Pas gjashtë vitesh te Liverpooli, Tsimikas përgatit largimin – ja ku mund ta vazhdojë karrierën

Pas gjashtë vitesh te Liverpooli, Tsimikas përgatit largimin – ja ku mund ta vazhdojë karrierën

Written by

in

Pas gjashtë vitesh te Liverpooli, Tsimikas përgatit largimin – ja ku mund ta vazhdojë karrierën

Kostas Tsimikas mund të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit të ardhshëm, pasi Spanja po shihet si destinacioni i mundshëm për vazhdimin e karrierës së mbrojtësit grek.

Sipas diskutimeve në emisionin grek Box2Box të Betsson, 30-vjeçari është i gatshëm të nisë një aventurë të re, pas gjashtë vitesh të kaluara në “Anfield”.

Tsimikas, i cili është pjesë e Kombëtares së Greqisë, nuk e konsideron rikthimin në futbollin grek si një mundësi për të ardhmen dhe preferon të vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër evropian.

Në këtë drejtim, La Liga shihet si një destinacion i përshtatshëm për mbrojtësin e majtë, ndërsa raportohet se disa klube kanë nisur të shqyrtojnë situatën e tij.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e skuadrave që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe as nuk ka informacione për negociata konkrete.

Nëse largimi realizohet, Tsimikas do t’i japë fund aventurës së tij te Liverpooli pas gjashtë sezonesh, për të kërkuar një sfidë të re në futbollin evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali