Pas hulumtimit të emisionit “Dosja”, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit po trajton informacionet për përgjegjësi eventuale nga Salihu dhe Isufaj

Pas hulumtimit të emisionit “Dosja”, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit po trajton informacionet për përgjegjësi eventuale nga Salihu dhe Isufaj

Written by

in

Pas hulumtimit të emisionit “Dosja”, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit po trajton informacionet për përgjegjësi eventuale nga Salihu dhe Isufaj

Raporton: Emisioni hulumtues “Dosja”

Emisioni hulumtues “Dosja” të martën e 20 tetorit, ka transmetuar në Sinjali hulumtimin e titulluar “Marrëveshja në emër të drejtësisë që i zgjati dorën fajdexhisë”.

Si rezultat i këtij hulumtimi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit Zejnullah Gashi, ka njoftuar se janë duke shqyrtuar informacionet dhe pritet të ndërmerren veprimet sipas ligjit.

“Duke ju falënderuar për njoftimin tuaj, ju informojmë se zyra jonë është duke shqyrtuar këtë njoftim dhe do të ndërmerren veprime sipas kompetencave tona ligjore”, thuhet në përgjigjen e kryeprokurorit të Shtetit.

Hulumtimi sjell prova ekskluzive se si viktimat për shkak të shumës prej 130 mijë euro të marrë me fajde, ishin detyruar t’ia bartnin pronat fajdëxhisë në vlerë mbi gjysmë milion euro.

Megjithatë, prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Habibe Salihi, me miratimin e ish-kryeprokurorit Blerim Isufaj, kishte arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me të dyshuarin dhe pjesë e saj e kishte bërë dhe viktimën M.I, të cilin e kishte kushtëzuar që për rimarrjen e pronave, fillimisht të kthente shumën prej 130 mijë euro.

Bazuar në këtë marrëveshje, kishte marrë aktgjykim dënues edhe gjyqtari i Departamentit Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli.

Ndryshe nga qëndrimet e prokurores speciale Salihi dhe gjyqtarit Ismajli, vlerësonte ish-kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh profesori universitar, Fejzulla Hasani. Hasani në një intervistë për emisionin “Dosja” kishte theksuar se kjo marrëveshje nuk gjenë mbështetje në ligj.

“Jo të gjithë gjyqtarët ose gjithë prokurorët janë në masë të mjaftueshme njohur me çështjen nganjëherë bëjnë gabime, bëjnë neglizhencë, bëjnë lëshime të tilla. Po çdo veprim i qëllimshëm patjetër që tërheq përgjegjësi patjetër për bartësit e këtyre funksioneve dhe prokuroritë e gjyqtarë, së paku përgjegjësi disiplinore, ngase nuk është e mundur, ju thashë nuk është e mundur, është alogjike që gjykata ta kushtëzojë ë të dëmtuarin që nëse do t’i merr pronat mbrapa që nëpërmes fajdes janë tjetërsuar, ti duash ta paguash borxhin që i ke te i pandehurit në asnjë më mirë. Pavarësisht pse ai ka pranuar, pavarësisht pse i ka pranu, as gjykata as prokuroria as gjykata nuk kanë nuk është dashur që të futen në këtë dimension se bëhet fjalë për një veprim të paligjshëm, për një veprim që ka qenë objekti i çështjes penale. Edhe tani ti ta kushtëzosh nëse do të marrësh këtë duhesh të bësh këtë. Domethënë nëse duash t’i kthesh pronat që në mënyrë të paligjshme tu kanë marrë dhe pikërisht për atë u përgjigj dhe penalisht, ti duhet t’ja paguash borxhin përndryshe s’mund t’i kthesh mbrapa. Domethënë për mua unë s’kisha mundur me besu që mund me pa një marrëveshje të tillë si njeri që krejt karrierën nuk kaluar në sistemin gjyqësor. Ndoshta që 40 vjet që jam marrë me këto çështje. Nuk kisha besuar që mund me ndodhë kështu”, kishte thënë Hasani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali