Blog

  • Forumi i Zgjerimit| Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

    Forumi i Zgjerimit| Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

    Forumi i Zgjerimit| Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar progresin e vendit si domethënës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    “Shqipëria ka bërë progres domethënës”, u shpreh von der Leyen.

    Gjatë fjalës së saj në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, që po zhvillohet në Bruksel me temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, ajo theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor po kalojnë një moment të rëndësishëm, i cili duhet shfrytëzuar për të përshpejtuar afrimin me familjen europiane.

    Sipas saj, rajoni ka potencial të madh për t’i dhënë vlera ekonomisë dhe tregut të përbashkët europian, veçanërisht përmes talenteve të reja dhe mundësive që ofron integrimi.

    Von der Leyen rikujtoi se zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një prej proceseve më transformuese në historinë e tij, duke sjellë ndryshime të thella politike, ekonomike dhe shoqërore për miliona qytetarë. Ajo solli në vëmendje zgjerimin e vitit 2004, kur një grup vendesh të Europës Qendrore dhe Lindore iu bashkuan Unionit, duke e cilësuar atë si një vendim që ndryshoi të ardhmen e kontinentit, shkruan Tv Klan.

    Për të ilustruar përfitimet ekonomike të këtij procesi, presidentja e Komisionit Europian iu referua Polonisë dhe Bjellorusisë, të cilat tri dekada më parë kishin nivele të përafërta zhvillimi, ndërsa sot ekonomia polake është tri herë më e madhe.

    “Zgjerimi prodhon më shumë prosperitet dhe pranimi i anëtarëve të rinj na bën më të fortë”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se përfitimet nuk kufizohen vetëm te shtetet që bëhen pjesë e BE-së, por shtrihen në të gjithë Unionin.

    Von der Leyen theksoi edhe rëndësinë strategjike të zgjerimit për sigurinë europiane, veçanërisht në kushtet e tensioneve me Rusinë. Sipas saj, anëtarësimi i vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore ka forcuar kufirin lindor të Bashkimit Europian dhe ka rritur aftësinë e tij për t’u përballur me sfidat e sigurisë.

    Ajo ngriti pyetjen nëse Europa do të ishte po aq e përgatitur për t’u përballur me Rusinë, nëse këto shtete do të kishin mbetur jashtë Unionit. Në të njëjtën kohë, presidentja e Komisionit Europian nënvizoi se vendet që janë në proces anëtarësimi nuk duhet të shihen vetëm si përfituese të zgjerimit, pasi ato kanë edhe kontribute konkrete për t’i ofruar Europës.

    Megjithatë, sipas von der Leyen, përgjegjësia për zgjerimin e ardhshëm nuk u takon vetëm vendeve kandidate, por edhe vetë Bashkimit Europian, i cili duhet të përgatitet për të funksionuar me më shumë anëtarë. Ajo vuri theksin te nevoja për të përshtatur mekanizmat e vendimmarrjes dhe kuadrin institucional, në mënyrë që integrimi i shteteve të reja të mos pengohet nga mënyra sesi funksionon aktualisht Unioni.

    Në përfundim, ajo përcolli një mesazh për vendet kandidate, duke theksuar se reformat duhet të shoqërohen me hapa konkretë drejt anëtarësimit dhe me përfitime të prekshme nga tregu i përbashkët europian. “Vendet duhet ta dinë se përparimi në reforma sjell përparim në anëtarësim”, deklaroi von der Leyen.

  • Dhjetë vjet NALT në Kosovë – gjenerali Schulte-Borghoff flet për rolin e misionit dhe përparimin e FSK-së

    Dhjetë vjet NALT në Kosovë – gjenerali Schulte-Borghoff flet për rolin e misionit dhe përparimin e FSK-së

    Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) shënon dhjetë vjet nga themelimi, një dekadë angazhimi në mbështetje të zhvillimit të kapaciteteve të mbrojtjes civile dhe mbikëqyrjes demokratike të organizatave të sigurisë në Kosovë.

    Me këtë rast, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, flet për misionin e ekipit, bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe prioritetet për të ardhmen.

    NALT-i përbëhet nga 50 anëtarë nga 13 vende anëtare të NATO-s, përfshirë edhe personel nga Kosova. Ai vepron me mandat të ndarë nga ai i KFOR-it dhe i ofron këshilla FSK-së në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtjen civile.

    Schulte-Borghoff vlerëson përparimin e FSK-së në reagimin ndaj emergjencave, ndërsa thekson nevojën për forcimin e logjistikës dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, në mënyrë që këto kapacitete të mbeten të qëndrueshme. Ai shpjegon edhe bashkërendimin e përditshëm me KFOR-in dhe angazhimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    Më poshtë, intervista e plotë:

    Telegrafi: NALT-i po shënon dhjetëvjetorin e themelimit. Për ata që mund të mos jenë të njohur me këtë ekip të NATO-s, çfarë është NALT-i, cili është misioni i tij në Kosovë dhe çfarë përfaqëson ky përvjetor?

    Thomas Schulte-Borghoff: Ne jemi një ekip prej pesëdhjetë (50) anëtarësh, nga trembëdhjetë (13) vende anëtare të NATO-s, përfshirë edhe personel nga Kosova. NALT-i është misioni i dytë që NATO-ja ka në Kosovë, me mandat të ndarë nga ai i KFOR-it. Ne ofrojmë këshilla për aktivitetet që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të organizatave të sigurisë në Kosovë. Kjo mbështetje këshillëdhënëse ka dy synime: sigurimin e mbikëqyrjes efektive civile dhe zhvillimin e strukturave adekuate të forcës për të mbështetur autoritetet civile, si dhe planifikimin efektiv të emergjencave civile. Ekipi im i këshilltarëve është aktiv në të gjithë Kosovën, duke zhvilluar takime të përditshme me homologët në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. Ne i ofrojmë këshilla FSK-së, në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtjen civile. Përmes këtij angazhimi, ne japim kontributin tonë në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe të stabilitetit të rajonit dhe më gjerë.

    Telegrafi: NATO-ja ka mbështetur shpërbërjen e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) dhe themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Cilat janë arritjet kryesore të këtij angazhimi dhe si ka kontribuar NALT-i gjatë dhjetë viteve të fundit?

    Thomas Schulte-Borghoff: Qytetarët dhe institucionet në Kosovë mund të vërejnë përparimin e arritur në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Këto kapacitete janë vënë në përdorim si në Kosovë, ashtu edhe në rajon, për reagimin ndaj emergjencave të ndryshme, duke filluar nga zjarret në pyje, materiet e rrezikshme, mjetet shpërthyese, e deri te operacionet e kërkim-shpëtimit. Jam i bindur se shumë lexues e kanë parë rolin e çmuar të FSK-së si reaguese e parë në raste të tilla, pothuajse çdo ditë. Roli ynë ka qenë mbështetja e FSK-së në zhvillimin dhe ruajtjen e këtyre kapaciteteve dhe jam shumë i kënaqur me përparimin që FSK-ja ka arritur në këtë fushë. Krahas zhvillimit të këtyre kapaciteteve, ne kemi mbështetur edhe zhvillimin e mekanizmave efektivë të mbikëqyrjes civile për menaxhimin e FSK-së. NATO-ja i kushton rëndësi të veçantë sigurimit të llogaridhënies demokratike të forcave të sigurisë dhe është inkurajuese të shohësh se edhe lidershipi i FSK-së ndan të njëjtin qëndrim, gjë të cilën mund ta konfirmoj edhe nga takimet dhe bashkëbisedimet e mia me përfaqësuesit e saj.

    Telegrafi: Si zhvillohet një ditë e zakonshme e punës suaj? Me cilat institucione bashkëpunoni dhe në cilat fusha ofroni këshilla dhe mbështetje?

    Thomas Schulte-Borghoff: Nuk ka një ditë të zakonshme pune për një këshilltar, pasi puna jonë përfshin një gamë të gjerë çështjesh, duke filluar nga planifikimi, buxhetimi, menaxhimi i burimeve njerëzore, mbështetja mjekësore dhe logjistika, e deri te përfaqësimi i komuniteteve joshumicë dhe përfaqësimi gjinor. Të gjithë anëtarët e ekipit tim këshillëdhënës janë profesionistë me përvojë, qofshin ata ushtarakë apo civilë, të cilët sjellin me vete ekspertizë dhe njohuri të çmuara për t’i ndarë.

    Telegrafi: Mandati i NALT-it ka mbetur i pandryshuar për dhjetë vite me radhë. Si e përshtatni mbështetjen tuaj ndaj nevojave aktuale të organizatave të sigurisë në Kosovë, si në mbikëqyrjen demokratike, ashtu edhe në zhvillimin e strukturave të forcës?

    Thomas Schulte-Borghoff: Misioni ynë nuk ka ndryshuar, por ne përshtatemi me kërkesat në ndryshim të homologëve tanë dhe me kontekstin gjithnjë në ndryshim të punës sonë. Natyrisht, ka disa fusha që janë jashtë mandatit tonë, por ne mund të përshtatemi aty ku është e mundur. Një shembull është mbështetja jonë për ndërtimin e qëndrueshmërisë/reziliencës në Kosovë. Duke e vlerësuar rëndësinë e kësaj fushe, ne kemi krijuar një pozitë të posaçme të këshilltarit për qëndrueshmëri brenda ekipit tonë, me qëllim të mbështetjes së homologëve tanë në avancimin e punës dhe përpjekjeve të tyre në këtë fushë të rëndësishme. Jam i përkushtuar që aktivitetet tona në të ardhmen t’i përshtatim në përputhje me udhëzimet nga lidershipi i NATO-s dhe nevojat e homologëve tanë në Kosovë.

    Thomas Schulte-BorghoffFoto: NALT

    Telegrafi: Si do ta vlerësonit bashkëpunimin tuaj me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë në Kosovë? Cilat janë nevojat kryesore që keni identifikuar në kuadër të këtij bashkëpunimi?

    Thomas Schulte-Borghoff: Ne bashkëpunojmë çdo ditë me organizatat e sigurisë në Kosovë. Gjatë misioneve të tyre, të cilat mund të zgjasin mbi një vit, këshilltarët tanë ndërtojnë marrëdhënie të forta bashkëpunimi dhe besimi me homologët e tyre. Me kapacitetet ekzistuese Kosova tashmë është mjaft mirë e përgatitur. Megjithatë, krahas zhvillimit të FSK-së, është e domosdoshme që një fokus i veçantë t’u kushtohet edhe funksioneve mbështetëse, përfshirë logjistikën dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Kjo do të sigurojë që ofrimi i reagimit emergjent të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen. Këtu mund të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje, gjithmonë në përputhje me mandatin origjinal të FSK-së për mbrojtjen civile.

    Telegrafi: NALT-i dhe KFOR-i janë të dyja pjesë e NATO-s, por kanë mandate të ndryshme. Cilat do të jenë prioritetet tuaja në vijim dhe si do të bashkërendoni veprimet me KFOR-in dhe institucionet e Kosovës?

    Thomas Schulte-Borghoff: Ne jemi të vendosur në kampin “Film City” në Prishtinë, ku ndodhet Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it. Prandaj, ne koordinohemi ngushtë me KFOR-in, në baza ditore. Pavarësisht mandateve tona të ndryshme, ne ndajmë angazhimin e përgjithshëm të NATO-s për të kontribuar në sigurinë në Kosovë, në dobi të të gjitha komuniteteve dhe, përmes kësaj, në stabilitetin rajonal. Pra, përpjekjet tona janë plotësuese dhe mbështesin njëra-tjetrën. Ky përkushtim mbetet i pandryshuar dhe vazhdon të jetë ndër prioritetet kryesore të agjendës së NATO-s. Shpresoj që Kosova të vazhdojë t’u kushtojë rëndësi arritjeve të rëndësishme të deritanishme në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile dhe të ndërtojë mbi këto rezultate edhe në të ardhmen, në shërbim dhe në të mirë të të gjitha komuniteteve./Telegrafi/.

  • Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata

    Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një deklaratë për mediat para debatit publik të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, paralajmëroi se politikat ekonomike të Qeverisë Mickoski po e çojnë vendin drejt një varësie në rritje nga kreditë e shtrenjta, pa zhvillim dhe pa para për të rritur pagat.

    “Buxheti për vitin e ardhshëm po miratohet tani, pas ribalancimit tashmë shumë të shpejtë, i cili ishte provë e politikave të këqija ekonomike. Nuk ka para për të rritur pagat në kujdesin shëndetësor, arsim dhe shërbime sociale. Nuk ka komponent zhvillimi në buxhet, nuk ka pasur kurrë më parë”, theksoi Filipçe.

    Ai theksoi se shuma për shlyerjen e interesit po arrin një nivel rekord, ndërsa detyrimet e akumuluara të shtetit po kërcënojnë operacionet e kompanive.

    “Asnjëherë më parë nuk është shpenzuar një shumë kaq e madhe prej gati njëzet e pesë miliardë denarësh për shlyerjen e interesit. Dhe përveç kësaj, diçka që është jashtëzakonisht shqetësuese është borxhi i madh që shteti ka ndaj ndërmarrjeve publike, ndaj vetëqeverisjes lokale, ndaj kompanive të kujdesit shëndetësor e kështu me radhë, shtatëqind e trembëdhjetë milionë euro, përfshirë borxhin për rimbursimin e TVSH-së”, tha Filipçe.

    Mospagimi i këtyre fondeve krijon rreziqe serioze për likuiditetin dhe funksionimin e ekonomisë.

    “Pra, shteti nuk do t’i japë ekonomisë 713 milionë euro, duke i bërë kështu kompanitë jolikuide dhe duke i vënë ato në rrezik se si do të funksiononin në të ardhmen. Në përgjithësi, një katastrofë e tmerrshme. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Qytetarët nuk mund të përballojnë asgjë. Tre paga minimale nuk janë të mjaftueshme për shportën e konsumatorit”, theksoi Filipçe.

  • Nagavci reacts to Serbian nationalist song played in Brussels

    In a Facebook response, Nagavci has recalled the historical context of this song, saying it dates back to 1989, when Slobodan Milosevic’s regime violated Kosovo’s autonomy and was exempting Albanians from educational institutions, health and jobs.

    According to her, the song conveys a nationalist message Kosovo presents as Serbian soil.

    Its message is clear: a nationalist discurs presenting Kosovo as Serb land that does not surrender has declared Nagavci.

    She has stressed that this landmark historically preceded war, deportations and massacres in Kosovo, questioning its selection in an activity organised by European institutions.

    Nagavci has demanded that the European Union show consistency in its positions, not only asking the countries of the Western Balkans to distance themselves from nationalist rhetoric, but by implementing the same standards in its organisation as well.

    It has also expressed support for the reaction of Kosovo institutions, which have requested clarification by the European Commission regarding the interpretation of the song.

    We love Europe, and that’s why we ask it to be up to its values, Nagavci wrote.

    In the end, it has reaffirmed that Kosovo will continue the path towards European integration, underlining the importance of reforms and dignity.

    Europe must be the space of truth and not of songs that deny Kosovo, it has ended.

    Source Layer: RTKLive

  • Nagavci reagon për këngën nacionaliste serbe të interpretuar në Bruksel

    Nagavci reagon për këngën nacionaliste serbe të interpretuar në Bruksel

    Në një reagim në Facebook, Nagavci ka rikujtuar kontekstin historik të kësaj kënge, duke thënë se ajo daton nga viti 1989, në kohën kur regjimi i Slobodan Millosheviqit po cenonte autonominë e Kosovës dhe po përjashtonte shqiptarët nga institucionet arsimore, shëndetësore dhe vendet e punës.

    Sipas saj, kënga përcjell një mesazh nacionalist që Kosovën e paraqet si tokë serbe.

    “Mesazhi i saj është i qartë: një diskurs nacionalist që e paraqet Kosovën si tokë serbe që nuk dorëzohet”, ka deklaruar Nagavci.

    Ajo ka theksuar se kjo narrativë historikisht i parapriu luftës, dëbimeve dhe masakrave në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje përzgjedhjen e saj në një aktivitet të organizuar nga institucionet evropiane.

    Nagavci ka kërkuar që Bashkimi Evropian të tregojë konsistencë në qëndrimet e tij, duke mos kërkuar vetëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor të distancohen nga retorika nacionaliste, por duke zbatuar të njëjtat standarde edhe në organizimet e veta.

    Ajo ka shprehur gjithashtu mbështetjen për reagimin e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë kërkuar sqarime nga Komisioni Evropian lidhur me interpretimin e këngës.

    “Ne e duam Evropën, dhe pikërisht për këtë i kërkojmë të jetë në lartësinë e vlerave të saj”, ka shkruar Nagavci.

    Në fund, ajo ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e reformave dhe dinjitetit.

    “Evropa duhet të jetë hapësirë e së vërtetës dhe jo e këngëve që mohojnë Kosovën”, ka përfunduar ajo.

    Burimi: RTKLive

  • The new Harry Potter Club makes a mockery of social networking

    The new television series “Harry Potter” — carried out by HBO — has restored social networking debates following the publication of a new clip that has been criticised by a large portion of the world-renowned Saga fans.

    Klipi, published on November 15th, brings a scene from the traditional Hogwarts banquet, where Harry Potter, Ron Wesley and Hermione Granger appear in the large hall of magic school.

    Students on stage cheering Dumbledore’s name, and the director, performed by John Lithgow, fills tables with food through magic.

    However, what should be a thrilling moment for worshipers of Harry Potter has become an online debate.

    Some social media users have named the series Theme Harry Potter, alluding that the new version cannot convey the magic and atmosphere of original films.

    The main critics are related to the lighting, color, and visual appearance of the scene. According to some fans, the sights seem too dim and without the warmth that marked films performed over two decades ago.

    It seems like a Harry Potter, not a real show, commercial, was one of the comments published online.

    Others have compared the new scene to the 2001 film, claiming that even the visual effects of the original film seemed more convincing.

    However, not all have reacted negatively. Part of the fans have praised the selection of actors and especially a conversation between Dumbledore and Professor McGonagall, where they talk about Harry’s similarity to his father, James Potter.

    The new series will bring about a more detailed adaptation of J.K. books. Rowling, with the goal of each season handling a book of the saga.

    Harry Potter’s role is Dominic. McLaughlin, Hermione Granger is interpreted by Arabella Stanton, and Ron Wesley from Alaska Stout.

    The premiere of the first season, Harry Potter and the Philophers Stone’s, has been warned of 25 December 2026 on HBO Max.

    It remains to be seen whether the series will manage to convince fans or will continue to face inevitable comparisons with original films.

    Source Layer: Dukeagini

  • Klipi i ri i “Harry Potter” bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale

    Klipi i ri i “Harry Potter” bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale

    Seriali i ri televiziv “Harry Potter”, i realizuar nga HBO, ka rikthyer debatet në rrjetet sociale pas publikimit të një klipi të ri, i cili ka marrë kritika nga një pjesë e madhe e fansave të sagës së famshme.

    Klipi, i publikuar më 15 nëntor, sjell një skenë nga banketi tradicional në Hogwarts, ku Harry Potter, Ron Weasley dhe Hermione Granger shfaqen në sallën e madhe të shkollës së magjisë.

    Në skenë shihen nxënësit duke brohoritur emrin e Dumbledore, ndërsa drejtori, i interpretuar nga John Lithgow, mbush tavolinat me ushqim përmes magjisë.

    Megjithatë, ajo që duhej të ishte një moment emocionues për adhuruesit e Harry Potter, është shndërruar në një debat online.

    Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë cilësuar serialin si “Temu Harry Potter”, duke aluduar se versioni i ri nuk arrin të përcjellë magjinë dhe atmosferën e filmave origjinalë.

    Kritikat kryesore lidhen me ndriçimin, ngjyrat dhe pamjen vizuale të skenës. Sipas disa fansave, pamjet duken tepër të zbehta dhe pa ngrohtësinë që karakterizonte filmat e realizuar para më shumë se dy dekadash.

    “Duket si një reklamë me tematikë Harry Potter, jo si një serial i vërtetë”, ishte një nga komentet e publikuara online.

    Të tjerë kanë krahasuar skenën e re me filmin e vitit 2001, duke pretenduar se edhe efektet vizuale të filmit origjinal dukeshin më bindëse.

    Megjithatë, jo të gjithë kanë reaguar negativisht. Një pjesë e fansave kanë vlerësuar përzgjedhjen e aktorëve dhe veçanërisht një bisedë mes Dumbledore dhe profesoreshës McGonagall, ku flitet për ngjashmërinë e Harry-t me babanë e tij, James Potter.

    Seriali i ri do të sjellë një përshtatje më të detajuar të librave të J.K. Rowling, me synimin që secili sezon të trajtojë një libër të sagës.

    Në rolin e Harry Potter është Dominic McLaughlin, Hermione Granger interpretohet nga Arabella Stanton, ndërsa Ron Weasley nga Alastair Stout.

    Premiera e sezonit të parë, “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, është paralajmëruar për 25 dhjetor 2026 në HBO Max.

    Mbetet të shihet nëse seriali do të arrijë t’i bindë fansat apo do të vazhdojë të përballet me krahasimet e pashmangshme me filmat origjinalë.

    Burimi: Dukagjini

  • Rreth 5 mijë foshnja lindin para kohe çdo vit në Zvicër, familjet përballen me sfida të mëdha

    Rreth 5 mijë foshnja lindin para kohe çdo vit në Zvicër, familjet përballen me sfida të mëdha

    Rreth 5 mijë foshnja lindin para kohe çdo vit në Zvicër, ndërsa familjet e tyre përballen me sfida të shumta, të cilat shpesh vazhdojnë edhe pas largimit të foshnjave nga spitali.

    Në shenjë ndërgjegjësimi për këtë çështje, spitalet dhe organizatat mbështetëse në vend kanë organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës Botërore të Foshnjave të Lindura Para Kohe.

    Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës, gjatë vitit 2023 në vend kanë lindur para kohe 4 mijë e 920 foshnja, që përbëjnë rreth 6 për qind të të gjitha lindjeve. Në përgjithësi, në Zvicër lindin rreth 80 mijë foshnja në vit.

    Një foshnjë konsiderohet e lindur para kohe nëse vjen në jetë para përfundimit të javës së 37-të të shtatzënisë. Këto lindje mund të shoqërohen me komplikime shëndetësore dhe nevojë për kujdes të specializuar, veçanërisht në repartet neonatale.

    Me rastin e Ditës Botërore të Foshnjave të Lindura Para Kohe, e cila shënohet më 17 nëntor, disa spitale në pjesën frankofone të Zvicrës kanë organizuar aktivitete informuese dhe mbështetëse për familjet, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Spitali Universitar i Lozanës ka ofruar punëtori falas në repartin e maternitetit, ku qytetarët kanë pasur mundësi të informohen për kujdesin ndaj foshnjave të lindura para kohe dhe të vizitojnë një ambulancë neonatale të pajisur posaçërisht për transportimin e tyre.

    Gjithashtu, është organizuar një vrapim simbolik në mbështetje të familjeve dhe ekipeve shëndetësore.

    Aktivitete të ngjashme janë organizuar edhe nga Spitali i Valaisit, ndërsa Spitalet Universitare të Gjenevës kanë planifikuar një program publik me demonstrime të inkubatorëve dhe punëtori informuese.

    Mbështetje për prindërit ofrohet edhe nga organizata “Ne Trop Tot”, e cila bashkon vullnetarë që kanë kaluar vetë përvojën e lindjes së parakohshme të fëmijëve të tyre.

    Organizata zhvillon takime dhe vizita në repartet neonatale, si dhe ofron përkrahje të personalizuar në spitalet e Lozanës, Neuchâtelit, Fribourgut dhe Gjenevës.

    Sipas organizatës, vështirësitë me të cilat përballen familjet nuk përfundojnë domosdoshmërisht me daljen e foshnjës nga spitali, pasi kujdesi dhe përkrahja mund të nevojiten edhe për një periudhë të gjatë më pas./Telegrafi/

  • ​Rizvanolli: Bllokimi i linjave nga Serbia i shkaktoi dëme Kosovës dhe rrezikoi furnizimin me energji elektrike

    ​Rizvanolli: Bllokimi i linjave nga Serbia i shkaktoi dëme Kosovës dhe rrezikoi furnizimin me energji elektrike

    Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet e identifikuara me origjinë nga Serbia, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se kjo masë vjen si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave të transmetimit nga ana e Serbisë.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Rizvanolli ka deklaruar se Serbia, që nga 14 dhjetori i vitit 2020, vazhdon të bllokojë linjat e transmetimit me Kosovën për alokim komercial dhe tregtim të energjisë elektrike, raporton KosovaPress.

    Sipas saj, kjo i ka shkaktuar Kosovës dëme të konsiderueshme financiare dhe ka paraqitur rrezik për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

    Ajo ka theksuar se bllokimi nuk e pengon Kosovën të importojë energji nga Serbia, por pamundëson shfrytëzimin e këtyre linjave për tranzitin e energjisë nga shtetet e tjera.

    “Nuk e duam lirimin e linjave me Serbinë për shkak se dëshirojmë të importojmë energji elektrike nga Serbia, mirëpo bllokimi i linjave nga Serbia do të thotë që ato janë të pashfrytëzueshme për ne për tranzit. Kjo do të thotë që energjia elektrike nga shtetet e tjera nuk mund të vijë përmes këtyre linjave, duke përfshirë këtu edhe faktin që vështirësohet shumë ose pamundësohet sjellja e energjisë nga bursa e HUPX-it, që është një ndër bursat më likuide të rajonit. Pas shumë përpjekjeve tona dhe pas një ankese zyrtare që KOSTT-i ka bërë në vitin 2021 në Komunitetin e Energjisë, më në fund Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë, në dhjetor të vitit 2025, e ka konstatuar, e ka vërtetuar këtë shkelje të traktatit dhe të ligjit nga ana e Serbisë dhe e ka detyruar Serbinë që deri më 1 korrik të vitit 2026 t’i lirojë linjat për tregtim. Asgjë nuk ka ndodhur deri më 1 korrik”, ka deklaruar Rizvanolli.

    Ministrja ka thënë se kjo situatë vështirëson edhe sjelljen e energjisë elektrike nga bursa hungareze HUPX, njëra ndër bursat më likuide të rajonit.

    Rizvanolli ka rikujtuar se KOSTT-i kishte paraqitur ankesë zyrtare në Komunitetin e Energjisë në vitin 2021, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, Këshilli i Ministrave i këtij komuniteti kishte konstatuar shkeljen e traktatit nga Serbia dhe i kishte kërkuar lirimin e linjave deri më 1 korrik 2026.

    Megjithatë, sipas saj, ky afat nuk është respektuar.

    “Për këtë arsye, më 11 nëntor i jam drejtuar ministres së Ndërmarrësisë, Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit, zonjës Mimoza Kusari-Lila, që ta shqyrtojë këtë çështje dhe masat tregtare si kundërmasa ndaj Serbisë për shkak të bllokimit të linjave. Falënderoj MINT për reagimin të shpejtë, që pas shqyrtimit të dokumentacionit që ia kemi ofruar, duke përfshirë këtu edhe raportet e ZRRE-së dhe KOSTT-it, sot ka propozuar vendimin që e morëm, pra që ndalohet tregtimi i energjisë elektrike me kompani serbe duke përfshirë këtu kompanitë serbe që kanë kompaninë amë, ose që kanë lidhje, aksionarë me lidhje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta me shtetas serbë”, ka nënvizuar Rizvanolli.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

    Në mbledhjen e Qeverisë, Albin Kurti tha se ky vendim vjen si përgjigje ndaj bllokimit të dy linjave të interkoneksionit prej 400 kilovoltësh nga Serbia, të cilat, sipas tij, pamundësojnë tranzitin e energjisë elektrike nga shtetet e tjera drejt Kosovës. /Kp/

  • Reshjet e shiut shkaktojnë vështirësi në qarkullim, rruga në Gllarevë vërshohet nga uji

    Reshjet e shiut shkaktojnë vështirësi në qarkullim, rruga në Gllarevë vërshohet nga uji

    Kosova po vazhdon të përballet me kushte të vështira atmosferike dhe reshje të vazhdueshme shiu që kanë përfshirë territorin e vendit, duke sjellë probleme në infrastrukturë dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

    Si pasojë e reshjeve intensive, pjesë të rrugës në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës janë përmbytur nga sasi të mëdha uji, duke krijuar vështirësi të theksuara për qarkullimin e automjeteve dhe duke ngadalësuar lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor.

    Shoferët po detyrohen të lëvizin me kujdes të shtuar për shkak të pranisë së madhe të ujit në vijën e qarkullimit.

    Kjo gjendje vjen pas një fundjave të karakterizuar nga erëra të fuqishme, të cilat gjithashtu shkaktuan dëme materiale në disa komuna të Kosovës, duke përfshirë rrëzimin e kulmeve të objekteve dhe dëmtimin e disa shtyllave elektrike, gjë që rëndoi edhe më shumë situatën e sigurisë në territore të ndryshme të vendit.

    Autoritetet kompetente bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në zonat ku ka grumbullim të ujit në sipërfaqet rrugore, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. /Telegrafi/