
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit korrik-shtator 2026 të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas raportit, në këtë tremujor, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar plot 269.544 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik-shtator 2026, mund të gjenden në ueb faqen e KQZ-së në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/