Pas gjashtë vitesh në ‘Anfield’, ylli i Liverpoolit po kërkon largimin në fund të sezonit

Pas gjashtë vitesh në ‘Anfield’, ylli i Liverpoolit po kërkon largimin në fund të sezonit

Written by

in

Kostas Tsimikas pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit të ardhshëm, me Spanjën që po shihet si destinacioni i mundshëm për vazhdimin e karrierës së tij.

Sipas diskutimeve në emisionin grek Box2Box të Betsson, mbrojtësi i majtë është i gatshëm të nisë një aventurë të re, pas gjashtë vitesh të kaluara në “Anfield”.

30-vjeçari, i cili përfaqëson Kombëtaren e Greqisë, nuk e sheh si opsion të mundshëm rikthimin në futbollin grek dhe preferon të vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër evropian.

La Liga konsiderohet si një destinacion i përshtatshëm për Tsimikasin, ndërsa raportohet se disa klube tashmë kanë shqyrtuar situatën e tij.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e skuadrave të interesuara dhe as nuk ka informacione për negociata konkrete.

Kështu, aventura e Tsimikasit te Liverpooli mund të marrë fund pas gjashtë sezonesh, me mbrojtësin grek që duket i gatshëm për një sfidë të re në karrierën e tij./Telegrafi/