Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, i pranishëm edhe shefi i diplomacisë zvicerane, Ignazio Cassis

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, i pranishëm edhe shefi i diplomacisë zvicerane, Ignazio Cassis

Written by

in

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka inauguruar ambientet e saj të reja në Prishtinë. Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe Këshilltari Federal i Zvicrës dhe shefi i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Cassis është takuar me homologun e tij kosovar, ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, diskutimet ndërmjet dy zyrtarëve u përqendruan në mundësitë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Zvicrës dhe Kosovës përmes marrëveshjes së re me EFTA-n.

Po ashtu, në takim u diskutua për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe sfidat aktuale gjeopolitike.

Në postimin e saj, Ambasada e Zvicrës theksoi se Cassis e mirëpriti ministrin Konjufca në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të reja të përfaqësisë diplomatike zvicerane në Prishtinë.

“Diskutimet u përqendruan në mundësitë për forcimin e lidhjeve ekonomike mes Zvicrës dhe Kosovës përmes marrëveshjes së re me EFTA-n, marrëdhëniet me BE-në dhe sfidat aktuale gjeopolitike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë./Telegrafi/