
Në rrugën “Hasan Prishtina” në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ditën e enjte u dha urdhër për rrënimin e një objekti që dyshohet se nuk kishte leje ndërtimore.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se Drejtoria e Inspektoratit në Prizren ka bërë të ditur se objekti ka qenë i ndërtuar në pronë komunale, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, rrënimin e objektit, sipas Salihut, e kanë kundërshtuar pronarët e tij.
Sipas pronarëve, ata posedojnë lejen për ndërtimin e të njëjtit.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: