
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka zhvilluar një takim koordinues me Policinë e Kosovës dhe operatorët ekonomikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.
Gjatë takimit është diskutuar për gatishmërinë e ekipeve në terren, gjendjen e makinerive për pastrimin e borës dhe sigurimin e sasive të nevojshme të kripës për trajtimin e ngricave.
Sipas njoftimit, theksohet se kujdesi i drejtuesve të automjeteve ndihmon në parandalimin e aksidenteve, veçanërisht në kushte me borë dhe ngrica.
Ministria iu ka rikujtuar të gjithë drejtuesve të automjeteve se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga data 15 nëntor deri më 15 mars. Qytetarëve u bëhet thirrje që para nisjes të kontrollojnë gjendjen e gomave dhe gjatë udhëtimit ta përshtasin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Burimi: Insajderi