Pezullime e komisione disiplinore: Uniformat e nxënësve, sherr mes shkollave dhe drejtorive (VIDEO)

Pezullime e komisione disiplinore: Uniformat e nxënësve, sherr mes shkollave dhe drejtorive (VIDEO)

Written by

in

Pezullime e komisione disiplinore: Uniformat e nxënësve, sherr mes shkollave dhe drejtorive (VIDEO)

Drejtoresha e SHFMU “Bajram Curri” në Istog, raportohet se është pezulluar nga puna.

Sipas gazetarit korrespodent të Klan Kosova, Valdrin Daci, në proces disiplinor është edhe një drejtoreshë e shkollës fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Daci bën të ditur se shkak kryesor është, sipas informacioneve nga drejtori i arsimit në këtë komunë, mosrespektimi i hierarkisë dhe procedura ligjore e prokurimit.

“Prindërit e shkollës ‘Bajram Curri’ kanë raportuar se po iu kërkohen nga 35 euro që me i pagu  për fëmijët e tyre, nxënës në këtë shkollë, dhe ata me u pajisë me uniforma, gjë që ka dërguar deri te pezullimi i drejtoreshës së kësaj shkolle. Kur kemi pyetur drejtorin pse është pezulluar, ka thënë se është pezulluar nga komisioni”, tha Daci.