Blog

  • Gjermania në kërkim të një depoje përfundimtare për mbetjet bërthamore

    Gjermania në kërkim të një depoje përfundimtare për mbetjet bërthamore

    Vështirë se ka një problem politik më të ndërlikuar sesa menaxhimi i mbetjeve tejet radioaktive nga centralet bërthamore.

    Kjo dëshmohet nga fakti se kjo çështje mbetet ende kryesisht e pazgjidhur në pothuajse të gjitha vendet e botës që kanë ose kanë pasur centrale bërthamore, gjithsej 31 shtete.

    Dhe kjo megjithëse centrali i parë i madh bërthamor hyri në funksion në Rusi që në vitin 1954.

    Finlanda është vendi i parë në botë që ka miratuar një depozitim përfundimtare për mbetjet shumë radioaktive bërthamore.

    Ajo ndodhet 400 metra nën tokë, në një ishull në perëndim të vendit, pranë njërit prej dy centraleve bërthamore finlandeze.

    Për ndërtimin dhe përfundimin e saj, finlandezëve u janë dashur rreth 40 vjet punë, shkruan DW.

    Gjermania në kërkim prej 10 vjetësh

    Por në të gjitha vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, problemi vazhdon të mbetet.

    Ai mund të shpjegohet më së miri me një situatë të përditshme që shumë njerëz e njohin: mbeturinat janë nxjerrë tashmë para shtëpisë dhe presin të mblidhen, por makina e pastrimit nuk po vjen.

    Arsyeja? Nuk ka një vendgrumbullim ku ato mund të transportohen.

    Një pamje aspak e këndshme. Por, nga ana tjetër, askush nuk dëshiron të jetojë pranë një vendgrumbullimi të tillë.

    Pikërisht kështu paraqitet situata edhe në Gjermani. Megjithatë, ka një zhvillim pozitiv: “Shoqëria Federale për Deponimin Përfundimtar” (Bundesgesellschaft für Endlagerung – BGE), e krijuar posaçërisht për këtë qëllim, prej gati dhjetë vitesh është në kërkim të një vendi të përshtatshëm, të ngjashëm me atë në Finlandë, thellë nën tokë.

    Ekspertët janë prej kohësh pothuajse unanimë për një gjë: mbetjet bërthamore, veçanërisht elementet e përdorura të karburantit nga centralet bërthamore, të cilat do të vazhdojnë të lëshojnë rrezatim radioaktiv edhe për mijëra vjet, duhet të depozitohen nën tokë.

    Vetëm pesë përqind e sipërfaqes merret në konsideratë

    Gjermania shpreson të ketë gjetur deri në vitin 2050 një vend të përshtatshëm për depozitimin përfundimtar të mbetjeve bërthamore.

    Kjo është ende një periudhë shumë e gjatë.

    Prandaj, ministri gjerman i Mjedisit, Carsten Schneider (SPD), dëshiron të shqyrtojë nëse procesi i kërkimit mund të përshpejtohet ndjeshëm. Të paktën ky është plani aktual.

    Për këtë arsye, zëdhënësi i ministrit të Mjedisit, Stephan Gabriel Haufe, deklaroi të mërkurën në Konferencën Federale për Shtyp: “Rusia, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Japonia nuk kanë arritur ende aq përpara me procedurat e tyre sa ne. Finlanda është sigurisht vendi që po ecën më shpejt në shkallë botërore. Por edhe Gjermania bën pjesë në grupin e vendeve kryesuese.”

    Këtë javë, Shoqëria Federale për Deponimin Përfundimtar (BGE) bëri të ditur se tashmë vetëm pesë për qind e sipërfaqes së Gjermanisë konsiderohet e përshtatshme për ndërtimin e një depoje përfundimtare të mbetjeve bërthamore, të shpërndara në 11 nga 16 landet federale.

    Për këtë proces, BGE po konsultohet me gjeologë, ekspertë të energjisë bërthamore dhe fizikantë, por edhe me qytetarë dhe politikanë.

    Një gjë është e qartë: mbetjet bërthamore të krijuara gjatë dekadave të funksionimit të centraleve bërthamore do të mbeten në Gjermani dhe nuk do të eksportohen jashtë vendit.

    Gjermania pa centralet por me mbetje bërthamore

    Aktualisht, mbetjet bërthamore ruhen pranë centraleve ku janë prodhuar. Mes tyre janë 19 ish-centralet bërthamore, të cilat ndodhen në proces çmontimi, si dhe disa impiante kërkimore.

    Pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë në vitin 2011, Gjermania vendosi të heqë dorë nga përdorimi komercial i energjisë bërthamore. Në vitin 2023 u mbyll edhe centrali i fundit bërthamor. Por mbetjet mbetën aty ku ishin.

    Gazetarja Dagmar Dehmer, drejtuese e departamentit të komunikimit në Shoqërinë Federale për Deponimin Përfundimtar (BGE), i shpjegoi DW-së pse kërkimi për një depo përfundimtare zgjat kaq shumë: “Sepse duhet të vërtetohet siguria për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë. Në Finlandë për 100.000 vjet, ndërsa në Gjermani, Zvicër dhe Francë për një milion vjet. Pavarësisht periudhës së parashikimit, përpjekja e nevojshme është gjithmonë shumë e madhe. Duhet të analizohen zhvillimet e mundshme, ndërveprimet mes gjeologjisë dhe teknologjisë, si edhe procesi i zbërthimit të radionuklideve me kalimin e kohës, dhe të gjitha këto të vlerësohen nga pikëpamja e sigurisë.”

    400 metra thellë nën tokë rrethuar nga barriera masive gurore

    Ekspertët veprojnë kështu: Vendet e mundshme analizohen me kujdes për sigurinë e tyre gjeologjike. A është i qëndrueshëm formacioni shkëmbor në një thellësi prej 400 metrash? A ekziston rreziku që ujërat nëntokësore të ndoten? Qëllimi është të gjendet një vend ku depoja të rrethohet nga një shtresë shkëmbore me trashësi rreth 100 metra, e cila do të shërbejë si barrierë mbrojtëse natyrore. Si formacione të përshtatshme konsiderohen shtresat e argjilës, granitit ose kripës shkëmbore.

    Hap pas hapi, kriteret bëhen gjithnjë e më të rrepta dhe numri i vendeve të mundshme ngushtohet vazhdimisht.

    Aspekte të tjera, si afërsia me qytetet e mëdha, merren në konsideratë vetëm në një fazë shumë më të vonshme të procesit.

    Sepse një gjë është e qartë: askund nuk do të ketë entuziazëm për ndërtimin e një depoje përfundimtare me mbetje radioaktive, qoftë në qytet apo në zonat rurale.

    Dehmer: Në Finlandë ka besim të madh tek shteti

    Dhe pikërisht për këtë arsye, një pjesë e rëndësishme e punës së Dagmar Dehmerit është të krijojë besim. Ajo duhet të shpjegojë vazhdimisht pse është e domosdoshme të merremi me trashëgiminë e epokës së energjisë bërthamore, pavarësisht se çfarë qëndrimi ka secili ndaj energjisë atomike.

    Sipas Dehmerit, Finlanda ka arritur ta bëjë këtë me sukses: “Në Finlandë ekziston një nivel i lartë besimi te veprimi i institucioneve shtetërore. Autoriteti mbikëqyrës dhe licencues finlandez, STUK, është një nga institucionet më të respektuara në vend. Gjermania mund të mësojë nga Finlanda duke i qëndruar vazhdimisht procesit, pa ndryshuar drejtim në mënyrë të vazhdueshme dhe duke treguar durimin e nevojshëm ndërbrezor për të arritur një rezultat të mirë.”

    Depozitimi përfundimtar i mbetjeve bërthamore është, në fund të fundit, mbi të gjitha një çështje shumë e kushtueshme.

    Vetëm kërkimi për një vend të përshtatshëm dhe ruajtja e mbetjeve radioaktive në vendet ku ndodheshin centralet bërthamore kushtojnë aktualisht rreth 1,4 miliardë euro në vit.

    Kostoja e vetë depos përfundimtare, kur ajo të ndërtohet dhe të vihet në funksion, vlerësohet nga ekspertët në rreth 14 miliardë euro.

    Shpresa është që rreth 28.000 metra kub mbetje radioaktive të depozitohen përgjithmonë nën tokë, larg mjedisit dhe brezave të ardhshëm.

  • This is Division Leader at Pristina Foundation Court who was arrested today

    A division leader at the Pristina Foundation Court has been detained for 48 hours, under suspicion of misuse of official office or authority.

    The newspaper Insider finds out the suspect is Agim Bytyqi, head of the Office for Drug Management at the Pristina Foundation Court.

    According to the prosecution’s allegations, the official in question, exploiting his official position, allegedly developed a extinguisher and placed a stamp on the stamp of authenticity in the copy of a forged document, entitled Contrates for Trade.

    Through these actions, it is suspected that illegal property benefits were intended for themselves and others.

    The prosecution announced that, within this case, a citizen of Serbia, with initials M.B., currently on the run, allegedly has been enabled to register a residential property in his name at the Cadastral Office in Pristina.

    It’s about an apartment of 1,550 square feet [55,89 sq m], located in the Cadastral Zone of Mathecani. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

    Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

    Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

    Një udhëheqës divizioni në Gjykatën Themelore të Prishtinës është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Gazeta Insajderi merr vesh se personi i dyshuar është Agim Bytyqi, udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Sipas dyshimeve të Prokurorisë, zyrtari në fjalë, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, dyshohet se ka krijuar dosje fiktive dhe ka vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje”.

    Përmes këtyre veprimeve, dyshohet se synohej përfitimi i kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë.

    Prokuroria njoftoi se në kuadër të këtij rasti, një shtetasi të Serbisë, me inicialet M.B., i cili aktualisht ndodhet në arrati, dyshohet se i është mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë.

    Bëhet fjalë për një banesë me sipërfaqe prej 55.89 metrash katrorë, që ndodhet në Zonën Kadastrale të Matiçanit. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Work starts on the road connecting two neighborhoods in Downstair and Middle Cley

    The head of the Skywright municipality, Sami Lushtaku, has announced that they have started working on the road that connects the villages of Downtown and Middle Cli.

    Through a Facebook post, Lushtaku has made it known that this investment is aimed at improving road infrastructure and creating public access to the families of this area, which so far have not had adequate access.

    With this project, we are improving access, facilitating movement and making sure that public infrastructure serves all citizens! /Telegraphy/

  • Nisin punimet në rrugën që lidh dy lagje në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme

    Nisin punimet në rrugën që lidh dy lagje në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën që lidh lagjet e fshatrave Klinë e Poshtme dhe Klinë e Mesme.

    Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka bërë të ditur se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e qasjes në rrugë publike për familjet e kësaj zone, të cilat deri më tani nuk kanë pasur qasje të duhur.

    “Me këtë projekt, po përmirësojmë qasjen, lehtësojmë lëvizjen dhe po sigurohemi që infrastruktura publike t’u shërbejë të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Lushtaku. /Telegrafi/

  • “Black Friday” po humb shkëlqimin në Zvicër, tregtarët dhe konsumatorët dalin të pakënaqur

    “Black Friday” po humb shkëlqimin në Zvicër, tregtarët dhe konsumatorët dalin të pakënaqur

    “Black Friday”, dita e njohur për zbritjet e mëdha dhe ofertat e shumta, po humb gjithnjë e më shumë atraktivitetin në Zvicër. Ajo që dikur konsiderohej një nga ngjarjet më të rëndësishme të blerjeve gjatë vitit, tashmë po shihet si një situatë ku as konsumatorët dhe as tregtarët nuk dalin fitues.

    Sipas një analize të Institutit Gottlieb Duttweiler (GDI), të publikuar nga mediumi zviceran SWI swissinfo.ch, ofertat e Black Friday po shkaktojnë gjithnjë e më shumë pakënaqësi te blerësit, ndërsa për bizneset nuk po sjellin përfitimet e pritshme.

    Një anketë e realizuar në Zvicër me më shumë se 1 mijë persona tregon se 32 për qind e të anketuarve i kanë vlerësuar si zhgënjyese ofertat e Black Friday të vitit 2025.

    Vetëm 10% i kanë konsideruar ato tërheqëse, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Pakënaqësia nuk kufizohet vetëm te konsumatorët. Edhe tregtarët po përballen me një situatë më pak fitimprurëse, pasi blerësit gjithnjë e më shumë po shfrytëzojnë uljet për të blerë produkte që gjithsesi kishin planifikuar t’i blinin.

    Sipas analizës së GDI-së, shitjet shtesë të krijuara nga “Black Friday” vlerësohen në rreth 196 milionë franga zvicerane, por kjo shumë shoqërohet me një humbje të vlerës prej afërsisht 291 milionë frangash, si pasojë e uljeve të çmimeve.

    Kjo nënkupton se zbritjet e mëdha nuk po përkthehen domosdoshmërisht në fitime më të larta për sektorin e shitjes me pakicë.

    Një tjetër ndryshim vërehet edhe në kohëzgjatjen e fushatave promocionale. Gjithnjë e më shumë tregtarë po i zgjasin ofertat nga një ditë në një javë, apo edhe gjatë gjithë muajit nëntor.

    Sipas GDI-së, kjo bën që shitjet të shpërndahen në më shumë ditë, pa sjellë rritje të përgjithshme të konsumit gjatë muajit.

    Ndërkohë, kostoja e jetesës dhe inflacioni po ndikojnë në kujdesin e konsumatorëve ndaj shpenzimeve.

    Platforma zvicerane blackfridaydeals.ch pret që qarkullimi në sektorin e shitjes me pakicë të produkteve joushqimore të mbetet në rreth 450 milionë franga këtë vit, duke ndalur rënien e regjistruar gjatë dy viteve të fundit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga platforma, shitjet online pritet të rriten për 10 milionë franga, në 130 milionë, ndërsa tregtia në dyqanet fizike parashihet të shënojë rënie të ngjashme, në 320 milionë franga.

    Pavarësisht kësaj, të rinjtë e moshës 15 deri në 34 vjeç mbeten grupi më i interesuar për Black Friday. Më shumë se gjysma e tyre planifikojnë të blejnë gjatë kësaj periudhe, duke krahasuar ofertat në internet dhe duke zgjedhur vendin ku çmimi dhe vlera e produktit u përshtaten më së shumti.

    Analiza e GDI-së arrin në përfundimin se “Black Friday” po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një situatë pa fitues: konsumatorët zhgënjehen nga ofertat, ndërsa tregtarët përballen me marzhe më të ulëta fitimi./Telegrafi/

  • Exclusive This is the court official who allegedly sealed the copy of a forged contract

    Agim Bytyqi, who has been practicing the task of head of the Office for Drug Management at the Foundation Court in Pristina, has been detained for 48 hours under suspicion of misuse of official office or authority.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina announced that the ban took place on 16 November, at the order of the state prosecutor, after months of investigation into co-operation with the Kosovo Police.

    According to the prosecution, Bytyqi allegedly created a extinguishing file and placed the stamp of authenticity on the copy of a forged contract for trading in order to secure illegal benefits for himself and other people.

    Investigations are related to registering a residential property of 55,89 square metres in Matican. According to the announcement, the property was registered at the Cadastral Office in Pristina on behalf of the M.B., Serbia’s citizen, who, according to the Prosecutor, is on the run.

    The prosecution has announced that within the legal deadline it will seek the court to appoint the detention measure against Bytyqi.

    Note: Subtracts are deemed innocent until their guilt is proven by bias.

    The signal where the truth speaks before the news!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Ky është zyrtari i gjykatës që dyshohet se vulosi kopjen e një kontrate të falsifikuar

    Ekskluzive | Ky është zyrtari i gjykatës që dyshohet se vulosi kopjen e një kontrate të falsifikuar

    Ekskluzive | Ky është zyrtari i gjykatës që dyshohet se vulosi kopjen e një kontrate të falsifikuar

    Agim Bytyqi, i cili ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se ndalimi u bë më 16 nëntor, me urdhër të prokurorit të shtetit, pas disa muajsh hetime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

    Sipas Prokurorisë, Bytyqi dyshohet se ka krijuar dosje fiktive dhe ka vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një kontrate të falsifikuar për shitblerje, me qëllim që të siguronte përfitim të kundërligjshëm për vete dhe për persona të tjerë.

    Hetimet lidhen me regjistrimin e një prone banesore prej 55,89 metrash katrorë në Matiçan. Sipas njoftimit, prona ishte regjistruar në Zyrën Kadastrale në Prishtinë në emër të M.B., shtetas i Serbisë, i cili, sipas Prokurorisë, ndodhet në arrati.

    Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do t’i kërkojë gjykatës caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bytyqit.

    Shënim: Personat e apostrofuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 10 years of work and over a billion dollars. How was GTA 6 created?

    After more than a decade of development and 13 years of waiting by GTA V, Rockstar Games is preparing for launching the Grand Theft Auto VI, one of the most expensive and the most long-awaited video games in history.

    British Journal The Guardian has visited the Rockstar North studio in Edinburgh, Scotland, bringing details of the process of creation and youth of the game.

    Although the Grand Theft Auto is known for portraying American cities, the heart of its development is located in Scotland.

    Today, some 5,000 people worldwide are involved in the creation of this series, while Rockstar North remains the center of the series.

    According to The Guardian, GTA development VI has started since 2015, originally named Project Americas.

    The game was officially launched in December 2023, while its launch has been postponed twice.

    Independent estimates suggest that growth may have cost over a billion dollars, although Rockstar has not confirmed that figure.

    Financial expectations are extremely high, considering that the predecessor, GTA V, has sold some 230 million copies.

    A more realistic Vice City and Two Protagonists

    The GTA VI event takes place in Vice City, an imaginary Miami city, in the fictional state of Leonidas.

    The game follows the story of Jason and Lucia, a couple involved in the underworld.

    Lucia becomes the first female protagonist with a central role in the history of the series.

    One of the main innovations is the relationship between the two characters, which players can influence through decisions and actions during the game.

    Rob Nelson, one of the creative GTA leaders. VI, has explained that Rockstar wants to give players more responsibility for their actions without limiting the freedom that characterizes this series.

    Unlike previous games, robberies require more planning, while the way crimes are committed can affect the development of events.

    An Outstanding Level of Details

    During the demonstration for The Guardian, elements have emerged that testify to Rockstar’s ambitions of realism.

    Characters can interact with passersby, pet animals, and explore a world filled with various activities.

    The game also includes 62 species of birds that can be identified, while facilities, shops, and characters are created with a high level of detail.

    Nelson has acknowledged that one of the biggest challenges is no longer technological restrictions, but the time and resources that require building such a large virtual world.

    According to the head of publications in Rockstar, Jennifer Kolebe, the company could have created an improved version of GTA V in a shorter time, but the goal was much more ambitious.

    With extraordinary global interest and multi-year investment, GTA VI is expected to be not only a major commercial success, but also a turning point for the video-game industry. /Telegraphy/

  • 10 vjet punë dhe mbi një miliard dollarë – si u krijua GTA 6?

    10 vjet punë dhe mbi një miliard dollarë – si u krijua GTA 6?

    Pas më shumë se një dekade zhvillimi dhe 13 vjetësh pritjeje nga GTA V, Rockstar Games po përgatitet për lansimin e Grand Theft Auto VI, një prej video-lojërave më të kushtueshme dhe më të shumëpritura në histori.

    Gazeta britanike The Guardian ka vizituar studion Rockstar North në Edinburg të Skocisë, duke sjellë detaje për procesin e krijimit dhe risitë e lojës.

    Edhe pse seria Grand Theft Auto njihet për portretizimin e qyteteve amerikane, zemra e zhvillimit të saj ndodhet në Skoci.

    Sot, rreth 5 mijë persona në mbarë botën janë të përfshirë në krijimin e kësaj serie, ndërsa Rockstar North mbetet qendra kryesore e saj.

    Sipas The Guardian, zhvillimi i GTA VI ka nisur që në vitin 2015, fillimisht me emrin e koduar Project Americas.

    Loja u prezantua zyrtarisht në dhjetor 2023, ndërsa lansimi i saj është shtyrë dy herë.

    Vlerësimet e pavarura sugjerojnë se zhvillimi mund të ketë kushtuar mbi një miliard dollarë, megjithëse Rockstar nuk e ka konfirmuar këtë shifër.

    Pritshmëritë financiare janë jashtëzakonisht të larta, duke marrë parasysh se paraardhësi, GTA V, ka shitur rreth 230 milionë kopje.

    Një Vice City më realist dhe dy protagonistë

    Ngjarja e GTA VI zhvillohet në Vice City, një qytet imagjinar i frymëzuar nga Miami, në shtetin fiktiv Leonida.

    Loja ndjek historinë e Jason dhe Lucia, një çift i përfshirë në botën e krimit.

    Lucia bëhet protagonistja e parë femër me rol qendror në historinë e serisë.

    Një nga risitë kryesore është marrëdhënia mes dy personazheve, të cilën lojtarët mund ta ndikojnë përmes vendimeve dhe veprimeve gjatë lojës.

    Rob Nelson, një nga drejtuesit krijues të GTA VI, ka shpjeguar se Rockstar dëshiron t’u japë lojtarëve më shumë përgjegjësi për veprimet e tyre, pa ua kufizuar lirinë që e karakterizon këtë seri.

    Ndryshe nga lojërat e mëparshme, grabitjet kërkojnë më shumë planifikim, ndërsa mënyra se si kryhen krimet mund të ndikojë në zhvillimin e ngjarjeve.

    Një nivel i jashtëzakonshëm detajesh

    Gjatë demonstrimit për The Guardian, janë shfaqur elemente që dëshmojnë ambiciet e Rockstar për realizëm.

    Personazhet mund të ndërveprojnë me kalimtarët, të përkëdhelin kafshët dhe të eksplorojnë një botë të mbushur me aktivitete të ndryshme.

    Loja përfshin edhe 62 lloje zogjsh që mund të identifikohen, ndërsa ambientet, dyqanet dhe personazhet janë krijuar me një nivel të lartë detajesh.

    Nelson ka pranuar se një nga sfidat më të mëdha nuk janë më kufizimet teknologjike, por koha dhe burimet njerëzore që kërkon ndërtimi i një bote kaq të madhe virtuale.

    Sipas drejtueses së publikimeve në Rockstar, Jennifer Kolbe, kompania mund të kishte krijuar një version të përmirësuar të GTA V në një kohë më të shkurtër, por synimi ishte diçka shumë më ambicioze.

    Me interesimin e jashtëzakonshëm global dhe investimin shumëvjeçar, GTA VI pritet të jetë jo vetëm një sukses i madh komercial, por edhe një pikë kthese për industrinë e video-lojërave. /Telegrafi/