Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do të votohet për zgjedhjet e parakohshme për kryetar në Komunën e Bërvenicës.
“Të dielën (1 nëntor), në ditën e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të jetë e hapur zyra rajonale në Tetovë, me qëllim që qytetarët të mund të raportojnë çdo lloj shkeljeje të së drejtës së tyre të votës”, njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bërvenicës po vëzhgohen nga 61 vëzhgues, ashtu që 5 prej tyre janë ndërkombëtar.
“Përveç paraqitjes personalisht në zyrë, qytetarët mund të raportojnë shkeljen e së drejtës së tyre të votës edhe në numrin e telefonit 044 344-082”, njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit, duke paralajmëruar mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve, duke marrë edhe masa urgjente.