Pastrohet shtrati i lumit në Skenderaj

Pastrohet shtrati i lumit në Skenderaj

Written by

in

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt ka realizuar një aksion për pastrimin e lumit, në kuadër të angazhimeve për krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Sipas njoftimit të komunës, aktivitetin nga afër e ka përcjellë drejtori i Shërbimeve Publike, Arbër Geci, i cili ka parë ecurinë e punimeve.

Me këtë rast, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj mjedisit, duke mos hedhur mbeturina në lumenj dhe hapësira publike.

“Hedhja e mbeturinave në mënyrë të papërgjegjshme dëmton natyrën, ndot ujin dhe rrezikon shëndetin e të gjithëve”, thuhet në njoftim.

“Lumi nuk është vend për mbeturina, por pasuri e përbashkët që duhet ta mbrojmë të gjithë”, apelon Komuna e Skenderajt. /Telegrafi/