Përplasja mes tifozëve në Gjilan, një polic pëson lëndime të rënda

Përplasja mes tifozëve në Gjilan, një polic pëson lëndime të rënda

Written by

in

Përplasja mes tifozëve në Gjilan, një polic pëson lëndime të rënda

Një përleshje mes tifozëve të ekipeve të futbollit Drita dhe Prishtina ka përfunduar me disa persona të lënduar të mërkurën në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes dy skuadrave, pasi tifozët kishin tentuar të përleshen mes vete, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, janë lënduar edhe tre zyrtarë policorë.

Sipas Policisë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre lëndime të rënda.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.