Pllaka përkujtimore në nderim të familjeve në Has që strehuan UÇK-në

Pllaka përkujtimore në nderim të familjeve në Has që strehuan UÇK-në

Written by

in

“E meriton edhe buka, mikpritja, tradita dhe besnikëria e hasjanëve një nder të tillë dhe neve na bënë të nderuar të jemi sot në shpalosjen e pllakave përkujtimore të cilat shërbejnë për freskimin e kujtesës historike, për ruajtjen e kësaj kujtese, e mbi të gjitha për transmetimin e këtyre informatave dhe ngjarjeve të rëndësishme për brezat që jetojnë sot dhe për brezat që vijnë pas nesh”, tha Smajl Latifi, ish komandant i UÇK-së.

“Kjo pllakë simbolizon jo vetëm këtë shtëpi, por shumë shtëpi të Hasit anekënd. Hasjanët i kanë hapur dyert edhe zemrat, kanë pranu djemtë më të mirë, më guximtarë në vatrat e veta. Më besoni sot është një nder për këtë shtëpi, por nderi më i madh ka qenë atëherë kur bashkë me djemtë e Rogovës së Hasit, bashkë me djemtë e Hasit ne e kemi kryer punën tonë”, theksoi Hoxhë Fetah Bekolli, veteran i luftës së UÇK-së.

 “Falë asaj pune, guximi dhe sakrifice, shumë djem trima hasjanë sot i kemi dëshmorë e heronj, disa janë të gjallë, mirëpo falë asaj sakrifice sot e gëzojmë lirinë”, tha Nexhmedin Berisha, veteran dhe invalid i Luftës së UÇK-së.

“Unë uroj që këto vende të shenjta t’i respektojmë, t’i nderojmë, mos t’i harrojmë asnjëherë, mos t’i harrojmë edhe njerëzit që janë të gjallë e kanë kontribu për të mirën e këtij vendi, në mesin e të cilëve edhe Hoxha, Nexhi e shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, pohoi Gjen. Selim Krasniqi, veteran i luftës së UÇK-së.

Gjatë aktiviteteve të sotme nëpër Has, janë përkujtuar edhe shumë veprimtarë të shquar nga ky lokalitet, sot dëshmorë të kombit, në mesin e të cilëve edhe Haxhi Muhadri.

Burimi: RTKLive