Blog

  • Gërvalla në takimin BE-Kosovë: Pavarësia e Kosovës është realitet që nuk mund të mohohet

    Gërvalla në takimin BE-Kosovë: Pavarësia e Kosovës është realitet që nuk mund të mohohet

    Gërvalla ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave në drejtësi, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, duke kërkuar nga partnerët evropianë të njëjtin nivel serioziteti dhe përgjegjësie.

    “Për ne, sundimi i ligjit, pavarësia e sistemit të drejtësisë, siguria publike dhe mbrojtja e të drejtave themelore nuk janë vetëm detyrime të procesit të integrimit evropian. Ato janë pjesë e domosdoshme dhe fundamentale e funksionimit të shtetit demokratik dhe e mbrojtjes së qytetarëve”, ka deklaruar Gërvalla.

    Duke folur për reformën në drejtësi, ministrja ka veçuar Pakon e pesë projektligjeve, e cila parasheh ndryshime në rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe kontrollin e integritetit të gjyqtarëve e prokurorëve, përgjegjësinë disiplinore, funksionimin e dy këshillave të drejtësisë dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.

    Ajo ka theksuar se projektligjet janë hartuar duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se kanë kaluar leximin e parë në Kuvend.

    Duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, Gërvalla ka pranuar se, krahas rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit gjyqësor, mbeten sfida në funksionimin e sistemit të drejtësisë.

    “Ne nuk i shmangemi këtij vlerësimi. E konsiderojmë atë si detyrim për t’i përshpejtuar reformat, pa cenuar cilësinë e tyre, dhe për të siguruar rezultate të matshme në zbatim”, ka thënë ajo.

    Ministrja ka folur edhe për funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, funksionimin e Gjykatës Administrative dhe nevojën për themelimin e Gjykatës për Çështje Familjare.

    Gërvalla kërkon përgjegjësi nga BE-ja për këngën nacionaliste serbe

    Një pjesë të rëndësishme të fjalës së saj Gërvalla ia ka kushtuar edhe luftës kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, duke kërkuar koordinim dhe përgjegjësi të plotë nga të gjitha institucionet.

    “Ngjarjet e fundit në Kosovë na kanë treguar se ligji dhe mekanizmat nuk mjaftojnë, nëse zinxhiri institucional nuk vepron në kohë, në koordinim dhe me përgjegjësi”, ka theksuar Gërvalla.

    Në pjesën e fjalimit kushtuar marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, ministrja ka ngritur çështjen e këngës me pretendime nacionaliste serbe ndaj territorit të Kosovës, e cila është interpretuar më 15 nëntor gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit në Bruksel.

    Gërvalla e ka cilësuar të papranueshme përfshirjen e një kënge të tillë në një aktivitet të Komisionit Evropian.

    “E mirëpresim natyrisht sqarimin e Komisionerës Kos se kjo këngë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian, mirëpo të nderuar zonja dhe zotërinj, një sqarim nuk mjafton”, ka deklaruar ajo.

    Ajo ka kërkuar shpjegim për mënyrën e përzgjedhjes dhe miratimit të këngës, përcaktimin e përgjegjësisë dhe masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

    Duke ritheksuar qëndrimin për sovranitetin e Kosovës, Gërvalla ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë në adresë të partnerëve evropianë:

    “Pavarësia e Republikës së Kosovës në kontinentin evropian si shtet i pavarur dhe sovran është një realitet i cili sot nuk mund të mohohet më nga askush.”

    Sipas saj, raste të tilla dëmtojnë kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe besimin në paanshmërinë e tij.

    Në përmbyllje të fjalës, Gërvalla ka kërkuar që takimi të prodhojë përgjegjësi të qarta, hapa konkretë dhe mekanizma të matshëm për zbatimin e zotimeve.

    “Kosova është shumë e gatshme ta bëjë pjesën e saj: t’i çojë përpara dhe t’i zbatojë reformat, të forcojë institucionet dhe të mbrojë të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve. Të njëjtin seriozitet dhe të njëjtën përgjegjësi e presim edhe nga partnerët tanë evropianë”, ka përfunduar Gërvalla.

    Burimi: RTKLive

  • ‘Bombë’ nga Anglia: Bruno Fernandes mund të largohet që në janar nga Man Utd, këto klube e duan

    ‘Bombë’ nga Anglia: Bruno Fernandes mund të largohet që në janar nga Man Utd, këto klube e duan

    E ardhmja e Bruno Fernandesit duket gjithnjë e më larg Manchester Unitedit, pasi mesfushori portugez ka refuzuar ofertën e dytë zyrtare për rinovimin e kontratës gjatë javëve të fundit.

    Kontrata aktuale e tij me “Djajtë e Kuq” është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, por negociatat kanë ngecur plotësisht. Fernandes kërkon një marrëveshje deri në vitin 2030 dhe, në mungesë të saj, po shtyn për largimin në afatin kalimtar të janarit 2027 ose për t’u larguar si lojtar i lirë në verën e atij viti.

    Në garë për shërbimet e tij janë disa klube evropiane, me Galatasarayn që po udhëheq interesimin nga Turqia.

    Sipas raportimeve të mediave turke dhe TEAMtalk, klubi nga Stambolli kishte arritur një marrëveshje verbale me mesfushorin gjatë verës së kaluar, por transferimi ishte bllokuar në momentet e fundit për shkak të refuzimit të Manchester Unitedit.

    Galatasaray mund të presë deri në përfundim të sezonit për ta transferuar portugezin si lojtar të lirë, por gjithashtu po përgatit një ofertë për janarin e vitit 2027, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e tij më herët. Në shtator, drejtuesit e Unitedit e kishin vlerësuar largimin e tij me 50 deri në 60 milionë euro, me synimin për të përfituar financiarisht para skadimit të kontratës.

    Interesim për kapitenin e Portugalisë kanë shfaqur edhe Fenerbahce dhe Trabzonspor, të cilat po e përcjellin nga afër situatën e tij.

    Në garë mbeten edhe klubet nga Arabia Saudite, megjithëse Al-Hilal e ka zbehur interesimin për momentin.

    Një tjetër destinacion i mundshëm është Atletico Madridi. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone e sheh me shumë interes afrimin e mesfushorit, të cilin e konsideron një përforcim ideal për organizimin e lojës.

    Trajneri argjentinas vlerëson cilësitë e Fernandesit, veçanërisht autoritetin në fushë, goditjen e topit dhe aftësinë për të depërtuar në zonën kundërshtare.

    Ndërkohë, edhe Serie A ka dy pretendentë të rëndësishëm për portugezin: Milanin dhe Juventusin.

    Sipas Calciomercato, trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është një nga mbështetësit kryesorë të këtij transferimi. Ai dëshiron të ribashkohet në “San Siro” me ish-kapitenin e tij te Sportingu i Lisbonës.

    Megjithatë, paga aktuale e Fernandesit, që raportohet të jetë 10.2 milionë euro neto në sezon, është mbi kufirin që Milani është i gatshëm të paguajë. Për këtë arsye, realizimi i marrëveshjes do të kërkonte sakrifica financiare nga të dyja palët.

    Në anën tjetër, Juventusi po e mban portugezin në listën e objektivave për vitin e ardhshëm, sipas CaughtOffside dhe TuttoJuve. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të paguajë klauzolën e largimit prej rreth 65 milionë eurosh, e cila është e përcaktuar për klubet e huaja./Telegrafi/

  • Në Gjilan nis shpërndarja e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit

    Në Gjilan nis shpërndarja e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit

    Komuna e Gjilanit ka nisur shpërndarjen e grupit të parë të pakove “Baby Box”, përmes të cilave do të mbështeten 455 familje që kanë mirëpritur foshnjat e tyre.

    Në nisjen e kësaj nisme morën pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu.

    Ata theksuan rëndësinë e këtij projekti për mbështetjen e prindërve të rinj dhe përkujdesjen ndaj të porsalindurve.

    Sipas njoftimit të komunës, pakot përmbajnë produkte të nevojshme për ditët e para të jetës së foshnjave dhe janë pjesë e angazhimit për mbështetjen e familjeve gjilanase.

    Nënkryetari Sadiku tha se kjo nismë përfaqëson një gjest simbolik të përkujdesjes dhe mbështetjes së komunës për familjet, duke ndarë me to gëzimin e ardhjes në jetë të anëtarëve të rinj.

    Komuna ka bërë të ditur se shpërndarja e pakove “Baby Box” do të vazhdojë rregullisht, me synimin që secili i porsalindur në këtë komunë të përfitojë nga kjo nismë.

    Me këtë rast, përfaqësuesit komunalë u uruan prindërve të rinj shëndet, lumturi dhe mbarësi, ndërsa foshnjave një jetë të shëndetshme. /Telegrafi/

  • Erërat e forta dëmtojnë kulmin e një objekti në Kramovik të Rahovecit, kërkohet ndërhyrje urgjente

    Erërat e forta dëmtojnë kulmin e një objekti në Kramovik të Rahovecit, kërkohet ndërhyrje urgjente

    Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulmin e një objekti në fshatin Kramovik të Rahovecit.

    Përmes një thirrjeje publike, është kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për sanimin e kulmit, pasi ekziston rreziku që uji të depërtojë brenda objektit dhe të shkaktojë dëme të mëtejshme në mure dhe inventar, raporton Telegrafi.

    Në thirrjen drejtuar institucioneve theksohet se çdo vonesë në ndërhyrje mund të përkeqësojë gjendjen dhe të rrisë dëmet materiale.

    “Kërkojmë reagim urgjent dhe zgjidhje konkrete para se situata të përkeqësohet”, thuhet në thirrje. /Telegrafi/

  • Fadil Fazliu is sentenced to 12 months, but he is released by the Special after serving his sentence.

    The Special Court in The Hague has declared the indictment against Fadil Fazliu in the context of the trial against justice administration, condemning him to 12 months in prison.

    According to the court’s ruling, Fazliu has been found guilty of two criminal acts: an attempt to obstruct official persons in performing official duties, as well as disobedience to the court.

    Mr. Fazliu, I found you guilty of attempted obstruction of official persons in carrying out official duties, the judge declared during the verdict.

    However, the judge made it known that since Fazliu has spent a longer time in custody than the stated sentence, this 12-month sentence is considered atonement.

    This act of judgment comes in the same process where decisions were proclaimed against former President Hashim Thaci, Hajredin Kuci, the Smajt Union and Isni Kilajt.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj, por lirohet nga Specialja pasi që e ka shlyer dënimin

    Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj, por lirohet nga Specialja pasi që e ka shlyer dënimin

    Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj, por lirohet nga Specialja pasi që e ka shlyer dënimin

    Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin edhe ndaj Fadil Fazliut në kuadër të procesit gjyqësor kundër administrimit të drejtësisë, duke e dënuar atë me 12 muaj burgim.

    Sipas vendimit të trupit gjykues, Fazliu është shpallur fajtor për dy vepra penale: tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe mosbindje ndaj gjykatës.

    “Zoti Fazliu, unë ju shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, deklaroi gjykatësi gjatë shpalljes së vendimit.

    Megjithatë, gjykatësi bëri të ditur se duke qenë se Fazliu ka kaluar në paraburgim një kohë më të gjatë sesa dënimi i shqiptuar, ky dënim prej 12 muajsh konsiderohet i shlyer.

    Ky aktgjykim vjen në të njëjtin proces ku u shpallën vendimet edhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt dhe Isni Kilajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Mamdan breaks down a New York police unit

    – What?A contract unit of the New York Police Department accused of using excessive force against protesters has been disbanded.

    So Mayor Zohann Mamdani and NYPD Commissioner Jessica Tisch announced on Monday, fulfilling a key campaign promise by the mayor to separate riot police from antiterrorism.

    Along with the elimination of the Strategic Response Group, some aggressive methods of mob management are now banned, and new units focused on dialogue will be established in the NYPD, and at the Office of the Community Security Mayor to ensure a co-ordinated response to the protests, the mayor and commissioner said in a statement, reports CNN, broadcast Klankosova.tv.

    The new division of the Dialogue and De-Spass Community will not have weapons or arrest competencies and will work with a new MPD unit with the First Amendment Support Team to prepare for and respond to protests. The two entities will work with a new Patrol Support Division within the NYPD, which will have personnel from verified officers who will receive specialised training to manage crowd control.

  • Mamdani shpërbën një njësi të policisë së New Yorkut

    Mamdani shpërbën një njësi të policisë së New Yorkut

    Mamdani shpërbën një njësi të policisë së New Yorkut

    Një njësi kontroverse e Departamentit të Policisë së New Yorkut e akuzuar për përdorim të forcës së tepërt kundër protestuesve, është shpërbërë.

    Kështu njoftuan të hënën kryebashkiaku Zohran Mamdani dhe komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, duke përmbushur një premtim kyç të fushatës nga kryebashkiaku për të ndarë policimin e protestave nga antiterrorizmi.

    Së bashku me eliminimin e Grupit të Reagimit Strategjik, disa taktika agresive të menaxhimit të turmave tani janë të ndaluara dhe njësi të reja të fokusuara në dialog do të krijohen në NYPD dhe në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë për Sigurinë e Komunitetit për të siguruar një përgjigje të koordinuar ndaj protestave, thanë kryebashkiaku dhe komisioneri në një deklaratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    “Divizioni i ri i Dialogut dhe De-eskalimit të Komunitetit” i udhëhequr nga civilët nuk do të ketë armë ose kompetenca arrestimi dhe do të punojë me një njësi të re të NYPD-së – Ekipi i Mbështetjes së Amendamentit të Parë – për t’u përgatitur dhe për t’iu përgjigjur protestave. Të dy njësitë do të punojnë me një Divizion të ri të Mbështetjes së Patrullave brenda NYPD-së, i cili do të ketë personel nga oficerë të verifikuar të cilët do të marrin trajnim të specializuar për menaxhimin e kontrollit të turmave.

  • Thaçi tundi kokën dhe buzëqeshi pas dëgjoi aktgjykimin në Hagë

    Thaçi tundi kokën dhe buzëqeshi pas dëgjoi aktgjykimin në Hagë

    Thaçi tundi kokën dhe buzëqeshi pas dëgjoi aktgjykimin në Hagë

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me një vit e pesë muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të rastit të dytë ndaj tij, që lidhet me pengimin e drejtësisë.

    Pas dëgjimit të vendimit, Thaçi është parë duke tundur kokën dhe më pas duke buzëqeshur.

    Po ashtu, ai i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”./Klankosova.tv

  • Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

    Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

    Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

    Arion Kurtaj, 21-vjeçari që tronditi industrinë e videolojërave duke publikuar 90 video të papublikuara të Grand Theft Auto VI (GTA VI), ka pranuar fajësinë për një seri sulmesh të mëdha kibernetike.

    Kurtaj, anëtar i grupit famëkeq të hakerëve Lapsus$, kishte hakuar kompaninë Rockstar Games, duke publikuar në internet pamje nga loja e shumëpritur GTA VI, nën pseudonimin TeaPotUberHacker.

    Por Rockstar Games nuk ishte objektivi i vetëm i tij. Ai kishte sulmuar gjithashtu kompaninë Uber, operatorin BT/EE dhe platformën financiare Revolut, duke komprometuar të dhënat e mijëra klientëve.

    Sulmi ndaj Uber-it i kishte shkaktuar kompanisë humbje prej më shumë se 2.8 milionë dollarësh, pasi hakeri kishte vjedhur të dhëna sensitive dhe kishte fshirë llogari e informacione të brendshme.

    Një nga detajet më të pazakonta të rastit është se Kurtaj kishte vazhduar aktivitetin e tij kriminal edhe pasi ishte vendosur në një hotel për arsye sigurie, gjatë kohës që ndodhej në lirim me kusht.

    Për këtë, ai kishte përdorur vetëm një telefon mobil, lidhjen Wi-Fi të televizorit të hotelit dhe një pajisje Amazon Fire Stick.

    Në vitin 2023, gjykata kishte urdhëruar që ai të qëndronte për një kohë të pacaktuar në një spital të sigurisë së lartë, pasi ishte vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor.

    Tashmë, 21-vjeçari ka pranuar fajësinë për gjashtë vepra penale, përfshirë hakimin kompjuterik, mashtrimin dhe posedimin e një telefoni të paligjshëm në burg.

    Madje, ai kishte përdorur edhe telefonin e burgut për t’i dërguar një mesazh tallës numrit emergjent 999.

    Kurtaj pritet të marrë dënimin më 23 nëntor 2026, në Gjykatën e Kurorës në Woolwich të Britanisë së Madhe.