Parandalohet futja e substancës narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e substancës narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Written by

in

Sipas njoftimit, substanca është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta të stafit të sigurimit, në perimetrin e brendshëm të institucionit.

Kontrollet janë realizuar me fillimin e ndërrimit të punës, ku janë kontrolluar edhe shëtitoret brenda hapësirës së rrethojës së institucionit.

“Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

Burimi: RTKLive