Blog

  • The prosecution seeks six years in prison for Hashim Thaci on Tuesday’s new verdict at The Hague, defence seeks innocence

    Hashim Thaci will face trial in Kosovo’s Specialised Chambers at The Hague on Tuesday, November 17th. In the separate process for alleged obstruction of justice and influence of witnesses, the Specialised Prosecutor has sought his sentence of six years in prison, while the defence has sought his innocence, the Signal newspaper reports.

    The announcement of the act is scheduled for 10:00 and will be held at the public hearing.

    Besides former President Thaci, the process also charges former director of the Kosovo Agency for Intelligence, the Smaj Union, the former head of Malisheva, Isni Kilaj, Fadil Fazliu and former Justice Minister Hajredin Kuci.

    What does the prosecution claim?

    According to the indictment, Thaci is suspected that during the period of April 2023, he has forwarded some of the co-accused confidential information to witnesses of the Specialised Prosecutor.

    The prosecution claims that these information was used in an effort to influence the evidence of persons expected to testify in the next court process to Thaci and other former KLA leaders.

    In this case, Thaci faces three counts of prosecution for trying to prevent official persons from performing tasks, four for violations of the procedure’s secrecy and four for disobeying the tribunal.

    The prosecution seeks six years in prison for Thaci, three years for Smakaj, Cilayn and Fazliu, and nine months in prison for Kuci.

    The prosecution has also demanded that the time spent in custody not be counted to Thaci in the eventual sentence on this issue.

    What is opposed to defense?

    Thaci’s defence has rejected the prosecution’s claims, arguing that his guilt has not been proven and demanding a free trial.

    The case the court has to decide is whether the evidence administered during the trial proves criminal responsibility for acts each of the five indictees is charged with.

    The trial process has begun on February 27th 2026, while testing has ended on August 5th. After final words, the case is closed on September 14th.

    What is expected Tuesday?

    The only Judge, Christopher Gosnell, is expected to announce the first degree trial for each of the five defendants.

    The decision will determine whether they are convicted or acquitted of charges and, in case of conviction, what sentences will be imposed.

    This is the process shared by the war crimes trial against Thaci and other former KLA leaders.

    Tuesday’s session will be broadcast on the official site of Specialised Chambers, in Albanian, English and Serbian, with a brief technical delay.

    Until a final decision, the accused enjoy presumption of innocence on charges that are the subject of this process.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prokuroria kërkon edhe 6 vjet burg për Hashim Thaçin – të martën vendimi i ri në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësi

    Prokuroria kërkon edhe 6 vjet burg për Hashim Thaçin – të martën vendimi i ri në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësi

    Prokuroria kërkon edhe 6 vjet burg për Hashim Thaçin – të martën vendimi i ri në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësi

    Hashim Thaçi do të përballet të martën, më 17 nëntor, me një tjetër aktgjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në procesin e veçantë për pengim të dyshuar të drejtësisë dhe ndikim te dëshmitarët, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënimin e tij me gjashtë vjet burgim, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm, raporton Gazeta Sinjali.

    Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00 dhe do të zhvillohet në seancë publike.

    Përveç ish-presidentit Thaçi, në këtë proces janë të akuzuar edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

    Çfarë pretendon Prokuroria?

    Sipas aktakuzës, Thaçi dyshohet se gjatë periudhës prill–nëntor 2023 u ka përcjellë disa prej të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët e Prokurorisë së Specializuar.

    Prokuroria pretendon se këto informacione janë përdorur në përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e personave që pritej të dëshmonin në procesin tjetër gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

    Në këtë çështje, Thaçi përballet me tri pika të akuzës për tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, katër për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.

    Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për Thaçin, tri vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Kuçin.

    Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që koha e kaluar në paraburgim të mos i llogaritet Thaçit në dënimin eventual në këtë çështje.

    Çfarë kundërshton mbrojtja?

    Mbrojtja e Thaçit ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke argumentuar se fajësia e tij nuk është provuar dhe duke kërkuar aktgjykim lirues.

    Çështja që duhet të vendosë gjykata është nëse provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor e vërtetojnë përgjegjësinë penale për veprat që i ngarkohen secilit prej pesë të akuzuarve.

    Procesi gjyqësor ka filluar më 27 shkurt 2026, ndërsa paraqitja e provave ka përfunduar më 5 gusht. Pas fjalëve përfundimtare, çështja është mbyllur më 14 shtator.

    Çfarë pritet të martën?

    Gjyqtari i vetëm Christopher Gosnell pritet të shpallë aktgjykimin e shkallës së parë për secilin prej pesë të akuzuarve.

    Vendimi do të përcaktojë nëse ata shpallen fajtorë apo lirohen nga akuzat dhe, në rast të shpalljes fajtorë, çfarë dënimesh do të caktohen.

    Ky është proces i ndarë nga gjykimi për krime lufte ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

    Seanca e së martës do të transmetohet në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, me një vonesë të shkurtër teknike.

    Deri në një vendim përfundimtar, të akuzuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë për akuzat që janë objekt i këtij procesi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Followed: Serbia Must Face Facts for Crimes Against Albanians in Kosovo

    Serbian human rights activist Natasa Ka persecuted, has said Serbia is not an ordinary state and that it must face facts for crimes committed during the war in Kosovo.

    In a response to the X platform, he has been criticising the way a part of Serbian media have reported on the period of NATO bombings, including the newspaper very late.

    She has recalled that Albanians have been killed and that mass cemetery has also been discovered in police camps in Serbia. It has been persecuted that students who have won elections, or those who may be part of the new power, will face questions on these issues.

    She has stressed that only facts are required, in the function of institutional responsibility and respect of all victims.

    According to her, there are activists, intellectuals, researchers and civil society organisations in Serbia that document victims, regardless of national affiliations.

    It has also recalled the conviction of members of the police unit, the Scorpions, who executed six prisoners from Srebrenica and 14 women and children in Podujevo.

    In the end, persecution has stressed that the record of these crimes is essential for rule of law and the establishment of responsible institutions.

    Source Layer: RTKLive

  • Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

    Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia nuk është një shtet i zakonshëm dhe se duhet të përballet me faktet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

    Në një reagim në platformën X, Kandiq ka kritikuar mënyrën se si një pjesë e mediave serbe kanë raportuar për periudhën e bombardimeve të NATO-s, duke përmendur edhe gazetën “Vreme”.

    Ajo ka rikujtuar se shqiptarët janë vrarë dhe se varrezat masive janë zbuluar edhe në kampet policore në Serbi. Kandiq ka thënë se studentët që kanë fituar zgjedhjet, apo ata që mund të jenë pjesë e pushtetit të ri, do të përballen me pyetje për këto çështje.

    Ajo ka theksuar se kërkohen vetëm fakte, në funksion të përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të të gjitha viktimave.

    Sipas saj, në Serbi ka aktivistë, intelektualë, studiues dhe organizata të shoqërisë civile që dokumentojnë viktimat, pa dallim përkatësie kombëtare.

    Ajo ka rikujtuar gjithashtu dënimin e pjesëtarëve të njësisë policore “Shkorpionët”, të cilët ekzekutuan gjashtë të burgosur nga Srebrenica dhe 14 gra e fëmijë në Podujevë.

    Në fund, Kandiq ka theksuar se dokumentimi i këtyre krimeve është i domosdoshëm për sundimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve të përgjegjshme.

    Burimi: RTKLive

  • Ronaldinho rikthehet në fushën e futbollit pas njëmbëdhjetë vjetësh

    Ronaldinho rikthehet në fushën e futbollit pas njëmbëdhjetë vjetësh

    Fillimisht ishte planifikuar që braziliani të luante vetëm rreth tridhjetë minuta, por ai ka qëndruar në fushë deri në përfundim të pjesës së parë.

    Ronaldinho ka treguar disa nga cilësitë që e kanë bërë një prej futbollistëve më të dashur të gjeneratës së tij. Në minutën e tetëmbëdhjetë, ai ka ekzekutuar një goditje nga këndi, pas së cilës Giulio Donati ishte pranë shënimit.

    Kontributi më i rëndësishëm i tij ka ardhur në minutën e tridhjetë e pestë, në aksionin që ka sjellë golin e epërsisë për Ravenna. Ronaldinho e ka mbajtur topin dhe më pas ia ka pasuar Lorenzo Lonardit, i cili e ka vazhduar aksionin drejt Donatit.

    Braziliani ka prekur topin njëzet e tetë herë dhe ka kompletuar shtatëmbëdhjetë nga njvzet e një pasimet e tij, me saktësi prej tetëdhjetë e një për qind. Ai ka qenë pranë edhe një asistimi, por nuk ka arritur të shënojë gol.

    Në tribunat e stadiumit ka qenë edhe ish-bashkëlojtari i tij te Milan, Dida, ndërsa rikthimi i Ronaldinhos është përcjellë me emocione dhe brohoritje nga tifozët.

     

    Burimi: RTKLive

  • Sveçla flet pas aksionit policor, ku në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri Haraqija

    Sveçla flet pas aksionit policor, ku në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri Haraqija

    Sveçla flet pas aksionit policor, ku në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri Haraqija

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorisë, që rezultoi me goditjen e një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja” janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.

    Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, substanca të tjera narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh, transmeton Klankosova.tv.

    Sveçla ka vlerësuar se ky operacion dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të hetimeve profesionale në luftimin e krimit të organizuar.

    “Beteja jonë përballë kësaj dukurie, e cila prek të gjithë shoqërinë tonë e veçanërisht të rinjtë, është e vazhdueshme, e pandalshme dhe e pakompromis”, ka shkruar ai.

    Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbështesin dhe fuqizojnë institucionet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit për të luftuar grupet kriminale në çdo nivel të organizimit të tyre.

    Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

  • Kosova synon anëtarësimin e plotë në Frankofoni, Konjufca riafirmon gatishmërinë

    Kosova synon anëtarësimin e plotë në Frankofoni, Konjufca riafirmon gatishmërinë

    Kosova synon anëtarësimin e plotë në Frankofoni, Konjufca riafirmon gatishmërinë

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka riafirmuar synimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

    Gjatë Konferencës së 48-të Ministrore të Frankofonisë, të mbajtur në Phnom Penh të Kamboxhias, Konjufca ka theksuar se Kosova ka vullnetin dhe kapacitetin për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë që vijnë me anëtarësimin e plotë.

    Përmes një postimi në X, ai ka falënderuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Kamboxhias, Prak Sokhonn, për organizimin dhe udhëheqjen e konferencës, si dhe për mikpritjen.

    Konjufca ka folur edhe për rëndësinë e paqes, duke thënë se përvoja e Kosovës, e cila ndërtoi demokracinë pas luftës, e bën atë të përkushtuar ndaj dialogut dhe pajtimit.

    “Historia jonë e ka formësuar përkushtimin tonë ndaj dialogut dhe bindjen se pajtimi i vërtetë kërkon të vërtetën dhe përgjegjësinë. Paqja e qëndrueshme duhet t’i ofrojë gjithashtu perspektivë të ardhmes së të rinjve tanë”, ka shkruar Konjufca./Klankosova.tv

  • A jemi vërtet më të uritur në dimër: I ftohti nuk është arsyeja e vetme

    A jemi vërtet më të uritur në dimër: I ftohti nuk është arsyeja e vetme

    Shumë njerëz vënë re se hanë më shumë në dimër, dhe më shpesh fajësohet i ftohti për këtë. Hulumtimet tregojnë se ne konsumojmë pak më shumë kalori në dimër, por arsyet janë më komplekse sesa vetë temperatura e ulët.

    Ndjesia se hamë më shumë në muajt e ftohtë mbështetet nga hulumtimet. Një studim shqyrtues dhe meta-analizë që përfshinte 26 studime arriti në përfundimin se dimri, pra periudha pas korrjes, shoqërohet me konsum më të lartë të kalorive.

    Megjithatë, pamja nuk është e qartë. Në një punim përmbledhës të botuar në vitin 2023 në revistën Frontiers in Nutrition, studiuesit japonezë vunë re se gjetjet mbi ndryshimet sezonale në marrjen e kalorive janë të paqëndrueshme. Një meta-analizë e studimeve deri në vitin 2015 tregoi se marrja e kalorive ishte më e larta në pranverë, pastaj në dimër dhe më e ulëta në verë. Midis të moshuarve në Turqi, marrja e kalorive në dimër ishte të paktën 557 kalori më e lartë tek burrat dhe 343 tek gratë krahasuar me stinët e tjera, ndërsa një studim amerikan i personave të moshës 40 deri në 60 vjeç nuk gjeti ndryshime të rëndësishme sezonale.

    I ftohti konsumon energji, por nuk të bën gjithmonë të uritur

    Shpjegimi më i zakonshëm është se trupi përdor më shumë energji për t’u ngrohur, kështu që kërkon më shumë ushqim. Kjo është vërtetuar te kafshët: ekspozimi ndaj të ftohtit rrit marrjen e ushqimit te një numër speciesh, siç janë derrkucët, minjtë dhe zogjtë, por kjo nuk është konfirmuar te njerëzit.

    Një studim i Universitetit të Kembrixhit, i botuar në vitin 2016 në revistën Endocrine Connections, zbuloi se ekspozimi i shkurtër ndaj të ftohtit të lehtë rriti shpenzimin e energjisë, por nuk ndryshoi sasinë e ushqimit të ngrënë. Subjektet nuk ishin më të uritur ose më të ngopur sesa ishin në një temperaturë të rehatshme.

    Është ndryshe në të ftohtin e fortë. Në një studim të botuar në revistën Physiology & Behavior, 15 subjekte kaluan gjysmë ore në ujë të ftohtë dhe më pas hëngrën rreth 34 përqind më shumë sesa pasi u lanë në ujë të ngrohtë dhe 32 përqind më shumë sesa pasi qëndruan në temperaturë ambienti. Është interesante që subjektet nuk ndiheshin më të uritur, kështu që autorët besojnë se rritja e të ngrënit mund të jetë një reagim fiziologjik ndaj të ftohtit dhe jo një ndjenjë e vetëdijshme urie. Studimi monitoroi vetëm efektin afatshkurtër dhe nuk mati atë që subjektet hëngrën pjesën tjetër të ditës, kështu që është e mundur që ata kompensuan kaloritë e tepërta më vonë.

    Festat, shoqërizimi dhe më pak lëvizje

    Autorët e rishikimit japonez theksojnë se marrja e kalorive në dimër nuk ndikohet vetëm nga temperatura. Një numër më i madh ngjarjesh dhe udhëtime më të shpeshta në restorante, veçanërisht gjatë pushimeve dimërore, gjithashtu mund të kontribuojnë në një marrje më të lartë të kalorive. Dallimet midis studimeve mund të shpjegohen edhe nga klimat dhe zakonet e ndryshme të të ngrënit në vende të veçanta.

    Në praktikë, kjo do të thotë që “uria” e dimrit është shpesh një kombinim i disa gjërave: ditë më të shkurtra, më shumë kohë brenda, gatime të nxehta dhe kalorike që na tërheqin kur është ftohtë dhe shoqërimi me ushqimin. Vetë i ftohti, kur jemi të veshur ngrohtësisht dhe në një hapësirë të ngrohtë, ndoshta luan një rol më të vogël nga sa mendojmë. /Telegrafi/

  • Estonia completely closes border with Russia after preventing a GRU sabotage

    Estonia will close all border crossing points with Russia on December 1st, following evidence that the Russian Military Intelligence Service ( GRU has ordered a sabotaged attack on a defence industry company in Estonia.

    Thus has Estonia’s Foreign Minister, Margus Tsahkna, announced through a post on the X platform.

    He has said Russia must understand that hostile actions towards Estonia will have consequences.

    According to Tsahknas, closing the border points will reduce Russia’s possibility to conduct hostile activities in Estonia and strengthen efforts to prevent the avoidance of sanctions.

    The minister has announced that for this decision he has informed his counterparts from Finland, Latvia and Lithuania.

    Source Layer: RTKLive

  • Estonia mbyll plotësisht kufirin me Rusinë pas parandalimit të një sabotimi nga GRU

    Estonia mbyll plotësisht kufirin me Rusinë pas parandalimit të një sabotimi nga GRU

    Estonia do t’i mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar me Rusinë nga 1 dhjetori, pas dëshmive se Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) ka urdhëruar një sulm sabotues ndaj një kompanie të industrisë së mbrojtjes në Estoni.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, përmes një postimi në platformën X.

    Ai ka thënë se Rusia duhet ta kuptojë se veprimet armiqësore ndaj Estonisë do të kenë pasoja.

    Sipas Tsahknas, mbyllja e pikave kufitare do të zvogëlojë mundësinë e Rusisë për të kryer aktivitete armiqësore në Estoni dhe do të forcojë përpjekjet për të parandaluar shmangien e sanksioneve.

    Ministri ka bërë të ditur se për këtë vendim i ka informuar homologët e tij nga Finlanda, Letonia dhe Lituania.

    Burimi: RTKLive