Blog

  • VVW) actress in Rahovec begs Minister Arben Vitita to provide therapy for cystic fibrosis patients

    Vlora Vlora Vuciterna, asamist of the Vetevendosje Movement in Rahovec, has appealed publicly to Health Minister Arben Vitita, seeking to ensure tricatta (Caftrio) therapy for patients suffering from cyst fibroza.

    Vuqiterna, who by means of a post at Fücebook, also announced that she is a mother of a girl with this disease, has demanded that the Ministry of Health urgently handle the request of the Cestic Fibroza Association, which, according to her, has been sent several times over the years, writes Insyder.

    She has said that the lack of this therapy is forcing some families to think about leaving Kosovo so that their children have access to the treatment they need.

    The barnats and treatments that are now available in the countries of the region should also become accessible to our children. They do not deserve to have fewer opportunities to live only because they were born in Kosovo, she has said among other things.

    According to her, over 170 patients have been registered with cystic fibrosis, while currently there are about 60 patients.

    We’re not asking for privilege. We’re looking for the right to life, to breathe, and to treat our children with dignity, she wrote, calling on Minister Vitita to listen to family demand. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Asamblistja e VV’së në Rahovec i lutet ministrit Arben Vitia që të sigurojë terapinë për pacientët me fibrozë cistike

    Asamblistja e VV’së në Rahovec i lutet ministrit Arben Vitia që të sigurojë terapinë për pacientët me fibrozë cistike

    Asamblistja e VV’së në Rahovec i lutet ministrit Arben Vitia që të sigurojë terapinë për pacientët me fibrozë cistike

    Vlora Vuqiterna, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, i është drejtuar me thirrje publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke kërkuar sigurimin e terapisë Trikafta (Kaftrio) për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike.

    Vuqiterna, e cila me anë të një postimi në ‘Facebook’ bëri të ditur se është edhe nënë e një vajze me këtë sëmundje, ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Shoqatës së Fibrozës Cistike, e cila, sipas saj, është dërguar disa herë ndër vite, shkruan Insajderi.

    Ajo ka thënë se mungesa e kësaj terapie po i detyron disa familje të mendojnë për largimin nga Kosova, në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë qasje në trajtimin që u nevojitet.

    “Barnat dhe trajtimet që tashmë janë të qasshme në shtetet e rajonit duhet të bëhen të qasshme edhe për fëmijët tanë. Ata nuk meritojnë të kenë më pak mundësi për të jetuar vetëm pse kanë lindur në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Sipas saj, mbi 170 pacientë kanë qenë të regjistruar me fibrozë cistike, ndërsa aktualisht janë rreth 60 pacientë.

    “Ne nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë të drejtën për jetë, frymëmarrje dhe trajtim dinjitoz për fëmijët tanë”, ka shkruar ajo, duke i bërë thirrje ministrit Vitia që ta dëgjojë kërkesën e familjeve. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Pacolli: Kosovo key partner Germany on road to green transition

    Environment and Spatial Planning Minister Victory Pacolli has held a meeting with Christoph Wolfrum, general director for the EU Policy and Economics at Germany’s Foreign Ministry.

    Pacolli has indicated that during the meeting he has thanked Wolfrum for continuing support of Kosovo and its delegation.

    According to her, at the meeting it has been discussed co-operation in the circuit economy and the protection of biodiversity, such as areas in which the two countries can advance concrete projects.

    Pacolli has also announced that he has participated in Germany’s ward panel, where employment and skills needed for a fair transition are discussed.

    It has stressed that this dimension should be at the centre of Kosovo’s green policies.

    Source Layer: RTKLive

  • Pacolli: Gjermania partnere kyqe e Kosovës në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër

    Pacolli: Gjermania partnere kyqe e Kosovës në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Christoph Wolfrum, drejtor i përgjithshëm për Politikën dhe Gjeoekonominë e BE-së në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

    Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar Wolfrumin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe delegacionit të saj.

    Sipas saj, në takim është diskutuar për bashkëpunimin në ekonominë qarkore dhe mbrojtjen e biodiversitetit, si fusha në të cilat të dy vendet mund të avancojnë projekte konkrete.

    Pacolli ka bërë të ditur gjithashtu se ka marrë pjesë në panelin e Pavijonit të Gjermanisë, ku është diskutuar për punësimin dhe aftësitë e nevojshme për një tranzicion të drejtë.

    Ajo ka theksuar se ky dimension duhet të jetë në qendër të politikave të gjelbra të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Dakota Johnson dëshmon se xhinset e gjera dhe atletet mund të duken më elegante se shumë veshje luksoze

    Dakota Johnson dëshmon se xhinset e gjera dhe atletet mund të duken më elegante se shumë veshje luksoze

    Xhinset e gjera dhe atletet janë sërish ndër kombinimet më të dëshiruara. Aktorja e njohur tregon katër mënyra për t’i veshur me stil, nga përditshmëria deri te zyra

    Dakota Johnson e ka dëshmuar vazhdimisht se eleganca nuk kërkon domosdoshmërisht veshje të shtrenjta apo kombinime të ndërlikuara. Aktorja njihet për stilin e saj të çlirët, ku rehatia dhe elementet klasike bashkohen natyrshëm.

    Një nga kombinimet e saj të preferuara janë xhinset e gjera dhe atletet, dy pjesë të garderobës që karakterizuan modën e viteve 2000 dhe që sot janë rikthyer me një pamje më të rafinuar.

    Dikur, xhinset baggy visheshin nga yje si Britney Spears dhe Jennifer Lopez, shpesh me bluza të shkurtra dhe xhaketa me gëzof artificial. Sot, ato kombinohen me pulovra të thjeshta, pallto klasike dhe xhaketa të strukturuara, duke krijuar një stil që duket njëkohësisht modern dhe elegant.

    Xhinse të gjera, atlete të sheshta dhe pulovër

    Për një pamje të përditshme, Dakota zgjedh xhinse të gjera, një pulovër të ngrohtë dhe atlete me shollë të hollë.

    Modele si Adidas Samba ose Puma Speedcat janë veçanërisht të përshtatshme, sepse nuk krijojnë volum të tepërt në pjesën e poshtme të veshjes.

    Këtë kombinim mund ta plotësoni me një pallto të shkurtër, xhaketë lëkure ose shall të gjatë prej leshi. Rezultati është një veshje praktike, e rehatshme dhe me elegancë të natyrshme.

    Getty Images

    Atlete sportive me xhaketë klasike

    Një tjetër mënyrë që Dakota përdor për t’u dhënë xhinseve të gjera pamje më elegante është kombinimi i tyre me xhaketë klasike.

    Aktorja zgjedh një bluzë ose këmishë të bardhë, xhaketë me kuadrate dhe atlete sportive me shollë më të trashë.

    Xhaketa i jep strukturë siluetës, ndërsa xhinset dhe atletet e mbajnë kombinimin larg formalitetit të tepërt.

    Kjo është një zgjedhje e përshtatshme edhe për ambientet e punës ku nuk kërkohet një kod strikt veshjeje.

    Atlete të bardha dhe pallto e errët

    Një bluzë e thjeshtë e bardhë, xhinse të gjera dhe atlete klasike të bardha krijojnë bazën e një kombinimi që mund të ndryshohet lehtësisht me disa shtresa veshjesh.

    Dakota e plotëson këtë pamje me një triko me kopsa ose një xhaketë-këmishë me ngjyrë, ndërsa sipër zgjedh një pallto të gjatë dhe të errët.

    Pikërisht palltoja i jep kombinimit elegancën që e bën të duket më i kuruar.

    Kështu, xhinset që dikur lidheshin kryesisht me stilin sportiv të viteve 2000, marrin një pamje bashkëkohore, të përshtatshme për shumë raste.

    Getty Images

    Atletet me ngjyra si detaji kryesor

    Kur xhinset, bluza dhe xhaketa kanë nuanca neutrale, atletet mund të bëhen elementi më interesant i gjithë kombinimit.

    Dakota preferon modele në ngjyrë të gjelbër, por të njëjtin efekt mund ta krijojnë edhe atletet e kuqe, blu ose bordo.

    Rëndësi ka ruajtja e ekuilibrit. Xhinset e gjera kanë tashmë një siluetë të theksuar, prandaj pjesa tjetër e veshjes nuk ka nevojë të mbingarkohet me detaje.

    Getty Images

    Eleganca që nuk kërkon shumë përpjekje

    Stili i Dakota Johnson dëshmon se rikthimi i modës së viteve 2000 nuk nënkupton kopjimin e plotë të tendencave të dikurshme.

    Mjafton që pjesët e njohura të garderobës të kombinohen me elemente klasike dhe aksesorë të zgjedhur me kujdes.

    Në fund, sekreti i këtij kombinimi qëndron te thjeshtësia: xhinse të rehatshme, atlete të përshtatshme dhe një pjesë klasike që i jep veshjes pamje elegante, pa u dukur sikur keni kaluar orë të tëra para pasqyrës. /Telegrafi/

  • Fadil Vokrri apo Vedat Muriqi? Lindrit Kamberi zgjedh pesë lojtarët më të mirë në historinë e Kosovës

    Fadil Vokrri apo Vedat Muriqi? Lindrit Kamberi zgjedh pesë lojtarët më të mirë në historinë e Kosovës

    Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi e ka zgjedhur legjendën Fadil Vokrri si lojtarin më të mirë në historinë e Kosovës, para Vedat Muriqit.

    Dardani më i ri debutoi me fanellën e Kosovës të shtunën, duke zhvilluar të gjithë ndeshjen në barazimin 0-0 ndaj Izraelit.

    Kamberi dha një paraqitje pozitive, për ta ndihmuar ta mbajtur portën e paprekur pavarësisht që ishim me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të.

    Ndërkohë, gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar një video të Kamberit, të realizuar më herët në ambientet e Zurichut, ku futbollisti kosovar ishte pyetur për pesë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit të Kosovës.

    Kamberi në vendin e parë ka renditur legjendën Fadil Vokrri, ndërsa në pozitën e dytë e ka vendosur sulmuesin Vedat Muriqi. Pozitën e tretë e zë ish-kapiteni Amir Rrahmani.

    Edon Zhegrova është renditur i katërti nga Kamberi, ndërsa listën e tij e plotëson bashkëlojtari te Zurichu, Bledian Krasniqi, i cili ka regjistruar një paraqitje me fanellën e Kosovës (ndeshje miqësore).

    Ndërkohë, Kamberi pritet të jetë titullar edhe ndaj Irlandës këtë të martë në Dublin./Telegrafi/

  • "Përndjekëse, 45 vjet i ke, fol normal" - Nora nuk përmbahet ndaj Arlindës gjatë debatit të ashpër në BBVK 5

    “Përndjekëse, 45 vjet i ke, fol normal” – Nora nuk përmbahet ndaj Arlindës gjatë debatit të ashpër në BBVK 5

    Tensionet mes Norës dhe Likit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” po vazhdojnë, ndërsa këtë herë përplasja mes tyre ka eskaluar në një debat me tone të larta.

    Gjatë diskutimit, nuk kanë munguar akuzat dhe fjalët e rënda. Nora i është drejtuar Likit duke i kërkuar të mos e përdorë më dhe të qëndrojë larg saj.

    “Mos më përdor më. 45 vjet i ki, bëhu më normal. A po më largohesh? Je përndjekëse”, i ka thënë ajo.

    Nga ana tjetër, Liki i është kundërpërgjigjur, duke mohuar se ka përdorur fjalën “bullizuese” për Norën dhe duke e pyetur se kush ia kishte thënë këtë.

    “Ti nuk mundesh me thënë që kam thënë për ty bullizuese, kush të ka thënë ty?”, është shprehur ai.

    Përplasja e fundit vjen në vazhdën e tensioneve të vazhdueshme mes dy banorëve, të cilët kanë pasur disa herë përplasje gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së. /Telegrafi/

  • Ndihmësi i kryeministrit britanik fotografohet duke përdorur ChatGPT për të përgatitur fjalimin

    Ndihmësi i kryeministrit britanik fotografohet duke përdorur ChatGPT për të përgatitur fjalimin

    Një ndihmës i kryeministrit britanik, Andy Burnham, është fotografuar duke përdorur ChatGPT për të marrë sugjerime mbi një fjalim të përgatitur për konferencën e Partisë Laburiste në Uells, duke nxitur reagime dhe kritika nga opozita.

    Siç raportohet, ndihmësi kishte kërkuar vlerësimin e ChatGPT për një pjesë të fjalimit, ndërsa programi kishte sugjeruar që teksti të bëhej më emocional.

    Pas publikimit të fotografisë, Downing Street reagoi duke theksuar se kryeministri i shkruan vetë shumicën e fjalimeve të tij.

    “Kryeministri i shkruan vetë shumicën e fjalimeve. Një ndihmës kërkoi sugjerime për një draft që tashmë ishte përgatitur”, deklaroi një zëdhënës i qeverisë.

    Sipas burimeve të cituara nga mediat britanike, sugjerimet e ChatGPT nuk janë përdorur në versionin përfundimtar të fjalimit.

    Megjithatë, fjalimi i mbajtur të shtunën në konferencën e Laburistëve në Llandudno nuk u prit me entuziazëm nga të gjithë.

    Gjatë fjalimit, Burnham foli për rëndësinë e industrisë në krijimin e ndjenjës së përkatësisë në komunitetet britanike, duke përmendur minierat, fabrikat, klubet e punëtorëve dhe sindikatat.

    Ai kritikoi gjithashtu trashëgiminë politike të ish-kryeministres Margaret Thatcher, duke argumentuar se politikat e viteve 1980 kishin dëmtuar rëndë komunitetet industriale në Britani.

    Publikimi i fotografisë nxiti edhe reagime politike.

    Kryetari i partisë Reform UK, Lee Anderson, e quajti Burnhamin “AI Andy”. /Telegrafi/

  • Hodai: Shujta studentore duhet të jetë 172 denarë

    Hodai: Shujta studentore duhet të jetë 172 denarë

    Forumi për Ndryshime në Arsim insiston që Ministria e Arsimit ta harmonizojë shujtën studentore me nivelin e inflacionit vjetor. Ky është obligim ligjor, thotë Blendi Hodai, duke theksuar se nëse do të respektohej ligji, nga 1 janari i vitit 2027 shujta studentore duhet të jetë 172 denarë.

    “Prioriteti kryesor i studentëve nga ajo që ne si organizatë jemi në kontakt të përditshëm me ta është respektimi i ligjit për shujtën studentore, që parasheh që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ta harmonizojë shumën e shujtës studentore me inflacionin vjetor, gjë që nuk e ka bërë për tre vite me radhë. Sipas ligjit, nga 1 janari i vitit 2027 duhet të jetë 172 denarë në qoftë se do të repektohej ligji dhe ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se respektim të ligjit.” – u shpreh Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime në arsim.
    Hodai: Propozimi i Qeverisë, i papranueshëm

    Ky Forum nuk pajtohet me propozimin e qeverisë për shujtë studentore prej 4.500 denarësh në muaj dhe përdorimin e një sistemi elektronik për blerjen e ushqimit.

    “Është model që do të keqmenaxhojë paratë publike, nëse do të bëhet modeli i tillë nëpërmjet m-shërbimeve, kjo do të detyrojë qeverinë dhe institucionet, respektivisht Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të hap procedurë tenderuese për të angazhuar një kompani të caktuar për ta bërë platformën të m-shërbimeve, që do të kushtojë shumë para të qytetarëve. Ne nuk duam që paratë e qytetarëve të shkojnë dëm, por konsiderojmë që janë të rëndësishme që në vend se paratë të përfundojnë në firmat softerike për një platformë të panevojshme, të njejtat para të shkojnë në xhepin e qytetarëve, respektivisht te studentët përfitues të shujtës studentore.” – deklaroi Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime në arsim.

    Por, zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, thotë se MASH dhe Qeveria kanë biseduar me organizatat, studentët dhe presin përgjigjen e tyre rreth ofertës së ofruar.
    “Kemi propozuar një model edhe e rrisim shumën e shujtës studentore, në këtë rast kemi propozuar një model të ri funskionimi, përmes të cilit ata do të kenë mundësi që ate shumë mujore, të rritur, ta shfrytëzojnë kryesisht për t’u pajisur me ushqime në këtë rast. Modeli i propuzuar është i ngjashëm me modelin e Sllovenisë. Kështu që ne propozimin ua kemi dhënë studentëve dhe jemi dakorduar dhe ata të marrin mendimin e gjithë unioneve dhe pasi ta marrin mendimin e unioneve, të drejtohen deri tek ne me shkrim, që ta marrim edhe përgjigjen e tyre, se a janë dakord me atë të cilën ne e kemi ofruar si zgjidhje.” – tha Zv.Ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.

    Takimi mes studentëve, kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministres së Arsimit, Vesna Janevska, për shujtën studentore, ditë më parë përfundoi pa rezultate konkrete dhe pa një marrëveshje për rritjen e shumës aktuale prej 140 denarësh.
    Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë propozuar një sistem të ri të subvencionimit përmes vauçerëve digjitalë, sipas modelit që zbatohet në Slloveni. Ndërsa ka pasur organizata studentore të cilat kanë kërkuar që shujta studentore të rritet në 200 denarë. /tvm2

  • Moti i ngrohtë në Vlorë, qytetarët shijojnë plazhin edhe në nëntor

    Moti i ngrohtë në Vlorë, qytetarët shijojnë plazhin edhe në nëntor

    Temperaturat e larta për këtë periudhë të vitit kanë rikthyer atmosferën e verës në bregdetin e Vlorës, ku termometri ka shënuar deri në 25 gradë Celsius, ndonëse kalendari tregon 15 nëntor.

    Moti i ngrohtë ka bërë që dhjetëra qytetarë dhe pushues të zgjedhin plazhin për të shijuar rrezet e diellit dhe fundjavën me kushte të favorshme atmosferike.

    Disa prej tyre kanë preferuar të qëndrojnë në rërë, ndërsa më guximtarët janë futur në det.

    Bregdeti është frekuentuar si nga vendasit, ashtu edhe nga turistët e huaj, të cilët kanë shfrytëzuar ditën e ngrohtë për të shijuar plazhet e Vlorës, në një atmosferë që të kujton muajt e verës./A2 CNN