”, kishte zhvilluar 18 meçe profesioniste, duke regjistruar 16 fitore, prej të cilave 11 me nokaut./Klankosova.tv

  • RB Leipzig finally buys Gruda

    RB Leipzig will eventually transfer Brian Gruda from Brighton, as the German football player is currently borrowed to the Bundesliga team.

    According to journalist Philip Hinze, Sky Sports Germany ‘%, the obligation to purchase it will be activated in 2027, for sound reasons.

    The total transfer package will reach 30m euros, including the bonus, while Gruda will sign contracts with Leipzig by 2031. The contract has already been reached.

    On the other hand, Baiern Munich always had Gruda on his list of wishes, even before his transfer to Brighton.

    However, it is not currently a concrete target of the bavarres. Interest can only be tangible if an extraordinary development occurs, such as the sale of Michael Olyse.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • RB Leipzig e blen përfundimisht Grudën

    RB Leipzig e blen përfundimisht Grudën

    RB Leipzig e blen përfundimisht Grudën

    RB Leipzig do ta transferojë përfundimisht Brajan Grudën nga Brighton, pasi aktualisht futbollisti gjerman është i huazuar te skuadra e Bundesligës.

    Sipas gazetarit Philip Hinze të “Sky Sport Germany”, detyrimi për blerjen e tij do të aktivizohet në vitin 2027, për arsye kontabël.

    Paketa totale e transferimit do të arrijë në 30 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa Gruda do të nënshkruajë kontratë me Leipzigun deri në vitin 2031. Marrëveshja për kontratën tashmë është arritur.

    Në anën tjetër, Bayern Munich e ka pasur gjithmonë Grudën në listën e dëshirave, madje edhe para transferimit të tij te Brighton.

    Megjithatë, ai nuk është aktualisht objektiv konkret i bavarezëve. Interesimi mund të konkretizohet vetëm nëse ndodh ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm, siç do të ishte shitja e Michael Olises.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Orlando stopped Boston, convincing victory for Miami and Philadelphia

    Thus, Celtics ended the series of six consecutive victories, while the team from Ireland recorded a significant success on the journey, causing Boston to defeat its fans first.

    One convincing victory also won Miami Heat, who at home triumphed over Houston Rockets by 128-110, confirming the good form in this confrontation.

    Among the winning teams was Philadelphia 76ers, who triumphed in the trip to Brooklyn Nets with a figure of 135-233. Joel Emid was the main figure of this victory, leading his team with a dominant presentation.

    The victory on the trip also marked Phoenix Suns, who defeated Denver Nuggets by 117-105, as well as Memphis Grizzliers, who passed Washington Wizards with numbers 136-120.

    Meanwhile, Golden State Warrioers left disappointed by New Orleans, where they suffered deep losses of 115-94 in front of Pelicas.

    In other matches, Cleveland Cavaliers beat Chicago Bulls by 126-15, while Minnesota Timberwolves triumphed over Portland Trail Blazes with a figure of 106-98.

    Source Layer: RTKLive

  • Orlando ndal Bostonin, fitore bindëse për Miamin dhe Filadelfian

    Orlando ndal Bostonin, fitore bindëse për Miamin dhe Filadelfian

    Kështu, Celtics i dhanë fund serisë prej gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa skuadra nga Orlando regjistroi një sukses të rëndësishëm në udhëtim, duke i shkaktuar Bostonit disfatën e parë para tifozëve të vet.

    Një fitore bindëse realizoi edhe Miami Heat, që në shtëpi triumfoi ndaj Houston Rockets me rezultat 128-110, duke konfirmuar formën e mirë në këtë përballje.

    Në mesin e skuadrave fituese ishte edhe Philadelphia 76ers, e cila triumfoi në udhëtim ndaj Brooklyn Nets me shifrat 135-123. Joel Embiid ishte figura kryesore e kësaj fitoreje, duke udhëhequr skuadrën e tij me një paraqitje dominuese.

    Fitore në udhëtim shënuan edhe Phoenix Suns, që mposhtën Denver Nuggets me rezultat 117-105, si dhe Memphis Grizzlies, që kaluan Washington Wizards me shifrat 136-120.

    Ndërkohë, Golden State Warriors u larguan të zhgënjyer nga New Orleans, ku pësuan humbje të thellë 115-94 përballë Pelicans.

    Në ndeshjet e tjera, Cleveland Cavaliers mposhtën Chicago Bulls me rezultat 126-115, ndërsa Minnesota Timberwolves triumfuan ndaj Portland Trail Blazers me shifrat 106-98.

    Burimi: RTKLive

  • Prokurorja e Specializuar mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Prokurorja e Specializuar mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Sipas njoftimit të ZPS-së, Gjykata shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë tentativën për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindjen ndaj gjykatës, përmes përpjekjeve të paligjshme për të ndikuar te dëshmitarët e mbrojtur.

    Gjykata theksoi rolin udhëheqës të Thaçit në koordinimin e këtyre përpjekjeve, duke e shpallur atë fajtor edhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurës. Ndërkaq, Hajredin Kuçi u shpall fajtor për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

    Duke komentuar vendimin, Kimberly West deklaroi se aktgjykimi dërgon një mesazh të qartë se askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për përpjekjet për të cenuar sundimin e ligjit, për të zbuluar materiale konfidenciale të gjykatës apo për të ndërhyrë te dëshmitarët, pavarësisht pozitës apo statusit të tij.

    Ajo theksoi se ndërhyrjet e tilla cenojnë integritetin e procesit gjyqësor dhe se ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e vendosur në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave kundër administrimit të drejtësisë.

    Sipas njoftimit, akuzat në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët u ngritën mbi bazën e audioincizimeve të fshehta, të autorizuara nga gjykata, si dhe materialeve të sekuestruara.

    Këto materiale, sipas ZPS-së, dëshmojnë se Thaçi, gjatë kohës sa ndodhej në paraburgim në Hagë, u kishte dhënë udhëzime të paligjshme vizitorëve të tij për të kontaktuar dëshmitarë të ZPS-së në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj tij.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky publishes images and details &#82/11; Ukraine strikes and collapses a portion of Putin’s precious bridge that connects Russia to conquered Crime

    The Kerchi Bridge, which links the Crimean Peninsula with Russia’s territory, has been severely damaged by Ukrainian attacks with fears and rockets, while part of the road structure has collapsed in the water.

    Ukrainian official Mykola Lukasuk, head of the Regional Council of Dnepropetrovsk, said the bridge’s road arch has ended in the water following the second attack within 24 hours.

    Russia’s Detective Committee, meanwhile, confirmed that the bridge has suffered structural damage and announced the opening of an investigation into terrorist attacks.

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky confirmed that the Ukrainian Army stands behind the attack, which he described as an unprecedented operation prepared for several weeks.

    According to him, Russian air defence systems, radar and electronic equipment were gradually destroyed.

    The drones then hit the bridge’s road, while missiles and drones were used against the railway section.

    Zelensky said the attack was aimed at one of Russia’s main military crossings to the Crimea, adding that Ukraine is reminding Moscow that the war will always be back where it started.

    The Kerchi Bridge was built by Russia after the crime was annexed in 2014. It has also been hit in three previous Ukrainian attacks, the last of which was in June 2025.

    On the other hand, Kremlin spokesman Dmitry Peskov said the bridge would be rebuilt and that it would be even better than before. /Telegraph/

  • Zelensky publikon pamje dhe detaje - Ukraina godet dhe shemb një pjesë të ‘urës së çmuar të Putinit’ që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

    Zelensky publikon pamje dhe detaje – Ukraina godet dhe shemb një pjesë të ‘urës së çmuar të Putinit’ që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

    Ura e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me territorin e Rusisë, është dëmtuar rëndë nga sulmet ukrainase me dronë dhe raketa, ndërsa një pjesë e strukturës rrugore është shembur në ujë.

    Zyrtari ukrainas Mykola Lukashuk, kreu i Këshillit Rajonal të Dnipropetrovskut, tha se harku rrugor i urës ka përfunduar në ujë pas sulmit të dytë brenda 24 orëve.

    Ndërkohë, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se ura ka pësuar dëmtime strukturore dhe njoftoi hapjen e një hetimi për sulm terrorist.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se ushtria ukrainase qëndron pas sulmit, të cilin e cilësoi si një operacion të paprecedentë, të përgatitur gjatë disa javëve.

    Sipas tij, fillimisht u shkatërruan gradualisht sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, radarët dhe pajisjet elektronike.

    Më pas, dronët goditën pjesën rrugore të urës, ndërsa raketat dhe dronët u përdorën kundër pjesës hekurudhore.

    Zelensky tha se sulmi synonte një nga pikat kryesore të kalimit ushtarak të Rusisë drejt Krimesë, duke shtuar se Ukraina po i kujton Moskës se lufta do të kthehet gjithmonë aty ku filloi.

    Ura e Kerçit u ndërtua nga Rusia pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Ajo është goditur edhe në tri sulme të mëparshme ukrainase, i fundit prej të cilëve ishte në qershor të vitit 2025.

    Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se ura do të rindërtohet dhe se do të jetë edhe më e mirë se më parë. /Telegrafi/

  • Kërmillet sulmojnë bimët edhe në nëntor, një truk i thjeshtë me lëkura portokalli do t'ju ndihmojë të shpëtoni prej tyre

    Kërmillet sulmojnë bimët edhe në nëntor, një truk i thjeshtë me lëkura portokalli do t’ju ndihmojë të shpëtoni prej tyre

    Kërmillet mund të dëmtojnë bimët edhe gjatë muajve të ftohtë, veçanërisht në mot të lagësht. Megjithatë, ekziston një truk i thjeshtë që mund t’ju ndihmojë t’i mbani ato larg luleve dhe perimeve tuaja të preferuara, dhe e tëra çfarë ju nevojitet janë lëkurat e portokallit.

    Këta dëmtues pëlqejnë veçanërisht vendet me lagështirë dhe shpesh i përdorin ditët e buta dhe me shi të nëntorit për të kërkuar ushqim. Prania e tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha te bimët, dhe humbja e gjetheve para dimrit mund t’i dobësojë ato më tej dhe t’i bëjë më të ndjeshme ndaj ngricave dhe sëmundjeve.

    Pse lëkurat e portokallit tërheqin kërmijtë?

    Edhe pse në shikim të parë duket e pazakontë të përdorni një ushqim që kërmijtë e duan për të mbrojtur bimët tuaja, pikërisht këtu qëndron thjeshtësia e këtij truku.

    Lëkurat e portokallit ruajnë lagështinë dhe krijojnë një mjedis të lagësht në të cilin kërmijtë rriten mirë. Plus, aroma e tyre e fortë mund t’i tërheqë ata, veçanërisht kur fillojnë të dekompozohen.

    Për shkak të kësaj, ato mund të shërbejnë si karrem që do t’i mbledhë kërmijtë në një vend, në vend që t’i kërkojnë midis gjetheve dhe luleve ose t’i lënë të vazhdojnë të dëmtojnë bimët.

    Si të përdorni lëvozhgat e portokallit në kopsht?

    Procedura është shumë e thjeshtë. Pasi ta keni ngrënë portokallin, ruajeni lëkurën dhe priteni në disa copa më të vogla.

    Në mbrëmje, shpërndajini ato mbi sipërfaqen e tokës, pranë bimëve që doni të mbroni. Kërmijtë në përgjithësi bëhen më aktivë natën, kur dalin në kërkim të ushqimit, kështu që është mirë që karremin ta vendosni në atë kohë.

    Është e rëndësishme të mos i vendosni lëvozhgat direkt pranë kërcejve ose në mënyrë që ato të prekin bimët. Vendosini ato në një distancë të caktuar për të tërhequr kërmijtë në vendin e dëshiruar dhe jo për t’i drejtuar më tej drejt gjetheve dhe luleve.

    Çfarë duhet të bëni kur mblidhen kërmijtë?

    Kontrolloni vendet ku i keni lënë lëvozhgat mëngjesin tjetër. Nëse vini re se mbi to janë mbledhur kërmijtë, vishni doreza kopshtarie dhe mblidhini me kujdes.

    Pas kësaj, mund t’i hiqni nga kopshti, ose mund t’i vendosni në një tas me ujë me sapun. Zëvendësoni lëvoren me të re në mënyrë që karremi të mbetet tërheqës.

    Gjithashtu, pas shiut, rekomandohet të vendosni lëvore të freskëta sepse gjendja e tyre ndryshon nën ndikimin e lagështisë dhe kushteve të motit.

    Ky truk i thjeshtë ju lejon të përdorni ushqimin e mbetur dhe të zvogëloni numrin e kërmijve në kopsht pa përdorimin e kimikateve dhe karremave helmuese. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se lëkurat e portokallit nuk i largojnë kërmijtë, por i tërheqin ata. Prandaj, inspektimi i rregullt i kopshtit dhe largimi i kërmijve të mbledhur është i nevojshëm që kjo metodë të ketë efekt.