Blog

  • EXCultuals Luan Ibrahim leaves the position of chief of economic crimes for regions, sent to the Intelligence Unit.

    The signal newspaper has learned exclusively that Captain Luan Ibrahimi has left the position of chief of economic crimes for regions.

    According to signal information, Abraham has moved to the Inspection Unit, no longer exercising his function until now.

    The signal paper will inform you of other details concerning this change in the Kosovo Police facility.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Luan Ibrahimi largohet nga pozita e shefit të Krimeve Ekonomike për rajone, dërgohet në Njësinë e Inspektimeve

    Ekskluzive | Luan Ibrahimi largohet nga pozita e shefit të Krimeve Ekonomike për rajone, dërgohet në Njësinë e Inspektimeve

    Ekskluzive | Luan Ibrahimi largohet nga pozita e shefit të Krimeve Ekonomike për rajone, dërgohet në Njësinë e Inspektimeve

    Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se kapiteni Luan Ibrahimi është larguar nga pozita e shefit të Krimeve Ekonomike për rajone.

    Sipas informacioneve të Sinjalit, Ibrahimi është transferuar në Njësinë e Inspektimeve, duke mos e ushtruar më funksionin që kishte deri më tani.

    Gazeta Sinjali do t’ju informojë për detaje të tjera lidhur me këtë ndryshim në strukturën e Policisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albania buys American rocket launchers who became famous in Ukraine’s war

    The US State Department has approved the possible sale of two M142 missile systems. HIMARS for Albania, worth approximately $210 million.

    The news has also been disclosed by Albanian Armed Forces Chief of General Staff Arben Kiggi, who through a Facebook post has described this development as an important step towards deepening the strategic partnership between Albania and the United States of America.

    According to the American report, approval has been granted on November 17th, while the package required by Albania includes two HIMARS missile launchers, 72 .2 millimeter-led cable missiles, eight artillery fire management systems, as well as support vehicles, maintenance equipment and training equipment.

    The main contractor for this deal is the American company Lockheed Martin.

    Buying is expected to be financed through loans under the US Foreign Military Financing Programme ( The FMF, meaning Albania will receive financing through this programme for the purchase of American military equipment.

    The HIMARS system is a mobile launcher mounted on the truck, which enables the impact of high precision targets and quick departures after launching missiles.

    This system became known during the war in Ukraine in 2022, where Ukrainian forces used it to crack down on ammunition depots and Russian command centers.

    For Albania, equipment with these systems would represent a new capacity in the Earth Forces missile artillery.

    Meanwhile, development comes at a time when military co-operation between Albania, Kosovo and Croatia has been in focus, following the signing of the joint declaration for defence co-operation.

    This agreement was rejected by Serbian President Aleksandar Vuciq, who had declared it opening the arms race in the region.

    The US State Department, in its assessment, has stressed that the possible sale of HIMARS systems is not expected to change the basic military balance in the region.

    However, it is still not known when the final contracts will be signed, when the systems in Albania will be delivered, and what will be the terms of the return of the loan. American approval is an initial step toward realising this acquisition.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shqipëria blen raketahedhësit amerikanë që u bënë të famshëm në luftën e Ukrainës

    Shqipëria blen raketahedhësit amerikanë që u bënë të famshëm në luftën e Ukrainës

    Shqipëria blen raketahedhësit amerikanë që u bënë të famshëm në luftën e Ukrainës

    Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve raketore M142 HIMARS për Shqipërinë, në vlerë të përafërt prej 210 milionë dollarësh.

    Lajmi është bërë i ditur edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, i cili përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sipas njoftimit amerikan, miratimi është dhënë më 17 nëntor, ndërsa paketa e kërkuar nga Shqipëria përfshin dy lëshues raketorë HIMARS, 72 raketa të drejtuara të kalibrit 227 milimetra, tetë sisteme për drejtimin e zjarrit të artilerisë, si dhe automjete mbështetëse, pajisje mirëmbajtjeje dhe trajnim.

    Kontraktori kryesor për këtë marrëveshje është kompania amerikane Lockheed Martin.

    Blerja pritet të financohet përmes kredive në kuadër të programit amerikan të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF), që nënkupton se Shqipëria do të marrë financim përmes këtij programi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane.

    Sistemi HIMARS është një raketahedhës i lëvizshëm, i montuar mbi kamion, i cili mundëson goditjen e objektivave me precizion të lartë dhe largimin e shpejtë nga pozicioni pas lëshimit të raketave.

    Ky sistem u bë i njohur gjatë luftës në Ukrainë, në vitin 2022, ku forcat ukrainase e përdorën për të goditur depot e municionit dhe qendrat komanduese ruse.

    Për Shqipërinë, pajisja me këto sisteme do të përfaqësonte një kapacitet të ri në artilerinë raketore të Forcave Tokësore.

    Ndërkohë, zhvillimi vjen në një kohë kur bashkëpunimi ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ka qenë në vëmendje, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për bashkëpunim në mbrojtje.

    Kjo marrëveshje ishte kundërshtuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte deklaruar se ajo hap garën e armatimit në rajon.

    Departamenti amerikan i Shtetit, në vlerësimin e tij, ka theksuar se shitja e mundshme e sistemeve HIMARS nuk pritet të ndryshojë ekuilibrin themelor ushtarak në rajon.

    Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të nënshkruhet kontrata përfundimtare, kur do të dorëzohen sistemet në Shqipëri dhe cilat do të jenë kushtet e kthimit të kredisë. Miratimi amerikan përbën një hap fillestar drejt realizimit të kësaj blerjeje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, Agim Aliu kërkon ndihmë nga Qeveria për kompensimin e të prekurve

    Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, Agim Aliu kërkon ndihmë nga Qeveria për kompensimin e të prekurve

    Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, Agim Aliu kërkon ndihmë nga Qeveria për kompensimin e të prekurve

    Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar dëme në disa objekte shkollore e sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se ekipet emergjente kanë dalë në terren që nga mbrëmja e së enjtes për të evidentuar dëmet dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për sanimin e tyre.

    Aliu ka njoftuar se sot, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës dhe drejtorin e Arsimit, ka vizituar disa nga lokacionet e prekura për të parë nga afër pasojat e erërave.

    Ai ka bërë të ditur se Komuna do të përgatisë një raport për dëmet e shkaktuara, të cilin do ta përcjellë te niveli qeveritar, duke kërkuar mbështetje financiare për kompensimin e subjekteve të prekura.

    “Dëmet janë evidentuar në disa objekte shkollore e sportive, në hapësira publike e në biznese dhe ekonomi familjare. Komuna do të përgatisë raportin për dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe për të njëjtën do të kërkoj edhe mbështetjen e nivelit qeveritar për të kompensuar subjektet e prekura”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    Burimi: Insajderi

  • Rikthehet Superliga e basketbollit, kampioni kundër nënkampionit

    Rikthehet Superliga e basketbollit, kampioni kundër nënkampionit

    Takimet e së shtunës do të nisin nga ora 17:00, kur Golden Eagle Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën. Dy skuadrat synojnë fitore në një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.

    Nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës, në një tjetër përballje interesante, ku prishtinasit shihen favoritë.

    Të dielën, vëmendja do të jetë e përqendruar te përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 17:00. Dueli ndërmjet dy skuadrave që përfaqësojnë basketbollin kosovar edhe në arenën evropiane pritet të jetë një nga sfidat më interesante të kësaj jave.

    Kjo sfidë është interesante pasi përballen kampioni dhe nënkampioni. Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finalen e Kupës dhe Superkupës. Mitrovicasit edicionin e kaluar fituan titullin dhe Kupën, kurse prizrenasit triumfuan në Superkupë.

    Java e dhjetë do të përmbyllet me takimin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, që fillon nga ora 19:30. Edhe kjo përballje premton rivalitet dhe luftë për fitore.

    Orari

    E shtunë

    17:00 | Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

    19:30 | Rahoveci 029 – Bora

    E diel

    17:00 | Trepça – Bashkimi

    19:30 | Vëllaznimi – Peja

    Burimi: RTKLive

  • Kushner: Rusia ka pranuar të marrë pjesë në një format shumëpalësh me Evropën

    Kushner: Rusia ka pranuar të marrë pjesë në një format shumëpalësh me Evropën

    Lajmi u bë i ditur nga Jared Kushner, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, gjatë takimit me udhëheqësit evropianë në Berlin.

    Kushner theksoi se është e nevojshme që Rusia dhe Evropa, të rifillojnë komunikimin e drejtpërdrejtë, pasi sipas tij, prej rreth katër vitesh nuk kanë pasur një dialog të tillë në nivelin e nevojshëm politik.

    “Rusia dhe Evropa duhet të fillojnë të flasin përsëri me njëra-tjetrën. Ata nuk e bëjnë këtë prej katër vitesh”, deklaroi ai.

    Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar në Berlin, ishte krijimi i garancive të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës.

    Kushner tha se çdo garanci e tillë do të mbështetej në një model të ngjashëm me Nenin 5 të NATO-s, që përcakton parimin e mbrojtjes kolektive në rast të një sulmi ndaj një vendi anëtar.

    Sipas tij, gjatë kontakteve me palën ruse, është krijuar bindja se Moska mund të pranojë konceptin e një garancie sigurie të këtij lloji për Ukrainën.

    “Besoj se kemi arritur që rusët të ndihen të qetë me këtë koncept”, deklaroi Kushner, duke shtuar se presidenti Trump është i hapur ndaj kësaj mundësie.

    Megjithatë, ai nënvizoi se një angazhim i tillë duhet të jetë edhe në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi do të përbënte një përgjegjësi të rëndësishme për Uashingtonin.

    Një garanci sigurie, e bazuar në modelin e Nenit 5, synon të sigurojë që Ukraina të mos mbetet e pambrojtur në rast të një sulmi të ri pas përfundimit të konfliktit.

    Pjesëmarrja e mundshme e Rusisë në një format shumëpalësh me Evropën, do të ishte gjithashtu një zhvillim i rëndësishëm diplomatik, pasi do të hapte rrugën për rikthimin e kontakteve të drejtpërdrejta mes Moskës dhe kryeqyteteve evropiane, në diskutimet për sigurinë e kontinentit.

    Burimi: RTKLive

  • Pse yoga, pilates dhe padel po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara? Kosova i bashkohet trendit

    Pse yoga, pilates dhe padel po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara? Kosova i bashkohet trendit

    Përtej futbollit, basketbollit dhe sporteve tradicionale, gjithnjë e më shumë njerëz në Kosovë po orientohen drejt aktiviteteve të tjera fizike, të cilat po fitojnë popullaritet të madh në mbarë botën. Yoga, pilates dhe padeli janë tri prej tyre, që për arsye të ndryshme po tërheqin interesimin e njerëzve të moshave të ndryshme, duke u shndërruar gradualisht në pjesë të stilit të tyre të jetesës.

    Edhe pse kanë karakteristika dhe mënyra të ndryshme të zhvillimit, këto tri aktivitete kanë një element të përbashkët: ndikimin që mund të kenë në përmirësimin e gjendjes fizike dhe mirëqenies së përgjithshme.

    Për disa janë mënyrë për të qëndruar aktivë, për të tjerë një formë rekreacioni, ndërsa për një pjesë janë kthyer në pjesë të rëndësishme të rutinës së përditshme.

    Në Kosovë, ky interesim është veçanërisht i dukshëm te padeli, i cili gjatë viteve të fundit ka përjetuar rritje të konsiderueshme, ndërsa yoga dhe pilatesi po fitojnë gjithashtu hapësirë përmes studiove të specializuara dhe programeve të ndryshme të ushtrimeve.

    Padeli po rritet me hapa të shpejtë edhe në Kosovë

    Padel Kosova

    Një prej aktiviteteve që po përjeton zhvillimin më të madh në vend është padeli. Sipas të dhënave të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Padelit (FIP) në shtator të vitit 2026, Kosova numëron rreth 9.000 lojtarë amatorë, 16 klube dhe 40 fusha të këtij sporti.

    Rritja është veçanërisht interesante kur krahasohen shifrat e viteve të fundit. Në vitin 2024, Kosova kishte rreth 1.000 lojtarë amatorë, ndërsa në vitin 2025 ky numër ishte rritur në rreth 3.000. Në vitin 2026, shifra arriti në rreth 9.000, duke treguar se numri i vlerësuar i praktikuesve është trefishuar në secilin prej këtyre viteve raportuese.

    Ky zhvillim nuk është kufizuar vetëm në hapjen e fushave të reja, por është reflektuar edhe në organizimin e garave ndërkombëtare.

    Në maj të vitit 2026, Prishtina ishte nikoqire e turneut FIP Bronze Prishtina, pjesë e kalendarit CUPRA FIP Tour, që u zhvillua nga 7 deri më 10 maj në Terra Padel Society.

    Një tjetër dëshmi e zhvillimit të këtij sporti ishte edhe inaugurimi i një fushe të padelit në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, në shtator të vitit 2026, duke e afruar këtë aktivitet edhe më shumë me komunitetin universitar.

    Foto: Padel Kosova

    Për të kuptuar më mirë arsyet e këtij popullariteti, Telegrafi ka biseduar me Kushtrim Krasniqin pronarin e Padel Arena Prishtina, i cili vlerëson se rritja e këtij sporti nuk është e pranishme vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën.

    “Jo vetëm në Kosovë, por padeli po rritet me hapa të shpejtë në gjithë botën. Vetëm në Kosovë sot ekzistojnë rreth dhjetë qendra të padelit me mbi 40 fusha. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e shpejtë si: Loja atraktive, mundësia për të luajtur të dyja gjinitë dhe të gjitha moshat, madje ka lojtarë edhe të moshave mbi 60 vjeç të cilët pa ndonjë problem sfidojnë 20-vjeçarët. Mjafton ta provoni një herë me shok ose shoqe dhe dashurohesh në këtë sport”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

    Kushtrim Krasniqi

    Sipas tij, padeli është duke u shndërruar në një prej aktiviteteve më të kërkuara në Kosovë, duke tërhequr edhe njerëz që më parë nuk kanë pasur përvojë në sport.

    “Padeli është duke u bërë sporti i dytë më i popullarizuar në Kosovë pas futbollit. Brenda një 24-orësh, këtë sport e praktikojnë 200-300 persona. Ka lojtarë që luan çdo natë nga 2-3 ore, pra për shumë lojtarë është bërë pjesë e jetës. Kemi edhe trajnerë spanjoll të angazhuar vetëm për të rritur nivelin e padelit në vendin tonë. Është sport ku edhe ai që nuk është marrë ndonjëherë me aktivitete sportive, e gjen veten shumë lehtë”.

    “Më së shumti është duke u praktikuar nga ish-futbollistët. Sot, emra të mëdhenj të futbollit si Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane, Steven Gerrard, Arjen Robben, Granit Xhaka praktikojnë padelin. Madje Robben merr pjesë edhe në turne ndërkombëtar të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Padelit”, ka deklaruar ai.

    Krasniqi është ndalur edhe te përfitimet që mund të sjellë praktikimi i këtij sporti, duke theksuar se aktiviteti i vazhdueshëm fizik ndikon pozitivisht në gjendjen e përgjithshme të trupit.

    “Përfitimet janë të mëdha. Është sport që ndikon në largimin e stresit, depresionit, largimin nga telefoni për disa orë. Ndihmon në menaxhimin e peshës, ul rrezikun për sulmet në zemër dhe ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Në aspektin fizik të jep forcë dhe fuqi muskulore, ku vazhdimisht i ke në lëvizje këmbët, duart dhe krahët”, ka shtuar Krasniqi për Telegrafin.

    Yoga, nga një praktikë mijëvjeçare te një aktivitet i përhapur në mbarë botën

    Ndryshe nga padeli, yoga është ndër praktikat më të vjetra në këtë grup. Ajo e ka origjinën në Indi, më shumë se dy mijë vjet më parë, dhe fillimisht ishte e lidhur me meditimin, frymëmarrjen dhe harmoninë ndërmjet trupit dhe mendjes.

    Me kalimin e kohës, yoga u zhvillua në forma të ndryshme, duke u përhapur në vende të ndryshme të botës dhe duke u shndërruar në një aktivitet që praktikohet nga miliona njerëz.

    Përhapja e saj jashtë Indisë u intensifikua sidomos gjatë shekujve XIX dhe XX, kur mësuesit indianë filluan ta prezantonin këtë praktikë në Evropë dhe Amerikë. Në dekadat e fundit, yoga është bërë pjesë e shumë qendrave të fitnesit dhe studiove të specializuara, duke tërhequr njerëz që kërkojnë të përmirësojnë fleksibilitetin, ekuilibrin, forcën dhe të reduktojnë stresin.

    Yoga përtej studios, ndikimi i televizionit në përhapjen e saj

    Yoga nuk u bë e njohur vetëm përmes studiove dhe mësuesve të specializuar. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e saj luajtën edhe televizionet, të cilat gjatë viteve 1970 filluan t’i kushtonin hapësirë ushtrimeve fizike dhe teknikave të relaksimit.

    Një prej shembujve ishte emisioni britanik “Yoga for Health“, i transmetuar në vitin 1971, i cili arriti të tërhiqte rreth katër milionë shikues. Përmes këtij programi, njerëzit kishin mundësinë të ndiqnin ushtrimet nga shtëpitë e tyre dhe t’i praktikonin ato para ekranit.

    Për ata që dëshirojnë ta njohin më mirë këtë praktikë, një sugjerim interesant është edhe dokumentari “Enlighten Up!” i vitit 2009, i cili ndjek udhëtimin e një personi skeptik në botën e yoga-s dhe eksploron ndikimin e saj në jetën e njerëzve.

    Edhe në Kosovë, yoga po fiton interesim përmes studiove të specializuara, ku njerëzit mund të praktikojnë ushtrime të ndryshme të frymëmarrjes, fleksibilitetit dhe relaksimit.

    Megjithatë, aktualisht nuk ka të dhëna të publikuara që mundësojnë përcaktimin e saktë të numrit të personave që e praktikojnë këtë aktivitet në vend.

    Pilatesi, nga metoda e ushtrimeve te një prej aktiviteteve më të kërkuara

    Në anën tjetër, pilatesi është një metodë shumë më e re. Ajo u zhvillua nga gjermani Joseph Pilates gjatë viteve 1920, fillimisht si një sistem ushtrimesh për forcimin dhe kontrollin e trupit.

    Metoda e tij u përdor fillimisht nga kërcimtarët, gjimnastët dhe sportistët, ndërsa më vonë u përhap edhe në mesin e publikut të gjerë.

    Joseph Pilates

    Interesimi për pilatesin filloi të rritej dukshëm gjatë viteve 1980 dhe 1990, kur gjithnjë e më shumë studio dhe qendra fitnesi filluan ta përfshinin në programet e tyre.

    Një prej arsyeve të këtij popullariteti është përqendrimi në muskujt e pjesës qendrore të trupit, të njohur si “core”, si dhe në kontrollin e lëvizjeve, qëndrimin e drejtë dhe stabilitetin.

    Edhe në Kosovë, pilatesi po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë. Për të kuptuar më mirë këtë zhvillim dhe mënyrën se si po ndryshon interesimi i njerëzve, Telegrafi ka biseduar me Erlet Muçollin nga Erlet Muçolli Pilates, i cili ka rreth 20 vjet përvojë në këtë fushë.

    Erlet Muçolli

    Muçolli vlerëson se vitet e fundit kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si njerëzit në Kosovë e shohin aktivitetin fizik dhe kujdesin ndaj vetes.

    “Si dikush që ka kaluar pothuajse 20 vite duke e ndërtuar këtë industri në Kosovë dhe duke i edukuar njerëzit për përfitimet e ushtrimeve të Pilatesit, jam jashtëzakonisht i lumtur që kjo metodë më në fund është në qendër të vëmendjes, jo vetëm te ne, por edhe ndërkombëtarisht”.

    “Nga viti 2020, industria e përkujdesjes ndaj vetes (wellness) ka përjetuar një shpërthim në vendin tonë. Me përhapjen e TikTok-ut dhe të rrjeteve të tjera sociale, njerëzit po e zbulojnë Pilates, po e dojnë dhe po e praktikojnë gjithnjë e më shumë. Kërkesa për studiot tona janë në rritje të vazhdueshme,posaqërisht gjatë 7-8 viteve të fundit”.

    Erlet Muçolli Pilates Studio

    “Pavarësisht pozitivitetit që njerëzit po lëvizin më shumë dhe po bëhen më aktivë, mendoj se kjo rritje duhet të vijë me një dozë përgjegjësie. Si çdo aktivitet tjetër fizik, edhe Pilatesi duhet praktikuar me kujdes dhe në mënyrë profesionale, sidomos me klientë që kanë pasur lëndime në të kaluarën, kanë kufizime në lëvizje ose janë në fazën e pas-rehabilitimit”.

    “Në fund të fundit, kemi të bëjmë me njerëz me trupa, nevoja dhe kërkesa të ndryshme, ndaj duhet të jemi gjithmonë korrekt ndaj tyre: një lëvizje e gabuar, e përsëritur vazhdimisht, mund të sjellë dëm në vend të përfitimit,posaqërisht në Reformer Pilates”.

    “Çdo studio Pilates që hapet në vend duhet të marrë përgjegjësinë për ta arsimuar, çertifikuar dhe trajnuar për një kohë të gjatë stafin e vet profesional, pasi kjo është një fushë që kërkon edukim të vazhdueshëm dhe modifikime të ndryshme sipas çdo klienti”, ka thënë Muçolli për Telegrafin.

    Ai është ndalur edhe te përfitimet që sjell pilatesi, duke theksuar se kjo metodë mund të ndihmojë në përmirësimin e forcës, kontrollit dhe stabilitetit, por nuk duhet konsideruar si zgjidhja e vetme për çdo nevojë fizike.

    Erlet Muçolli

    “Pilatesi ndihmon padyshim në përmirësimin e kontrollit të trupit, uljen e stresit, forcimin e sistemit kardiovaskular, uljen e peshës të tepërt, rritjen e forcës së muskujve, ruajtjen e ekuilibrit, përmirësimin e qëndrimit të trupit e shumë të tjera. Por kjo nuk do të thotë që format e tjera të ushtrimeve nuk i ofrojnë këto përfitime, apo që Pilatesi është zgjidhja e vetme për të gjitha nevojat tona fizike, vetëm pse është bërë “trendy””.

    “A mund t’i kombinojmë këto aktivitete? Patjetër! A i përjashton Pilatesi sportet e tjera? Natyrisht që jo. Trupi ynë ka nevoja të ndryshme, e ato ndryshojnë sipas moshës, gjendjes fizike, qëllimeve dhe mënyrës së jetesës”.

    “Unë mendoj se çdo lëvizje është investim në shëndetin tonë, qoftë Pilates apo diçka tjetër. Dhe është shumë pozitive që njerëzit kanë filluar të vetdisohen më shumë për ruajtjen e shëndetit të tyre nëpërmjet ushtrimeve”, ka deklaruar ai.

    Sa i përket personave që dëshirojnë të fillojnë pilatesin, Muçolli thekson se aktiviteti është i përshtatshëm për grupmosha dhe nivele të ndryshme të përgatitjes fizike, por ushtrimet duhet të përshtaten sipas nevojave individuale.

    “Ne përpiqemi ta tregojmë pikërisht këtë realitet: Pilatesi është për të gjithë,por jo të gjitha lëvizjet në Pilates janë të përshtatshme për të gjithë. Nuk mund të punosh njëlloj me një klient që ka problem me herni diskale le te themi, si me një atlet apo përdorues të avancuar(shembull)”.

    “Kemi ndërtuar komunitetin tonë organik gjatë tërë këtyre viteve, ku Pilatesi ka ndihmuar shumë persona në rehabilitim pas lëndimeve dhe me probleme si kifoza, skolioza, problemet e gjunjëve etj. Ka ndihmuar njerëzit të rikthejne vetbesimin e tyre, të humbasin peshë, të mos krrysen etj”.

    “Ushtrimet janë sfiduese, por si studio ofrojmë modifikime dhe faza të ndryshme, ku secili praktikon në mënyrën që ndihet më rehat, ndërsa ne rekomandojmë progres gradual”, ka përfunduar Muçolli për Telegrafin.

    Pilatesi edhe nga shtëpia, ushtrimet që mund të bëhen pjesë e rutinës së përditshme

    Për ata që dëshirojnë ta provojnë pilatesin për herë të parë, sot mundësitë janë shumë më të mëdha se dikur. Përveç studiove të specializuara, ushtrimet mund të ndiqen edhe përmes programeve të ndryshme online, ku instruktorët demonstrojnë lëvizjet dhe shpjegojnë mënyrën e duhur të realizimit të tyre.

    Kjo e ka bërë më të lehtë përfshirjen e pilatesit në rutinën e përditshme, edhe për personat që nuk kanë shumë kohë për të shkuar në palestër. Megjithatë, për personat me lëndime ose probleme shëndetësore, rekomandohet këshillimi me profesionistë para fillimit të ushtrimeve.

    Pse po përhapen kaq shumë këto aktivitete?

    Një prej arsyeve kryesore është ndryshimi i mënyrës se si njerëzit e shohin aktivitetin fizik. Përveç ushtrimeve tradicionale në palestër, gjithnjë e më shumë persona po kërkojnë alternativa që kombinojnë lëvizjen me argëtimin, shoqërinë dhe mirëqenien mendore.

    Yoga dhe pilatesi ofrojnë mundësi për t’u ushtruar në ambiente të mbyllura, në grupe ose individualisht, pa qenë e nevojshme të kesh përvojë të mëparshme sportive. Ndërsa padeli, i cili zakonisht luhet në çifte, krijon mundësi për aktivitet fizik në grup dhe ndërveprim shoqëror.

    Federata e Padelit e Kosovës

    Një tjetër faktor është se këto aktivitete mund të përshtaten me nivele të ndryshme të përgatitjes fizike. Nuk është e domosdoshme të jesh sportist profesionist për të filluar, ndërsa intensiteti dhe ushtrimet mund të përshtaten sipas aftësive të secilit person.

    Rrjetet sociale kanë ndikuar gjithashtu në përhapjen e tyre, duke bërë që ushtrimet, demonstrimet dhe përvojat e njerëzve të shpërndahen më lehtë.

    Kjo ka ndihmuar që aktivitete që dikur njiheshin kryesisht nga komunitete të caktuara, sot të bëhen pjesë e interesimit të publikut të gjerë.

    Sa ndikojnë realisht në shëndet?

    Përtej popullaritetit, një prej pyetjeve kryesore është se sa përfitime reale mund të sjellin këto aktivitete për shëndetin e njeriut.

    Yoga ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit, ekuilibrit dhe forcës muskulore. Përmes ushtrimeve të frymëmarrjes dhe përqendrimit, ajo mund të ndihmojë edhe në menaxhimin e stresit dhe ankthit.

    Pilatesi fokusohet më shumë në forcimin e muskujve të barkut, shpinës dhe pjesës qendrore të trupit. Ushtrimet e kontrolluara mund të ndihmojnë në përmirësimin e qëndrimit, koordinimit, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë muskulore.

    Padeli ofron një formë më dinamike të aktivitetit fizik. Lëvizjet e vazhdueshme në fushë, ndryshimet e drejtimit, reagimi i shpejtë dhe goditjet e topit angazhojnë grupe të ndryshme muskujsh. Përmes tij mund të përmirësohet kondicioni kardiovaskular, koordinimi, shkathtësia dhe qëndrueshmëria fizike.

    Padel Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rriturit të realizojnë nga 150 deri në 300 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë, ose nga 75 deri në 150 minuta aktivitet me intensitet të lartë. Gjithashtu, rekomandohen ushtrime për forcimin e muskujve të paktën dy ditë në javë.

    Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje të kancerit, ndërsa ndikon pozitivisht edhe në shëndetin mendor dhe cilësinë e gjumit.

    Kjo tregon se përfitimet nuk varen vetëm nga zgjedhja e një aktiviteti të caktuar, por edhe nga rregullsia dhe intensiteti me të cilin praktikohet.

    Nga fushat lokale te skena ndërkombëtare

    Padeli tashmë ka krijuar edhe yjet e tij në sportin profesionist. Një prej emrave më të njohur është spanjolli Arturo Coello, i cili së bashku me partnerin e tij argjentinas Agustin Tapia është shndërruar në një prej dysheve më dominuese të këtij sporti.

    Arturo Coello së bashku me partnerin e tij Agustin Tapia

    Coello dhe Tapia arritën të bëhen numri një në botë në vitin 2023, ndërsa vazhduan dominimin edhe në vitet pasuese. Sukseset e tyre kanë ndihmuar në rritjen e interesimit për padelin dhe në njohjen e tij nga një publik gjithnjë e më i gjerë.

    Për ata që dëshirojnë ta njohin më mirë këtë sport, mund të ndjekin garat e Premier Padel, qarkut kryesor profesional, ku paraqiten lojtarët më të mirë të botës.

    Ndeshjet dhe momentet më interesante publikohen edhe në kanalin zyrtar të këtij organizimi në YouTube, ndërsa garat kryesore mund të ndiqen përmes platformave transmetuese.

    Ndërkohë, yoga dhe pilatesi kanë një natyrë tjetër. Ato nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë si sportet tradicionale konkurruese dhe nuk kanë një qark të vetëm profesional të krahasueshëm me Premier Padel.

    Yoga ka edhe forma të organizuara të garave sportive, ndërsa pilatesi mbetet kryesisht një metodë e ushtrimeve fizike dhe jo një sport me kampionate botërore të standardizuara.

    Në fund, yoga, pilatesi dhe padeli dëshmojnë se aktiviteti fizik nuk kufizohet vetëm në sportet tradicionale. Secila prej tyre ofron një mënyrë të ndryshme për të qëndruar aktivë, për të përmirësuar aftësitë fizike dhe për t’i kushtuar më shumë rëndësi shëndetit.

    Rritja e interesimit për këto aktivitete, veçanërisht zhvillimi i padelit në Kosovë dhe shtimi i studiove të specializuara për pilates e yoga, tregojnë se gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë mënyra të reja për ta bërë lëvizjen pjesë të përditshmërisë së tyre. /Telegrafi/

  • Burnham in Brussels for new agreements with EU, table and immigration

    British Prime Minister Andy Burnham has stayed in Brussels on Thursday, where he is holding meetings with European Union leaders to discuss new agreements between the United Kingdom and the EU.

    Burnham has met with European Council President Antónnio Costa, and European Commission President Ursula von der Leyeen. After an initial meeting, the parties are expected to hold closed-door talks, while around 12:30 are expected to hold a press conference.

    Among the main issues expected to be discussed is a new investment scheme for young people, which would enable up to 100,000 young people from the EU to travel, work and study in the United Kingdom each year.

    However, this agreement has been put at risk because of the EU’s demand that European students pay the same schooling fees as British students.

    Burnham has also stated that a joint immigration management plan can be reached through the English Channel. Agreements on food trade and carbon emissions prices are also on the negotiating table.

    Meanwhile, the Reform Leader is also in Brussels UK, Nigel Farage, who is expected to hold a special media conference. He has named the possible deal a very costly mistake, claiming Burnham has no democratic mandate to take these steps.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

    Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

    Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

    Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka qëndruar të enjten në Bruksel, ku po zhvillon takime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian për të diskutuar marrëveshje të reja mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

    Burnham është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas një takimi fillestar, palët pritet të zhvillojnë bisedime me dyer të mbyllura, ndërsa rreth orës 12:30 pritet të mbajnë një konferencë për media.

    Në mesin e çështjeve kryesore që pritet të diskutohen është një skemë e re e mobilitetit për të rinjtë, e cila do t’u mundësonte deri në 100 mijë të rinjve nga BE-ja të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.

    Megjithatë, kjo marrëveshje është vënë në rrezik për shkak të kërkesës së BE-së që studentët evropianë të paguajnë të njëjtat tarifa të shkollimit sikurse studentët britanikë.

    Burnham ka deklaruar gjithashtu se mund të arrihet një plan i përbashkët për menaxhimin e emigracionit përmes Kanalit të La Manshit. Në tryezën e negociatave janë edhe marrëveshjet për tregtinë e ushqimeve dhe çmimet e emetimeve të karbonit.

    Ndërkohë, në Bruksel ndodhet edhe lideri i Reform UK, Nigel Farage, i cili pritet të mbajë një konferencë të veçantë për media. Ai e ka cilësuar marrëveshjen e mundshme si një gabim shumë të kushtueshëm, duke pretenduar se Burnham nuk ka mandat demokratik për të ndërmarrë këto hapa.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali